Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    179

    Islami nuk është përhapur me tehun e shpatës

    Një argument prej argumenteve të ekzistimit të Allahut të Lartësuar

    Allahu i Lartësuar thotë:
    “Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.” (Rrumë, 2).
    Kur sheh se si një musliman shkruan rreth Islamit, mundohet sikur avokati që t'ia largojë akuzat e pavlera, apo analizon shkaqet e sulmit agresiv ndaj fesë së tij; sulm ky i udhëhequr nga armiqtë e tij, të cilët e urrejnë atë, kjo është një gjë normale dhe nuk zgjon kërshëri e as nuk na bënë të çuditemi. Mirëpo, kur mbrojtja ndaj Islamit vjen nga ana e një të krishteri, i cili i prekur nga padrejtësia, të cilës i ekspozohet Islami, e ndihmon të vërtetën dhe drejtësinë, me të vërtetë kjo gjë zgjon kureshtjen dhe na bënë të çuditemi. Po ashtu, kjo vërteton atë se: sado që ndihmëtarët e të pavërtetës të shtohen dhe pasuesit e tij të forcohen, prapë se prapë e vërteta në fund të fundit patjetër duhet të fitojë dhe të mbizotërojë.

    Këto kuptime i nxiti një studim koptas i botuar kohëve të fundit, i cili i takon studiuesit të krishterë egjiptas Dr. Nebil Luka Babavi nën titullin: “Përhapja e Islamit përmes tehut të shpatës, mes realitetit dhe shpifjes”.
    Autori në këtë punim iu përgjigjet atyre, të cilët akuzojnë Islamin gjoja se është përhapur përmes tehut të shpatës dhe se ka detyruar njerëzit me forcë në hyrjen dhe pranimin e tij. Studimi diskuton këtë akuzë të rrejshme me një objektivitet shkencor dhe historik gjatë të cilit sqaron se Islami duke qenë fe qiellore nuk është i vetmi, i cili është veçuar me ekzistimin e një grupi përbrenda pasuesve të tij, të cilët nuk respektojnë dispozitat, shenjtëritë dhe parimet e tij, të cilat refuzojnë dhunën në fe si dhe ndalojnë agresionin ndaj shpirtit njerëzor. Sjelljet, veprat dhe fetvat e këtij grupi qofshin ata: prijësat, gjykatësit dhe muslimanët jorespektues nuk kanë të bëjnë asgjë me mësimet e Islamit.
    Studimi cek se ka ndodhur edhe në krishtërizëm kontradiktë mes mësimeve dhe parimeve të tij, të cilat thërrasin në dashuri, tolerancë, paqe mes njerëzve, mos agresion ndaj tjetrit dhe në mes të asaj ç'kanë vepruar disa pasues të tij në dëm të tjerëve përmes vrasjes, derdhjes së gjakut, persekutimit, dënimit, gjëra të cilat i refuzon krishterimi dhe nuk e pranojnë parimet e tij. Në vazhdim tregon për persekutimin, dënimin, torturimin dhe masakrat, të cilat u ushtruan mbi krishterët ortodoksë në Egjipt nga ana e shtetit romak dhe krishterëve katolikë. Kjo saktësisht ka ndodhur në kohën e imperatorit Daklidianos, i cili hipi në pushtet në vitin 284. Në kohën e tij, dënimi i krishterëve ortodoksë në Egjipt ushtrohej përmes hedhjes së tyre në zjarr për së gjalli, gërryerjes së lëkurave me anë të veglave të posaçme, futjes së tyre në vaj të vluar, fundosjes së tyre në det për së gjalli, kryqëzimit të tyre me koka poshtë dhe liheshin të gjallë në kryq derisa të vdisnin nga uria, e pastaj kufomat e tyre liheshin që t'i hanë sorrat. I lidhnin për degët e pemëve, pastaj bëhej afrimi i degëve të pemëve përmes veglave të posaçme e pastaj lëshoheshin degët për tu kthyer në gjendjen e tyre të mëparshme, kështu që shqyheshin gjymtyrët trupore të të krishterëve një pas një.
    Babavi thotë se numri i të krishterëve të vrarë përmes dënimit në kohën e imperatorit Daklidianos arrin më shumë se një milion të krishterë duke shtuar edhe teprimet në taksa, që i obligonte për çdo gjë derisa edhe për varrimin e të vdekurve. Për këtë arsye, Kisha koptase ortodokse në Egjipt ka marrë vendim që kjo datë të emërohet si shekulli i dëshmorëve në Egjipt, si dhe vendosën kalendarin koptas si kujtim të ekstremizmit të krishterë.
    Autori po ashtu tregon për luftërat gjakësore në Evropë në mes të katolikëve dhe protestantëve. Si dhe për dënimet, mbytjet, dëbimet, burgosjet nëpër burgje me të cilat u ballafaquan protestantët menjëherë pas shfaqjes së drejtimit protestant të udhëhequr nga murgu Martin Luteri, i cili nuk e duronte dot tregtimin e priftërinjve me "ndjesën e mëkatëve".
    Studimi synon që prapa këtij konflikti të krishterë të paraqes disa çështje:
    Së pari: Krahasimin mes këtij torturimi fetar, i cili u ushtrua mbi krishterët ortodoksë nga ana e shtetit romak dhe krishterëve katolikë dhe në mes të tolerancës fetare, të cilën e realizoi shteti Islam në Egjipt si dhe lirinë e besimit fetar, të cilin e miratoi Islami për jomuslimanët. Ata i la të lirë në ushtrimin e ceremonive fetare brenda kishës dhe në zbatimin e dispozitave të fesë së tyre në çështjet personale, përkitazi me fjalën e Allahut të Lartësuar në suren Bekare: "Nuk ka dhunë në fe".
    Pastaj, realizimi i drejtësisë dhe barazisë në të drejtat dhe obligimet mes muslimanëve dhe jomuslimanëve në shtetin Islam duke vepruar me kodin Islam: "Atyre u takon ajo çka na takon neve dhe ndaj tyre është ajo çka është ndaj neve". Kjo vërteton se Islami nuk është përhapur me tehun e shpatës dhe forcë, sepse ai iu ofroi mundësinë jomuslimanëve mes pranimit të Islamit dhe mbetjes në fenë e tyre me pagimin e xhizjes (taksë e cila bën mbrojtjen dhe sigurimin e tyre si dhe gëzojnë shërbimet nga ana e shtetit Islam). Kështu që, ai i cili zgjedh qëndrimin në fenë e tij ai është i lirë. Në mundësinë e shtetit Islam ishte që t'i detyrojë me forcë të krishterët të hyjnë në Islam, apo t'i vret nëse nuk hyjnë në Islam me dëshirë. Mirëpo, shteti islam nuk e bëri një gjë të tillë, ngase i ka zbatuar mësimet dhe parimet e Islamit. Atëherë pra, ku janë pretendimet e përhapjes së Islamit përmes shpatës?
    Së dyti: Vërtetim i asaj se xhizja, e cila iu obligohej jomuslimanëve nga ana e shtetit islam ishte në përputhje me kontratën e sigurisë, e cila ishte bërë me ta, ajo në realitet ishte taksë e mbrojtjes së tyre përbrenda shtetit islam si dhe mbrojtje dhe sigurim nga çdo agresion i jashtëm. Kjo për shkak se ata ishin të liruar nga pjesëmarrja në ushtrinë islame në mënyrë që të mos hyjnë në ndonjë luftë për të mbrojtur fenë, në të cilën nuk besonin. Megjithëkëtë, nëse jomuslimani shpreh dëshirë për pjesëmarrje në ushtrinë islame, ai në këtë rast është i liruar nga pagimi i xhizjes.
    Studimi thotë se xhizja po ashtu vinte edhe si kompensim i përfitimit të shërbimeve të përgjithshme, të cilat ua kryente shteti muslimanëve dhe jomuslimanëve. Këto shërbime financoheshin nga pasuritë e zekatit, të cilat i paguajnë muslimanët si njëra nga shtyllat e Islamit. Kjo xhizje, nëse krahasohet me taksat ekstravagante, të cilat shteti romak ua obligonte të krishterëve në Egjipt dhe nga kjo nuk e lironte askënd, nuk figuron përveç se një shumë të vogël e modeste në kohën kur më shumë se 70% e popëve ortodoksë në shtetin islam ishin të liruar nga xhizja, gjithashtu ishin të liruar edhe: pallati, gratë, pleqtë, të paaftët, të sëmurët dhe murgjit.
    Së treti: Vërtetim i asaj se kundërvajtjet e disa prijësve muslimanë, personave, apo grupeve muslimane në marrëdhëniet e tyre me jomuslimanët nuk janë gjë tjetër vetëm se sjellje individuale që nuk kanë të bëjnë asgjë me pasqyrën reale të mësimeve islame dhe as që kanë lidhje me parimet dhe dispozitat e tij. Andaj, për të qenë të drejtë me realitetin, duhet që këto kundërvajtje të mos i atribuohen Fesë Islame, porse i atribuohen atij që ka bërë kundërvajtje. Kjo pikërisht përshtatet me refuzimin e krishterimit lidhur me kundërvajtjet, të cilat ndodhën nga ana e shtetit romak dhe krishterët katolikë kundër të krishterëve ortodoksë. Autori më pastaj pyet: Përse atëherë disa orientalistë mbyllin sytë para shkeljes së ligjit, e cila ndodhi në anë të të krishterëve, madje as që flasin për këtë? Kurse shkeljen e ligjit, e cila ndodhi në anë të Islamit e zmadhojnë dhe vazhdimisht flasin për të! Pse një masë llogaritet me dy njësi matëse dhe një peshë me dy peshore?!
    Autori tregon se gjatë studimit të tij është mbështetur në Kur'an, Sunet dhe në atë që ka ardhur nga selefu salih (të parët e mirë); nga Hulefau Rrashidin, Allahu qoftë i kënaqur me ta, sepse në këto burime dhe në biografitë e atyre muslimanëve të parë personifikohet skeleti i vërtetë i formës së përhapjes së Islamit dhe i mënyrës së marrëdhënieve të tij me jomuslimanët.
    Më tutje vazhdon dhe thotë: Sa i përket asaj çfarë veprojnë orientalistët në sulm ndaj Islamit dhe civilizimit islam duke sjell disa shembuj të caktuar në kushte të caktuara për qëndrimin e disa prijësve muslimanë, apo për mendimet e disa muxhtehidëve dhe fukahave, apo për qëndrimin e mendimtarëve muslimanë në disa raste, në të cilat mbizotëronte ngushtësia e horizontit, injoranca dhe fanatizmi. Prandaj, këto janë përpjekje njerëzore, të cilat i shoqëron e sakta dhe gabimi, në kohën kur ajo ç'farë erdhi në Kur'anin Fisnik dhe në Sunetin Pejgamberik nuk e përmban gabimin.
    Pastaj shton: Nëse ekzistojnë disa vepra të disa prijësve muslimanë apo të disa grupeve, të cilat kundërshtojnë rregullat e Kur'anit dhe Sunetit, ato i atribuohen kryesve të tyre e nuk ka mundësi që ato t’i mvishen Islamit. Studimi u kërkon muslimanëve që ta kthejnë shikimin në formën dhe metodën e tyre kur u flasin jomuslimanëve. U kërkon që të ecin nëpër rrugën e shëndoshë e të vërtetë, të cilën ua projektoi Feja e tyre Islame dhe nëpër të cilën kaloi Pejgamberi alejhi salatu ve selam dhe Hulefau Rrashidin pas tij. Kjo veçmas pas sulmit agresiv, të cilit po i ekspozohet Islami pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.
    Studimi potencon nevojën e madhe të Perëndimit, Amerikës dhe botës se jashtme tu flitet me metodën e bindjes larg nga fanatizmi, në mënyrë për t'i ndryshuar kuptimet, për të cilat orientalistët kanë propaganduar në Perëndim, që nga kjo kanë përfituar politikanët, edukatorët dhe shkrimtarët, të cilët kanë qëndrim armiqësor ndaj Islamit dhe dallohen me shpirtin e fanatizmit. Ngase bindja me realitetin e gjërave në të vërtetën e Islamit është mjeti më i mirë për t'i ndryshuar këto kuptime rreth Islamit në Perëndim përgjatë historisë dhe përgjatë rrjedhimit historik të Mesazhit Islam.
    Studimi vazhdon t’i hedh poshtë ato që thonë disa se Islami është përhapur përmes tehut të shpatës, se ai vrau njerëzit e feve të tjera dhe i detyroi që të futën në Fenë Islame me dhunë dhe përkundër dëshirës së tyre. Ai tregon se i Dërguari i Allahut alejhi salatu ve selam filloi që t'i thërras në Mekë shokët e tij, në të cilët kishte besë. Si rezultat i kësaj, Islamin e pranoi Ebu Bekër es-Siddiku, Hadixhja, Uthman bin Affani, Zubejr bin Avvami, Sa’d bin Ebu Vekasi, Abdurrahman bin Avfi, e pas tyre edhe të tjerët. Gjatë sezonit të Haxhit në Mekë, i Dërguari ua paraqiste Islamin fiseve. Një grup nga fisi Evs dhe Hazrexh iu bind thirrjes së tij, e kur u kthyen në Jethrib (Medinë) i ftuan popullin e tyre në Islam. Kjo u bë duke mos nxjerr Pejgamberi alejhis selam asnjë shpatë dhe duke mos vrarë asnjë, përkundrazi e kundërta është e vërtetë. Muslimanët iu nënshtruan persekutimit nga ana e idhujtarëve kurejshit. Arma e idhujtarëve ishte nënçmimi, rrahja e tepërt, torturimi i muslimanëve me format më të shëmtuara të dënimit, kurse muslimanët as që menduan në nxjerrjen e shpatave nga këllëfi i tyre.
    Studimi thotë se Pejgamberi alejhis selam i kaloi 13 vjet në Mekë duke i thirrur ata për të hyrë në Islam përmes argumentit dhe këshillës së mirë. E pasi që çështja e Islamit u rregullua brenda Medinës, atëherë i Dërguari alejhi salatu ve selam filloi përhapjen e Islamit jashtë saj përmes argumentit dhe bindjes ndër jobesimtarët, të cilët nuk besonin në Allahun e Lartësuar, në të kundërtën i luftonte. Kurse sa i përket pjesëtarëve të feve tjera qiellore, si çifutët dhe të krishterët, atyre u mundësonte zgjedhjen mes hyrjes në Islam me dëshirë dhe pagimit të xhizjes, e nëse nuk i përgjigjeshin, atëherë i luftonte. Kjo zgjedhje nënkupton se Islami nuk është përhapur me tehun e shpatës siç thonë disa orientalistë.

    Betejat e Pejgamberit dhe shkaqet e tyre

    Beteja e Bedrit nuk u zhvillua për shkak të përhapjes se Islamit me shpatë, por pas saj qëndronte dëshira e muslimanëve për të kthyer një pjesë të të drejtave të tyre të grabitura; pasuritë dhe shtëpitë e tyre, të cilat i lanë në Mekë para hixhretit (shpërnguljes nga vendi i tyre për shkak se i dëbuan) me padëshirën e tyre. Ata dolën për të marrë një karvan tregtar të fisit Kurejsh, e kur kurejshët morën vesh për këtë, dolën me armët e tyre për t'i luftuar muslimanët.
    Pastaj beteja e Uhudit ishte vetëmbrojtje dhe mbrojtje e Thirrjes Islame, ngase jobesimtarët e fisit Kurejsh nën komandën e Ebu Sufjanit ia mësyn kodrës Uhud në afërsi të Medinës për ta shuar Thirrjen Islame në djepin e saj para se të përhapet në gadishullin arab.
    Pastaj, beteja e Hendekut po ashtu ishte vetëmbrojtje pasi që çifutët kishin tubuar grupet nga fiset me në krye me fisin Kurejsh për t'i sulmuar muslimanët në Medinë dhe për ta mbytur të Dërguarin e Allahut. Është vërtetuar se çifutët ishin nxitësit kryesor të betejës së Hendekut. Ata i nxitën kurejshët, e pastaj fisin Gatafan dhe Beni Murre, e pas tyre ia mësyn fiseve Sulejm, Eshxha, Fuzare, Sad dhe Esed, të cilat i nxitën për t'i luftuar muslimanët. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut pati plotësisht të drejtë, atëherë kur i përzuri çifutët nga Medina, sepse ata prishën marrëveshjen e lidhur, iu bashkuan armiqve të Islamit në betejën e Uhudit. Gjatë qëndrimit të tyre në Medinë ata ishin si therë në shpinën e muslimanëve, ngase u jepnin fshehtësitë e muslimanëve kurejshëve, krijonin probleme përbrenda Medinës si dhe përpiqeshin për ta acaruar lidhjen mes Ensarëve dhe Muhaxhirëve.
    Pas marrëveshjes së Hudejbijës, gjejmë Islamin të përhapet me vetëdëshirë ndër komandantët kurejsh. Islamin e pranoi Halid bin Velidi dhe Amër bin Asi. Ata me vetëdëshirë u nisën prej Mekës në Medinë për ta takuar të Dërguarin e Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ku e pranuan Islamin para tij dhe iu besatuan.

    Qëndrimi i muslimanëve ndaj çifutëve

    Në kohën kur disa pretendojnë se Islami i vret pjesëtarët e feve tjera dhe i detyron për të hyrë në Islam, shohim se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me të arritur në Medinë lidhi koalicion me çifutët vendas. Dokumenti tregon se çifutëve në Medinë u takon mbrojtja dhe siguria e Allahut të Lartësuar, janë të siguruar në jetën, fenë dhe pasurinë e tyre, dhe janë të lirë t'i ushtrojnë simbolet e tyre fetare, Mirëpo, edhe përkundër kësaj ata i tradhtuan muslimanët dhe i thyen marrëveshjet.
    Disa orientalistë të prirë nga Mergjijath thonë: Qëllimi kryesor i invazionit musliman ndaj çifutëve ishte përfitimi i plaçkave, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë. Ngase shkaku kryesor i largimit të çifutëve nga Medina ishte se ata thyen marrëveshjen, nuk bashkëpunuan me muslimanët në mbrojtjen e Medinës dhe lidhën koalicion me armiqtë e muslimanëve. Largimi i çifutëve ishte i domosdoshëm për të siguruar frontin e brendshëm, për të mbrojtur shtetin islam të porsalindur,e kjo është një e drejtë legjitime. Propozimi i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta) ishte mbytja e të gjithë çifutëve. Mirëpo, i Dërguari i Allahut pranoi ndërmjetësimin e Abdullah bin Ubej bin Selulit në çifutët e fisit Beni Kajnuka’ dhe urdhëroi që të dëbohen nga Medina të gjallë e nuk e mbyti asnjë, edhe pse muslimanët kishin fituar ndaj tyre. Po ashtu i dëboi çifutët e fisit Beni Nadir duke mos vrarë askënd. Kjo ndodhi pas përpjekjes së tyre të pasuksesshme për të vrarë kryetarin e shtetit të personifikuar në personalitetin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pastaj, gjykimi i sahabiut të nderuar Sa'd bin Muadh në vrasjen e burrave çifutë të fisit Beni Kurejdha ishte si pasojë se ata tradhtuan marrëveshjen e lidhur dhe kishin tubuar më parë fiset në betejën e Hendekut kundër muslimanëve.
    Pasi morën vesh muslimanët për planin e çifutëve të Hajberit për të sulmuar Medinën filluan të parët me sulm. Mirëpo, nuk i mbytën ata e as nuk i detyruan të hyjnë në Islam pasi që pranuan të paguajnë xhizjen.
    I Dërguari alejhi selam u dërgoi mesazhe të gjithë mbretërve dhe princave në vitin e shtatë të hixhretit ku i thërriste që ta pranojnë Islamin. Ai nuk kishte përdorur asnjë forcë për të detyruar dikë që ta pranojë Islamin përveç në një rast kur dërgoi një ekspeditë për ta ndëshkuar prijësin e Muetës, i cili kishte vrarë emisarin e të Dërguarit alejhi selam Harith bin Amir el-Ezdij, i cili ishte në rrugë për te një prijës i Basrës për ta thirrur në Islam. Qëllimi i ekspeditës nuk ishte përhapja e Islamit me shpatë, por qëllimi i saj ishte ndëshkimi i prijësit të Muetës Sherhabil bin Amër el-Gasani për veprën e tij jonjerëzore në Xhumadel-Ula, shtatë hixhrij, viti 629 m.
    Sikur i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të kishte për qëllim përhapjen e Islamit me shpatë apo marrjen e plaçkave, siç pretendojnë disa orientalistë, do ta kishte lënë Tebukun e do t'ia kishte mësyrë forcave të Kajserit romak të mbyllura nëpër fortifikata në vendet e Shamit. Do t'i kishte rrethuar nga jashtë, do t’ua ndërpriste ushqimin dhe furnizimin, e me siguri se ata do t'i përgjigjeshin kërkesave të tij nëse rrethimi i tyre do të zgjaste. Mirëpo, ai nuk bëri këtë as me popullin e Tebukut e as me Thekifin para tyre në betejën e Hunejnit, sepse qëllimi i tij kryesor ishte vetëmbrojtja dhe mbrojtja e Thirrjes Islame. Pasi që kjo është kështu, kjo nuk nënkupton që të mos sulmojë i pari atëherë kur e di se do të sulmohet, sepse "mënyra më e mirë e mbrojtjes është sulmi".
    Tani pyetja, e cila i parashtrohet disa orientalistëve, është: Ku është përhapja e Islamit përmes shpatës në vitin e delegacioneve? Delegacionet nga fiset e ndryshme në krye me prijësit dhe zotërinjtë e tyre vijnë vullnetarisht në Medinë duke përballuar barrën e udhëtimit edhe përkundër vështirësive të rrugëve në këtë kohë. Menjëherë pas arritjes në Medinë ata ia mësynin për ta takuar të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe me vetëdëshirë e shprehnin Islamin në emër të fiseve të tyre.
    Studimi vërteton se luftërat e felëshimit (riddes), të cilat i udhëhoqi kalifi i parë Ebu Bekër es-Siddiku nuk ishin për ta përhapur Islamin, por ato ishin për ta ruajtur njësimin e shtetit islam pasi kishin hyrë të gjitha fiset arabe nën sferën e shtetit islam me plotëdëshirë. Disa prej tyre paguanin xhizjen, kurse të tjerët paguanin zekatin.
    Studimi tregon se ai, i cili e mbyti kalifin e dytë Umer bin Hattabin duke u falur në xhami ishte një burrë i krishterë prej atyre që gëzonin sigurinë e shtetit islam. Umeri edhe përkundër kësaj porositi që pas tij të sillen mirë me ata, të cilët gëzojnë sigurinë e shtetit islam (çifutët dhe të krishterët), t'i çojnë në vend marrëveshjet e tyre, të luftojnë për ta dhe mos t'i ngarkojnë përtej mundësisë së tyre.
    01 Rebiu Thani 1425 - 20 maj 2004

    marrë nga fjalaebukur.com

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Islami nuk eshte perhapur me tehun e shpates

    Jo eshte perhapur me puthje e dashuri!

    Tash del dikush e hap te njejten teme edhe per kristianizmin mos kij dert.
    Por e ruaj kete pergjegej t'ia bej copy-paste edhe atij...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Emory Law Home | Search | LawLink | Calendar | Emory University Home
    ABDULLAHI AHMED AN-NA'IM
    Charles Howard Candler Professor of Law, School of Law, Emory University



    Download CV
    Updated as of Dec. 06

    Download Brief Bio

    Downloadable Publications

    Contact




    Prof. Abdullahi Ahmed An-Na'im (from Sudan) is Charles Howard Candler Professor of Law at Emory Law School. An internationally recognized scholar of Islam and human rights, and human rights in cross-cultural perspectives, Professor An-Na'im teaches courses in human rights, religion and human rights, Islamic law, and criminal law. His research interests also include constitutionalism in Islamic and African countries, and Islam and politics. He directs several research projects which focus on advocacy strategies for reform through internal cultural transformation.
    Description of Work
    Personal Background
    Scholarship
    Advocacy
    Current Project



    Research Project Websites
    The Future of Shari'a
    Fellowship Program in Islam and Human Rights
    Islamic Family Law
    Women and Land in Africa


    Description of Work: There are two main aspects to An-Na’im’s work, both arising from his personal experiences as a Muslim from Northern Sudan struggling to reconcile his Islamic faith and identity with his commitment to universal acceptance of and respect for human rights. First, he is striving to promote two interrelated objectives, namely, a liberal modernist understanding of Islam, and the cultural legitimacy and practical efficacy of international human rights standards. This side of his vision and commitment has resulted in a wide range of publications, particularly in relation to Islamic and African societies. Second, he is concerned with rendering scholarship in the effective service of positive social change, especially in relation to the twin objectives mentioned above. This concern is reflected in his work in human rights advocacy in general, as well as the development and implementation of several public policy-oriented projects since he joined the Faculty of Emory Law School in 1995, as outlined below.

    Back

    Personal Background: While a law student at the University of Khartoum, Sudan, An-Na’im joined the Islamic reform movement of Ustadh Mahmoud Mohamed Taha in 1968, and continued to participate in its work there until the movement was suppressed in December 1984. As Islamic fundamentalism was taking a stronger hold of Sudanese society and politics, An-Na’im left the country in April 1985. Hoping to be able to return to Sudan, he held a series of short-term positions until the early 1990s, when it became clear that the Islamic fundamentalist regime that came to power through a military coup in 1989 was consolidating its position in the country. As a result, An-Na’im accepted the position of Executive Director of Africa Watch, now the African Division of Human Rights Watch, based in Washington DC, from June 1993 until April 1995. He joined the Faculty of Emory Law School in June 1995, was granted tenure in 1997, and became Charles Howard Candler Professor of Law in 1999.

    Back

    Scholarship: When he left Sudan in 1985, An-Na’im believed that his primary mission was to publicize and develop the main ideas of his mentor, Ustadh Mahmoud Mohamed Taha. He started with publishing an English translation of Taha’s main book, The Second Message of Islam (1987), and began to develop the legal and human rights implications of that methodology through an extensive scholarly program. The primary objective of his scholarship has been a combination of the development of a liberal modernist understanding of Islam and the promotion of an overlapping consensus over the universality of human rights among different cultural and religious traditions of the world (see attached C.V. and list of select publications). The theoretical basis of this twofold scholarly project can be briefly explained as follows:
    Taha’s comprehensive methodology of Islamic reform is premised on the view that the Qur’an and Traditions of the Prophet Mohamed can only be understood in specific historical context. As that context has changed drastically for present day Islamic societies, many public law aspects of what is commonly known as Shari'a (the normative system of Islam) would have to be reformulated if they are to remain relevant or applicable. An-Na’im initially took this view as a theoretical framework for developing a modernist reformulation of Shar'ia that is consistent with international human rights standards, as argued in his book Toward an Islamic Reformation (1990). About the same time, however, An-Na’im began to appreciate other aspects of the challenge of cultural and contextual relativity to the universality of human rights. In response, he began to develop a methodology of internal discourse within cultures, and cross-cultural dialogue among them, in order to promote an overlapping consensus on the universality of human rights. He first advanced this approach in the book he co-edited with Francis Deng, Human Rights in Africa: Cross-Cultural Perspectives (1990); and further developed and applied this approach in Human Rights in Cross-Cultural Perspectives: Quest for Consensus (1992). Most of his scholarship over the last decade has been devoted to further refining and developing these two themes: modernization of Shari’a and cultural legitimization of human rights.

    Back

    Advocacy: The second aspect of advocacy for social change in An-Na’im’s work goes back to his work with Taha’s Islamic reform movement since in 1968. That commitment continued through his work with Human Rights Watch in 9193-95, and membership of several human rights organizations in Africa and the Middle East, (see "professional memberships" in his C.V.) Upon coming to Emory Law School in 1995, he took a more strategic approach to this aspect of his work through the implementation of three major projects: (1) cultural transformation and human rights in Africa, which seeks to challenge cultural and religious obstacles to women’s access to land in seven countries, (2) a global study of the application of Islamic family law, and (3) a fellowship in Islam and human rights. The main activities of the first two are available at www.law.emory.edu/WAL, and www.law.emory.edu/IFL. The Islam and human rights fellowship program consists of two elements, training for fellows working on human rights in their own societies, and the establishment of a permanent network of scholars and activists working in this field. This network is based on a web site, www.law.emory.edu/IHR , which contain contact information about various resources, as well as scholarship and reports that can be downloaded and printed anywhere in the world. Many of An-Na’im’s publication are already available for this through the Publications section of this website.



    The significance of An-Na’im’s work has already been recognized. For example, the Dutch Ethical Humanist Society gave him the 1999 Award of Dr. J.P. Praagprijs “for the widening of the international platform for the adherence to and the protection of human rights in various cultural traditions [and for making] an important contribution to the improvement of human relations worldwide and hence to the humanization of society.” But the real measure of his success is to be judged by the outcome of the actual work in Islamic and African societies. For instance, he has worked with colleagues from ISIM (a Dutch Institute based at Leiden University, the Netherlands) to implement a project called "Rights at Home", which seeks to promote human rights values from an Islamic perspective within the family and local community.
    The basic idea of this project was to identify through intensive field visits some specific concerns of local communities, and train local “agents of social change” in addressing those matters from within each community. This approach, combining methodologies of Islamic reform, and internal discourse and cross-cultural dialogue, has been been applied by An-Na’im and colleagues in Yemen, Tanzania, as well as in South East Asia.

    Back
    Current Project: Prof. An-Na'im's current project, under the working title, The Future of Shari'a, focuses on the struggle of Islamic societies to define themselves and positively relate to the local and global conditions under which they live. A key aspect of this process is the constitutional and legal dimensions of the post-colonial experiences of Islamic societies, especially the relationship among Islam, state and society.

    The fundamental concern of the project is how to ensure the institutional separation of Shari'a and the state, despite the organic and unavoidable connection between Islam and politics. The first part of this proposition sounds like 'secularism' as commonly understood today, but the second part indicates the opposite. This is a permanent paradox, which is part of the thesis, namely, that the relationship among religion, state, and society is the product of a constant and deeply contextual negotiation, rather than the subject of a fixed formula, whether a claim of total separation or total fusion of religion and the state. The project thesis proposes that the paradox of separation of Islam and the state while maintaining an organic relationship among Islam, politics and social interaction, can only be mediated through practice over time, rather than completely resolved through theoretical analysis.

    Back | Top

    Hidhni nje sy ketu se ndoshta eshte me interes.
    Ma ka sygjeruar nje mik SUDANEZ per lexim.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    200

    E dhunshme??!!

    Miredita!
    Eshte e vertete se Islami nuk u perhap me shpate, ashtu sic eshte e vertete se mund te kete pasur edhe akte dhune, pasi ne fund te fundit ne jemi njerez dhe gabojme. Por te marrim parasysh kohen kur u perhap islami. Ishte nje kohe kur Europa dhe e gjitha bota e atehershme ishte e zhytur ne terr. Kujtojme levizjet barbare qe vazhduan deri ne shek. X dhe kudo ku shkonin kryenin masakra, plackitje e rrenime qe gjithsecili ka degjuar. Po ashtu kujtojme Karlin e Madh, bashkkohes me Harun Rreshidin e famshem, i cili nder 45 vjet sundim, 44 luftoi. Gjithashtu qe Karli i Madh ai qe kristianizoi me force popullaten pagane saksone dhe fise te tjera te medha gjermanike. Po ashtu Bizantinet nuk lejonin ne territoret e tyre anetare te feve tjera. Po ashtu ishte edhe Stefan Dushani, kodi i te cilit i priste hunden e veshet kujtdo qe nuk ishte ortodoks. Pa folur per kryqezatat, veprimtaria e tyre deri ne shek. XV eshte mjaft domethenese dhe bemat e tyre njihen sot boterisht.Po perzenia dhe vrasja e muslimaneve ne Spanje, ku muslimanet ndertuan nje qyteterim mjaft te pasur qe Europa e pati zili dhe e shkaterroi ne menyre barbare pavaresisht se jemi ne 1492. Po Galilei i cili u perpoq te thoshte se Toka ishte e rrumbullaket? Po Inkuizicioni? Po Jan Husi? E sa e sa raste te tjera mund te gjejme nqs germojme? Mendoj se krahasuar me keto perhapja e Islamit eshte paqesore, madje per te mos thene vullnetare?

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Mendoj se autori i temes eshte shume i sakte.

    Sepse muslimanet kane perdorur Jatagane, shpaten e kane perdorur ata qe jane mbrojtur prej tyre.

    Mjafton te kujtojme historine e Skenderbeut...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Mendoj se autori i temes eshte shume i sakte.

    Sepse muslimanet kane perdorur Jatagane, shpaten e kane perdorur ata qe jane mbrojtur prej tyre.

    Mjafton te kujtojme historine e Skenderbeut...
    A hyne ti ktu me flliq pak apo ?

    Perveq fakteve historike qe i ka shkru terli palle , terli kleriku qysh i ka konvenu atij, skeni as edhe nje fakt tjeter.
    Zoti ne Kur'an thot :
    Nuk ka dhun ne fe
    E siq e dini edhe ju injorant, se Turkia ka punuar me Kushtetut Islame kur eshte pushtuar Shqipria dhe e gjith teoria juar bie poshtëëë.

    p.s - ndoshta e keni ngatrruar me Perandorin Romake qe i ka shkoq iliret qytek tu i rreh per ta pranuar fen e krishtere :$:$:$

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Konig
    Miredita!
    Eshte e vertete se Islami nuk u perhap me shpate, ashtu sic eshte e vertete se mund te kete pasur edhe akte dhune, pasi ne fund te fundit ne jemi njerez dhe gabojme. Por te marrim parasysh kohen kur u perhap islami. Ishte nje kohe kur Europa dhe e gjitha bota e atehershme ishte e zhytur ne terr. Kujtojme levizjet barbare qe vazhduan deri ne shek. X dhe kudo ku shkonin kryenin masakra, plackitje e rrenime qe gjithsecili ka degjuar. Po ashtu kujtojme Karlin e Madh, bashkkohes me Harun Rreshidin e famshem, i cili nder 45 vjet sundim, 44 luftoi. Gjithashtu qe Karli i Madh ai qe kristianizoi me force popullaten pagane saksone dhe fise te tjera te medha gjermanike. Po ashtu Bizantinet nuk lejonin ne territoret e tyre anetare te feve tjera. Po ashtu ishte edhe Stefan Dushani, kodi i te cilit i priste hunden e veshet kujtdo qe nuk ishte ortodoks. Pa folur per kryqezatat, veprimtaria e tyre deri ne shek. XV eshte mjaft domethenese dhe bemat e tyre njihen sot boterisht.Po perzenia dhe vrasja e muslimaneve ne Spanje, ku muslimanet ndertuan nje qyteterim mjaft te pasur qe Europa e pati zili dhe e shkaterroi ne menyre barbare pavaresisht se jemi ne 1492. Po Galilei i cili u perpoq te thoshte se Toka ishte e rrumbullaket? Po Inkuizicioni? Po Jan Husi? E sa e sa raste te tjera mund te gjejme nqs germojme? Mendoj se krahasuar me keto perhapja e Islamit eshte paqesore, madje per te mos thene vullnetare?
    Shum korekt spjegimi i juej Konig...me pak rreshta por ke then te gjitha, une i kam lexu keto te gjitha qe i ceke...komplimente.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    [B]Mos hapni tema te ketilla, se dhe vete ju e dini se genjeni.
    Te pakten tregoni respekt per heronjte e ketij vendi qe quhet Shqiperi dhe jo Arabistan...
    [/B]


    Se pari, ne nuk genjejme. Nqs do e benim nje gje te tille do te genjenim vetem vetet tona. Por je ti ai qe po genjen veten me nje pretendim te tille.Dakord, ne i respektojme figurat tona kombetare, por edhe respekti ka kufinjte e vet pasi gjithsecili ka te metat e veta. Ti vure Skenderbeun si figure kombetare. Ai luftoi per 25 vjet kunder turqve. Pasi u mor peng nga sulltani ne oborrin e tij ai ushqua per trimeri dhe shihej me sy te mire nga sulltani. Vdiq i ati Gjoni aty nga viti 1441-1442 me duket. Dhe Skenderbeu u emerua vali ne tokat aterore. Por mbas nje viti ai gradohet dhe emerohet vali ne nje rajon tjeter, larg tokave aterore. Me sa duket kjo nuk i pelqeu Skenderbeut dhe gjeti rastin te "dezertonte" nga ushtria osmane me rastin e luftes me Hungarine. Pastaj vjen historia qe na shkruhet neper libra. 25 vjet qendrese heroike dhe 11 vjet iu deshen sulltanit per te nenshtruar Shqiperine e cila ra me renien e Shkodres me 1479. Cdo shqiptar duhet ta nderoje Skenderbeun jo se luftoi kunder turqve (muslimaneve), por ngaqe qe nje figure e afte dhe me kapacitet te mjaftueshem qe beri qe shqiptaret te thonin me krenari "Ne kemi Skenderbeun, jemi bashkekombasit e tij", duke cuar keshtu drejt njesimit tone si komb. Per mendimin tim, kjo eshte merita e vetme e pamohueshme dhe e dokumentuar e Skenderbeut. Pak rendesi ka se kunder kujt luftoi ( turqve apo venecianeve), per cfare luftoi (per rifitimin e tokave aterore, per krishterimin apo per atdhene) dhe si luftoi, rendesi ka se Skenderbeu qe hapi i pare (i forte do te thosha) te ndergjegjesimit dhe njesimit tone si komb. Anet e tij te tjera, te cilat perciptaz i permenda me lart, mendoj se neve dhe askujt nuk i takon te jape konkluzione apo ti marre shabllon (cilendoqofte). Se pari pasi figura e Skenderbeut eshte e mbeshtjellur me legjende, se dyti faktet jane te pakta dhe lene hapesire per shume interpretime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Konig : 30-03-2007 më 17:01

  9. #9
    mua aspak nuk me pengon qe njerezit te zgjedhin ate qe duan , por nuk ka nevoj te na kritikoj neve muslimaneve ,e aspak profetin tone ....
    se na i njohim te gjith profetet e Zotit,, e nuk jemi injorant si ata......


    SHOFERI NDONJEHERE DUHET TI HAPE SYTE PAK MA SHUM DHE TE FRENOJE..............

  10. #10
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Mendoj se autori i temes eshte shume i sakte.

    Sepse muslimanet kane perdorur Jatagane, shpaten e kane perdorur ata qe jane mbrojtur prej tyre.

    Mjafton te kujtojme historine e Skenderbeut...

    Edhe ti je pjeserisht i sakte. Se shpata eshte perdorur edhe si mjet agresor. Kryqezoret e Guy De Lusignon te tingellojne familjare?
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. A është përhapur islami me shpatë?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:25
  5. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •