-
i/e regjistruar
"Shkrihet" INIMA
http://www.km.gov.al/shqip/lajm.asp?id=7341
V E N D I M
PĖR
SHKRIRJEN E INSTITUTIT TĖ INFORMATIKĖS DHE MATEMATIKĖS SĖ APLIKUAR DHE RIORGANIZIMIN E TIJ, SI PJESĖ PĖRBĖRĖSE E UNIVERSITETIT POLITEKNIK TĖ TIRANĖS, DHE PĖR NJĖ NDRYSHIM NĖ VENDIMIN NR.440, DATĖ 16.6.2005, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, PĖR MIRATIMIN E LISTĖS SĖ INVENTARIT TĖ PRONAVE TĖ PALUAJTSHME, SHTETĖRORE, TĖ CILAT I KALOJNĖ NĖ PĖRGJEGJĖSI ADMINISTRIMI AKADEMISĖ SĖ SHKENCAVE
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė pikės 1, tė nenit 13, tė ligjit nr.7893, datė 22.12.1994, Pėr shkencėn dhe zhvillimin teknologjik, tė ndryshuar, tė neneve 10, 13 e 15, shkronja c, tė ligjit 8743, datė 22.2.2001, Pėr pronat e paluajtshme tė shtetit, tė ndryshuar, tė ligjit nr.8461, datė 25.2.1999, Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė, tė ndryshuar, dhe tė ligjit nr.9655, datė 11.12.2006, Pėr Akademinė e Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, me propozimin e zėvendėskryeministrit, Kėshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shkrirjen e Institutit tė Informatikės dhe Matematikės sė Aplikuar (INIMA) dhe riorganizimin e tij, si pjesė pėrbėrėse e Universitetit Politeknik tė Tiranės.
2. Numri i punonjėsve, fondet buxhetore, tė miratuara pėr vitin 2007, vlerat materiale, mjetet e inventarit dhe bilanci kontabėl i INIMA-s i transferohen Universitetit Politeknik tė Tiranės.
3. Mjediset (truall, ndėrtesė), nė pėrdorim tė INIMA-s dhe nė pėrgjegjėsi administrimi tė Akademisė sė Shkencave, i kalojnė nė pėrgjegjėsi administrimi Kėshillit tė Ministrave.
4. Objekti me numėr rendor 1, nė formularin, qė i bashkėlidhet vendimit nr.440, datė 16.6.2005, tė Kėshillit tė Ministrave, Pėr miratimin e listės sė inventarit tė pronave tė paluajtshme, shtetėrore, tė cilat i kalojnė nė pėrgjegjėsi administrimi Akademisė sė Shkencave, tė hiqet nga kjo listė.
5. Ngarkohet INIMA tė mbyllė tė gjitha procedurat me tė tretėt, nė rastet e kontratave tė qiradhėnies tė mjediseve tė saj.
6. Ngarkohet INIMA, qė tė marrė tė gjitha masat pėr lirimin e menjėhershėm tė njėrit prej kateve tė ndėrtesės dhe, brenda 2 muajve nga hyrja nė fuqi e vendimit, pėr lirimin e kateve tė tjera tė saj.
7. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Arsimit dhe Shkencės, Zyra Qendrore e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme dhe Akademia e Shkencave pėr zbatimin e kėtij vendimi.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren zyrtare.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
-
-
i/e regjistruar
Ikni informaticiene se vijne qeveritaret...
Te INIMA kam bere disa klasa si student. Aty degjova per here te pare per koncepte qe nuk do ti gjeja ne librat e shkolles ose revistat qe vinin ne Tirane ose te Qendra Amerikane ne vitet '93-'96. E mbaj mend qe duke diskutuar mbi nje laborator qe kishim per nje klase programimi, u ballafaqova me konceptin e GIS per here te pare. Ishte nje nga ato momentet ne jete qe te hapin perspektiven mbi gjeresine e fushes te studimeve. Pas studimeve, aty gjeta perkrahjen e Akademise se Shkencave per fillimet e projektit te Internetit te puna e pare ne karieren time ne Fondacionin Soros. Kam kujtime te bukura nga "konferencat mbarekombetare @net" qe organizuam ne kuader te Rrjetit Akademik Shqiptar.
Shpresoj Politekniku te jete me largepames e te ju ofroje kushte qe institucioni INIMA te mbetet gjalle dhe aktiv.
Tung,
Ilir Zenku
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt