Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Vleresimet e para per anijen "Sea Diamond".

    Autopsine e pare ne anijen e mbytur “Sea Diamond” realizoi dje anija robot “Thetis”. Sipas kryetarit te qendres greke te studimeve detare, u be regjistrimi i plote i anijes se mbytur dhe u konstatua, se ajo eshte stabilizuar ne thellesine rreth 130m.
    Gjithashtu u konstatua se rjedhja e naftes eshte e nje sasie te vogel dhe se eshte e mundur thithja e lendeve djegese te saj. I gjithe materiali qe eshte regjistruar dhe grumbulluar, do te perfshihet ne materialin hetimor paraprak. Me vemendje shqyrtohet edhe mundesia e futjes se polombareve brenda ne anije, per gjetjen e dy turisteve franceze, fati i te cileve nuk njihet.
    Sot pritet qe anija robot te vazhdoje regjistrimin. Ministri i Marines Tregtare Manolis Qefalojanis informoi dje kryeministrin per ecurine e deritanishme te hetimeve.
    Nga te dhenat e deritanishme del se ekzistojne kontradita, per sa i perket ores se informimit, te Ministrise, te Drejtorise se Portit dhe Shoqerise nga kapiteni i anijes.
    Qeveria tani duhet te perqendrohet ne problemin e mbrojtjes se mjedisit, theksoi partia opozitare e Pasok-ut, e cila ben fjale per trajtim jo me pergjegjesi te problemit.
    Drejtori i Zyres Greke e Green Peace, Nikos Haralambidhis ben fjale per nje bombe qe kercenon Egjeun dhe thekson se gjeografia, thellesia, rrymat dhe territori shkembor nuk ndihmon aspak ne thithjen e lendeve djegese te anijes, e cila duhet te behet sa me shpejt qe te jete e mundur, per te shmangur pasojat katastrofike.
    Per mbytjen e anijes “Sea Diamond” informoi kryeministrin Kosta Karamanli, Ministri i Marines Tregtare Manolis Qefalojanis, ne takimin qe kishin dje ne Pallatin Maksim.
    Z.Qefalojanis theksoi se aparati shteteror u korespondua ne menyre te shkelqyer, per shpetimin e 1500 pasagjereve dhe ajo qe preokupon tani qeverine, eshte ceshtja e mbrojtjes se mjedisit, si edhe gjetja e dy turisteve te humbur. Ne pyetjen, ne se ekziston gabim njerzor, z.Qefalojanis u pergjigj se patjeter ekziston edhe ai.
    Sot Ministri i Marines Tregtare do te shkoje ne Sandorini, me qellim qe te falenderoje te gjithe ata, qe ndihmuan ne perpjekjen per procesin e shpetimit te pasagjereve.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kjo ceshtje eshte nje ceshtje qe ul turizmin e nje vendi sidomos te nje nga ishulljt me te bukur ne Europe sic eshte Santorini.Gjithashtu me pasoja te renda ekologjike po ashtu morri jeten 2 turistave Francez qe akoma nuk jane gjetur.

Tema tė Ngjashme

  1. Provokimi dhe incidenti me i rende me anijen greke
    Nga Borix nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:46
  2. CIA zbuloi anijen me cigare kontrabandė
    Nga Sherri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-05-2005, 01:55
  3. Pėrgjigje: 439
    Postimi i Fundit: 08-07-2004, 19:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •