
Postuar më parë nga
Poeti
Të jesh prind-është obligim, peshë dhe kënaqësi
Të sjellësh në jetë një qenie të re, që është produkt i dashurisë së një qifti, është obligim shoqërorë dhe detyrë patriotike. Ta edukosh drejtë dhe sipas normave morale është peshë e madhe dhe njëkohësisht të presish produktet e atij investimi është kënaqësi e madhe.
U martuam me dashuri, e filluam jetën në një harmoni të plotë, të lumtur dhe të gëzuar. I dhuruam dashuri të pakufi njëri-tjetrit. Kaluan vite e vite dhe dashuria jonë nuk na dhuroi produktin e saj, nuk kishim fëmijë. Ndjenja jonë e dashurisë ishte në rrezik te zbehej, por me një forcë të paparë i rezistonim tundimit të akuzës së ndërsjellë. Vitet kalonin dhe ne në kërkim të shërimit kalonim nga një ordinancë në tjetrën.
Filloi viti i shtatë i martetsës, dhe… sihariq, arrijtëm më në fund ta kurorëzonim dashurinë tonë, arrijtëm ëndërrat tona, shpresat tona ti bënim realitet. Erdhi janari, muaj i ftohët dimri, viti i mbrapsht për Kosovën, por një ditë e këtij muaji ishte ditë me një shkëlqim të veçantë, ditë kur zemrat këndonin dhe kur jeta merrte një kahje tjetër, kahjen e një rruge plotë shpresë, një rruge plotë dritë, një rruge plotë premtime.
Në sportelin e spitalit të gjinekologjisë pritnin dhjetra qytetarë duke u interesuar për gjendjen e të afërmeve të tyre. Unë me një droje të shprehur në fytyrë, i afrohem sportelit në mënyrë që të pyes mamin se mos ka gjë të re. I them emrin e gruas sime dhe nga ana tjetër marr përgjigjen, të përcjellur me buzëqeshje të theksuar: Gruaja juaj ka djalë, dhe fillon të më tregoj proporcionet, gjendjen, mënyrën e lidnjes, kot më fliste, unë isha në një gjendje tjetër agregate, isha fluid që e përshkonte tërë atë hapësirë dhe dilte edhe jasht holit të spitalit sikur donte që lajmin e gëzuar ta përcillte në mbarë Kosovën dhe tu thoshte: Ehejjjjjjjjjjjjjjjjjj edhe një pushkë iu shtua Kosovës ehejjjjjjjjjjjjjjjjjj.
Jeta ndërroi ngjyrat e saja, tani më nuk ishte e mugët, nuk ishte e zymtë, nuk ishte gri, tani jeta kishte ngjyrat e ylberit, ngjyrat më të bukura që ajo mund ti ketë.
Krijoni Kontakt