Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Misherimi i te Pakrijuarit - prej Shen Grigor Naziansit

    (mbi misherimin e Krishtit) O krijesez e re; o perberje e cuditeshme; Vete-ekzistuesi mori qenie, I Pakrijuari u krijua, ajo qe nuk permbahet dot, po permbahet...Edhe Ai qe jep pasurira, behet i varfer, pasi Ai morri varferine e mishit (trupit) tim, ne menyre qe une te mund te marre pasurine e Hyjnise se Tij. (Oration 38:13)

    Ai qe sot eshte Njeri, ish nje here e nje kohe i pambajtshem. Ajo qe kish qene Ai vazhdoi te jete; Ajo qe Ai nuk kish qene, Ai e morri mbi vete. Ne fillim Ai ishte i pashkaktuar, pasi cfare do te mund te ish shkaku i Perendise? Por me pas, per nje shkak Ai u lind. Edhe ky shkak eshte mundesia e shpetimit tuaj,.....per kete arsye....Ai morr mbi Vete natyren tuaj te rendomte....Natyra e Tij inferiore, Njerishmeria, u be Perendi, per arsye se u bashkua me Perendine, edhe u be Nje Person, pasi Natyra e Larte ia doli mbane ne menyre qe une po ashtu te mund te behem perendi, ne ate mase sa Ai u be Njeri...

    [Shenim Klod: shihni filosofine teologjike te Eterve te Kishes. "Zgjuarsite" mesjetare filosoike nuk kane qene vecse nje kopje e dhunuar e kesaj mendesie]


    Ai (Krishti) lutet, por Ai degjon lutjet. Ai loton, por Ai ben qe lotet te pushojne....Si nje dele eshte shpene drejt therrjes, por Ai eshte Bariu i Israiilit, edhe tashme i te gjithe botes po ashtu. Si nje Qengj, Ai rri ne heshtje, edhe pse Ai eshte Fjala, edhe eshte shpallur prej zerit te njerit duke qare ne shkretetire. Ai lendohet e behet me plage, por Ai sheron cdo te lige e pafuqi. Ai cohet lart edhe gozhdohet ne Peme, por me ane te Pemes se Jetes, Ai na riperterin. Po! Ai shpeton madje edhe Kusarin, te kryqezuar me Te;....Atij i jepet te pije uthull perzier me hidhesire. Cilit? Atij qe ktheu ujin ne vere, I Cili shkaterron shijen e hidhet, qe eshte EMBELSIA edhe i gjith deshir. Ai ve poshte jeten e Tij, por Ai ka pushtet ta rimarre ate. Edhe Veli (mbulesa) u mor, pasi Dyert misterioze te Qiellit u hapen....Ai vdes, por Ai jep Jete, edhe me vdekje e shkaterron vdekjen. Ai varroset, por Ngjallet serish. Ai shkon posht ne Ferr, por Ai ngre lart shpirterat. Ai ngjitet nder Qiejt, edhe do te vije serish te gjykoje te gjalle e te vdekure, edhe te provoje fjalet e tilla te tuajat. Nqs ndonje ju ka dhene ndonje shkak per gabimet tuaja, atehere te tjeret le ti japin fund. (Oration 29:19, 20)

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Virgjeresha lindi sot Te Permbiqeneshmen Fjale,
    Edhe dheu i blaton Te Paafruarit shpelle,
    Engjejt bashke me Barinjte po lavderojne,
    Maget bashke me yllin po udhetojne,
    Se per ne ka lindur Krishti,
    Porsi nje Foshnje i Parejeteshmi Zot!

    ----------NJe himn ortodoks Krishtlindjeje---------------------


    Ne Jordan kur pagezoheshe o Zot,
    shfaqja e Trinise u be per ne,
    Ja Zeri i Atit prej qiejve deshmonte,
    Bir te Tij te dashur duke te quajtur,
    Dhe Shpirti ne forme pellumbi,
    e vertetonte sigurine e fjales,
    O Krisht Perendi qe u shfaqe dhe ndricove boten,
    Lavdi me Ty!
    ----------Nga sherbesa e Pagezimit te Zotit, Ujit te Bekuar!-------



    Sot varet mbi drurin Ai qe vari dheun mbi ujin!
    Kurore me gjemba i vihet ne koke, Mbretit te engjejve!
    Me purpur talljeje vishet Ai qe vesh qiejte me re!
    Shuplaka duron Cliruesi i Adamit!
    Me gozhde mberthehet Dhenderri i Kishes.
    Me heshte shpohet Biri i Virgjereshes!
    U falemi pesimeve te Tua o Krisht,
    Rrefena dhe ngjalljen Tende te Lavderuar!

    Cdo pjese e trupit Tend te Shenjte duroi cnderim per ne,
    Kreu gjembat, Faqja peshtymat, Nofullat shuplakat
    Veshet blasfemite shpifese, Goja temblin e perzier me uthull
    Kurrizi vrushkullimin, Duart dhe Kembet gozhdet, Brinja shtizen
    Dhe gjithe Trupi ndehjen permbi Kryq!
    O Zot qe zbrite per ne nga njeridashja dhe na lartesove, meshirona!

    ----------Nga himnet i sherbeses se te Enjtes se Madhe pasdite-------


    Ti o Krisht, o Jete, Ti u vure ne varr, edhe Forcat engjellore cuditeshin, duke lavderuar denjimin Tend!

    Si po vdes o Jete, si rri brenda ne Varr, dhe mbreterine e vdekjes e shkaterrove krejt dhe te vdekurit prej Ferrit i ringjall?

    Male edhe fusha edhe njerezit tok, qajeni me Mua dhe vajtojeni, e mjera Une, Nene e Perendise!

    Po te lumerojme o e Qashter Mari dhe himnojme varrimin e tre diteshem te Birit Tend dhe Hyjit tone beserisht!

    --------Nga himnet e mrekullueshme te sherbeses te Vajtimeve te Permbivarreshme te Shpetimtarit tone, E premte e Madhe e Shenjte!-------------------------




    Krishti u ngjall se vdekuresh, me vdekje, vdekjen shkeli edhe te varrosurve u fali jeten!

    Nje engjell i therriste Hirplotes papushuar: Gezohu Virgjereshe dhe prape te them Gezohu, se Biri Yt prej Varrit u ngrit te treten dite!

    Ndricohu, ndricohu o Jerusalem i Ri se lavdia e Zotit zbriti permbi Ty, Vallezo tani dhe ngazellohu O Sion dhe Ti o Hyjlindese e Qashter defre ne ngjalljen e Birit Tend!

    Krishti eshte Pashka dhe Therrorja e Gjalle, Qengji i Perendise qe heq mekatin e Botes!
    Oh zeri yt i embel, i dashur e fort gazmor, qe me ne u zotove te jesh derisa kjo bote te marre fund dhe kete ze duke patur si ankore shprese, beserisht ngazellohemi!

    ---Nga perlat ortodokse te sherbeses se Ngjalljes!---------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 07-11-2002 mė 16:56
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema tė Ngjashme

  1. Fantazmat! Shpirti dhe mishėrimi nė njė trup tjetėr
    Nga White_Angel nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 11:16
  2. Triniteti
    Nga i krishteri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •