Rusia nuk mund të ndal Kosovën që të bëhet e pavarur
Agim Vuniqi
Përfundimisht koalicioni anglo-amerikan, por edhe BE-ja kanë sfiduar Kremlinin me daljen haptazi në përkrahje të propozimit të presidentit Ahtisaari për pavarësi të mbikëqyrur, që do të ndryshojë dukshëm në t’ardhmen qëndrimin zyrtar të Moskës, e cila pretendonte të vente paralele me pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugugore.
Për të mbetur lojtar në skenën e diplomacisë ndërkombëtare Moska po përpiqet që të afrohet pak a shumë me pozicionin e administratës së Bushit duke përkrahur qëndrimin zyrtar të Washingtonit në vendosjen e sankcioneve kundër Iranit. Kremlini ka zbutur pozicionin e tij në Iran, ata presin qe këtë ta bëjë edhe SHBA që t'i degjojë më për së afërmi kur është në pyetje Kosova. Rusia lëvizë përpara në drejtim të kooperimit me SHBA kur është në pyetje Irani.
Këtë javë gjatë dëgjimit në senat, përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit dhanë indikacione që Rusia mund të bëjë presion për mënyrën e profilerimit nuklear. Eshtë plotësisht e qartë që Kremlini do të mbështetë sanksionet e mëtejme kundër Iranit dhe do të tërhjekë lëndët nukleare nga regjimi i Presidentit Mahmoud Ahmadinexhad. Por ky lajm i mire mund te ndryshojë. Levizja e Kremlinit në drejtim të pozicionit të SHBA në Iran mund te ndryshojë.
Por gjithashtu gjesti i Rusisë i përafert me qëndrimin e Bushit dhe të fuqisë evropiane don që ajo të shiqohet si lojtar i përgjegjshëm në arenën ndërkombëtare. Tash Rusia pret në përgjigjen e SHBA-së për çështjet që janë të rëndësishme për Kremlinin. Së pari është çështja e pavarësisë së Kosovës, e populluar nga shqiptarët etnik mbi 90 %, ka krijuar nervozë të papërmbajtur në diplomacinë ruse. Rusia pretendon që të shtrojë ndikimin e mëtejmë mbi Beogradin përmes mbajtjes së status-quos, përpjekje që realisht është e paqëndrueshme, ngase çdo zvarritje e mëtejme do të ndërlikojë situatën në rajon me reperkusione të mëtejme të destabilitetit rajonal. Për këtë qëllim SHBA orkestroi intervenimin e NATO-s, pa mandat të Këshillit të Sigurimit, duke ngushtuar hapësirën manovruese të diplomacisë ruse duke instaluar atë që për momentin ishte esenciale protektoratin e OKB-së nën administrimin e NATO-s, defacto.
Tash, me disa miliardë dollarë te shpenzuara, NATO dëshiron t'i jep fund misionit. Me 26 mars KB e bëri të qartë që Kosova duhet të pavarësohet gradualisht. Qeveria e Kosoves mirepriti e kënaqur propozimin, por Serbia deshiron të rifiton kontrollin mbi Kosoven. Kryeministri serb Koshtunica bëri vërejtje që me garantimin e pavarësisë së Kosovës, KB për herë të parë pretendon të ndajë anëtarin sovran të shteteve pa pajtimin e saj, duke harruar se Serbia ishte përgjegjëse dhe shkaktari kryesor i tragjedisë kosovare, por edhe i luftërave në ish-Jugosllavi, ku pësuan me qindara mijë qytetarë të pafajshëm.
Por shumë më tepër se të drejtat e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës është „senduiçi“, dhe kjo është kur punët mund të komplikohen. Moska e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, ka bërë të qartë se do të kundërshton çdo plan që Serbia nuk e pranon.
Mundësitë e pritura janë në paketin e rrethanave që Moska mundet teorikisht të qëndrojë në konditat që t'u jepet pavarësia enklavave separatiste pro-ruse në shtetin e Gjorgjisë, edhe pse ato defacto funkcionojnë si të pavarura, tregëtojnë me rublën ruse, qytetarët e këtyre territoreve e populluar me shumicë ruse shfrytëzojnë pasaportat ruse, dhe asgjë nuk bëhet pa „aminin“ e Kremlinit. Gjorgjia (Gruzia)megjithatë, i konsideron ato si territor i saj, Gjorgjia është bërë shpejt shteti klient nr. 1 në Kaukaz.
Por për grupet me influencë të neokonzervatorëve brenda dhe jashtë administratës së Bushit, kompromisi eshte i papranueshem. Për ta politika e jashtme është lojë morale, rusët janë të këqinjë "bad guys" dhe duhet te mësojnë lekcionin se sa të "shperblehen" me ujdi.
Ja psh, Richard Holbrroke-arkitekti i SHBA-së-udhëheqi sulmin kunëer Jugosllavise me 1999-duke akuzuar Rusinë për dëshirën të sfidon SHBA dhe aleatët e saj dhe thotë se kjo çështje është çels kyç për marrdhënjet e Rusisë me perëndimin. Holbrooke si zakonisht emërgjon duke ftuar Gjorgjinë që t’i bashkangjitet NATO-s, përfshirë Osetin dhe Abkhazin, do të bëhet test i marrdhënjeve të perëndimit me Rusinë. Eshtë shumë lehtë të prejudikohet reagimi i Moskës.
Në ndërkohë, Holbrooke ka aleat brenda administratës së Bushit-Dan Fried ndihmës sekretarin e shtetit për Evrope dhe çështje evro-aziatike. Fried këtë e shtron si kërkesë imediate„ pavarësisht a do Moska apo jo, Kosova nuk është presedan për Abkhazin dhe Osetin Jugore " jo vetëm që nuk është por as që do të bëhet, tha ai në brifingun në Departmentin e shtetit (burimi: Washington Post). Problem i vetëm është gjithashtu që Rusia nuk mund të ndal Kosovën që të bëhet e pavarur, ajo mund të merr masa shtesë për të mbikëqyrur Abkhazin dhe Osetinë Jugore.
Krijoni Kontakt