Parlamentit Evropian miratoi një rezolutë për sovranitetin e mbikqyrur të Kosovës
Bruksel, 29 mars - Deputetët e Parlamentit Evropian me 490 vota pro, 80 kundër dhe me 87 abstenime kanë miratuar sot një rezolutë për sovranitetin e mbikqyrur të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Parlamenti Evropian vlerëson se me këtë zgjidhje garantohet stabiliteti dhe mbrojtja e të gjitha komuniteteve në Kosovë si dhe një zhvillim i mëvetësishëm afatgjatë ekonomik dhe shoqëror. Rezoluta mbështet propozimin e Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës dhe se sovraniteti i mbikqurur nga bashkësia ndërkombëtare është opsioni më i mirë për sendërtimin e synimeve. PE u bën thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB që të luajnë një rol konstruktiv dhe të miratojnë një zgjidhje të përhershme pa kurrfarë paqartësish për Kosovën. Në të njëjtën kohë PE pret që KS të miratojë një rezolutë të re e cila do të zëvendësojë rezolotën ekzistuese 1244. PE konsideron se Kosova duhet të ketë akces në organizatat financiare ndërkombëtare, kurse prania ndërkombëtare të garantojë karakateristikat e Kosovës multietnike dhe mbrojtjen e interesave dhe të sigurisë së popullsisë serbe dhe rome dhe të komuniteteve të tjera etnike.
Krijoni Kontakt