Nje burre i imet, me fytyre te verdhe, buze te holla, I lodhur si nje gjethe vjeshte qendronte ulur ne cep te nje minderi. Shpinen perpiqej te mbante drejte, ndersa frymemarrjet i kishte te shkurtra, te shpeshta. Qendronte pa folur me nje shikim te perhumbur qe dukej se do te zgjaste gjithe pjesen tjeter te jetes qe i kshte mbetur.
Perballe tij nje vajze me floke te gjate, te mbledhur mbas kokes si nje grusht rrezesh te zeza, buzeqeshte, prekte me gishtin tregues buzen, puthte dicka te ajert.
Te dy lekundeshin ne trupin e asaj mbasditeje te ngrohte dhjetori.
Pastaj nje hop burri u be i tejdukshem.
Vetem konturet e moshes se tij kufizonin hapesiren qe dikur kish qene ai.
Vajza nuk beri asnje veprim.
Nuk kish as habi dhe as trishtim ne qenien e saj.
Ajo vetem leshoi floket mbi arkitekturen e shpatullave, mbylli syte, buzeqeshi ndersa nuk reshtete se lekunduri ne rrafshin e ajert ku humbur kish qene veshtrimi i burrit.
Nuk kaloi shume kohe, dhe askush nuk mund ta shihte me ate.
Sikur te mos kish ekzistuar kurre ai ishte shperbere ne ajer, ashtu sic shperbehet cdo burre.
E qete, e mesuar me gjithcka qe po ndothte, me nje levizje te shpejte ajo mblodhi perseri floket mbas qafes.
Me veshtrimin derdhur mbi vendin ku dikur kish qene ulur burri nisi pritjen e saj, ashtu sic di te pres cdo grua.
Krijoni Kontakt