Gazetarët anglezë zbulojnë tragjedinë e adoleshentes që u shit dy herë nga prindërit si prostitutë
Historia e vajzës shqiptare që u shit nga familja
Colette Hibbert/BBC
“Më kanë rrahur, përdhunuar, shitur, më kanë prerë me thikë dhe më kanë kërcënuar", thotë Maria. Vajza shqiptare tregon me ankth, se edhe pse e di që tani është e lirë, depresioni e ka pushtuar. “Kurrë nuk do ta harroj se ç‘më kanë bërë”, tregon ish-prostituta, e rehabilituar në Angli. Kur ishte vetëm 13 vjeçe, ajo u shit nga e motra tek një burrë, të cilin nuk e njihte fare, i cili e çoi në Itali me skaf, për të prostituuar. “Nuk e dija se ku po më çonin”, Shprehet vajza mes lotësh ajo, ndërkohë që odiseja e dhimbshme e historisë saj sapo kishte filluar. Sapo shkoi në Itali e shitën përsëri te një tjetër i panjohur. “Ai më mori në shtëpi dhe më dhunoi”, thotë Maria, ndërsa mendimet e hidhura e pushojnë. Ditët kalonin, teksa në njërën prej tyre fqinjët dëgjuan britmat e vajzës. Policët mundën t’i vinin në ndihmë. Ata e çuan Marian në një manastir grash, me qëllim mbrojtjen e saj. Pas dy vjetësh, ajo mundi të kthehet në shtëpi, por vetëm pas katër ditësh ajo u shit përsëri te një i panjohur. Kësaj radhe nga i ati............ atë e çuan sërish në Itali, ku u mbajt si e burgosur, e më pas u transportua në mënyrë kontrabandë nëpërmjet një kamioni, për në Angli. “Për çdo ditë, për pesë vjet me radhë, më vizitonin 65 deri në 70 klientë”, tregon ajo. Mund të fitonte deri në 1000 paund në ditë, por duhet të paguante 400 paund në ditë si “qira” dhe 60 paund një shërbyeseje. Më pas ajo mundi t’ia mbathte me një grua tjetër, duke shkuar tek policët, të cilët e dërguan tek projekti “Lulëkuqe”, një nga dy qendrat për femrat refugjate të trafikuara në Angli. I ngritur në vitin 2003, si një program pilot, bazuar në bamirësi, projekti “Lulëkuqe”, ndihmon femra 18-25 vjeçare të trafikuara në Angli.
Ja si pëson rritje tregtia e mishit
Edhe pse Britania e Madhe shënoi 200 vjetorin e ligjit që çoi në zhdukjen e tregtisë skllavërore, ka të dhëna se ende skllavëria është ekzistente në këtë vend, duke përfshirë këtu rastet si ai i Marias. Ajo që është e qartë, është fakti se ka pasur një rritje të ndjeshme të industrisë së seksit, në vende të tilla si, klube të kërcimit lap, sauna dhe masazhe për klientë të veçantë, etj. Pjesa më e madhe e këtyre femrave vijnë nga Evropa lindore, veçanërisht nga Lituania dhe Shqipëria, edhe pse ka një rritje të dukshme të numrit të femrave që vijnë nga Kina dhe Afrika Perëndimore. Së fundmi, 11 njësi të forta do të bashkëpunojnë me fondacionet dhe grupet vullnetare, për të ndihmuar viktimat në shfrytëzimin seksual. Llogaritjet më të fundit tregojnë se 4-8 mijë femra në vit, trafikohen në Angli, duke u detyruar me dhunë për t’u përfshirë në industrinë multimilionere të seksit. Statistikat e tilla kanë pësuar rritje. Ende nuk dihet nëse ky numër në rritje është për shkak të rritjes së trafikut, apo rasteve të raportuara në rritje”, thotë Julie Barton, drejtuesi i projektit “Lulëkuqe”.
Krijoni Kontakt