Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    dom Ndre Zadeja meshtar, poet e atdhetar i flakėt!

    62 vjet mė parė u pushkatua dom Ndre Zadeja meshtar, poet e atdhetar i flakėt.


    Ėshtė njė nga tė dyzetė martirėt, pėr tė cilėt vijon faza dioqezane e beatifikimit.

    Qe martiri i parė i furisė komuniste mbi Kishėn katolike nė Shqipėri; urojmė tė jetė ndėr tė parėt tė Lum, qė do tė ngjiten nė nderimet e elterit.

    Dom Ndre Zadeja, klerik, dramaturg, poet e prozator, lindi nė Shkodėr Mė 3 nėntor 1891. Tri klasėt e para tė fillores i kreu nė njė shkollė italiane. Nga klasa e katėrt e mė tej, studioi pranė Kolegjės Saveriane, drejtuar nga jezuitėt. Studimet e larta i kreu nė Insbruk tė Austrisė mė 1916. Po nė kėtė vit u shugurua prift. U kthye menjėherė nė atdhe e pikėrisht nė vendlindje. Pati fatin ta ēonte Meshėn e parė nė kishėn e Zojės bri kėshtjellės Rozafa, ku nderohej e nderohet edhe sot, Zoja e Kėshillit tė Mirė, Pajtore e shqiptarėve. Ishte njė ditė e bukur pranvere, 26 prill 1916.

    Falė aftėsive e kulturės sė tij tė gjėrė, nisi shėrbimin si sekretar i Imzot Serreqit dhe si zėvendės-famullitar, deri nė vitin 1922. Nė kėtė vit u emėrua famullitar i Malit tė Jushit, prej nga vijoi shėrbimin meshtarak nė Bogė, pėr tė kaluar mė pas nė Shkrel e Sheldi. U arrestua nė sa shėrbente nė kėtė fshat mė 4 shkurt 1945. U pushkatua pa gjyq mė 25 mars 1945 njėherėsh me disa seminaristė e laikė katolikė, me akuzėn se kishte fshehur bashkėvėllaun, njė nga figurat mė tė ndritura tė Shkollės letrare tė jezuitėve, Dom Lazėr Shantojėn, edhe ai nė fazėn dioqezane tė lumnimit.

    Mė 25 mars 1945 Shkodra e tmerruar asistonte pushkatimin e parė tė njė kleriku katolik, tė cilin e kishte njohur e dashur me gjithė shpirt pėr shėrbimin e tij meshtarak, pėr atdhetarinė e tij e pėr talentin e shquar qė gjeti shprehjen e vet nė melodramat e para tė letėrsisė shqipe "Ora e Shqypnisė", "Hijet e zeza"; "Rrethimi i Shkodrės", "Rozafa" etj, tė cilat u vunė nė skenėn e teatrit tė jezuitėve nė Shkodėr e mė vonė edhe nė teatrin e Tiranės e vijuan tė lexoheshin, edhe kur nuk mund tė viheshin mė nė skenė, sepse tė ndaluara nga regjimi komunist.

    Nė rrugėt e rrugicat e shtrembėra tė Shkodrės, njėkohėsiht me breshėrinė e mitrolozave tė diktaturės, qė kėputnin njė nga lulet mė tė bukura tė letrave tona, pėr ta lėnė vetėm nė kėrcej tė thatė traditėn katolike, u ndje zėri i lebetitur: "Kanė grķ Dom Ndrenė!".

    E tani, kur pėr emrin e tij flitet si pėr atė tė njė tė lumi tė ardhshėm, urojmė qė njė ditė jo tė largėt, nė rrugėt e rrugicat e Shkodrės plakė, qė pas mė se njė gjysėm shekulli janė shtrembėruar edhe mė keq se atė ditė kur plumbat i grabitnin njė nga bijtė mė tė mirė, tė ndjehet njė zė i hareshėm. "Po naltohet nė eltér Dom Ndreu, martiri qė lau me gjak njė tokė tė martirizuar; atė tė Shkodrės!

    Martirin e parė tė Kishės katolike shqiptare tė katakombave po e pėrkujtojmė sot dhe do tė jetė i pa harruar nė historinė tonė.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Engjull Martir

    Shkodra te kujton nder breza,
    Engjull martir i lirise.
    Te vrane "Hijet e zeza"
    I ndalen" Oren Shqypnise"

    Mitralozi bira bira,
    Shoshe ben kraherore t'lirise.
    Mbaj ne gji oj , Shkoder mira;
    Martiret e Shqiperise.

    Atje ne varr ke me dite,
    Shkodra e cau Rrethimin.
    Dom Ndre Ti i dhe drite,
    I hape syte, i dhe zgjimin.

    I dhemb zemra Shkodres vjeter,
    Per fjalen tende , t'urtesise.
    Pajtor si Ti dhe jo tjeter,
    I sjelle " Oren Shqypnise".



    Me nderime per : meshtarin,poetin dhe atdhetarin idealist Dom Ndre Zadeja

    bili99


    P.S.
    Falemnderi toni77 toni..qe ke sjelle nje perkujtim per nje atdhetar idealist...nese s'mund te bejme gje tjeter..mund ti perkujtojme dhe mos te lejme te vdesi kujtimi per ta dhe te mbajme gjalle idealin e atdhedashurise fisnike..te marrim shembull nga atdhetaret si i nderuari Dom Ndre Zadeja..Lavdi..jetes dhe shpirtit te Tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 08-08-2007 mė 09:53

Tema tė Ngjashme

  1. Dom Zef Gila, meshtar, dėshmitar i fesė, nė pėrvjetorin e vdekjes
    Nga zef malsia nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •