Për shkak se sektet fetare kanë shkaktuar përqarje në botën arabe, desha t'a di cili është dallimi thelbësorë në mes të sektit fetar shiit dhe ati sunit?
Për shkak se sektet fetare kanë shkaktuar përqarje në botën arabe, desha t'a di cili është dallimi thelbësorë në mes të sektit fetar shiit dhe ati sunit?
Un do ti permend disa nga dallimet me at qe kam lexuar.
Shiitet bazen apo fillet e ketij sekti jan nga nje njeri i cili jetoi ne kohen e sahabëve i cili quhej Abdullah Iben Sebe, ky filloi me lavderimin e tepert ndaj Aliut r.a , shkoi aq larg sa qe e mveshi me tipare hyjnore duke pretenduar se ai eshte i pagabushem, dhe konsideroi se pas Pejgamberit a.s, udh'heqja e shtetit ISLAM i takone Aliut r.a.
Pastaj keta urrejn me mish e me shpirt 3 udh'heqsit e shtetit ISLAM pas Pejgamberit a.s : Ebu Bekrin(r.a), Omerin(r.a), Othmanin(r.a), ku dy prej tyre (Omerin dhe Othmanin) i mbyten. Dhe thon se Muhammedi a.s ka ber gabim qe eshte shoqeruar me keta.
Keta (shiitët) pretendojn se Kur'ani eshte i mangët, e shum e shum genjeshtra tjera.
Dijetaret e medhenj siq jan Ebu Hanife, Imam Shafiu, Maliku etc i quajn shiitet genjeshtar. Ebu Hanife per shiitet ka thene : Çdo kush qe dyshon se a jan shiitet pabesimtar apo jo, ai vet ka bere kufër (mosbesim)
Keto ishin ne pika te shkurtra
Ku e ka thene Ebu Hanifja kete? Pse e keni manine e te quajturit "qafir" menjehere? Shi'itet nuk jane te gjithe njesoj, kane edhe ata ndarjet e tyre. Une njoh burra te medhenj te ummetit Islam qe kane bere cmos te unifikojne Sunite dhe Shi'itet me njeri - tjetrin.Ebu Hanife per shiitet ka thene : Çdo kush qe dyshon se a jan shiitet pabesimtar apo jo, ai vet ka bere kufër (mosbesim)
Dallimi me i madh i Shi'iteve dhe Sunive eshte fakti qe Shi'itet kane prijes IMAM sot e kesaj dite e ne SUNITE nuk kemi Khalife.
Mund te ndodh tek disa qe, kontradikta mes sunniteve dhe shiiteve eshte kontraktual dhe radikal i perhershem nuk mundet sherimi deri ne diten e gjykimit. Por une mendoj se ndryshimi, ne rradhe te pare, eshte vetem ai politik qe i ka distancuar koha, gjithashtu ka humbur edhe justifikimi por edhe deshira e mire sot e kesaj dite pas shume ndodhive qe kane ngjare ne rrjedhen e jetes se muslimaneve. Nuk ka mbetur ne kete kontradikte vetem se disa mbeturina dhe ndasi te thjeshta te cilat nuk perbejne nje "lende" serioze per kontradikten fale dialogut mes muslimaneve, e nese duhet te shpetojme prej ketyre mbeturinave te historise, eshte e nevojshme raporti i ketyre ndryshimeve me mjete te shumta te cilat distilojne tek ne jeten e perditshme dhe me te cilat eshte e domosdoshme te punojme rregullisht per te perfunduar prej atyre mbeturinave te ngelura pas, per shkak te ndertimit te unifikimit islam.
Ndasia sektare mes shiiteve dhe sunniteve nuk ka qene ndasia e vetme ne historine islame dhe ne realitetin tone kontemporan, kane e dhe jane edhe sot ndasi brenda per brenda cdo sekti, ne brendesi te shiiteve dhe sunniteve, shtuar kjo edhe ndasive te nacionalizmit, tribalizmit, klasike dhe partiake, te cilat shperthyen gjat historise dhe shperthejne gjithashtu here pas here. Duke u perpjekur te themi se ndasia shiito-sunnit rikthehet ne nje shkalle te madhe perpara ketyre ndasive, qe ne te vertete nuk gjindet ndasi serioze mes dy sekteve ne histori.
Perpara se te vazhdojme, eshte e nevojshme te percaktojme termat "shiizem" dhe "sunnizem" per te percaktuar faktoret e ndasise mes tyre tuke pasur parasysh filtrimin e kesaj ndasie dhe likujdimin e mbeturinave te saj. Eshte e sigurte se domethenia e thjeshte, evidente dhe e plote e termit "sunneh" (sunnizem) eshte "ndjekja e sunnetit te Profetit tone te madh Muhamedit s.a.v.s.", e cila nuk mund te kundershtoje ndjekjen e Ehli Bejtit ne te cilen permbahen edhe Sunnitet, bazuar ne kete marrdhenia eshte reciproke.
Ka kaluar shume kohe prej ati fillimi para se te formoheshin sektet, ku askush nuk ndjente ndryshim apo kontradikte mes dy koncepteve. Ndoshta ndjekesit (shiitet) e Imam Aliut r.a. formalizuarn (Ehili Sunnetin dhe xhematin ) ne perballjen me Harixhitet, por dy termat "shiizem" dhe "sunnizem" u ndane me pas per te formalizuar dy simbole te dy sekteve apo te shume sekteve. Perpara se te stacionohen te dyja termat sic jane ne mendjet tona sot, "Sunnizmi" i ndodhur ne shek. II te hixhretit (hadithi profetik) ne perputhje me ate qe termologjizuan "ehli hadithi" me "Risi" (bid'ah) dhe predominuan ne shk. III hixhri ne perballje me "mu'tezilet" dhe "hanefite", aso kohe imame te "ehli sunnetit", ose "ehli hadithit", i konsideronin imamet e "ehli bejtit" imame te ehli sunnetit gjithashtu. Ehli Sunneti nuk mori rangun e tij te gjere ne te cilen permblidhen kater shkollat (hanefite, malikite, shafite dhe hanbelite) vetem se ne shek. V hixhri edhe pse vazhdimesise se konfliktit dhe rivalitetit mes vet shkollave sunnite per nje kohe te gjate.
Hanbelite ose "ehli hadithi" mbeten duke dyshuar ne sunnizmin e hanefive, esh'ariteve dhe maturiditeve (te cilet perbejne shumicen e muslimaneve sunnite) deri me sot dhe nuk i njohin ata vetem se ne domethenie te pergjithshme ne perballje me shiitet dhe ne kryesisht ne disa kritere.
Dhe pasi "shiitet" perfaqesojne mbeshtetesit, dashamiresit, ndjekesit dhe ushtaret e imam Aliut ne ditet e sundimit te tij, te cilet perbenin shumicen e muslimaneve, kontraktuan konceptin e emrit me kohen deri ne rrethet me te ngushta e me te ngushta, konsideruan "shiit" ke do qe thote per avantazhet ose superioritetin e Imam Aliut ndaj te tjereve prej sahabeve, ose kush pretendon per te drejten hyjnore te tij ne Hilafet, ashtu sic konsederohet shiit (ose Rafidij - refuzues) kush kritikon Mu'awijeh ibn Ebi Sufjan dhe Uthman Ibn Affan apo nje prej sahabeve, keshtu dolen shume prej ehli sunnetit prej Sunnizmit per te hyren ne rrethin e "shiizmit" per shkak te perzjerjes dhe ngaterreses se shume njerezve dhe vecanerisht shehrlereve te Ehli Hadithit te cilet bashkonin mes sunnizmit dhe shiizmit ne shume pika te perbashketa.
Ndoshta emri "shiit" thuhet sot per kedo qe pretendon teorine e "imametit hyjnor" te ehli bejtit sic jane "Ithnejasheritet" dhe "Ismailitet", ndoshta perfshihen edhe "Zejditet" te cilet pretendojne per rrjedhen e imametit tek tribute e imam Aliut, Hasanit dhe Husejnit. Perndryshe termi Sunnizem thuhet per kedo qe pretendon per legjitimitetin e zgjedhjes se Ebu Bekrit ne baze te Keshillit (shura) dhe "beses se pergjithshme" (sot vota) tek muslimanet.
Nuk ka qene kjo ndasi teorike historike te formalizoje particitete te ndara mes muslimaneve nese nuk do kish ekzistuar klima e pershtatshme dhe perqindja e larte e injorances, fanatizmit, tafmase, hallakatjes, carjes sociale dhe vulgarizmit moral dhe fetar, prishja e institucioneve konstitucionale dhe atmosferes demokratike e cila organizon operacionin e konfliktit ndaj pushtetit ne menyre paqesore dhe kryen nje proces pa shperthimin e problemeve. Ndoshta fitneja (crregullimi) e madhe e cila shpertheu ne gjeneraten e pare, gjenerata e sahabeve fisnike, perben nje argument te qarte per ekzistencen e asaj atmosfere qe ndihmoi per ndezjen e ndasive, te cilat ndodhen perpara formimit te sekteve prej shiiteve dhe sunniteve. Nese do te ishte desturi i qarte qe organizon reciprocitetin e pushtetit dhe vendos kanalet legjitime te opozitimit nuk do te ekstremizohej operacioni kundershtues ndaj politikes se Osmanit deri ne kaos qe coi deri ne vrasjet e sahabeve dhe teptisjen e luftrave te njepasnjeshme mes te medhenjve sahabe r.a. gjithashtu nuk do te kishte ndasi sektare te cilat sektoruan prej ketij kaosi per te vazhduar gjate, ose te shpertheje gjak ne kaoset kronike, te dhimbshme dhe te vajtueshme.
Se fundmi,.....ndasia sektare mes shiiteve dhe sunniteve nese permban ne perhapjen e saj cdo lloj kuptimi, ska dyshim se shtresa e thjeshte e muslimane prej te dyja sekteve sot nuk dine per te as edhe nje kuptim a domethenie, eshte koha te varroset perfundimisht ne varrezat e historise.
Ne realitet nuk ekziston sot sekt shiit apo sunnit komplet apo dokument zyrtar per cdo njerin sekt, vetem se sektet jane te prirura per shtojca dhe metesi e per mendime individuale, nuk ekziston dikush i prodispozuar te ndertoje te gjitha mendimet qe i shkruajten burrat e pare me shumce ne kapituj te ndryshem te besimit, fik'hut dhe historise, vetem se eshte i lire ne qartesine e asaj qe ben ixhtihade (perpjekje per mendim individual), botimin e nje skripti te vecante per te, ndoshta nuk munt te jete ne perputhshmeri me asnje skript tjeter, sepse njeriu musliman obligohet me Doktrinen Islame te paraqitur ne Kur'an. Keshtu qe eshte e papranueshme formulimi i nje tabloje teresore rreth sekteve apo shkollave dhe aplikimeve te tyre per cdo njeri, por duhet njohja e mendimit te cdo personi ne tablone e ngushte te tij. Vecanerisht, komunitetet dhe shoqerite perparojne dhe ndryshojne e nuk ngelen ne nje gjendje te vetme.
Pergjithesisht, s'ka dyshim se feja islame ka dispozita te cilat nuk lejohet t'i kundershtosh, mendimet individuale te ndertuara mbi bazen e nje teorie eshte e papranueshme te jene shkak per percarjen e Ymetit, por thirres dhe ftues te dialogut dhe debatit. Ndasia mes shiiteve dhe sunniteve nuk sillet rreth fundamenteve substantive, por ato lidhen me ceshtje dhe kauza te ixhtihadit (perpjekje te mendimit individual) te ndritura ne baza te argumentit paragjykues, pandehes dhe hamendesimit.
vazhdon.......................................
"Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.
I vetmi problem qe ekziston te shiitet dhe i cili eshte pengese per bashkepunim te ndersjellte eshte TUKJA (TEKIJE). Edhe me shum eshte problem kjo se kete ata e kane si baze te islamit siqe i kane sunnit namazin dhe zekatin.
"Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime aq shum ma dobëson arsyen sa që me arsye e vajtoj bukurinë tënde"
Nuk e kuptoj se cfare do te thuash ti me Tukjeh, e kam degjuar shpesh qe aludohet per nje term te tille qe do te thote nje lloj hipokrizie ndaj sunnitit, por kjo ngelet hipoteze perderisa nuk ka te shkruar apo te deklaruar dhe nese nisemi nga nje hipoteze, qe nuk eshte ne natyren islame, kjo eshte ne dem te hipotezuesit dhe nuk i sherben askujt.Postuar më parë nga hubejb
"Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.
Vazhdimi i shkrimit
Krijimi i nje tabloje tjeter, pamvaresisht sunnite apo shiite, kompleton ndonje here ne atmosferen e konflikteve politike dhe antagonizmit fanatik personal, qe shtyjne drejt kahjes se dallimit apo zgjedhjes se gjymtimit dhe shformimit te te tjereve, per shkak te pergojimit, zjarrvenies kundra tyre dhe karikimit ushtarak per t'i luftuar ata dhe shfarrosjes. Ne keto atmosfera apo situata nuk mund te vendosen pikat mbi " i " apo te vleresuarit e negativit dhe pozitivit dhe njohjes se deformimit dhe perversitetit te madh prej ixhtihadeve te vogela periferike e te gabuara, te cilat mund t'i tolerojme, por kompletohet perfitimi i cdo pike negative, sublimimin e tyre dhe ngritjen drejt kategorizimit te divergjencave kontraktuale substanciale, te cilat racionalizojne vrasjen e opozitarit, luftimit dhe likujdimit te tij.
E nese lexuesi i nderuar jeton keshtu ne nje atmosfere luftarake, eshte me mire per te replikoje librin dhe ta vendose ate ne nje ane deri sa te qetesoje veten e tij e te behet i gatshem psikologjikisht per njohjen e se vertetes ndaj se kotes. per t'iu perafersuar mund te sjellim nje shembull te nje cifti bashkshortor ne gjendje te angines nervore (maisje e grykes kur dalin rrylat duke folur) dhe alternimit te fjaleve e keto fjale jane therrese drejt divorcit, cdo njeri prej tyre mundohet t'i kujtoje tjetrit gjerat negative, paraqitjes e tyre ne gjykate per vendimmarrje ne interes te kujtdo, por askujt nuk do t'u vleje perkujtimi i gjerave negative te tjetrit, ndersa nese do te kene vendim te pasem per ruajtjen e jetes martesore duke pranuar njeri tjetrin me qetesi dhe rehatine e nervave do t'u mundesohet natyrisht vendosja e gjerave ne balancen e tyre, perkujtimi i gjerave pozitive dhe kufizimi i negativeve per t'i ndrequr ato me dashuri dhe butesi.
Pra e rendesishme eshte deshira per bashkjetese e pas saj sheshohen ceshtjet. Sikurse eshte gabim ne cdo fare jete martesore lenia e negativeve qe kane tendence te fryhen, sepse ato mund t'i vene bomben jetes se perbashket ne te ardhmen, ashtu edhe lenia e gjerave negative mes sekteve te ndryshme nuk eshte ne interes te unifikimit dhe bashkjeteses se perbashket, ku duhet akti dhe inisiativa per te ndrequr me shpirt vellazeror, larg fryrjes, talljes dhe luftes informative.
Nese te njohurit rreth cdo problemi eshte rruga e zgjidhjes se tij, eshte e domosdoshme studimi i problemeve fetare me qetesi dhe objektivitet. Per te ndermarre kete proces duhet se pari te vendosim pikat mbi " i " ne ceshtjet divergjente, te dallojme mes komponenteve substanciale dhe siperfaqore, demodese dhe kontemporanes, fondamentales dhe suplementares, objektives dhe subjektives dhe komponenteve realiste, artificiale dhe megaskopik (te fryra).
ps/ Parathenia e librit "Percarja e Muslimaneve" (i pa perfunduar perkthimi nga une) prej autorit Ahmed el-Katib, i cili shenon se duke pritur bashkpunimin me Shejh Shenkijtin perpiloi pjesen e pare qe shejhu te shkruaje te dyten me kerkese nga vete shejhu, ku materiali eshte mbledhur nga nje konference shkencore per shiizmin nen kujdesin e Fakefit te Studimeve Islame ne Turqi e mbledhur me 13 - 15 shtator 1993, ndersa libri ne 2005, ku bashkpunuan nje sere dijetaresh muslimane nga cdo vend i botes, prej shiiteve dhe sunniteve.
selam dhe faleminderit per leximin
"Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.
Dallimi me i madh e muslimaneve dhe te krishtereve eshte se ata kane Papen dhe ne nuk kemi Khalife. Hajde shembull hajde.Postuar më parë nga Acid_Burn
Dallimi?
Sunitet llogarisen vepren e mire afrim tek Zoti, ndersa shiitet gjenocidin, dhunen, genjeshtren, e shume e shume vepra te tjera makabre llogarisen adhurim, pra më troc e shqip jane njerez me absurditete e paradoxe te shumta dhe si te tille jane ne nje devijim te madhe.
Pretendojne se ndjekin familjen e Profetit, e njekohesisht shpifin e shajne per te, duke ofenduar grate e Profetit.
Behuni te logjikshem te nderuar, a do me thuanit se ju rrespektoj e ju nderoj, nese ua shaj gruan tuaj?
Para ca dite shikova nje video te ketyre "xhevahireve", dhe c'te shihje, e ngritnin zerin deri ne maximum, sa qe nuk ishte e mundur te dallohej nje fjale e vetme se cka thonin,... porse nuk me erdhi cudi kur ndegjova nje kulture te dialogut kaq te mjerushme... mbase ne te kaluaren pata ndegjuar se keta edhe kete veper e llogarisin adhurim ;lol;;lol;
Shendet!![]()
Personaliteti i njeriut vishet me moral, ndërgjegje, sinqeritet dhe karakter të fortë. © Ylberi
Une per veten time nuk po ju kuptoj.Postuar më parë nga Ylber_Experti
I referohesh historise dhe asgje nga historia nuk po paraqet. Po i paraqet sunnitet si "fakira" qe vetem te tille nuk jane, nga ana tjeter po flet per nje genocid, dhune, genjeshtra dhe vepra makabre dhe nuk i dime se ku jane, ndersa absurditetet dhe paradokset jane pjese e te gjitha komuniteteve qofshin ato shiite dhe sunnite.
Ashtu sic edhe e paraqita ne shkrimin tim, sektarizmi ndodhet edhe mes vet llojit, fjalavjen sunnitet ndahen ne shume grupe politiko-fetare, le te marrim shembullin e "Xhema'ah el-Islamijeh" edhe vet brenda kesaj organizate pseudo-politike qe paramendohet se do te financohet prej USA (gazeta Shqip) per renien e Ahmedinexhatit ne interes te Saudise, ka fraksione brenda llojit, qe veprojne ne varsi te kohes dhe vendit, njihen masakrat makabre ne Algjeri. Usama Bin Laden, terroristi Nr.ONE internacionalisht, njihet si sunnit, per te s'ka nevoje per koment.
Ajo qe po ndodh fatkeqesisht ne Irak, lufta civilo-sektare, eshte pjelle e atij kaosi te parapermendur nga une lart, eshte pjelle e fetvave absurde dhe paradoksale, si nga ana e shiiteve ashtu edhe nga ana e sunniteteve.
Edhe fjalet (jo sharjet) ndaj grave te profetit nuk jane te tilla ne grup, shiitet flasin vetem per Aishen r.a. e cila qendroi ne kampin kundershtar te Aliut edhe pse qe paralajmeruar per nje ngjarje te tille edhe nga vete Profeti, edhe pse eshte vet deklaruar per nje gabim te tille nga Aisheja, e cila kur kujtonte se c'kishte ngjare i lagej shamia para fytyres nga lotet. [shih. beteja e xhemelit (te Aishes)]
Sa per dialogun apo per oratorine dhe menyren e te berit oratori hoxhallaret shiite mbajne vend numer 1, perpos Kishkit (sunnit) Allahu e meshirofte, nuk kam degjuar te tjere sunnit te flasin ne nje hutbe ne ate menyre kolosale, e kunderta ndodh tek shiitet qe i kane me shumice.
"Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.
Krijoni Kontakt