Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 102 prej 102
  1. #101
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Ishte e shkruar, Kimi Raikonen eshte kampion bote, Ferrari rimerr titullin pas tre sezonesh. Verdikti i pabesueshem eshte vendosur ne Cmimin e Madh te Brazilit, qe ka mbyllur nje 2007-te te pabesueshme. Nje vit qe do te kujtohet per historine e spiunazhit McLaren-Ferrari, nxjerrjen e nje ylli te ri, Ljuis Hamiltoni dhe shpalljen kampion te finlandezit, qe ne vitin e pare te Ferrari.

    I paarritshem Kimi Raikonen, ne pisten e “Interlagos”, qe e perfundoi ate perpara Filipe Mases, ku F2007 arriti te beje nje mbyllje dopiete, ku gjithcka u vendos vetem ne garen e fundit. Ne kete gare, Fernando Alonso e ka mbyllur me vendin e trete, Ljuis Hamiltoni vetem i gjashti, Kimi ua ka marre vetem nga nje pike e vetme.

    Nje triumf i pabesueshem dhe i merituar per Ferrarin, qe fshin nje sezon plot helm mes rivaleve Marinelo-Eoking, qe fshin ate penalizim per McLarenin dhe jo per pilotet. Por mbi te gjitha fshin gabimet e shumta, ku Ferrari rrezikoi te “hidhte ne ere” kete titull. “Historia e Spiunazhit” e ka demtuar McLarenin, por edhe ne bokset e kokekuqes jane bere shume gabime, sidomos duke pare potencialin e F2007-es. Njerezit e Ferrarit kane besuar deri ne fund dhe u shperblyen.

    Gara ka shkuar ashtu sic duhej per kokekuqen. Ferrari mori kreun me Masen dhe Kimin pas tij. Pas tyre Hamiltoni ka ndeshkuar veten, duke gabuar ne disa kthesa. Ljuisi hyri i gjashti, por iu desh te bente disa ndryshime te menjehershme. Pastaj makina e tij u pa ne vendin e 18-te dhe iu afrua shume vendit te peste. Fernando Alonso thuajse e kishte titullin ne dore, por pasi hyri ne bokse doli Kimi i pari, atehere gjithcka ndryshoi. Raikoneni shkoi ne kuoten e 110 pikeve dhe dy pilotet e McLarenit kishin nje pike me pak, 109. Me pak fjale kjo ishte e shkruar.

    Raikonen: Ende nuk e besoj dot!

    Kimi Raikonen nuk e beson ende: “Ishte nje rikuperim i pabesueshem. Nuk isha asnjehere i sigurt se do t’ia dilja mbane deri kur pashe te valevitej flamuri i shahut”, tha ai pas gares se Interlagosit. “Kisha thene se mund te arrinim te fitonim edhe titullin e piloteve pervec atij te konstruktoreve dhe per ta bere kete qendruam shume te bashkuar deri ne kilometrin e fundit. Megjithe problemet dhe ulje?ngritjet qe patem gjate ketij sezoni, e gjithe skuadra beri nje pune te pabesueshme”, vazhdoi me tej finlandezi. “Me duhet te pergezoj edhe Felipen me te cilin punuam, bashkepunuam dhe luftuam gjate gjithe ketij sezoni, pa krijuar asnjehere polemika me njeri?tjetrin. Por dua te bej edhe nje falenderim per sponsoret, qe na kane dhene nje mbeshtetje te madhe. Tani mund te festojme pa fund kete triumf, sepse e arritem me djerse”. “Gara e sotme ishte nje beteje e ashper me Masen, pasi nuk u shkeputem kurre nga njeri?tjetri, por duke mos luftuar bashke”, perfundoi Kimi. “Piloti per t’u mundur ishte Hemiltoni, ndaj vendosem te benim nje strategji skuadre. I zgjodhem mire tipet e gomave dhe mendoj se nuk mund te benim me shume se kaq, pasi gjithcka ishte perfekte. Ky titull eshte shperblimi i duhur pas gjithe punes qe kemi bere sivjet”.

    Skeda e Kimi Raikonenit
    Vendlindja: Espo, Finlande
    Datelindja: 17 tetor 1979
    Debutimi: Australi 2001
    Gara: 122
    Sezone: 7
    Podiume: 48
    Fitore: 15
    Pole position: 14
    Xhiro te shpejta: 25
    Tituj: 1 (2007)

    Masa: I lumtur per Kimin dhe gjithe Ferrarin!

    Felipe Masa nuk e fitoi dot garen e tij te shtepise, por gezohet gjithsesi per titullin e fituar nga Raikoneni. Braziliani plotesoi dopieten e Ferrarit ne Interlagos, duke u renditur pas finlandezit. “Jam shume i lumtur per punen e skuadres”, tha Felipe. “Fatkeqesisht nuk mund te luftoja me per titullin e piloteve, por jam gjithsesi shume i lumtur per skuadren time. Kur pashe njerezit qe besuan dhe shpresuan se edhe une mund te behesha kampion bote, te festonin, u gezova pa mase”. Festa boterore u ndez ne Interlagos, ku Kimi kaloi ne fund Hemiltonin dhe Alonson. “Shpresoj qe ky nder te me takoje mua vitin e ardhshem, ndoshta pikerisht ketu ne Interlagos. Sivjet kryem nje pune te shkelqyer, dhe pse hasem disa veshtiresi. Ne disa caste edhe na kritikuan, por ne fund fituam kampionatin, duke lene pas shpine edhe historine e spiunazhit”, vazhdoi me tej Masa. “Kjo fitore eshte menyra me e mire per te shperblyer punen tone. Dita e sotme ishte fantastike per te gjithe. Jam hume i lumtur per Kimin. Do te kisha dashur te fitoja ne Brazil, por edhe keshtu nuk ndihem aspak i zhgenjyer, me vendin e dyte, sepse po feston Ferrari”.

    Libri i Arte

    2007 Raikonen Finlande Ferrari
    2006 Alonso Spanje Reno
    2005 Alonso Spanje Reno
    2004 Shumaker Gjermani Ferrari
    2003 Shumaker Gjermani Ferrari
    2002 Shumaker Gjermani Ferrari
    2001 Shumaker Gjermani Ferrari
    2000 Shumaker Gjermani Ferrari
    1999 Hakinen Finlande MekLaren
    1998 Hakinen Finlande MekLaren
    1997 Villnev Kanada Uilliams
    1996 D.Hill Britani Uilliams
    1995 Shumaker Gjermani Beneton
    1994 Shumaker Gjermani Beneton
    1993 Prost France Uilliams
    1992 Mansell Britani Uilliams
    1991 Sena Brazil MekLaren
    1990 Sena Brazil MekLaren
    1989 Prost France MekLaren
    1988 Sena Brazil MekLaren
    1987 Pike Brazil Uilliams
    1986 Prost France MekLaren
    1985 Prost France MekLaren
    1984 Lauda Austri MekLaren
    1983 Pike Brazil Brabham
    1982 Rosberg Finlande Uilliams
    1981 Pike Brazil Brabham
    1980 Xhons Australi Uilliams
    1979 Shekter Afrike J. Ferrari
    1978 Andreti SHBA Lotus
    1977 Lauda Austri Ferrari
    1976 Hant Britani MekLaren
    1975 Lauda Austri Ferrari
    1974 Fitipaldi Brazil MekLaren
    1973 Stjuart Britani Tirrell
    1972 Fitipaldi Brazil Lotus
    1971 Stjuart Britani Tirrell
    1970 Rindt Austri Lotus
    1969 Stjuart Britani Matra
    1968 G.Hill Britani Lotus
    1967 Hulme Zelande e Re Brabham
    1966 Brabham Australi Brabham
    1965 Klark Britani Lotus
    1964 Surtes Britani Ferrari
    1963 Klark Britani Lotus
    1962 G.Hill Britani BRM
    1961 F.Hill SHBA Ferrari
    1960 Brabham Australi Kuper
    1959 Brabham Australi Kuper
    1958 Hauthorn Britani Ferrari
    1957 Fnxhio Argjentine Maserati
    1956 Fanxhio Argjentine Ferrari
    1955 Fanxhio Argjentine Mercedes
    1954 Fanxhio Argjentine Mercedes
    1953 Askari Itali Ferrari
    1952 Askari Itali Ferrari
    1951 Fanxhio Argjentine Alfa Romeo
    1950 Farina Itali Alfa Romeo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qendi : 21-11-2007 më 03:07

  2. #102
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    KOVALAINEN: KIMI ESHTE ME I MIRI

    Piloti finlandez i Renault, Heiki Kovalainen, ka mbeshtetur bashkekombasin e tij, Kimi Raikkonen, duke e quajtur me te fortin ne bote.

    Ne nje interviste te dhene per BBC, Kovalainen i ka thurur elozhe pilotit te ferrarit, i cili sipas tij e kishte merituar plotesisht titullin kampion. "Kimi eshte shpallur me te drejte kampion bote. Nuk mendoj se mund te thuhet se ai ka qene me fat. Ai ishte piloti me i fote gjate te gjithe sezonit. Ne garat e fundit ishte i jashtezakonshem dhe them se ka fituar piloti i duhur. Une nuk i dij te gjitha detajet e apelimit te McLaren-it, nese ka fajtore eshte e drejte te paguajn, por shpresoj qe te mos ndryshoje asgje. Shpresoj qe perfundimi i Boterorit te jete i njejte. Kimi eshte nje person i jashtezakonshem, me nje sens humori mjaft te larte. Te gjithe ate qe e njohin shprehen se eshte nje njeri i mire. Shpesh degjoj gjera rreth tij qe me bejne te qeshin, pasi ai nuk e meriton epitetin qe i kane vene", u shpreh Kovalainen, duke iu referuar nofkes "njeriu i akullt" qe i eshte vene raikkonen-it. Me kete deklarate, Kovalainen mund te kete komplikuar situaten e tij, pasi mendohej se ai do te nderrohej me Alonson, duke kaluar ne McLaren qe nga sezoni i ardhshem. Por duke pare se ai eshte nje admirues i Raikkonen, Ron Dennis mund te ndryshoje shum shpejt mendje.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. FORMULA 1: Sebastian Vettel fiton titullin per vitin 2010
    Nga Flori në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 19:09
  2. Ferrari braktis Formula 1
    Nga Bledari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 13:07
  3. FERRARI - sezoni 2007
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 16:38
  4. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Fokusi i sezonit 2004 të Formulës 1
    Nga VAZELOS në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •