Urime fitoren Kimit , qe padyshim e ka merituar qe prej sezoneve te kaluar , urime & suksese.
Urime fitoren Kimit , qe padyshim e ka merituar qe prej sezoneve te kaluar , urime & suksese.
Sui generis
Shyqyr qe jemi te gjithe injorante ne kete fushe e s'marrim vesh nga F1 e shyqyr te kemi ty te zgjuar se do kishim marre fund.
Ta dish sa gjynah me vjen mua per Alonson qe nuk mori dot titullin e trete radhazi se pilot me barbon se ai nuk kam pare.
Bravo i qofte Hamiltonit qe me zgjuarsi i futi shqelmin Alonsos, nese do fitonte MCLaren, piloti qe do e meritonte vertete ishte Hamiltoni se ne fund te fundit dha ca spektakel... se Alonso vetem intervistat i bente spektakolare.
Ps. Alonso do jete duke mallku veten pse Shumakeri e la F1... se fale atij u be dikush... ku ishte kete vit qe mund te fitonte gjithçka??? Thjesht s'ekzistonte![]()
Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...
O Darwin, mos ja luj zotin muhabetit duke nejt mire e bukur. Qysh ere duhet te ishte kampion qe ne 2003 Kimi, me car hesapi: 6 fitore te Shumit kundrejt vetem 1 te Kimit. Ky ishte viti qe FIA vendosi te ndryshoje rregullat per ta minimizuar dominancen e Ferrarit ne 2002 kur Shumakeri fitoi 11 gara, 5 here i dyti, 1 here i treti, pra cdo gare ne podium, Ferrari fitoi 15 nga 17 gara gjithsej, dhe titulli u siguruar matematikisht qe ne korrik. Ne 2003, u ndryshua sistemi i kualifikimit (nje xhiro e vetme dhe i pari i gares fundit nisej i pari pra me pisten me te keqe garen e ardhshme) dhe sistemi i pikeve (nga 10,6,4,3,2,1 ne 10,8,6,5,4,3,2,1). Te dyja duket sikur u bene per te evituar perseritjen e 2002, ku F1 pati shikueshmerine me te ulet nder vite.
Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 24-10-2007 më 07:21
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
dr, se si më së fundi arriti të fitonte Ferrari i atëhershëm kam përshtypje se ta kam shpjeguar më parë.. Çuditem se si ti nuk kujtohesh që McLaren 2003 ishte makina version 2002 e përmirësuar, dhe Kimi kishte më pak mundësi se Shumi dhe Montoja të fitonte, dhe sesi një shi në Indianapolis e shpëtoi 'legjendarin' duke e nxjerrë fitimtarin jo të duhur, në fund të kampionatit.
Tregohua dhe këtyre më lart, që janë kaq pasionantë.
Raikonen duhet të ishte 2003 dhe 2005 kampion..përse? Sepse nuk gabonte kurrë, duke qenë në limit!
Prektora
Darwin keto jane argumentat ? Dmth (1) Meklaren kishte makinen e 2002 dhe (2) ra shi ne Indianapolis. Me ty kemi diskutu shume gjera per Shumakerin por jo 2003-shin. Per 94 dhe 2000 e marr me mend qe prape je kunder. Ngelet te diskutojme per 95, 2001, 2002 dhe 2004 tani. Dhe aty coc do kete ngjare qe ka fituar Shumi se ai fundi fare pilot leshi ishte po kishte mik shpie Bernin dhe gjithe FIA-n.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Qe mos dalim nga tema 100%, Rajkonen kete vit titullin e pati dhurate nga Meklaren dhe Hamilton: dy gara nga perfundimi ishte 17 pike para Hamiltonit. Ne gjysmen e pare te sezonit per mua ishte inferior dhe ndaj Mases dhe e rendis te katertin mes pretendenteve. Ne gjysmen e dyte ishte dukshem me i miri dhe me i qendrueshmi ne rezultate. Per mua gara me e mire e tij per kete sezon mbetet ajo e Fuxhit ku nga vendi i fundit ku ishte pasi mori penalty per punen e gomave, doli i treti. Dhe prape, sa per te ilustruar elementin e fatit, po te mos ishte gafa e rioshit Vetel qe u perplas me Mark Veberin kur te dy ishin ne vend te dyte e trete, me shume mundesi Kimi nuk do ishte kampion dhe mbase nuk do ishte fare ne loje per titull ne dy garat e fundit. Mgjth, une jam tifoz i sistemit te vjeter te pikeve, vleresoj me shume fitoret se vendet e dyta, dhe nga kjo ane ne fund te sezonit, them se Kimi e meritonte me teper se te tjeret me gjashte gara te fituara kundrejt 4 te Hamiltonit e Alonsos dhe 3 te Mases.
Per vitin qe vjen, nqs Masa ruan gjakftohtesine dhe arrin te jete konsistent them se ka shans te barabarte me Rajkonen. Me largimin thuajse te sigurt te Alonsos nga Meklaren, do doja te shihja ne vend te tij ndonje nga te rinjte si Kubica, Rosberg apo Vetel (mgjths ky i fundit eshte ende cunak per ti dhene nje nder kater makinat me te shpejta ne piste, por ka treguar se eshte shume i shpejte) apo dhe Hajdfeld. Mgjths jam kurioz te di se cfare politike do ndjeke Meklaren ne lidhje me preferencat e piloteve per vitin qe vjen pas fiaskos qe pesoi kete vit me Alonson. Do vazhdoje prape me dy pilote te barabarte apo do e kaloje Hamiltonin si pilot te pare. Ky i fundit me shume mundesi do shkoje te Renoja ne vend te Fizikeles por a ka per te qene Renoja mjaftueshmerisht e shpejte per tu mat me Ferrarin dhe Meklaren? Sdq F1 post-Shumi premton konkurrence. Spektakli eshte ne varesi te pistave qe lejojne parakalimet dhe motit me shi.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
doktor, fjalët i kam shkruar dhe aty i ke, tek temat e tjera.. pa mendjemadhësi, nuk të kujtoheshka fare viti 2003 (mos qau gjë Ferrari për ato gomat Michelin, që i detyruan garën e 12të apo 13të ti ndërronte?).. një nga ato që s'të kujtohen..
si tha FIA.. pooo, shumë e drejtë.. problemi ishte se kishte 11 gara që kontrolloheshin dhe dilnin si goma të rregullta..
nejse se këto janë gjëra kot..
Kimi Raikonen aktualisht është piloti më i mirë në sens absolut, e kam shkruar që herën e parë këtu.. mua më erdhi shumë keq që nuk pati Shumin në skuadër (nuk di në do e lejonte ky i fundit këtë gjë.. ti, si mendon)?
Prektora
Darwin, sinqerisht nuk me kujtohet asnje muhabet i tille per punen e gomave, por dhe po te me kujtohej, duke qene dicka teknike, nuk do isha ne gjendje te komentoja se argumentet dhe kunderargumentet e paleve.
Dy komente me pak lidhje: ne fund te gares se 11 (Anglia), Bridgestone kishte fituar 6 gara ndaj 5 te Michelin, Schumacher ishte perkatesisht 7, 14 dhe 16 pike perpara Rajkonenit, Montojes dhe Ralfit. Ishte ne dy garat e rradhes, Hochenheim dhe Budapest qe Ferrari dhe Bridgestone ishte pertoke ne krahasim me makinat e Michelin: ne te dy garat Shumacher ishte i vetmi me Bridgestone qe merrte pike, i shtati ne Gjermani dhe i teti ne Hungari. Gara e Hungarise bile me ka ngelur ne mend sepse Alonso mori fitoren e pare duke e lene nje xhiro pas Shumakerin. Pas Hungarise diferenca ishte vetem 1 dhe 2 pike ndaj Rajkonenit dhe Montojes, kurse Ralfi jashte lojes. Keshtu qe nuk ma do mendja qe ajo puna e gomave te kete qene shume treguese, apo ne paste qene te pakten jo pas gares se 11 (Silverstone) qe thua ti. Me teper mund te kishte kuptim pas gares ne fjale te Budapestit.
Pas saj Shumaker fiton ne Itali me shume veshtiresi ndaj Montojes pas nje beteje ne start qe zgjati per 4-5 kthesa. Me sa mbaj mend une, te pakten nga komentet e TV-se, Ferrari kishte futur disa permiresime te makines ne periudhen e pushimit 3 javor. Ne garen e Indianapolisit, qe e permend dhe ti, ishte Rajkonen me Michelin qe kryesonte ne te thate, dhe me nderrimin e kohes, Shumaker me Bridgestone ne shi ishte i pakapshem. Garen e Japonise nuk po e fus ne hesap sepse Shumakerit i duhej vetem 1 pike per titullin, qe mgjths me shume peripeci sepse ra deri ne vendin e 17, arriti ta merrte
Te gjitha keto per te thene qe
1. Puna e gomave, nqs ka ndodhur pas gares se 11, nuk ka qene aspak percaktuese.
2. Dhe nqs ka qene pas gares se 13, diferenca mes Ferrarit nuk eshte se ishte stratosferike per tja vene gjithe fajin/suksesin gomave.
Kimi i ketij sezoni per mu duhet ndare ne dy gjysma, ne gjysmen e pare ishte me dobet se shoku i skuadres. Sipas komenteve, deri diku fajin e ka dhe periudha e ambientimit me skuadren dhe sidomos gomat Bridgestone. Ne pjesen e dyte te sezonit ishte me i miri dhe me konsistenti. Per vitin qe vjen varet se kush Kimi ka per tu paraqit dhe per sa kohe. Qefi do ma kishte shume te konkurronte me Shumakerin ne nje skuader, per te pare sa i vlente lekura secilit. Dhe duke qene se Shumaker ishte ne fund te karrieres nuk besoj se mund ti imponohej Ferrarit per status te vecante ndaj Rajkonenit. Nuk e di, mbase ishte pune sedre e nje personi qe sdo ta rrezikoje ta mbylle karrieren si i dyte ne nje ekip, mbase thjesht nje person qe ka fituar gjithcka, eshte 38 vjec dhe nuk i teket me te garoje. Keshtu qe gjithcka mbetet spekulim per ty dhe per mua ...![]()
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Krijoni Kontakt