Surprizon Felipe Masa Kurse Vozitesi I Mercedesit Lewis Hamilton E Mer Kryesimin Ne Renditjen Tabeare.......
Surprizon Felipe Masa Kurse Vozitesi I Mercedesit Lewis Hamilton E Mer Kryesimin Ne Renditjen Tabeare.......
Ne komentin e fundit qe kam bere ne kete teme, ndonese i habitur (per mire) nga adoloeshenti Hamilton, nuk mendoja se mund te vazhdonte te konkurronte me Masen & Rajkonen, por sidomos me Alonson. Por tre gara me pas kur po i afrohemi gjysmes se sezonit, djaloshi ka arritur te krijoje nje avantazh prej 10 pikesh ndaj dy here kampionit te botes ne fuqi. Dhe per me teper eshte pikerisht Alonso qe ka filluar te ndjeje presionin dhe jo Hamilton, sikur ky i fundit te kishte nje jete te tere ne F1. I detyruar te sforcohet deri ne fund nga Hamilton, Alonso ka bere gabime ne te dyja garat e fundit, me dalje nga pista.
Po ashtu tregon serish karakterin prej mistreci me deklarata ne shtyp te tipit "skuadra gezohet me teper per Luisin se per mua"! Me kujtoi vitin e vjetshem kur ne fund te sezonit, kur Shumaker e arriti ne renditje, filloi te ankohej ndaj te gjitheve, FIA-s, Ecclestone-it bile dhe per ekipin e vet Renault-ne, sepse sipas tij kjo e fundit ishte xheloze ndaj tij meqe ky do ikte vitin tjeter ndaj nuk po e mbeshteste me. Logjike peshku: pra meqe Renault do ngelte pa gje ne 2007, sipas Alonsos ekipi ishte gati te hidhte ne kosh dhe 2006 ku synonte (dhe ne fund i fitoi fale Alonsos) te dy titujt! Edhe tani, ende jane akoma 100 pike ne loje vetem 10 pike diference ne krye, keshtu qe McLaren nuk mund ti lejoje vetes te favorizoje Hamiltonin, pa llogaritur faktin qe ky eshte ende i ri dhe nga gara ne gare mund te beje gabimet qe priten nga kushdo qe eshte 19 vjec dhe ende ne vitin e pare ne F1. Per te mos thene qe ne Australi Alonso e kaloi Hamiltonin vetem ngaqe u thirr nje xhiro para tije ne pitstop (te dytin me duket), dhe me cthone se vete nuk e kam pare, pati nje favorizim te ngjajshem nga skuadra per Alonson ne dem te Hamiltonit dhe ne Monako. Sidoqofte dueli eshte shume interesant dhe pothuajse kompenson mungesen e Shumakerit, te pakten per mua si tifoz i vjeter i gjermanit.
Per te kaluar te Ferrari, qe ka humbur krejtesisht avantazhin e fillimit. Nqs nuk e mbledh veten shpejt mund te filloje te mendoje per vitin e ardhshem qe ne gusht. Si duket largimet e Brown-it dhe Byrne-it dhe sidomos Shumakerit, e kane demtuar ekipin me teper se c'mendohej. Zhgenjim i plote deri tani per te akulltin Rajkonen. Perjashto nje gare te pare ku Ferrari ishte rreth gjysem sekonde me e shpejte se McLaren dhe ku Masa u detyrua te nisej nga fundit, pra praktikisht pa rivale, finlandezi ka marre 22 pike nga 6 gara. Deri tani besoj se eshte provuar qe Rajkonen nuk eshte i brumit te Shumakerit, sic u perfol para se niste sezoni. Sic duken bathet, Rajkonen do ta kete te veshtire te mbaje ritmin e Mases e jo me te pretendoje per titull me tre pilote para vetes, 26 pike larg kreut dhe nje sistem pikesh qe nuk e promovon dhe aq shume vendin e pare. Masa ka treguar shenja te nje piloti pretendent here pas here, por ka bere dhe nje apo dy gafa, sdq ne kete moment qe ndodhet Ferrari dhe ai duket shume larg konkurrimit. Pra pyetja (e dyte pas asaj Hamilton-Alonso) eshte a do gjeje Ferrari rezerve per te arritur McLaren?
Gara e rradhes ne France, ku Shumaker ka vene me duket rekordin e tete fitoreve ne nje piste te vetme.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Grand Prix de France 2007
1 Kimi Räikkönen - Ferrari
2 Felipe Massa - Ferrari +2.4 secs
3 Lewis Hamilton - McLaren/Mercedes +32.1 secs
4 Robert Kubica - BMW +41.7 secs
5 Nick Heidfeld - BMW +48.8 secs
6 Giancarlo Fisichella - Renault +52.2 secs
7 Fernando Alonso - McLaren/Mercedes +56.5 secs
8 Jenson Button - Honda +58.8 secs
9 Nico Rosberg - Williams-Toyota +68.5 secs
10 Ralf Schumacher - Toyota +1 Lap
My silence doesn't mean I am gone!
Duke qene 14 pike perpara Alonsos, Hamilton matematikisht ka siguruar qe do jete ne krye te renditjes dhe pas cmimit te madh te Anglise ne Silverstoun, qe nderkohe shenon gjysmen e sezonit. Kujt mund tja merrte mendja qe pas 9 garash, nje adoleshent i panjohur do ishte perpara dy here kampionit te botes ne fuqi!
Alonso nderkohe vazhdon mistreclleqet duke deklaruar qe ekipi do jete me i lumtur per nje te fitore te Hamiltonit ne Angli sesa per te. Nje tjeter ane per tu pergezuar te Hamilton eshte se thuajse nuk eshte marre fare me lufte fjalesh, po ka ulur koken dhe eshte perpjekur te beje punen e vet. Nderkohe nqs Ferrari do vazhdoje epersine e Frances, kjo do ta beje dhe me te veshtire punen e Alonsos. Gjithcka per tu pare.
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
E ke shume gabim sporti pse eshte i bukur sepse ka plot supriza.Postuar më parë nga Dr Rieux
Pastaj dhe alonso kur ja mori shumakerit sja priste njeriut dhe pse ai ishte absoluti ne ate sport.
Mu kete vit po me pelqen shume formula 1 sepse mendoj sepse eshte plot me supriza do ket shume permbysje dhe ripembysje
Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 04-07-2007 më 09:59
S |< R /\ p /\ |_ |
Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash
Per te gjithe ata qe ndjekin F1 nje suprize kete jave.
Eshte pushuar nga puna Nigel Stepney mes akuzave per sabotazh. Ketyre akuzave tani iu eshte shtuar dhe akuza per spiunazh.
Ne disa websites perfshi Gazetta dello Sport; Autosport; Eurosport eshte knofirmuar ky dyshim.
Ne gjykaten e Modenes ne Itali eshte hapur nje ceshtje kunder Stepney dhe nje inxhinieri nga Vodafone McLaren. Nje urdher gjykate i aprovuar ne Angli ka mundesuar kerkimin e policeve ne shtepine e inxhinierit nga McLaren. Ne shtepine e ketij inxhinieri, Coughlan, jane gjetur te dhena teknike qe i perkasin Ferrarit.
Ky person eshte Mike Coughlan; Ron Dennis e ka pezulluar per momentin nga skuadra. Pozicioni i Coughlin ne McLaren eshte Kryeinxhiner per "design" dhe ka punuar me Stepney per nje kohe te gjate gjate viteve 1980-1990 dhe disa vite ne 90.
Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
WCC 2006 ITALY
2007 British GP
1 Kimi Räikkönen Ferrari 1:21'43.074
2 Fernando Alonso McLaren / Mercedes +2.459
3 Lewis Hamilton McLaren / Mercedes +39.373
4 Robert Kubica BMW +53.319
5 Felipe Massa Ferrari +54.063
6 Nick Heidfeld BMW +56.336
7 Heikki Kovalainen Renault +1 Lap
8 Giancarlo Fisichella Renault +1 Lap
Driver's Championship
1 Lewis Hamilton 70
2 Fernando Alonso 58
3 Kimi Räikkönen 52
4 Felipe Massa 51
5 Nick Heidfeld 33
6 Robert Kubica 22
7 Giancarlo Fisichella 17
8 Heikki Kovalainen 14
Constructor's Championship
1 McLaren / Mercedes 128
2 Ferrari / Ferrari 103
3 BMW / BMW 56
4 Renault / Renault 31
5 Williams / Toyota 13
6 Toyota / Toyota 9
7 Red Bull / Renault 6
8 Super Aguri / Honda 4
Me ritmet e Ferrarit keto dy garat e fundit jam i sigurt qe garen ne Gjermani do ta fitoje Ferrari(Massa).
Massa ne Britani pati nje problem tek nisja megjithate ai beri nje gare te bukur.
Krijoni Kontakt