ne monza fiton alonso i dyti hamilton the ferrari ngushllohet me i vend te trete nga kimi kurse massa u bo me nerva duke sulmu hamiltonin e doli jashte piste
ne monza fiton alonso i dyti hamilton the ferrari ngushllohet me i vend te trete nga kimi kurse massa u bo me nerva duke sulmu hamiltonin e doli jashte piste
Treshja e podiumit
01 F.Alonso 1:18:37.806
02 L.Hamilton +6.0 secs
03 K.Räikkönen
Rezultatet e Monza italy.
Renditja e piloteve
01 Lewis Hamilton 92
02 Fernando Alonso 89
03 Kimi Räikkönen 74
04 Felipe Massa 69
05 Nick Heidfeld 52
06 Robert Kubica 33
07 Heikki Kovalainen 21
08 Giancarlo Fisichella 17
09 Alexander Wurz 13
10 Nico Rosberg 12
Renditja e skuadrave
01 McLaren-Mercedes 166
02 Ferrari 143
03 BMW 86
04 Renault 38
05 Williams-Toyota 25
06 Red Bull-Renault 16
07 Toyota 12
08 Super Aguri-Honda 4
09 Honda 2
10 STR-Ferrari 0
10= Spyker-Ferrari 0
Ndryshuar për herë të fundit nga MICHI : 10-09-2007 më 10:52
Me keto rezultate Formula 1 behet edhe me e bukur.Lufta per titull behet vetem ndermjet Alonso edhe Hamilto me 3 pike diference.
Eshte bere kaq e merzitshme kjo F1 kete sezon sa ska ku shkon me. Asnje parakalim, spektakel shume pak. Kush del i pari ne pol position fiton dhe garen...Iku koha e mika hakinen dhe m. schumaker...apo h.p montojes.Kur ishin ata vetem spektakel garantonin, parakalime etj etj.
;(
If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.
Pa shumaker nuk ka shume spektakel por perseri formula 1 eshte e bukur sidomod tani qe jane pak pista .
Montexemolo: Dënoni hileqarët!
12 Shtator Fitorja e kampionatit botëror të Formula 1, do të ishte gjithsesi një fitore e merituar për Skuderinë e Maranelos. Kështu u shpreh presidenti i Ferrarit, Luka di Montexemolo, duke iu përgjigjur gazetarëve, me rastin e Sallonit të Frankfurtit, të cilët e pyesnin se si do ta gjykonte vendimin nga ana e drejtësisë sportive për ta përjashtuar MekLaren-Mercedesin nga botërori për shkak të çështjes së spiunazhit ndaj sekreteve teknologjike të rrëmbyera Ferrarit. "Fitimi i një botërori në tavolinë do të ishte gjithsesi një fitore e merituar nëse dikush tjetër do të kishte fituar në mënyrë të parregullt dhe anti-sportive", tha Montexemolo, që e konsideron këtë "një çështje të turpshme. Një histori që i bën keq një sporti si Formula 1. Madje, sa më pak të flitet për të, as më mirë është. Tani gjëja më e rëndësishme është që gjithë kjo histori të mbyllet me gjetjen e të vërtetës". Dhe, për hipotezën e mbylljes së kësaj historie me një dëmshpërblim të Ferrarit, presidenti Montexemolo është shumë i vendosur: "Mos po bëjmë shaka?"
Besueshmëria, thembra e Akilit
Më pas, numri 1 i Ferrarit, shprehet i hidhëruar për problemet teknike që po prishin sezonin 2007 të makinave "Kokëkuqe". "Në Monza u ndjeva shumë keq", vazhdon Montexemolo, "sepse nuk mund të humbasim gara për shkak të mungesës së besueshmërisë. Kjo nuk më pëlqen fare dhe uroj që të dielën në Spa të dalim më mirë dhe të kthehemi sërish te fitorja. Në Monza Masa mund të bënte një garë të mirë, por këtë sezon jemi tërhequr shpesh për shkak të mungesës së besueshmërisë, që në sezonet e kaluara ka qenë një nga pikat tonë më të forta". Dhe mbi hipotezën se Ferrari është gjithsesi e aftë ta fitojë botërorin e pilotëve në pistë në katër garat e mbetura të këtij sezoni, Montxemolo shpjegon se "nëse duhet të tregohem i arsyeshëm më duhet të them se botërori i pilotëve është shumë i vështirë për t'u fituar, por paparashikueshmëria e Formula 1 është shumë e madhe, pavarësisht se numrat nuk na japin të drejtë".
Alonso: "E hoqa "fiksimin" e Monzes!"
Piloti i MekLaren-Mercedesit, gjate nje konference per shtyp foli per fitoren e tij te pare ne Monza, per garen pa probleme si dhe per ceshtjen e shumeperfolur te spiunazhit ne Formula 1.
- Fernando, kjo ishte fitorja juaj e pare ne Cmimin e Madh te Italise, si ndiheni?
- Kete vit fundjava ishte perfekte per mua. Edhe ne te kaluaren, startet e mia ketu kane qene te mira, por problemet vinin vetem gjate gares. Prandaj, fitorja ime e pare ne Monza eshte shume, shume e vecante.
- Cfare do te thote per ju personalisht fitorja ne fushen Ferrari?
- Te gjitha fitoret jane te vecanta, por gjate ketyre viteve te fundit, ka pasur raste te fitoj disa here ne disa pista, ndersa Monza bente pjese ne ato pista, ku fitorja dukej e pamundur per mua. Ndoshta fitoren time e bejne me te vecante edhe tifozet e shumte, ata jane teper emocionale dhe e duan Formula 1.
- Nuk keni shume kohe ne dispozicion per ta shijuar kete fitore, sepse kete fundjave do te zhvillohet Cmimi i Madh i Belgjikes.
- Per kete gare besoj se rivaliteti me Ferrarin do te jete i madh, ashtu si ne Turqi dhe Monza. Megjithate, kemi besim tek permiresimi i makines tone. Do te perpiqemi te fitojme te dy titujt, e per kete duhet te fitojmesa me shume gara. Ky eshte qellimi yne.
- Ju ndajne vetem tre pike nga Luis Hemiltoni...
- Po, por kjo nuk ndryshon shume gjera. Edhe po te fitoj serish, diferenca do te mbetet serish e vogel. Mendoj se kjo situate do te vazhdoje deri ne garen e fundit te sezonit. Por kjo nuk eshte gjeja me e rendesishme.
- Duke pasur parasysh problemet qe po kalon MekLaren-Mercedesi kete sezon, sa e rendesishme do te ishte fitorja e kampionatit per ju?
- Cdo pilot do te donte te fitonte kampionatin. Une jam shume i kenaqur qe kam nje makine te mire, pasi ky eshte nje nder kriteret kryesore per te fituar. Por per mua nuk ka shume rendesi, sepse ne fund te fundit ndihesh shume mire edhe kur fiton titullin e pilotit, ashtu edhe titullin e konstruktoreve.
- A besoni se kampionati do te vendoset nga rezultatet ne piste?
- Nuk kam shume per te thene ne lidhje me kete gje. Te enjten do ta marrim vesh te gjithe se cfare do te ndodhe. Do te pres deri atehere per te dhene pergjigjen.
- Prej kohesh nuk kishte ndodhur qe dy skuadra rivale te perdornin dy strategji te ndryshme te ndaleses se bokse...
- Skuadra e dinte se Kimi do te bente vetem nje ndalese, pasi kur ai ndaloi, ata llogariten sasine e benzines. Keshtu qe nuk kishim pse te rrezikonim duke bere edhe ne vetem nje ndalese.
- Cmimi i Madh i Japonise kete vit nuk do te zhvillohet ne Suzuka por ne Fuxhi. Keni besim se do t'ia dilni mbane?
- Jemi ne te njejtin pozicion si te gjithe, askush nuk di asgje per Fuxhin. Vetem se nje vit me pare, isha atje ne nje shfaqje dhe bera disa xhiro me nje makine dyvendeshe te Renose. Ishte nje piste e ngadalte me pjese te gjata te drejta
provat zyrtare ne belgium.
Kimmi pole, massa i dyti, alonso i treti dhe hamilton i karterti.
KIMI triumfon ne Belgjike
Para Ferrari me pak fat mund te fitohet dhe kampionati per pilote.
Pas arritjes te pare 1-2 ne kualifikim Ferrari dominon lehtesisht garen. Garen me interesante e beri ndoshta Kovalainen qe u parakalua disa here por me ne fund arriti te merrte nje pike.
Beri mjaft mire punen e tapes duke mbajtur prapa Heidfield, Webber, Kubica.
Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
WCC 2006 ITALY
Tifozi i Ferrarrit nuk po ndihet per sa i pe perket gjobave edhe skualifikimit te skuderise McLaren. Si duket te rane kembet ne uje devollit. Patsat bene te njejten![]()
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
Krijoni Kontakt