Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Anijet ilire, histori 2200-vjeçare në Bosnje

    Anijet ilire, histori 2200-vjeçare në Bosnje


    Historia e tyre është e lashtë, plot 2200- vjeçare. Dhe mbart në vetvete një epokë të vjetër, atëherë kur mjetet e lundrimit ishin “armët” e vërteta të dominimit të një populli. Bëhet fjalë për dy anije ilire, reliket e të cilave janë zbuluar vetëm pak ditë më parë në Bosnje-Hercegovinë. Mbetjet e këtyre anijeve janë zbuluar vetëm tetë metra nën sipërfaqen e detit, në gjirin e parkut natyror Hutovo Blato, në jug të Hercegovinës, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Neretva. Ato kanë qëndruar për mijëra vjet të fshehur, si për ironi, në një thellësi jo shumë të madhe, dhe kanë arritur t’i mbijetojnë gërryerjes së ujit, baticave dhe zbaticave si dhe ndryshimit të kushteve atmosferike.

    Zbulimi

    Gjithçka ndodhi gjatë kërkimeve të një ekipi arkeologësh nga Bosnja, përgjatë grykëderdhjes së lumit si dhe zonën e bregut të parkut natyror. Snjezhana Vasilji, drejtuesja e ekipit të arkeologëve që punonte në këtë zonë tha se dy anijet që u gjetën në zonën e quajtur Desilo kanë gjatësi 14 metra dhe gjerësi katër metra. Mjetet e lundrimit të ilirëve që dominonin detet në Ballkan kishin gjetur vend mes të dhënave historike greke dhe romake, por reliket e tyre nuk ishin zbuluar asnjëherë. Dy anijet e zbuluara pak ditë më parë janë të parat anije ilire që hedhin dritë mbi historinë e vërtetë të një popullsie të lashtë. Pjesëza nga amfora të ndryshme janë zbuluar brenda anijeve, 30 prej të cilave mbajnë shenjat e artizanëve që i kanë punuar ato. Bashkë me to janë zbuluar edhe një varkë romake si dhe rrënojat e një vile të vjetër romake aty pranë. Arkeologët kanë zbuluar edhe disa varre ilire, 8 të tilla, që janë edhe më të vjetra se anijet. Deri tani ekspertët kanë ekzaminuar vetëm tetë metra katrorë përgjatë fundit të detit dhe verifikime e kërkime të tjera duhet të bëhen për të zbuluar se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse kjo ishte një pikë strehimi për piratët ilirë.

    Hipoteza

    Anijet ilire, që besohet se janë më të vjetra se 2 mijëvjeçare, janë të njohura për historianët dhe arkeologët vetëm nëpërmjet përshkrimeve të ndryshme, miteve dhe legjendave greke dhe romake. Por, ekzistenca e tyre fizike nuk është provuar asnjëherë në ditët e sotme. Arkeologët tani besojnë se zona e Hutovos, në grykëderdhjen e lumit Neretva ka qenë një ndër destinacionet e këtyre anijeve që lundronin nëpër detin Adriatik që është i lidhur me lumin në fjalë. Duket se piratët ilirë, pasi kanë kapur një anije greke apo romake, kanë shkuar deri në grykëderdhjen e lumit Neretva për t’u strehuar në Hutovo Blato, ku anijet e ndjekura nga persekutorët e tyre, u mbytën.
    Në zonën e Desilos ku u gjetën anijet janë zbuluar disa herë amfora të vjetra, që datojnë mijëra vjet më parë. Për sa i përket ndërtesës romake që gjetur në fund të këtij territori në deltën e lumit, besohet se ajo daton në epokën e Hekurit ose të Bronzit. Arkeologët thonë se vetëm kërkimet e reja si dhe shqyrtimi me shumë hollësi i relikeve që gjetura mund të hedhë dritë mbi fakte të rëndësishme historike të ndodhura 2.200 vjet më parë. Ilirët kanë qenë banorët më të hershëm të Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe zonën e Bosnjës, shumë kohë para së perandoria romake të pushtonte rajonin dhe të merrte kontrollin e tij.

    Parku

    Parku natyror ku u gjetën reliket e anijeve ilire është një pasuri e vërtetë arkeologjike për Bosnjën. Ai ka një sipërfaqe prej rreth 7 mijë hektarësh dhe ka edhe gjashtë liqene të vegjël. Parlu është shumë i famshëm për praninë e 200 specieve të zogjve. Arkeologët besojnë se ky vend mban fshehur shumë relike të rëndësishme historike dhe ruhet nga policë të posaçme për të mos u bërë pre e plaçkitësve. Sipas banorëve lokalë, verën e kaluar trupat e Bashkimit Europian në Bosnjë Hercegovina (EUFOR) zbuluan dhe morën rreth 50 amfora me shumë vlerë nga ky park natyror.

    Gazeta Shqiptare


    Boshnjaket e kroatet po ja shohin hajrin zbulimeve arkeologjike dhe gjetjeve ilire, duke krijuar parqe dhe pika turistike.

    Po shqiptaret, pasardhesit e ilireve?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 24-03-2007 më 07:40

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e terili1
    Anëtarësuar
    05-03-2007
    Postime
    124
    neve na rrofte prejardhia .
    te tjeret gjithmone ja kane pa hajrin historise sone ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 24-03-2007 më 10:32

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Thumbs up

    Nuk po mundem te gjej foto te anijeve ilirie askuns ??? tema e bukur por pak jerz te interesuar.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    Nuk po mundem te gjej foto te anijeve ilirie askuns ??? tema e bukur por pak jerz te interesuar.
    .............Varja se kush meret me ju pastaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 05-02-2012 më 08:49
    Revolution 1848

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    Nuk po mundem te gjej foto te anijeve ilirie askuns ??? tema e bukur por pak jerz te interesuar.
    http://www.bistrobih.ba/nova/?p=6119
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 05-02-2012 më 09:32

Tema të Ngjashme

  1. "Një histori e deformuar nga serbët”
    Nga RaPSouL në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 21:44
  2. Anijet greke derdhin naftë në Jon
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 09:27
  3. Histori me emra dhe emra pa histori
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 16:28
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •