Panairi i Lajpcigut 2007 hapi dyert per rreth 2.400 ekspozues nga 36 vende tė botės, qė prezantojnė tė rejat e fundit nga bota e librave, CD-ve dhe botimeve. Edhe sivjet ky panair shoqėrohet prej festivalit mė tė madh tė letėrsisė nė Evropė "Lajpcigu lexon".

Para 17, pak kohė pas bashkimit tė Gjermanisė askush nuk besonte se Panairi i librit i Lajpcigut do tė mund tė mbijetonte pėrkrah atij tė Frankfurtit. Por atyre qė bėnin prognoza tė tilla u duhej shumė shpejt tė shihin me sytė e tyre, qė me profilin e tij si panair sa pėr publikun e specializuar aq edhe pėr lexuesit e interesuar, panairi pranveror i Lajpcigut po tėrheq gjithnjė e mė shumė vizitorė.

Zakonisht panairet reflektojnė gjendjen ekonomike tė njė sektorit qė ato prezantojnė. Por Panairi i Lajpcigut duket se pėrmbys kėto rregulla tė tregut. Sepse nė njė kohė qė shtėpitė botuese dhe tregtia e librit pas njė periudhe tė gjatė stanjacioni po shėnojnė njė lloj rritje prej njė pėrqind, Panairi i Lajpcigut po shėnon rritje tė ndjeshme sa i pėrket sipėrfaqes sė eksponateve dhe numrit tė vizitorėve.

Duke i saktėsuar kėto shifra drejtori ekuzekutiv i panairit Wolfgang Marzin thotė:"njė rritje prej pesė pėrqindėsh, jo pesė centimetra, 5 pėrqind. Nė 63.000 metrat katrorė tė panairit kemi 2.348 stenda nga 36 vende tė botės, pra sa asnjė herė mė parė. Po ashtu gjatė tri viteve tė fundit panairi ėshtė zhvilluar nė mėnyrė tė shkėlqyeshme, me nga 80.000 nė 125.000 vizitorė, ky zhvillim ka qenė i vazhdueshėm si nga sasia edhe nga cilėsia.

Panairi i Lajpcigut ka kohė qė ka bėrė emėr si forum pėr letėrsinė e re nė gjuhėn gjermane. Prej 16 vjetėsh Panairi i Lajpcigut ėshtė i pandarė prej festivalit tė letėrsisė "Lajpcigu lexon". Kėtė vit nė kuadėr tė kėtij programi organizohen 1.900 aktivitete nė qindra ambiente tė qytetit dhe tė panairit. Nė to do tė lexojnė nga librat e tyre dhe do tė diskutojnė me publikun si mjeshtrat e vjetėr tė letėrsisė gjermane edhe autorėt e rinj.

"Kėtu autorėt dhe lexuesit takohen me njėri-tjetrin. Po tė bėja njė krahasim, do tė ishte sikur shefi drejtues i njė koncerni automobilėsh t'i tregonte dikujt personalisht njė tip makine. Kėtu vėrtet qė takohen personalisht me njeri-tjetrin ata qė interesohen dhe duan tė interesohen pėr mediumin libėr." - thotė Marzin.

Panairi i Lajpcigut nuk synon vetėm tregun gjerman, por edhe atė ndėrkombėtar, sidomos vendet e Evropės Lindore. Vend tė posaēėm zė nė panair kėtė vit letėrsia dhe shtėpitė botuese sllovene. Po ashtu me akordimin e ēmimit pėr mirėkuptimin evropian panairi i Lajpcigut thekson sėrish aspekte politiko-sociale. Kėtė vit me ēmimin e panairit tė Lajpcigut pėr mirėkuptimin evropian nderohen filozofi dhe eseisti rus Mihail Ryklin dhe publicisti gjerman Gerd Koenen. Nė librat e tyre mė tė fundit ata trajtojnė gjendjen e marrėdhėnieve gjermano-ruse dhe problemin e vetėinterpretimit qė i bėn Rusia demokracisė.

"Panairi ėshtė pika mė kulmore e jetės kulturore tė qytetit dhe pėr ne njė ngjarje qė e presim me shumė gėzim." - thotė Georg Giradet, drejtor pėr kulturėn nė bashkinė e Lajpcigut. Falė inovacioneve tė vazhdueshme ne ia kemi dalė mbanė qė tė ofrojmė nė panair gjithnjė e mė shumė shtresa tė publikut. Me elementin "Libra tė lexuar nė CD" qė u inkuadrua nė panair pėrpara tetė vjetėsh, Panairi i Lajpcigut konsiderohet si vendi mė i rėndėsishėm ku takohen shtėpisė botuese qė ofrojnė libra tė tillė nė gjuhėn gjermane.

Sa i pėrket elementit tjetėr tė rėndėsishėm tė panairit, librave dhe botimeve pėr fėmijė, kėto janė inkuadruar nė panair shumė mė pėrpara se qeveria dhe mediat gjermane tė diskutonin pėr rėndėsinė e tyre. Nė kuadėr tė panairit tė sivjetshėm kėsaj teme do t'i kushtohen rreth 500 aktivitete.

DW