Masakra e Tivarit, Beja: Pas mbledhjes sė tė dhėnave, do thėrriten pėr tė dėshmuar tė dyshuarit
31-10-2010 / Gazeta 55
Komisioni hetimor parlamentar pėr masakrėn e rėndė tė Tivarit pritet tė pėrcaktojė axhendėn se kur do tė thėrrasin pėr tė dėshmuar personat qė kanė dijeni pėr ngjarjen. Kryetari i kėtij komisioni, deputeti demokrat Fatos Beja deklaron se deri mė tani anėtarėt e komisionit po punojnė nė mbledhjen e tė dhėnave mbi ngjarjen e ndodhur 65 vite mė parė. Anėtarėt janė duke punuar mbi marrjen e tė dhėnave nga ana e institucioneve shqiptare dhe po shqyrtohen dokumentet. Puna ėshtė ndarė nė mėnyrė tė tillė qė deputetėve iu janė ngarkuar disa institucione dhe po shqyrtojnė dokumentet- u shpreh Beja. Sipas planit tė hetimit, pėrcaktohet se anėtarėt e komisionit do tė fokusojnė punėn e tyre pėrmes hetimit nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme, Ministrisė sė Mbrojtjes, Ministrisė sė Jashtme si dhe arkiva tė tjera tė mundshme, pėr fakte tė reja qė mund tė dalin pėr kėtė ngjarje. Mė 7 korrik tė vitit 2010 Kuvendi mori vendimin pėr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar pėr hetimin e Masakrės sė Tivarit tė ndodhur nė vitin 1945. Mazhoranca ngriti kėtė komision hetimor, pas dyshimeve dhe ekzistencės sė fakteve tė forta se nė tė ėshtė pėrfshirė ish-diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia.
Krijoni Kontakt