Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Tiranė: Masakra e Tivarit, zbulohet korrespondenca qeveritare

    Komisioni hetimor parlamentar pėr masakrėn e Tivarit ka zbardhur disa fakte tronditėse tė pėrfshirjes sė krerėve mė tė lartė tė shtetit nė ngjarjen makabre tė afro 60 viteve mė parė. Implikimi i tyre, sipas anėtarėve tė kėtij komisioni, faktohet nga korrespondenca qė kanė patur drejtuesit e shtetit shqiptar, e zbuluar nė dosjet e Arkivės Qendrore tė Shtetit.

    Anėtarja e komisionit hetimor pėr masakrėn e Tivarit, deputetja Mesila Doda u shpreh se nė bazė tė tė dhėnave tė pamohueshme, ku Haxhi Lleshi dhe Ramiz Alia informojnė Enver Hoxhėn

    “Nga tė dhėnat qė ne kemi pėrgjegjėsinė direkte tė ministrit tė Brendshėm tė asaj kohė, Haxhi Lleshi, tė kryetarit tė divizionit tė V qė ishte Ramiz Alia, i cili nė replika kėrkon tė dijė fatin e kėtyre njerėzve dhe i shkruan Enver Hoxhės, dhe mė pas kemi ekzekutimin nė masė tė kosovarėve, tė cilėve u kėrkohet tė dorėzohen tek forcat jugosllave. Tė rejat mė tė fundit na bėjnė tė kuptojmė pėrgjegjėsinė e madhe politike tė krerėve tė shtetit tė asaj kohe dhe urdhrat e dala. Bėhet fjalė pėr njė radiogram tė vetė Enver Hoxhės qė fliste pėr njė rikthim tė tė arratisurve pranė divizioneve partizane jugosllave. Pėrgjegjėsi direkte bie dhe mbi Haxhi Lleshin, apo Alia qė i ka shkruar Enverit pėr t’u vėnė nė dijeni tė arratisurve”- u shpreh Doda.

    Dokumentet e zbuluar, sipas komisionit hetimor, faktojnė se Ramiz Alia ka qenė nė dijeni tė masakrės.
    “Ramiz Alia e ka nisur karrierėn e tij politike si njė vrasės dhe po e pėrfundon si njė gėnjeshtar ordiner. Tė gjitha faktet qė ekzistojnė nė arkivat e shtetit shqiptar tregojnė pėr njė dijeni tė plotė nė kėtė ngjarje dhe pėr njė aktivitet tė plotė tė Ramiz Alisė, nė masakrėn e Tivarit. Ai ka qenė nė dijeni tė tė gjithė ngjarjes”- thotė ajo.
    Komisioni po punon aktualisht vetėm me anėtarė tė mazhorancės, pasi socialistėt kanė refuzuar tė marrin pjesė nė tė.

    “Socialistėt e rinj duhet tė tregojnė qė janė larg komunistėve tė vjetėr, shpresoj qė shumė prej tyre tė mund ta bėjnė kėtė hap pėr tė zbardhur njėherė e pėrgjithmonė tė vėrtetat e shqiptarėve”- deklaroi mė tej deputetja demokrate.

    I ngritur me njė afat kohor 1 vjeēar komisioni hetimor pėr masakrėn e Tivarit pritet tė hedhė dritė mbi ekzekutimin makabėr tė afro 5000 burrave nė territorin e ish-Jugosllavisė. Pas mbledhjes sė dokumenteve zyrtarė pėr ngjarjen, komisioni do tė thėrrasė edhe dėshmitarė tė kėsaj ngjarje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Fatlumo ,

    Ramiz Halenė , e keni te fisit tuaj , se dhe ai spiun i UDB-se ka qenė ! Shok pune dhe ideali i Rrugoves dhe i Saliut , pavaresisht se kane vepruar te vecuar , apo raste -raste edhe bashkerisht !

    Si e diskretiton keshtu , nuk ke frike se te nxjerrin nga puna ????

  3. #23
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Shteti shqiptar tashmė ishte nė duart e OZN-ės
    Nga Luan Dode
    Masakrat nė Shqipėri para dhe pas asaj tė Tivarit (3)
    Komisioni hetimor pėr Masakrėn e Tivarit i ngritur pranė Kuvendit kėto ditėt e fundit ka zbuluar nė AQSh dokumente qė flasin pėr korrespondencė lidhur me masakrėn midis ministrit tė Brendshėm tė kohės, Haxhi Lleshit dhe komisarit tė Divizionit Ramiz Alisė, me Enver Hoxhėn (Gazetat "55" dhe Koha Jonė tė datės 10/10/2010).

    Nė tetor 1945, ishin Ymer Berisha, kryetar i organizatės «Besa Kombėtare» dhe shokėt e tij qė i dėrguan pėrfaqėsuesit anglez Hoxhsonit, nė Tiranė, nga Dardania ilire, njė informacion analitik me tė dhėnat e asaj kohe mbi mbytjen e masakrimin e 2 390 ushtarėve shqiptarė nga Armata jugosllave nė Mal tė Zi, nė Tivar, nė Dubrovnik dhe gjatė rrugės Prizren–Shkodėr (Hajdini – Xani qė citon: Bozoviē, Branislav dhe Branko Kaviē, “Surova vremena na Kosovu i Metohiju 1941-1944”. Beograd, 1991, 527).

    Enveri, i rrethuar nga kėshilltarė jugosllavė, ishte kthyer nė njė vartės tė Titos

    Jehona e masakrės sė Tivarit u pėrhap nėpėr Shqipėri gojė pas goje. Kurse udhėheqėsia komuniste mbajti heshtje tė plotė nė atė kohė pėr kėto masakra. Megjithėse Enver Hoxha u njoftua qysh ditėn qė u krye masakra, nuk mund tė mendohet se mund tė bėnte ndonjė hap pranė Alatėve tė mėdhenj – Ruzveltit, Ēėrēillit dhe Stalinit – pėr zbardhjen e tragjedisė dhe dėnimin e saj. Enveri, i rrethuar nga kėshilltarė jugosllavė, i kthyer tashmė nė njė vartės tė Titos, ishte njėherazi bashkėpunėtor i kėtij tė fundit pėr shfarosjen e nacionalizmit nė Kosovė, ashtu si nė Shqipėri.

    Nė Shqipėri, publikisht do flitej shkarazi pas disa vitesh, kur Informbyroja kėrkonte tė rėndohej Titoja edhe me akuza pėr "politikė nacionaliste nė Jugosllavi". Kėshtu, nė njė miting nė Shkodėr nė shtator 1949, pėr herė tė parė Enver Hoxha, me njė fjali tė vetme e me njė qėndrim tė papėrgjegjshėm, flet pėr "disa qindra kosovarė tė pushkatuar nga fashisti Tito nė Kosovė dhe nė Ulqin" (Zėri i Popullit, 16 shtator 1949). Mė 1952 nė njė seri artikujsh mbi "masakrat e klikės sė Titos nė Kosovė, “Metohi” dhe Dibėr tė madhe" tė botuar nė gjashtė numra tė Zėrit tė Popullit (datat 12-18 mars 1952), nė atė tė datės 13 mars (nė f. 3, nė nėntitullin «Krime tė fshehta nė masė»), jepej njė informacion me gjashtė reshta pėr "pushkatime e mbytje mizore nė Ulqin". Nė njė artikull tė gjatė tė gazetės Bashkimi tė 9 shtatorit 1958, pėrmenden me shumė pak reshta masakrat e kryera nė Tivar e nė Dubrovnik. Nuk u shkrua kurrė njė artikull mbi Masakrėn e Tivarit. Pas dy dekadash, mė 16 nėntor 1967, Enver Hoxha, duke kėrkuar tė nxjerrė duarlarė pushtetin komunist pėr zhdukjen e shqiptarėve nė pjesėn e rrugėtimit Kukės-Shkodėr, shkruan nė gazetėn Bashkimi: "Titoja dhe banda e tij janė pėrgjegjės... pėr vrasjen e mijėra e mijėra tė rinjve shqiptarė nė rrugėn Prizren-Ulqin". Sikur kalimi tė ishte bėrė nė rrugė ajrore.

    Shqiptarėt e Kosovės qė u dorėzoheshin jugosllavėve pushkatoheshin pa gjyq

    Pas masakrave nė pjesėn e rrugėtimit Prizren–Shkodėr dhe pas asaj tė Tivarit, njė faqe tjetėr e pėrgjakur e tragjedisė kosovare, qė shėnonte po ashtu fillimet e sundimit jugosllav nė Shqipėri, ishte masakra e zgjatur e kryer nga OZN-a nė territorin e Shqipėrisė, sidomos gjatė gjysmės sė parė tė vitit 1945, mbi ata qė kalonin nė pjesėn tjetėr tė Atdheut – nė shtetin shqiptar – pėr tė gjetur njė strehė mbrojtjeje. Edhe OZN-as i ishte dhėnė carta bianca. Kjo ishte lejuar tė ngrinte nė Shkodėr rrjet spiunazhi "pėr tė zbuluar armiqtė e popullit jugosllav dhe tė bėnte si tė donte me ta". Njėherazi organet e Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit (pararendėsja e Sigurimit tė Shtetit), u dorėzonin jugosllavėve shqiptarėt qė kėrkoheshin prej tyre. Pėr kėto mbrapshti po i referohemi deklaratave tė lėshuara nga ish-kuadro tė larta tė Sigurimit. Nė deklaratėn e lėshuar nė mars 1949 Nesti Kėrenxhi shkruan: "Di se nė Drejtorinė (e Sigurimit) kanė ardhur disa lista kosovarėsh tė ikur nga Kosova dhe dezertorė nga ushtria qė kėrkoheshin pėr t'u arrestuar … di se u ėshtė dhėnė urdhėr organeve (tė Sigurimit) qė po tė kapen, t'i pėrcjellin nė Jugosllavi. Dhe kjo punė ėshtė bėrė". Zoi Themeli, nė deklaratėn e lėshuar nė prill 1949 shkruan: 1) "Pas ēlirimit tė Shqipėrisė janė lejuar organet e UDB-sė qė tė ngrinin spiunazhin nė Shkodėr, me qėllim qė gjoja tė zbulonin armiqtė e popullit jugosllav, t'i arrestonin vetė dhe tė bėnin si tė donin me kėta njerėz… OZN-a (sot UDB) kishte dėrguar pėr kėtė punė majorin Niko Piper. Ky arrestoi njė numėr njerėzish pa pyetur aspak organet tona dhe i shoqėronte pėr nė Jugosllavi… shumė prej tyre vriteshin rrugės, duke i masakruar, dhe ka ndodhur qė tė jenė vrarė dhe nė tokėn shqiptare". 2) "Nga mesi i vitit 1945 jugosllavėt, duke shoqėruar njė numėr kosovarėsh pėr nė Mal tė Zi, rrugės vrisnin njerėz nga kėta nė masė pa pasur asnjė faj... Koēi Xoxe ..., pas disa ditėve na urdhėroi qė kosovarėt e dorėzuar ose tė kapur t'u dorėzoheshin jugosllavėve... dhe me sa jemi informuar disa nga kėta gjetėn vdekjen". (vijon)

    Ndėrtesa e monopolit tė duhanit nė Tivar, ku u masakruan mijėra shqiptarė ė 1945

    O ramizi i di senet,sa per kriminel nate kohe ishte kriminel me uredhena te koci xoxes, enver hoxhes, a yhaa i funit ishte ramizi, po i di senet me mire se cdo njeri, me dashet te behet 1 here vetem burr e te marr frym shyptareqe, ai tregon ,
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #24
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Bashkėfajtorė pėr krime edhe kreu komunist i shtetit shqiptar
    Nga Luan Dode
    Masakrat nė Shqipėri para dhe pas asaj tė Tivarit (4)
    Njė grup fatzinjsh ishin edhe oficerėt shqiptarė nėn komandėn e Lidhjes II tė Prizrenit, tė ushtrisė e tė xhandarmėrisė, qė nuk u larguan dot me kohė nga Kosova dhe kaluan nė Shqipėri; autoritet shqiptare ua dorėzuan ata autoritetevee jugosllave tė cilat i pushkatuan tė gjithė.

    Nė dokumentet e zbuluara nga Komisioni Parlamentar i pėrmendur mė sipėr, flitet dhe pėr ekzekutime nė masė tė njerėzve qė u ktheheshin forcėrisht forcave jugosllave (Gazetat "55" dhe Koha Jonė tė datės 10/10/2010).

    Njė grup fatzinjsh ishin edhe oficerėt shqiptarė nėn komandėn e Lidhjes II tė Prizrenit, tė ushtrisė e tė xhandarmėrisė, qė nuk u larguan dot me kohė nga Kosova dhe kaluan nė Shqipėri; autoritet shqiptare ua dorėzuan ata autoritetevee jugosllave tė cilat i pushkatuan tė gjithė, shkruan Tahir Zajmi nė librin Lidhja e II° e Prizrenit, ku rendit disa nga emrat.

    Dorėzimi i Gani e Seit Kryeziu te jugosllavėt u bė me urdhėrin e Enver Hoxhės

    Beqir Ajazi, ish i burgosur politik, dėshmon se nė burgun e Tiranės ishin grumbulluar ata qė kishin shėrbyer si administratorė apo oficerė nė Kosovė, si mėsues, kryetarė komunash, prefektė, tregtarė, profesionistė tė lirė, agronomė, mjekė, dentistė etj., tė cilėt i ngarkonin nėpėr kamionė pėr nė Kosovė. Pėrmenden prof. Selman Riza, kapiten Spiro Gjika nga Himara, Qazim Komoni, Hivzi Gjolja, Xhemshid Duraku etj. Njė nga tė arrestuarit nė Durrės, veterineri Riza Ferri, nipi i patriotit tė njohur Jakup Ferrit, pasi dėgjoi emrin, piu strikininėn qė siguronte njė vdekje tė sigurt dhe bėri njė deklaratė ku tha, midis tė tjerash, se nuk do t'ia jepte Titos kėnaqėsinė pėr ta pasur nė dorė tė gjallė (nė librin Nga shkaba me kurorė te drapri me ēekan, f. 320-322).

    Shembullin pėr dorėzim njerėzish jugosllavėve e pati dhėnė qysh nė shtator 1944 personalisht Enver Hoxha cili, duke zbatuar njė kėrkesė tė Velimir Stojniēit, pohon se kishte dhėnė urdhėr "qė Ganiun e Seitin Kryeziun t'ua dorėzonin forcave partizane jugosllave" (nė librin Rreziku Anglo-amerikan pėr Shqipėrinė, f. 318).

    Mė 22 nėntor 1949, Qeveria shqiptare i ka drejtuar njė notė asaj jugosllave, ku, midis tė tjerash pohohet kėrdia qė jugosllavėt kanė bėrė mbi kosovarėt, brenda territorit tė Shqipėrisė. Aty thuhet: "Me mijėra kosovarė tė pafajshėm janė pushkatuar nė mase, ilegalisht pa gjyq nga organet e UDB-s gjatė luftės dhe pas luftės. Nė kėto masakra tė pashembullta tė popullsisė sė Kosovės ka marrė pjesė edhe agjenti i qeverisė jugosllave nė gjirin e qeverisė shqiptare, tradhtari Koēi Xoxe, nė fillim tė vitit 1945, kur, me cilėsinė si ministėr i brendshėm i Shqipėrisė, ai autorizoi oficerėt e UDB-sė tė pushkatoheshin ilegalisht dhe pa gjyq, nė tokėn shqiptare, mė tepėr se 1000 kosovarė tė pafajshėm".

    Pjesa mė e madhe e kuadrove komuniste tė Shqipėrisė u shėrbente me devotshmėri jugosllavėve

    Pėr kėtė notė kemi dy vėrejtje. Lidhur me hamendjet qė janė ngritur nė shtypin e pėrditshėm pėr numrin e viktimave, mendojmė se nuk ka rėndėsi vendimtare rrumbullakimi nė "njė mijė" i "kosovarėve tė pafajshėm" tė vrarė. E dyta. Del qartė se ky hap i verbėr ishte njė bumerang i qeverisė shqiptare, e cila po me Enver Hoxhėn kryeministėr, ministėr tė Jashtėm, tė Mbrojtjes, Komandant tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura etj., qė, masakra me tė tilla pėrmasa tė kryera brenda territorit tė Shtetit shqiptar, t'i faturoheshin njė individi, qoftė ky dhe ministėr i Brendshėm. Nga ana tjetėr dihet se qysh prej Kongresit tė Pėrmetit e deri nė mars 1946 ministėr i Punėve tė Brendshme ka qenė Haxhi Lleshi.

    E vėrteta ishte tepėr e hidhur. Pėrgjegjėsit kryesorė gjendeshin nė Byronė Politike, nė Komitetin Qendror tė Partisė dhe nė organe tė tjera shtetėrore kyēe. Pėr shembull, Sekretari Organizativ i KQ tė PKSh-sė, figura numėr dy e pushtetit nė Shqipėrinė e kohės, teneqepunuesi gjenerallejtėnant Koēi Xoxe, fshihej nė njė post shtetėror tė 'dorės sė tretė', nė krye tė Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit (paraardhėsja e Sigurimit tė Shtetit). Kurse kjo e fundit, deri nė mars 1946 varej nga Ministria e Mbrojtjes, pra nga Komandanti i Pėrgjithshėm, nga Enver Hoxha. Siē dihet e siē del katėrēipėrisht edhe nga procesi hetimor e ai gjyqėsor kundėr K. Xoxes, njė pjesė e madhe e krimeve gjatė viteve 1945-1948 janė kryer me miratim tė Byrosė Politike tė KQ tė PKSH-sė ose nė bashkėpunim, me dijeninė e miratimin apo me urdhėr tė Enver Hoxhės.

    Si ėshtė tashmė e vėrtetuar, fatkeqėsisht nė ato vite pjesa mė e madhe e kuadrove komuniste tė Shqipėrisė u shėrbente me devotshmėri internacionaliste vėllezėrve komunistė jugosllavė. Kurse njė pjesė e madhe e kupolės komuniste, me Hoxhėn nė krye, kishte rėnė nė duart e tyre.

    (Fund)

    Kthehu | 22.10.2010

    Nė burgun e Tiranės ishin grumbulluar ata qė kishin shėrbyer si administratorė apo oficerė nė Kosovė, si mėsues, kryetarė komunash, prefektė, tregtarė, profesionistė tė lirė, agronomė, mjekė, dentistė etj., tė cilėt i ngarkonin nėpėr kamionė pėr nė Kosovė. Pėrmenden prof. Selman Riza, kapiten Spiro Gjika nga Himara, Qazim Komoni, Hivzi Gjolja, Xhemshid Duraku etj. Njė nga tė arrestuarit nė Durrės, veterineri Riza Ferri, nipi i patriotit tė njohur Jakup Ferrit, pasi dėgjoi emrin, piu strikininėn qė siguronte njė vdekje tė sigurt dhe bėri njė deklaratė ku tha, midis tė tjerash, se nuk do t'ia jepte Titos kėnaqėsinė pėr ta pasur nė dorė tė gjallė
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Si u tradhtua Kosova nga komunistėt shqiptarė dhe “Masakra e Tivarit”

    Si u tradhtua Kosova nga komunistėt shqiptarė dhe “Masakra e Tivarit”

    Nga Tanush Kaso 26/10/2010 10:56:00




    Kanė kaluar 65 vjet nga pranvera e zezė e vitit 1945, kur disa mijėra burra e djem atdhedashės kosovarė, dėrgoheshin nė “thertoren” e Tivarit, tė pėrgatitur nga komunistėt serbo-malazezė, me miratimin apo bashkėpunimin e “vėllezėrve” komunistė shqiptarė.

    Ajo ngjarje e kobshme u la nė heshtje pėr njė gjysmė shekulli; pėr aq kohė sa nė Jugosllavi dhe nė Shqipėri e kishin pushtetin autorėt e saj. Por, vazhdimi i heshtjes prej varri edhe gjatė kėtyre njėzetė vjetėve tė fundit, pėr atė qė ka hyrė nė histori si “Masakra e Tivarit”, si edhe pėr krime tė tjera tė kryera nė Kosovė, duket paksa e pakuptimtė. Njė heshtje tė tillė, njė historian -nė njė debat televiziv pėr Himarėn- e ka shpjeguar me mosnjohjen e historisė nga politikanėt, tė cilėt po e drejtojnė shtetin tonė prej dy dekadash. Njė tjetėr mendon se kjo ka tė bėjė edhe me mungesėn e vullnetit politik tė kėtyre politikėbėrėsve, duke qenė se i lidhin shumė fije me tė kaluarėn komuniste dhe me pjesėmarrėsit nė ato krime. Frika e tyre se mos duke i ngacmuar ose operuar disa tumore kanceroze tė historisė, mund tė hapen plagė tė tjera, i ka lėnė tė paprekura ato. Kėsisoj, nuk ėshtė folur kurrė publikisht pėr gjenocidin e ushtruar mbi vėllezėrit tanė kosovarė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe mbas saj. Nuk ėshtė shkruar asnjė fjalė pėr “Masakrėn e Tivarit” dhe pėr krimet e tjera tė kryera nė Kosovė, as nėpėr librat shkollorė dhe as nė ata tė historisė. Nuk ėshtė thėnė e vėrteta me paanėsi, as nė librat me kujtime tė disa prej atyre “veteranėve tė krimeve komuniste”, tė cilėt u dėrguan nė mbarim tė vitit 1944 nė Kosovė, nga Enver Hoxha, me kėrkesėn e Titos, gjoja “pėr tė ēliruar popujt e Jugosllavisė”!!

    Nė kushtet e demokracisė e tė lirisė sė shprehjes, ndonjėri nga pjesėmarrėsit e divizioneve shqiptare qė shkuan nė Kosovė, si z. Sabri Godo, me prirje letrare, do tė kishte mundur tė tregonte pėrjetimet dhe mbresat e tij tė asaj kohe. Por, nuk e ka bėrė kėtė; ndofta duke pasur parasysh proverbin “heshtja ėshtė flori”…

    Ndėr dy-tri librat e botuar nė Shqipėri mbas vitit 1991, qė trajtojnė krimet e kryera mbi shqiptarėt e Kosovės, tė Maqedonisė e tė Malit tė Zi nga sllavo-komunistėt gjatė viteve ’40, si dhe mbi qėndresėn e armatosur tė atyre bashkatdhetarėve tanė, vlen tė pėrmendet “Ripushtimi i Kosovės” i studiuesit dhe historianit Lefter Nasi (ndonėse nė disa raste, ėshtė i diskutueshėm kėndvėshtrimi i tij). Nė atė libėr tė botuar nė Tiranė, mė 1994, nėn kujdesin e Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė (Instituti i Historisė), gjenden edhe disa faqe mbi “Mobilizimin e tė rinjve shqiptarė dhe masakrėn e Tivarit” (173-179). Ndėrsa nė Kosovė e Maqedoni, janė botuar me dhjetėra tė tillė, qė hedhin dritė mbi ato krime dhe mbi atė qėndresė heroike, por fatkeqe, tė tradhtuar nga vėllezėrit komunistė shqiptarė. Ēuditėrisht, ata libra nuk gjenden nė Bibliotekėn tonė Kombėtare.

    Vetėm nė vitin 1998, ėshtė botuar nė Tiranė njė libėrth me pak fletė, i titulluar “Masakra e Tivarit” (Serbo-Malazeze), me dėshmitė rrėqethėse tė tė mbijetuarit tė asaj masakre, z.Azem Ajdini. Por, ai kaloi pa ndonjė jehonė tė madhe. Dhe pėrsėri pllakosi heshtja, e cila vazhdoi deri pak kohė mė parė, kur dikush -thuajse rastėsisht- e nxori pėrsėri nė qarkullim kėtė ēėshtje.

    U bė njėfarė zhurme mediatike. Madje, u krijua edhe njė komision parlamentar, pėr hetimin e “Masakrės sė Tivarit”, puna e tė cilit thuhet se po vazhdon.

    Shkak pėr kėtė u bė njėri nga tė akuzuarit kryesorė, Ramiz Alia, me provokimet e tij dhe me futjen e hundėve nė politikėn e sotme. Siē dihet, ai ishte komisar politik i njėrit prej dy divizioneve shqiptare, qė u dėrguan dhe qėndruan nė Jugosllavi, qysh nga mbarimi i vitit 1944 e deri nė fund tė vitit 1945. Si i tillė, ai ėshtė vėnė nė qendėr tė diskutimeve dhe tė hetimeve rreth asaj ngjarjeje, tė ndodhur nė marsin e vitit 1945, nė Tivar tė Malit tė Zi, ku u masakruan dhe u vranė barbarisht rreth 3760 djem e burra tė Kosovės, tė moshės 16-65 vjeē, tė nisur forcėrisht kinse pėr tė luftuar gjermanėt, por tė paarmatosur!

    Ata u nisėn mė kėmbė nga Prizreni, tė shoqėruar nga roje serbo-malazeze tė armatosura dhe dolėn nė Kukės, duke vazhduar udhėtimin e mundimshėm deri nė Shkodėr, pėr tė dalė mandej nė Malin e Zi e deri nė Tivar ku u torturuan e u pushkatuan ata qė kishin mbetur gjallė nga keqtrajtimi gjatė atij rrugėtimi, qė ishte mė i tmerrshėm sesa ai Golgotės. Kohėt e fundit janė gjendur dokumente arkivore, qė vėrtetojnė se ishte dhėnė paraprakisht njė urdhėr, nga udhėheqja komuniste dhe shtabi jugosllav, ku thuhet shprehimisht se : “50 pėr qind e rekrutėve kosovarė, qė nisen pėr tė luftuar nė frontin e Triestes, tė likuidohen nė territorin shqiptar.” (Arkivi i Kosovės, fondi OKKM, dokumenti 335, nr.1, faqe 4, dhe dokumenti tjetėr respektiv nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme tė Shqipėrisė, qė ndodhet nė Dosjen e Koēi Xoxes). (Sipas gazetės “Standard”, e shtunė, 25 .09.2010, faqe 7).

    Ajo tragjedi shqiptare, filloi dhe mbaroi gjatė kohės kur dy divizione tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Shqiptare (i 5-ti dhe i 6-ti), ndodheshin nė Kosovė.

    Mirėpo, natyrshėm lindin pyetjet:

    Pėrse nuk iu ngrit Ramiz Alisė kjo akuzė vite mė parė, kur u vu pėrpara Drejtėsisė? Dhe pse u dėnua pėr krime tė tjera ordinere?

    Si ndodhi qė ai mė pas mori “pafajėsinė” dhe njė dėmshpėrblim tė menjėhershėm nė tė holla, mė tė madh se sa ky qė pėrcakton Ligji nr. 9831, dt.12.11.2007, pėr tė dėnuarit politikė tė regjimit komunist?!

    A mund t’i faturohet “Masakra e Tivarit” vetėm ish-komisarit tė Divizionit tė Pestė, Ramiz Alisė, kur dihet se ai divizion kishte edhe njė komandant, i cili sot ėshtė gjithashtu shėndoshė e mirė dhe madje, i vlerėsuar me disa tituj nderi e dekorata?

    Po krerėt e Divizionit tė Gjashtė dhe tė brigadave qė i pėrbėnin ato divizione, me shtabet pėrkatėse, nuk qenkan po ashtu fajtorė, pėr veprimet ose mosveprimet e tyre? Pse nuk pėrmendet asnjė nga ata?!

    Ka masakra e krime tė tjera, tė kryera nga komunistėt shqiptarė nė Kosovė e nė Shqipėri, pėr tė cilat Ramiz Alia do tė duhej tė pėrgjigjej seriozisht pėrpara drejtėsisė. Veēanėrisht, ai mban pėrgjegjėsi tė plotė, pėr periudhėn kur zėvendėsoi diktatorin Hoxha dhe qėndroi nė krye tė Partisė e tė shtetit, nga viti 1985 deri mė 1992. Po kur bėhet fjalė pėr “Masakrėn e Tivarit” dhe pėr krimet e tjera tė kryera ndaj shqiptarėve tė Kosovės, tė Maqedonisė e tė Malit tė Zi, janė edhe tė tjerė bashkėfajtorė me R. Alinė, tė cilėt nuk mund tė anashkalohen e tė lihen nė hije, pėr asnjė arsye. Asaj ēėshtjeje duhet t’i shkohet deri nė fund. Tė dalė nė dritė e vėrteta dhe tė ndėshkohen fajtorėt, qofshin tė gjallė apo tė vdekur, ligjėrisht dhe moralisht. Drejtėsia dhe shtetarėt e sotėm, duhet tė veprojnė sipas motos sė Sokratit tė lashtėsisė: “E kam mik Platonin, por dua mė shumė tė vėrtetėn”. Tė mos fshihen “prapa gishtit” (siē po bėhet tani), disa nga fajtorėt kryesorė tė asaj masakre, tė cilėt sot hiqen si patriotė e demokratė tė mėdhenj. Rishkrimi i historisė nuk duhet tė bėhet me retushime, si dikur nė Institutin e Marksizėm-Leninizmit. Le tė dalin nė shesh fytyrat e tė gjithė urdhėruesve dhe zbatuesve tė atyre krimeve tė pėrbindshme: ish krerėt e PKSH-sė, tė Sigurimit tė Shtetit, tė Shtabit tė Pėrgjithshėm; ish-komandantėt dhe komisarėt e tė dy divizioneve (tė 5-tė e tė 6-tė) si dhe tė brigadave pėrkatėse; pa harruar edhe tė tjerė aktivistė e propagandistė tė asaj ushtrie, e cila u vu tėrėsisht nė shėrbim tė sllavėve, kundėr vėllezėrve kosovarė dhe nė dėm tė interesave kombėtare. Tė tillė ishin Mihal Prifti, Gafur Ēuēi, Todi Naēo, Subi Bakiri e tė tjerė, tė cilėt mė pas zunė poste tė rėndėsishme nė shtetin komunist “pėr merita lufte”.

    Pėr t’i dhėnė njė pėrgjigje pyetjes se pėrse u dėrguan nė Kosovė dy divizionet e Ushtrisė Nacionalēlirimtare Shqiptare, duhet parė nėn dritėn e sotme, gjendja e krijuar nga mbarimi i vitit 1944, kur Lufta e Dytė Botėrore po merrte fund me disfatėn e plotė tė “Boshtit Berlin-Romė-Tokio”, i cili qe thyer qysh me kapitullimin e Italisė, mė 8 shtator tė vitit 1943. Japonia ishte kufizuar nė mbrojtjen e vendit tė vet. Ndėrsa Gjermania kishte mbetur e vetme, me ushtrinė e saj tė shpėrndarė nėpėr Evropė e deri nė Moskė e Stalingrad.

    Dihet se fatin e asaj lufte e vendosi ndėrhyrja kundėr forcave tė “Boshtit” e dy prej shteteve mė tė fuqishme tė botės, e SHBA dhe Anglisė, me epėrsinė e tyre tė jashtėzakonshme tė forcave detare e ajrore. Zhvillimet e mėtejshme nė Ballkan, nė Shqipėri e Jugosllavi, ishin tė ndėrvarura nga lufta dhe fitorja e fuqive tė mėdha, e aleancės Anglo-Sovjeto-Amerikane. Kėtė tė vėrtetė, fillimisht ka qenė i detyruar ta pranojė edhe vetė Enver Hoxha (ndėrsa mė pas e mohoi rolin e anglo-amerikanėve).

    Nė “Udhėzime tė KQ tė PKSH…”, drejtuar “Komiteteve tė Divizioneve, Komitetit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm…”, mė 15 janar 1945, flitet ndėr tė tjera pėr rolin vendimtar, qė luajti “gjendja e jashtme: ofensivat e mėdha, tė vazhdueshme tė Ushtrisė sė Kuqe, ēelja e frontit tė dytė…” Aty theksohet se “karakteri i luftėrave pėsoi njė ndryshim tė madh, si nė Tiranė, nė Qafėn e Kėrrabės dhe ajo e dy divizioneve, qė vazhdoi me muaj nė tokat e Jugosllavisė”. (PPSH Dokumente kryesore I Tiranė, 1971, faqe 300).

    Vijon numrin e ardhshėm... Titulli i origjinalit: Kush duhet tė pėrgjigjet pėr “Masakrėn e Tivarit” dhe pėr krimet e tjera tė kryera nė Kosovė?*

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kur krerėt nacionaliste tė Kosovės tė drejtuar nga Shaban Pelluzha, Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Mulla Iljaz Broja etj, po ashtu dhe krerėt e Malėsisė sė Gjakovės tė drejtuar nga Ram Muj Hoxha, Binak Aga, Ali Braha, Hysen Bajrami, Avdyl Qerimi, Ali Braha e Bajram Haziri tė cilėt nuk bo besonin as nė marrėveshjen e Bujanit dhe as nė sistemin bolshevik komunist qė pritej tė instalohej . Pas lufte filloi plani ogurzi i hartuar nė tavolinėn serbo-sllave i vėllavrasjes dhe genocidit nė Kosovė.

    Dhe pėr tė vėnė nėn zap Kosoven duhej nisur terrori nė Drenicė . Po pėrse Ramiz Alia, Ali Shukria, Fadil Hoxha, Zyfer Musiqi dhe kryesatrapi serbo-partizan Petar Brajovicc zgjodhėn pikėrisht Drenicėn??!! Pėrgjigja ėshtė retorike dhe s’ka nevojė pėr koment . Urdhėri vinte nga O.Z.N.A serbe gatuar me kohė me akademinė shqiptaro shfarosėse tė Vasa Ccubrioloviccit

    Pėrsenė e zbulon historia. Historia nuk ka faqe mė tė lavdishme tė kombit tonė sesa tė burrave atdhetarė tė Drenicės si Azem Galica, Ahmet Delia, Ram Lutani, Shaban Pelluzha, Mehmet Galica etj. Pra pikėrisht nė djepat e Drenicės ku pėrkundej nacionalizmi duhej tė fillonte masakra me idenė se pastaj Kosova ishte e marrė per t’ju bėrė dhuratė Serbisė.

    Sė dyti shkaku perse pikerisht u zgjodh Ramiz Alia tė udhėhiqte focat partizane shqiptare? Alia u pėrzgjodh si pjesa e njė projekti afatgjatė, u pėrzgjodh sepse ishte, ngelet nė pėrjetėsi symbol i pabesisė ndaj Kosovės, Shqiperisė por edhe ndaj shokėve tė vet. Jo mė kot Shaban Pelluzha ju drejtohet kėshtu atij dhe mercenarit tjeter tė Serbisė Fadil Hoxha : ‘Ju popullin e pacci nė qafė se na i lidhet duart me besė’.

    Sė treti dhe cc’e implikon Ramiz Alinė dhe gjenezen e tij serbo-boshnjake ėshtė fakti tashmė i dekonspiruar se Drenica ishte projektuar tė kthehej nė vendinstalimin e kolonėve serbo-boshnjake, pra tė baballarėve biologjikė tė Ramiz Alisė. Si pinjoll besnik i gatuar qė nė embrion me antishqiptari agjenti serb Alia i infiltruar pėrmes lėvizjes komuniste, antinazifashiste u bė promotorr i dėshqiptarizmit tė Drenicės dhe Kosovės dhe ndihmėtar i instalimit tė koloneve serbo-boshnjak. Ja si e pėrshkruan nė atė kohė strategjinė serbe pėr depopullimin autoktonas dhe kanalizimin serbo-boshnjak G.Kerticc nė librin ‘Kolonizimi i Serbisė Jugore’, ‘Drenica ėshtė krahina jonė me tokė tė butė. Sipas natyrės sė saj ajo ėshtė njėlloj me krahinėn e Bosnjės prandaj krajinasit vrapojnė pas saj. Nė kohėn e kolonializmit tonė nė Drenicė ka sunduar njė pasiguri e madhe. Vetėm pas vrasjes sė Azem Galicės dhe kur ka intervenuar ushtria me topa ka filluar njė kohė e re pėr kolonizimin dhe pėr jetėn e kolonistėve’.

    Dhe pėr ironi tė fatit nėn slloganin e gėnjeshtėrt tė vellazėrimit shqiptaro-serb bėhet njė lider ushtarako-politik i Shqipėrisė autor i genocidit anti-Drenicė,anti-Kosovė dhe kolaborator i ndėrgjegjshem nė kolonializimin e tokave shqiptare. Ky ėshtė Ramiz Alia. Ndėrsa plehra tė tjera komunisto-bolshevike si Shefqet Pecci, Manush Myftiu a Hysni Kapo i shėrbyen kauzės serbe ndoshta me parandėrgjegje por me shumė vendosmėri e terror ndėrkohė qė Ramiz Alia i shėrbente dhe vijon t’i shėrbejė deri nė grahmėn e fundit. Ai nuk del dot nga loja edhe po tė dojė sepse ustallarėt dhe gjaku gjenetik e kėrcėnojnė. E vetmja mėnyrė pėr ta frenuar ėshtė dekonspiracioni i tij dhe kėtė duket se do ta bėjė parlamenti ose mė mirė tė themi mazhoranca pėr tė cilėn uroj tė jetė dhe tė konsiderohet si njė hap i rėndėsishėm dhe jo sa pėr tė kaluar rradhė. Sali Berisha ngelet garanci unike pėr cuarjen nė fund tė kėtij misioni i cili s’duket dhe nuk duhet tė jetė politik pėrpos se krejtėsisht kombėtar.

    Ramiz Alia pjestar aktiv nė vrasjen e heroit tė kombit shqiptar Shaban Polluzha. (Realitete dhe pėrjetime nė vend tė analitikės’.

    Pėrpara se tė flasim pėr masakrėn e Tivarit duhet tė theksojmė se ushtria partizane shqiptare qė marshoi drejt Kosovės nė bashkėpunim dhe bashkėveprim me ushtrinė jugosllave dhe O.Z.N.A kreu shumė masakra tė tjera tė pėrgjakshme ku spikat dhe kulmon masakra e Drenicės dhe pikėsepari vrasja e heroit tė Kosovės Shaban Polluzha.

    Pikėrisht ate qė s’mundėn pėr vite e dekada ta bėnin ushtarėt ccetnikė e vojvodėt e Serbisė do ta bėnin me shqiptarėt e Kosovės partizanėt e Ramiz Alisė. Dėshmitarė okulare qė fatmirėsisht jetojnė edhe sot dėshmojnė se Ramiz Alia jo vetėm kishte gisht nė rrethimin e Shaban Polluzhės por dhe ka ndodhur sa vijon : ‘Ditėn qė u bė rrethimi dhe vrasja e Shaban Polluzhės nė Tersenik, Drenicė, Ramiz Alia jo rastėsisht instalohet nė fshatin Verboc po nė Drenicė shumė afėr vendgjarjes dramatike. Ai me porosinė e O.Z.N.A-s jugosllave vendoset nė shtepine e Sejdi Krelanit. Kjo vendosje ishte e paraqėllimtė pėr tė hetuar dhe paralizuar kėtė familje qė tė mos vinte nė ndihmė tė Polluzhės pasi e bija e tė zotit tė shtepisė Sejdi Krelanit ,Ajmane Krelani ishte e fejuar me tė birin e Shaban Polluzhės, Ramadanin. Ajmanja e cila i ka kthyer bukė me duart e veta Ramiz Alisė, tregon pėr dhimbjen dhe gjemėn qė u bė nė familje pas vrasjes sė Polluzhės dhe ngazėllimin qė shkaktoi tek Ramiz Alia. Fatmirėsisht si Ramadan Pelluzha dhe Ajmane Kerlani janė gjallė dhe janė gati tė dėshmojnė dhe tė konfirmojne kėtė dhe shume bėma te tjera kriminale tė Ramiz Alisė dhe shpurės sė tij. Diktatori i ardhėm i Shqipėrisė i cili u bė kumbar i mosbashkimit tė gjakut tonė punoi sicc dėshmohet pikė per pikė pėr strategjinė akademike serbe e cila ka pasur dhe vazhdon tė ketė nė thelb zhdukjen dhe shpėrnguljen nga trojet etnike tė shqiptarėve tė Kosoves dhe mė gjerė apo sicc e quan Vasa Cubrillovicc zhdukjen e pykės arnaute ne Ballkan. Pėr tė kuptuar mė sė miri pėrse u pėrzgjodh Drenica pėr terrorin e madh komunist le ti referohemi bisedes sė diktatorit Milloshevic bėrė me gjeneralin amerikan, liderin e atėhershem tė NATO-s nė Evropė z.Wesley Clarc nė Beograd. Nė bisedė e sipėr sicc dėshmon gjenerali nė memoriet e tij Milloshevici i nervozuar i shprehete atij ‘: Gabimin mė tė madh ne serbėt e bėmė nė vitin 1945. Athere ka qenė dashur tė mbaronim punė me Drenicėn’ . Publicisti Muhamet Mjeku nė njė libėr tė publikuar nė New York mė 2002 thekson dhe rezumon si mė poshtė: synimi serbo-kolaboracionist ‘kundėr Drenicės mė 1945 nuk luftuan vetėm serbėt, malazezėt, maqedonėt por luftuan edhe shqiptarė tė Shqiperisė (Kėtu bėhet fjalė pėr Ramiz Alinė dhe partizanėt e tij tė cilėt ishin organizuar nė formacionee ushtarake partizane dhe ishin tė verbuar skajsmerisht pas internacionalizmit komunist’).

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Lexova dhe sot artikullin e standartit dhe argumentet jane te pa diskutueshme.Malazezet dhe serbet, neprmjet motivit per clirim te Kosives nga gjermanet ne terheqje,filluan te cfarosnin kosovaret.Fshataret e kosoves u ngriten ne mbrojtje.Jugosllavet duke pare se situata po percipitonte ne dem te tyre thirren dy divizionet shqiptare neprmjet nje radiogrami i cili i devijoji nga motivi per te cilin ishin nisur, per tu futur ne Kosove per te bere porpogande se tashme interesi kombetar, e kerkonte qe te shkonim mire me vellezrit jugosllav.Shume prej kosovareve ju bashkuan (dorezuan )divizioneve shqiptare me shrehjen "ne bese tuaj".Natyrisht qe pabesia e komunisteve te cilen e shfaqen dhe ne 50 vjet, i dorzuan ato tek forcat jugosllave.
    Por interesante eshte qe kjo ngjarje analizohet pas 20 vjetesh demokraci!!!
    A eshte e mundur te gjykohet ramiz alia per kete ceshtje? Une them qe jo, pasi sistemi i drejtesise shqiptare nuk eshte rinovuar, por dhe vet shqiptaret nuk jane te predispozuar per te insistuar ne kete ceshtje, pasi ky popull nuk ndjehet i penduar per te kaluaren kriminale te diktatures.Te ndjehesh i penduar do te thote te privosh vehten per tu marre me politike, apo ne pushtetin e drejtesise per nje afat kohore kuptimplote.
    Por nese kosovaret binden per kete krim masiv, perse nuk kemi nje kerkese prej tyre qe kriminelet te vihen perpara drejtesise?Besoj se dhe intelektualet kosovare nuk jane cliruar nga nostalgjia e se shkuares komuniste, te cilen e shprehin dhe me festimin e datlindjeve te Hoxhes dhe Alise, pikerisht dy krimineleve te kesaj vrasje masive.
    Dikush thote , Oh sa mire me kene shqiptar, por une perderisa nuk ka pendim dhe denim te se shkuares, mund te them me keqardhje ,oh sa turp me qene i tille shqiptar.Dikush i fryn kuranit ,dikush bibles se dikush antagonizmave te tjera ,por me pare ngrihuni or popull per te vene me shpatulla pas muri fajtoret e se shkuares tragjike.Kur do te gjeme forca te korigjojme vetveten?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tradhtia ndaj Kosovės, partizanėt shqiptarė u vunė nė shėrbim tė jugosllavėve

    Tradhtia ndaj Kosovės, partizanėt shqiptarė u vunė nė shėrbim tė jugosllavėve

    Nga Tanush Kaso 27/10/2010 10:25:00


    Urdhri i Titos pėr Enver Hoxhėn tė dėrgonte nė Kosovė divizionet e partizanėve shqiptarė dhe si u pėrdorėn kėta tė fundit nga forcat serbe pėr tė shtypur shqiptarėt e Kosovės

    Nė kėto kushte, ushtrisė gjermane, tė thyer nė tė gjitha frontet, nė Rusi e nė Evropė, nuk i mbetej tjetėr veēse tė tėrhiqej me shpejtėsi e me sa mė pak humbje drejt atdheut tė vet, ku duhej tė bėnte qėndresėn e fundit. Kėsisoj, autokolona tė pafundme ushtarėsh e mjetesh, futeshin nga toka greke nė jug tė Shqipėrisė dhe duke pėrshkuar disa qindra kilometra arrinin nė veri, prej nga kalonin nė Jugosllavi, pėr tė vijuar rrugėn pėr nė Gjermani. Ndėrkohė, gjatė kėsaj maratone tragjike, qė vazhdonte me ditė e net, ajo goditej kohė pas kohe, nga prapa dhe anash, prej forcave partizane, me synimin qė tė dobėsohej sa mė shumė qėndresa e saj e mėtejshme nė Gjermani. Praparoja gjermane u pėrgjigjej flakė pėr flakė sulmeve tė forcave partizane dhe, pėr pasojė, mbeteshin shumė tė vrarė e tė plagosur nga tė dyja palėt. Por dėmin mė tė madh ia shkaktuan ushtrisė gjermane nė tėrheqje, avionėt anglo-amerikanė, me mitralime e bombardime, gjatė gjithė atij rrugėtimi tė tmerrshėm.

    Nė Shqipėri, pėr t’u pėrmendur ėshtė goditja e autokolonės gjermane nga aeroplanėt anglezė nė rrugėn Elbasan-Tiranė, tek vendi i quajtur Qafa e Kėrrabės, ku ende sot gjendet njė pėrmendore kushtuar “lavdisė sė luftės partizane”. Aty u qėlluan nga ajri e mbetėn tė vrarė shumė ushtarė gjermanė dhe u dogjėn e u shkatėrruan njė numėr makinash e mjetesh tė blinduara.
    Tė njėjtin fat pati autokolona gjermane edhe kur pėrshkoi rrugėn e kthimit nėpėr Jugosllavi. Ja si pėrshkruhen disa nga ato humbje, nė faqet e njė ditari me autor anonim, tė ruajtur e tė botuar (pjesėrisht) nė vitin 2006, nga ish-ushtaraku i Divizionit tė 6-tė shqiptar nė Jugosllavi, Resul Bedo:
    “2 janar 1945: Mot i rėnduar, erė e furtunė. Brigada e 7-tė marshon nė drejtim tė Jabllanicės. Rruga e mbushur me kufoma nazistėsh dhe armė. Luftėtarėt mbledhin armė e municione. Gjurmė tė bombardimeve tė aviacionit anglo-amerikan nė Bioce...
    4 janar 1945: Marshimi i brigadave kryhet nėpėr luginėn e lumit Tara. Kudo gjurmė luftimesh. Kolonat e nazistėve janė ndėshkuar rėndė nga aviacioni i aleatėve. Rifillojnė luftimet mes pararojės sė Divizionit, me praparojėn e nazistėve, nė afėrsi tė Kolashinit...
    5 janar 1945: Vazhdon tė bjerė shi e borė... Ndeshen gjatė rrugės trupa tė shumtė tė kufomave, kamionė e mjete tė shkatėrruara, qė kishin targa tė Shqipėrisė dhe tė Athinės”.
    (Resul Bedo: “Divizioni i 6-tė “Sulmues” nė fletėt e njė ditari” – Tiranė, 2006).
    Pra, shihet qartė se ushtria gjermane po largohej vetė, si nga Greqia e Shqipėria, edhe nga Jugosllavia.
    Kėto vende po zbrazeshin, po ēliroheshin, sepse Gjermania, e mundur dhe e thyer nė frontet kryesore tė luftės, nga forcat ushtarake tė aleancės anglo-sovjeto-amerikane, nuk kishte asnjė arsye pėr tė qėndruar ende nė Ballkan. Ajo tanimė po tėrhiqej nė atdheun e vet, duke i lėnė tė lira vendet e Ballkanit, qė i kishte pushtuar “pėrkohėsisht”, pėr nevojat e “luftės kundėr anglo-saksonėve”, - siē kishte deklaruar kryekomandanti i forcave gjermane, sapo kishte shkelur nė Shqipėri (shih gazetėn “Kombi”, 28 shtator 1943). Kėshtu qė -nė tė vėrtetė- kėto shtete nuk po i ēlironin partizanėt, pavarėsisht se ata, qysh nga shtatori 1943 e nė vazhdim, kishin bėrė luftė ēetash kundėr forcave gjermane. Me pak fjalė: Ėshtė e qartė dhe e sigurt se Jugosllavia do tė ishte ēliruar edhe pa ndihmėn e dy divizioneve shqiptare, tė kėrkuara me ngut nga Josif Broz Titoja. Po pėrse iu deshėn, realisht, udhėheqjes sė lartė sllavo-komuniste, ato forca ushtarake shqiptare nė Jugosllavi, e veēmas nė Kosovė (kur gjermanėt ishin larguar andej)?
    Nė se do tė pranonim versionin e propagandės komuniste se ato shkuan atje, tė shtyra nga ndjenja internacionaliste “pėr tė ēliruar Jugosllavinė”, atėherė: pėrse kur dy divizionet po shkonin drejt Sarajevės, nė ndjekje tė gjermanėve, iu dha papritmas urdhri qė tė ktheheshin nė Kosovė?
    Ishte njė urdhėr i dhėnė me fonogram nga Tirana, qė i ēuditi edhe krerėt e Divizionit tė 6-tė, me tė cilin kėrkohej qė:
    “Divizioni i 6-tė tė ndėrpresė luftimet nė Bosnjė dhe tė pėrqendrohet nė Kosovė (nė zonėn Mitrovicė-Vuēitern-Podujevė.” . Ky urdhėr i pabesueshėm bėri qė radisti i Divizionit tė kėrkojė ritransmetim. Erdhi i njėjti njoftim: “Divizioni tė ndėrpresė luftimet nė Bosnjė dhe tė pėrqendrohet nė Kosovė.”...Komandanti i Divizionit, kolonel Gjin Marku dhe komisari Njazi Islami kėrkuan tė dinin mė tepėr. Pėrsėri erdhėn shpjegime tė tjera. Divizioni duhej tė kthehej nė Kosovė. Po pėrse?” (Resul Bedo: “Divizioni i 6-tė “Sulmues”, nė fletėt e njė ditari”. Tiranė, 2006; faqe 183-184).
    Pėrgjigjen e asaj pyetjeje, ata do ta merrnin menjėherė sapo tė arrinin nė Kosovė e tė njiheshin me gjendjen e krijuar atje, me terrorin e pashembullt serbo-malazez mbi popullsinė shqiptare dhe me rezistencėn e armatosur tė burrave tė Kosovės, pėr vetėmbrojtje. Kėrkohej ndėrhyrja e dy divizioneve shqiptare, si “amortizatorė”, pėr qetėsimin e situatės, pėr shuarjen e qėndresės mbarėpopullore kosovare. Kjo fillimisht do tė bėhej me propagandėn mashtruese tė “vėllazėrim-bashkimit”; pastaj edhe me prerje nė besė e tradhti tė hapur, deri nė ndeshje me armė, me kosovarėt kryengritės.
    Synohej vazhdimi i strategjisė sė ndjekur nė Shqipėri nga misionarėt jugosllavė tė tipit Mugosha e Miladin Popoviē, qysh me krijimin e Partisė Komuniste Shqiptare, pėr tė pėrdorur shqiptarėt kundėr shqiptarėve. Nė kėtė rast, komunistėt e Shqipėrisė do tė duhej tė vepronin mbi bashkėkombėsit e Kosovės, pėr llogari tė shovinistėve serbo-malazezė, tė maskuar pas ideologjisė marksiste-leniniste dhe “internacionalizmit proletar”. Kėtė “detyrė internacionaliste”, udhėheqėsit komunistė tė Tiranės (Enver Hoxha, Koēi Xoxe, Haxhi Lleshi, etj...) si dhe krerėt e pėrzgjedhur tė dy divizioneve tė dėrguar nė Kosovė, do ta realizonin plotėsisht, me tė gjitha format e mjetet, me mashtrim e dhunė. Ata u kthyen nė kodoshė politikė, duke u pėrpjekur t’iu mbushnin mendjen kosovarėve se ujqėrit serbė e malazezė me yllin e kuq, tanimė ishin kthyer nė qengja.
    Populli fisnik i Kosovės i priti me pėrzemėrsi bashkėkombėsit e divizioneve “nacionalēlirimtare shqiptare”; shpresoi dhe besoi nė mbrojtjen e tyre. Por, dolėn tepėr tė zhgėnjyer, kur panė se ata i kishin humbur tė gjitha cilėsitė e mira tė shqiptarit dhe ishin bėrė njėlloj si sllavėt.
    Le tė shikojmė disa nga ēastet e mikpritjes sė ēiltėr kosovare, sipas librit tė pėrmendur mė sipėr, tė R. Bedos, “Divizioni i 6-tė “Sulmues” nė fletėt e njė ditari”:
    Faqe 201: “Brigada e 8-tė dhe e 22-tė parakalojnė nė Mitrovicė, tė brohoritura nga populli. Brigada e 22-tė vazhdon marshimin nė drejtim tė qytetit Vuēitern. Vendoset nė qytet dhe pritet me pėrzemėrsi nga populli.”
    Faqe 269: “Ardhja e Divizioneve tona nė Kosovė, ndikoi pėr tė zbutur goditjet e egra dhe raprezaljet ndaj shqiptarėve, ndikoi nė ndalimin e vrasjeve masive nga ana e serbėve. Po ajo nuk ia arriti tė shmangte tėrėsisht tė keqen. Nė ditėt e mėvonshme ngjarjet rrodhėn ndryshe.”.
    Pra, dy divizionet shqiptare, edhe pse ishin nė dijeni tė plotė dhe i shihnin nga afėr ngjarjet tragjike, nuk bėnė asnjė veprim konkret pėr ta ndalur “tė keqen”. Ato vetėm mbanin konferenca nė popull, pėr “bashkim-vėllazėrimin” dhe hanin pite Kosove. Nuk ėshtė aspak e vėrtetė ajo qė thuhet se “Ardhja e Divizioneve... ndikoi nė ndalimin e vrasjeve”, sepse “Masakra e Tivarit” ndodhi bash nė atė kohė, kur ato gjendeshin nė Kosovė, nė marsin e vitit 1945. Madje, kjo ngjarje as qė pėrmendet fare nė librin e shkruar “me partishmėri tė lartė” nga ish-pjesėtari i asaj ushtrie, Resul Bedo.
    Faqe269: “17 mars 1945: Sot nė Podujevė, komisari i Brigadės 7-tė, Qazim Kapisyzi, mbajti njė konferencė, ku morėn pjesė njė shumicė e madhe vendėsish. Batalionet zhvillojnė konferenca nė popull”.
    Faqe 270: “Nė Bosnjė jetonim tė uritur, me pak bukė elbi ose dy kokrra patate nė ditė, kurse nė Kosovė motrat tona na shtrojnė nė sofėr pite Kosove.”
    Kjo na kujton vargjet e Naimit: “Buk’ e mėmėdheut i zėntė, tradhėtarėt e pabesė!”. Sepse shumė prej atyre djemve e burrave tė Kosovės, qė me flamurin kombėtar ndėr duar, u bashkuan me divizionet shqiptare dhe kėrkonin shpėtim prej tyre, iu kthyen poshtėrsiht forcave jugosllave, ku gjetėn vdekjen. Diēka e tillė tregohet (pjesėrisht), edhe nė librin “Unė, Ramiz Alia, dėshmoj pėr historinė”, nga i cili citojmė:
    Faqe 35: “Ne morėm njė urdhėr nga Shtabi i Pėrgjithshėm i ushtrisė jugosllave, qė tė dy divizionet tona tė shkojnė nė Kosovė... atje nė atė kohė kishte lėvizje antijugosllave. Me pak fjalė, situata ishte shumė e turbullt. Mė kujtohet, asokohe flisnin shumė keq pėr njė brigadė malazeze, e cila bėnte kėrdinė nė Kosovė”.
    ( Pra, komisari i Divizionit tė 5-tė, R. Alia, ėshtė nė dijeni pėr atė qė ndodh me vėllezėrit kosovarė dhe nuk reagon fare, d.m.th. pranon nė heshtje gjithēka. Dhe juridikisht e moralisht, mosveprimi dėnohet).
    Faqe 36: “...divizioni ynė nuk ka marrė pjesė nė luftime. Por neve na kanė ardhur shumė kosovarė, e mbaj mend si sot, me flamur shqiptar duke thėnė: -Nė dorėn tuaj...”.
    Dhe Ramizi me shokė, i dėrgoi ata nė duart e kasapėve serbo-malazezė. Kjo ėshtė e pafalshme!
    Komisari R. Alia dhe komandanti Rrahman Perllaku, i kanė qėndruar besnikė nė krime, padronit tė tyre, Enver Hoxhės, tė cilit i raportonin gjithēka u kėrkonte; dhe zbatonin me servilizėm urdhrat e tij.
    Mė 7 prill 1945, vetėm njė javė mbas masakrės sė Tivarit, nga Mitrovica ata i pėrcjellin Shtabit Operativ pėr Kosovė e Metohi, listėn e kosovarėve tė tjerė, qė do tė dėrgoheshin drejt vdekjes. Nė dokumentin qė gjendet nė Arkivin Qendror tė Shtetit, firmosur nga komandanti, n/kolonel Rrahman Perllaku dhe komisari, n/kolonel Ramiz Alia, shkruhet tekstualisht: “Bashkangjitun po ju dėrgojmė listėn emnore e tė dorzuemve dhe tė vullnetarėve kosovarė t’ardhun nė radhėt e kėtij Divizioni.-“. (Gazeta “RD”, 21 shtator 2010).
    Ndėrsa me radiogramin e nisur nga Tirana, mė 5 qershor tė vitit 1945, urdhėrohej: “Divizionit tė 5-tė. Tė arratisurit e dorėzuar nė Divizionin tuaj, dėrgojani Divizionit 52 (jugosllav- T.K.) -Enver.” (Gazeta “RD”, 22 shtator 2010).
    Nė “dėshminė e tij pėr historinė” si dhe nė librat e tjerė me histori lufte, ish komisari i Divizionit tė 5-tė nuk thotė asnjė gjysmė fjale pėr “Masakrėn e Tivarit”. Bėn tė padijshmin dhe i shmanget pėrgjegjėsisė pėr atė ngjarje makabre.
    Pa ndihmėn dhe bashkėpunimin me komunistėt shqiptarė, Titoja do ta kishte shumė tė vėshtirė t’i shtypte revoltat nė Kosovė. Dhe vetėm pėr kėtė qėllim i kėrkoi dy divizionet shqiptare, jo pėr tė luftuar gjermanėt e pėr tė “ēliruar Jugosllavinė”.
    “Operacionet e organizuara me pjesėmarrjen e reparteve tė shumta ushtarake jugosllave, kundėr “forcave kundėrrevolucionare”, filluan nė ditėt e para tė dhjetorit 1944. Nė botimet e ndryshme tė publikuara nė Serbi dhe nė Jugosllavi, midis tė tjerave, ėshtė theksuar se pas ēlirimit tė Kosovės, atje shpėrtheu njė qėndresė e armatosur me pjesėmarrjen e mijėra “kundėrrevolucionarėve” dhe “brigadave balliste”... Sipas tyre, qėndresa e armikut ishte aq e fuqishme nė disa rajone tė Kosmetit (si nė Drenicė), saqė ēoi deri nė luftime frontale.” (Lefter Nasi: “Ripushtimi i Kosovės” - Tiranė 1994, faqe 142).
    “...nėn pretekstin e mbledhjes sė armėve dhe tė shtypjes sė reaksionit, repartet jugosllave filluan fushatėn e terrorit, pa bėrė asnjė dallim... Ata filluan ta torturonin dhe ta dėnonin pa gjyq popullsinė, duke e akuzuar se kishte armė.” (Po aty, faqe 143).
    “Nė kėtė operacion, krahas reparteve tė UNĒ tė Jugosllavisė, morėn pjesė edhe formacione tė UNĒ tė Shqipėrisė, tė cilat nė atė kohė vepronin nė Kosovė. Sipas pohimeve arbitrare tė Shtabit Operativ tė Kosovės, Brigada e 5-tė e UNĒSh do tė vepronte nė “vatrėn e reaksionit”, nė krahinėn e Drenicės.
    ...terrori antishqiptar mori pėrmasa tė gjera, tė shėmtuara dhe, pėr rrjedhojė, ai provokoi revoltėn masive tė armatosur tė popullit shqiptar pėr t’u vetėmrojtur.” (Po aty, faqe 144).
    “Nė mesnatėn e 2 dhjetorit 1944 mijėra fshatarė tė udhėhequr nga Adem Gllavica, Qazim Llugaxhia, Hysen Tėrpeza, etj., sulmuan gadi nga tė gjitha anėt qytetin e Ferizajt. Pasi thyen qėndresėn e forcave qė ruanin qytetin, brenda njė kohe tė shkurtėr ata marshuan drejt qendrės sė qytetit dhe ndėrtesės ku ndodhej shtabi i brigadės. Me fshatarėt qė sulmonin u bashkuan banorė tė qytetit, si edhe njė pjesė e tė rinjve shqiptarė tė mobilizuar nė formacionet e UNĒ tė Jugosllavisė...
    Me kėrkesėn e shtabeve jugosllave, aty u dėrgua me nxitim edhe Brigada e 25-tė e UNĒSh, e cila deri nė kėtė kohė ishte e pėrqendruar nė Gjakovė. Mė 3 dhjetor ajo arriti nė qytetin e Ferizajt, ku vazhdonin luftimet ndėrmjet Brigadės sė dytė kosovare dhe forcave qė kishin sulmuar qytetin, tė cilat arrinin nė 2500 veta. Nė mbrėmjen e asaj dite u fut nė luftim batalioni i parė dhe i dytė i kėsaj brigade (tė 25-tė, tė UNĒ Shqiptare – T.K.). Rrethimi i qytetit u ēa brenda njė kohe tė shkurtėr, sepse forcat fshatare e lėshuan frontin... Forcat fshatare tė pėrqendruara nė atė sektor, u tėrhoqėn pa bėrė asnjė qėndresė dhe “pa shkrehur asnjė pushkė”, sepse nuk pranuan tė ndesheshin me formacionet e UNĒ tė Shqipėrisė.” (Po aty, f.145-146).
    Janė edhe njė varg revoltash tė tjera tė kosovarėve nė Gjilan, Mitrovicė, Drenicė, Polluzhė, Vuēitern, etj.. Dhe pas shuarjes sė tyre, pėr shkak tė kolaboracionizmit tė komunistėve shqiptarė me serbo-malazezėt, vijojnė operacionet ndėshkimore dhe gjenocidi i vėrtetė, qė shtrihet edhe nė fshatrat mė tė thella, nė tė gjithė Kosovėn.
    “Shtypja e revoltave u shndėrrua nė njė kasaphanė tė vėrtetė, qė synoi asgjėsimin sistematik dhe tė organizuar tė popullit shqiptar. Nga tė dhėnat e dėshmitarėve tė ngjarjeve dhe tė dokumentave tė kohės, del se gjatė dimrit tė vitit 1944-1945 nė viset shqiptare nė Jugosllavi, u asgjėsuan rreth 40.000 veta.” (L. Nasi: “Ripushtimi i Kosovės”, faqe 182).
    Disa nga drejtuesit e UNĒ Sh dhe ata tė LANĒ tė Kosovės “i informuan drejtuesit kryesorė tė PKSH pėr gjendjen e rėndė, pėr ndjekjet, raprezaljet e terrorin qė mbizotėronte nė Krahinė. Nė atė kohė F. Hoxha (Fadil Hoxha, udhėheqėsi komunist kosovar – T.K.), deklaronte hapur se nė politikėn e ndjekur nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare, nuk shikonin ndonjė ndryshim me tė kaluarėn, se shqiptarėt vuanin si nė periudhėn e Jugosllavisė sė kralėve. Por drejtuesit e PKSH nuk patėn kurajon e guximin pėr tė ngritur zėrin dhe pėr tė kėrkuar zgjidhjen e problemit kombėtar tė popullit shqiptar, pėr tė mbrojtur tė drejtat e tij tė ligjshme kombėtare, por as pėr tė protestuar kundėr shtypjes sė egėr tė ushtruar nė kėto vise. Pėr mė tepėr, njė nga drejtuesit kryesorė tė PKSH, Koēi Xoxe, e informonte shefin e OZN-as pėr Kosovėn, S. Gjakoviēin, pėr takimet dhe ankesat e paraqitura nė atė periudhė nga F. Hoxha.” (Po aty, faqe 160).
    “Pas qetėsimit tė gjendjes nė kėto vise, udhėheqja e Partisė Komuniste Jugosllave kėrkoi largimin e formacioneve tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare tė Shqipėrisė, drejt kufijve jugorė tė Republikės sė Maqedonisė dhe mė pas kthimin e tyre nė Shqipėri.” (Lefter Nasi: “Ripushtimi i Kosovės”, faqe 183).
    Kuptohet se mbasi i kishin pėrdorur siē deshėn vetė dy divizionet shqiptare dhe mbasi e kishin arritur qėllimin e tyre kryesor: vėnien e Kosovės nėn kontrollin e plotė policor, pėr jugosllavėt tanimė ato forca ushtarake ishin krejtėsisht tė panevojshme, madje “tė bezdisshme”. Kishte mbaruar akti i fundit i tradhtisė ndaj popullit tė Kosovės.

    Vijon numrin e ardhshėm... Titulli i origjinalit: Kush duhet tė pėrgjigjet pėr “Masakrėn e Tivarit” dhe pėr krimet e tjera tė kryera nė Kosovė?*

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Si e orkestroi Titoja Enver Hoxhėn kundėr Kosovės

    Si e orkestroi Titoja Enver Hoxhėn kundėr Kosovės

    Tanush Kaso 28/10/2010 10:02:00

    Jugosllavėt nuk e patėn tė vėshtirė t’i fusnin shqiptarėt nė kėtė rol, sepse punėt nė Shqipėri kishin ndryshuar nė favor tė tyre qė nė vitin 1943, pas Mukjes.

    Kjo ėshtė historia e vėrtetė, “kurrė e shkrueme”. Dhe ėshtė mirė qė kėtė kanė filluar ta njohin edhe disa nga bashkatdhetarėt tanė tė nderuar kosovarė, tė cilėt mė parė e adhuronin pa masė udhėheqėsin kryesor tė PKSH-sė, shqiptar-vrasėsin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave, Enver Hoxhėn. Natyrisht, asokohe ata e shikonin Hoxhėn si njė simbol tė shtetit amė, pa e ditur se ē’prapaskena kishte pėrgatitur ai me sllavo-komunistėt dhe ē’gjėma u kishte shkaktuar shqiptarėve, kėtej dhe andej kufirit.

    Njėri prej atyre vėllezėrve kosovarė, ėshtė edhe atdhetari i shquar, z. Adem Demaēi, i cili vuajti pėr shumė vite me radhė nė burgjet e Jugosllavisė, pėr kauzėn e drejtė tė kombit shqiptar. Ja sa qartė shprehet ai tani, nė njė intervistė tė botuar nė gazetėn “Ndryshe”, dt. 25 maj 2007, pėr atė pjesė tė historisė:

    “Pyetje: Nė dimrin e vitit 1944, nė Kosovė e Metohi dhe nė disa nga trojet e tjera tė shtetit jugosllav, hynė brigadat partizane shqiptare. Si e gjykoni ju rolin e tyre, ka qenė pozitiv, apo negativ?

    Adem Demaēi: Shikoni, kjo ėshtė dinakėria e madhe e Titos. Pas fitores mbi fashizmin, jugosllavėt llogarisnin nė Kosovė njė kryengritje mbarėpopullore, qė ndoshta nuk do tė kishte tė pushuar deri nė ēlirimin e plotė tė saj. Kėtė kryengritje nuk do ta kishin tė lehtė ta shuanin, sidomos nė Drenicė. Njė problem tjetėr i madh pėr ta ishte se do tė komprometoheshin para botės, nė se do tė hynin nė luftė tė armatosur e tė pėrgjakshme kundėr kryengritėsve shqiptarė. Bash nė kėtė moment tė vėshtirė e delikat, Enver Hoxha i bėri Titos njė shėrbim tė madh. Ai dėrgoi kėtu brigadat partizane shqiptare, tė cilat luajtėn rolin e ftohjes sė ngjarjeve dhe zbutjes sė gjakrave. Sapo hynė ato, nė tė gjitha hapėsirat e Kosovės, nė tė gjitha organizimet ushtarake tė saj, u pėrhap fjala: “Shpėrndahuni, vllazėn, se nuk luftojmė vllau me vllaun...” Ai ka qenė grushti mė i madh kundėr Kosovės, lėre se si ėshtė interpretuar mė vonė nga historiografia e politizuar shqiptare. Jugosllavėt nuk e patėn tė vėshtirė t’i fusnin shqiptarėt nė kėtė rol, sepse punėt nė Shqipėri kishin ndryshuar nė favor tė tyre qė nė vitin 1943, pas Mukjes”.

    Po kush ishin krerėt e dy divizioneve shqiptare, qė Enver Hoxha dėrgoi nė Jugosllavi (d.m.th. nė Kosovė), me kėrkesėn e Josip Broz Titos? Mbi ēfarė kriteresh ishin pėrzgjedhur komandantėt dhe komisarėt e atyre formacioneve luftarake, tė cilat - sipas marrėveshjes sė fshehtė - kaluan kufirin verior, nė fillim tė dhjetorit 1944, dhe u futėn nė Jugosllavi, ku qėndruan deri nė fund tė vitit 1945?

    Divizioni i 5-tė komandohej nga koloneli Rrahman Parllaku, me pėrvojė tė gjatė lufte, sidomos nė jug tė Shqipėrisė (po edhe nė veri), ku kishte dhėnė prova besnikėrie si kryetar i njėsitit gueril, qė vepronte nė Vlorė, pėr asgjėsimin e atdhetarėve antikomunistė.

    Komisar politik ishte koloneli Ramiz Alia, tė cilin “e kishte kalitur Partia” qysh nė moshė tė re dhe qė vinte “internacionalizmin proletar” mbi idealet kombėtare shqiptare, tė cilat nuk i njihte fare, pėr shkak tė prejardhjes sė tij joshqiptare.

    Komandant i Divizionit tė 6-tė ishte koloneli Gjin Marku, i njohur si njeri i kompromiseve, si me gjermanėt nė Berat, ashtu edhe me sllavėt. E veēanta e kėtij ėshtė se kur kosovarėt keqtrajtoheshin dhe niseshin drejt Masakrės sė Tivarit, ai bėnte dashuri me njė korriere tė ushtrisė jugosllave, tė cilėn mė pas do ta merrte pėr grua.

    Komisar i kėtij divizioni ishte pėr njė kohė koloneli Njazi Islami dhe mė pas koloneli Myzafer Spaho.



    Divizioni i 5-tė pėrbėhej nga kėto brigada:

    E 3-a, me komandant major Hulusi Spahiun dhe komisar major Shahin Rukėn.

    E 5-a, me komandant major Shefqet Peēin dhe komisar major Hito Ēakon.

    E 23-a, me komandant major Hamit Keēin dhe komisar major Xhavit Qesen.

    E 24-a, me komandant major Ndreko Rinon dhe komisar major Ethem Gjinushin.



    Divizioni i 6-tė pėrbėhej nga kėto brigada:

    E 6-a, me komandant major Jaho Gjolikun dhe komisar major Xhule Ēirakun.

    E 7-a, me komandant major Musa Dacin dhe komisar major Qazim Kapisyzin.

    E 8-a, me komandant major Feti Smokthinėn dhe komisar major Rasim Bazon.

    E 22-a, me komandant major Sali Verdhėn dhe komisar major Nimet Ymerin.

    Brigada e 25-tė, me komandant major Veli Doēin (Nimanin) dhe komisar major Nuri Arapin, u nda midis dy divizioneve.

    Brigadat pėrbėheshin nga kompanitė, qė kishin komandantėt dhe komisarėt pėrkatės. Ishin edhe shtabet e brigadave dhe tė batalioneve, tė divizionit tė 5-tė e tė 6-tė, me kuadrot pėrkatėse.

    Mbi tė gjithė kėta, ishte Shtabi i Pėrgjithshėm, qė kryesohej nga koloneli Gjin Marku, i cili mbante lidhje tė drejtpėrdrejta me Enver Hoxhėn dhe pėrgjigjej pėr tė gjitha veprimet dhe mosveprimet e atyre forcave tė armatosura.

    Duke ndjekur rrugėn e Divizionit tė 6-tė “Sulmues”, luftimet dhe ngjarjet e tjera, aq sa tregohen nė pjesėt e publikuara tė “ditarit”, nuk mund tė mos vihet re mosha tepėr e re e mjaft prej tė rėnėve ndėr luftime. Dhe natyrshėm vijnė pyetjet:

    Kush i mobilizoi ata adoleshentė dhe i dėrgoi nėpėr atė dimėr tė llahtarit, qė tė luftonin nė Jugosllavi? Kush i caktoi nė vijėn e parė tė zjarrit, drejt vdekjes sė sigurt, ata fėmijė? Pėrse komandanti Gjin Marku nuk tregoi kurrfarė kujdesi pėr ruajtjen e jetės sė tyre? Pėrse u sakrifikuan ata djem dhe vajza shqiptare? Kush tjetėr, pėrveē drejtuesve kryesorė tė divizionit, duhet tė pėrgjigjet pėr ato jetė rinore tė humbura nė dhe tė huaj, pėr llogari tė jugosllavėve?

    Ky ėshtė njė tjetėr krim i kryer nga drejtuesit kryesorė tė PKSH-sė dhe tė ushtrisė, tė cilin nuk mund ta kalojė nė heshtje historia e rishkruar.

    Nuk ka zemėr njerėzore qė tė mos preket, kur shikon ato fytyra fėminore, tė pafajshme; kur lexon emrat dhe datėlindjet e atyre djemve dhe vajzave, qė janė radhitur nė fundin e atij ditari tė pėrgjakur:

    Seit Lesko Leskaj – Lindi mė 1927 nė fshatin Tatzat tė Delvinės. Djalė i vetėm. Student i Liceut tė Korēės. U vra nė Mal tė Zi, mė 6 dhjetor 1944. (Pra: 1944-1927=17 vjeē).

    Fanjo Thoma Ēiēaku – Kjo vajzė lindi mė 1928, nė fshatin Leusė tė Pėrmetit. U plagos rėndė nė luftime, nė Mal tė Zi, nė dhjetor 1944; dhe vdiq mbas disa ditėsh. (1944-1928=16 vjeē).

    Astrit Veip Selimi – Lindi mė 1928, nė fshatin Kalasė tė Delvinės. Mbeti dėshmor nė Bioēe tė Malit tė Zi, mė 6 dhjetor 1944, nė moshėn 16-vjeēare.

    Musa Tahir Abazi – Lindi mė 1927, nė fshatin Kuē tė Kurveleshit. Ra dėshmor nė Bioēe tė Malit tė Zi, mė 6 dhjetor 1944, kur ishte vetėm 17 vjeē.

    Qebir Feti Balilaj – Lindi mė 1927, nė fshatin Rexhin tė Kurveleshit. Ra dėshmor nė Akullnajėn e Verushės, nė Mal tė Zi, mė 17 dhjetor 1944, kur ishte 17 vjeē.

    Jahja Namik Alite – Lindi mė 1927, nė qytetin e Gjirokastrės. Ra dėshmor nė dhjetor tė vitit 1944, nė Akullnajėn e Verushės, nė Mal tė Zi. Ishte 17 vjeē.

    Boēo Mero Caca – Lindi mė 1927, nė fshatin Bolenė tė Kurveleshit. U vra nė Mal tė Zi, nė dhjetor 1944, nė moshėn 17-vjeēare.

    Riza Avdyl Hoxha – Lindi mė 1928, nė lagjen Palorto tė Gjirokastrės. Ra dėshmor nė malin Suhagora tė Bosnjes, mė 24 janar 1945, nė moshėn 16-17 vjeēare.

    Boēo Hamit Sinovarfi – Lindi mė 1928, nė fshatin Kuē tė Kurveleshit. Ra dėshmor nė malin Suhagora tė Bosnjes, nė janar 1945, kur ishte rreth 16-17 vjeē.

    Niko Harilla Rrapo – Lindi mė 1929, nė Himarė. Ishte njėri nga vogėlushėt e Brigadės sė 6-tė, qė dallohej pėr zgjuarsi e trimėri. Ra dėshmor mė 24 janar 1945, nė afėrsi tė lumit Drin, nė Jugosllavi, nė moshėn 15-16 vjeēare.

    Koli Niko – Lindur nė Vithkuq tė Korēės, mė 1927. Rėnė dėshmor nė Jugosllavi, mė 20 janar 1945. Haki Plaku – Lindur nė fshatin Galush tė Peqinit, mė 1927. Mbeti dėshmor nė Jugosllavi, mė 6 dhjetor 1944, nė moshėn 17-vjeēare.

    Demir Milaqi – Lindur nė fshatin Kokėlvorė tė Shijakut, mė 1929. Plagosur rėndė gjatė luftimeve nė Jugosllavi dhe vdekur nga plagėt, nė vitin 1944, nė moshėn 15-vjeēare.

    Kjo listė e dhimbshme ėshtė mjaft e gjatė dhe vazhdon me emrat e djemve dhe tė vajzave shqiptare, tė moshave 17, 18, 19 e 20-vjeēare, jeta e tė cilėve u shua nė dimrin e ashpėr tė viteve 1944-45, pėrtej kufijve shtetėrorė tė Shqipėrisė, pėr llogari tė sllavo-komunistėve tė Titos e tė Rankoviēit.

    Shumė prej tyre nuk kanė arritur tė bėjnė as njė fotografi, nė jetėn e tyre tė shkurtėr e plot vuajtje. Disave nuk u dihet vendi dhe data e lindjes, po vetėm ajo e vdekjes.

    Ky ėshtė njė kapitull shumė i hidhur i historisė sė popullit shqiptar, i cili nuk mund tė mbyllet e tė arkivohet pa u zbardhur mirė. Duhet tė dalin njėherė e pėrgjithmonė nė shesh fytyrat e atyre kriminelėve komunistė tė Shqipėrisė, tė cilėt nė bashkėpunim tė ngushtė me sllavėt - armiqtė tanė shekullorė - shkaktuan aq shumė dėme njerėzore, materiale e morale, tė pandreqshme, si tek ne ashtu edhe nė Kosovė e ndėr shqiptarėt e Maqedonisė e tė Malit tė Zi.

    Disa ish krerė tė PKSH-sė e tė shtetit tė diktaturės, tė Sigurimit e tė Ushtrisė, qė ende rrojnė mes luksesh pėrrallore, duhet tė japin llogari pėr tė kaluarėn e tyre kriminale.

    Ata qė nuk jetojnė, duhet tė zbriten menjėherė nga altari i nderit, ku janė ngjitur padrejtėsisht dhe tė zhvishen nga titujt e lartė e dekoratat e pamerituara si “Hero Kombėtar”, “Nderi i Kombit” etj. Vendi i tyre ėshtė nė koshin e plehrave tė historisė.

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #30
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pėr Masakrėn e Tivarit po hulumtohen arkivat e Shqipėrisė
    Publikuar: Sot, mė 31 tetor 2010

    Komisioni hetimor parlamentar pėr masakrėn e Tivarit ende nuk ka pėrcaktuar datat se kur do tė thėrrasin pėr tė dėshmuar personat qė kanė dijeni mbi kėtė ngjarje.
    Kryetari i kėtij komisioni, demokrati Fatos Beja shprehet pėr Gazeta Shqiptare se “deri mė tani anėtarėt e komisionit po punojnė nė mbledhjen e tė dhėnave mbi ngjarjen e ndodhur 65 vite mė parė”. “Anėtarėt janė duke punuar mbi marrjen e tė dhėnave nga ana e institucioneve shqiptare dhe po shqyrtohen dokumentet. Puna ėshtė ndarė nė mėnyrė tė tillė qė deputetėve iu janė ngarkuar disa institucione dhe po shqyrtojnė dokumentet”, thekson Beja.

    Sipas planit tė hetimit, pėrcaktohet se anėtarėt e komisionit do tė fokusojnė punėn e tyre pėrmes hetimit nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme, Ministrisė sė Mbrojtjes, Ministrisė sė Jashtme si dhe arkiva tė tjera tė mundshme, pėr fakte tė reja qė mund tė dalin pėr kėtė ngjarje.

    Mė 7 korrik tė vitit 2010 Kuvendi mori vendimin pėr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar pėr hetimin e Masakrės sė Tivarit tė ndodhur nė vitin 1945. Maxhoranca ngriti kėtė komision hetimor, pasi sipas liderit tė saj, Sali Berisha nė tė ėshtė pėrfshirė ish-diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia.

    Nė bazė tė pėrllogaritjeve i bie qė puna e kėtij komisioni tė pėrfundojė mė 7 korrik 2011. Anėtarėt e komisionit hetimor janė Fatos Beja, kryetar, dhe anėtarė Viktor Gumi, Mesila Doda, Gent Strazimiri, Fatos Hoxha, Adriana Gjonaj dhe Gjergji Papa. Opozita nuk ka pranuar tė marrin pjesė nė kėtė komision. Pranė kėsaj strukture parlamentare janė atashuar dy historianėt Uran Butka dhe Romeo Gurakuqi, si ekspertė, tė cilėt do ndihmojnė deputetėt nė hulumtimin e ngjarjeve.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si ndodhi masakra e Tivarit me1 prill 1945
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 14:57
  2. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  3. Si u vranė 4300 shqiptarė mė 1945
    Nga ~Geri~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  4. Masakra nė Kazakistan
    Nga ~Geri~ nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 06:32
  5. 50 vjet nga masakra e Tivarit
    Nga Irfan nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •