Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1
    Nuk e di Chino, nese deri me sot eshte hetur mbi ndonje masaker apo gjyq falls. Me duket se jo. A duhet hetuar apo jo kjo eshte nje ceshtje edhe me karakter juridik.
    Moralisht une them se duhet hetuar per te vene ne vend "te drejten" dhe "te verteten" historike, por nuk jam per asnje veprim qe do te sillte pasoja juridike me denime penale per urdherdhenesit apo zbatuesit e ketyre masakrave apo gjyqeve fallco.
    Tjesht desheroja hetim per te verteten dhe publikim te emrave te autoreve dhe ekzektuesve te ketij genocidi. Pra desha diskreditim publik per xhelatet, perndryshe ata do te shfaqen serish. Kete e deshiroja per ata qe kane vepruar edhe ne kundershtim me vete ligjet e kohes se tyre, me akuza fallco dhe per denimet pa gjyq. Kjo eshte plotesisht e mundur te behet, por nuk i intereson politikes qe te behet...dhe as evropes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 27-09-2010 mė 09:44
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Fahri Balliu dhe Salicevici jane duke bere gjykaten e Partise Demokratike per hallin e tyre . Ku eshte pare qe nje parti poltike te krijoje gjykata te partise se vet ? Vetem ne kohen e Hitlerit ! Edhe diktatori Enver formalisht ceshtjet i conte ne gjykate institucionale , i bente gjyqet edhe neper kinema me altoparlanta jashte !

    Salicevici po ka b.ythe dhe do vertete qe t'i shkohet deri ne fund Tivarit le te beje kallzim penal ne institucionet perkatese kunder Ramiz Halese per krime kunder njerezimit qe nuk falen kurre juridikisht dhe ta coje ne burg perjete ate dhe te tjere !

    Por jo te krijoje gjykata te Partise Demokratike dhe te beje gjyqe sipas qejfit te vet dhe te perdore Balli G55 si flete akuze te partise se vet .

    Ju me te verete besoni se Saliu dhe PD-ja jane te interesuar per te verteten ? Dhe a mundet te beje gjyq nje parti politike dhe te jape vendime ?

    Lerini mo keto ! Ben nje pordhe Salicevici dhe me vrap ju fusni hundet per ta shijuar !

    Po te ishte i intersuar Salicevici per Tivarin do t'i kishte kerkuar ndonje dokument Miloshevicit kur e takoi fshehtas ne Oher . Megjithese ndoshta e ka bere , prandaj e mban sekret akoma takimin . Zhduku dhe Remziun e shkret per mos t'i dale era .
    Saliu te mos beje kakerdhira dhe gjykata partiake , por te beje denoncim ne Prokurori dhe le ta fshije me race dhe fare pastaj Ramizin dhe te gjithe te tjeret duke i futur ne burg !

    Posi pra ngre gjykata te Partise Demokratike , kujt do t'ia hedhi ?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Lexo ktu se nuk ta ka shpjegu mire xhaxhi veterani
    Nėse gjenden, evidentohen persona pėrgjegjės pėr kėtė ngjarje, ēfarė pasojash do tė kenė?
    Ligji pėr komisionet hetimore e pėrcakton qartė. Provat e fajėsisė penale i kalojnė organeve tė drejtėsisė, zbardhja e drejtė dhe e paanshme e ngjarjes i kalon historisė.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Po pra po , por juve ketu , po na i jepni si te verteta gallatat e ketyre karagjozve te gjykates se partise , qe kujtojne dhe bejne "shakara" me gjera te tilla !

    Se , mire keta debile partiake nuk kane ndjenje respekti per popullin shqiptar , por nuk kane asnje te drejte te hedhin helme ne aambientin e shoqerise shqiptare "me hetime partiake" .

    Prandaj thashe se po ta kishin seriozisht te shkojne dhe te bejne kallezmin ne Prokurori , ku autoret te marrin denimin dhe te mos na bejne propogande partie duke percare shqiptaret me "gallata" partiake .

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    MASAKRA E TMERRSHME E TIVARIT



    Dhe femijet ne barkun e nenes u drodhen,

    Kur bajoneta ju ngulej ne gjoks,

    Kur tradhetija e eger komuniste,

    Bashk me UDBne vriste dhe priste.



    1_ Radiogrami i diktatorit per masakren e Tivarit.

    2_ Si u dorezuan Kosovaret tek UDBja

    3_Alibija e Shefjet Pecit per te shfaqesuar Ramiz Aline.



    Mė kėrkonin t'u hiqja bajonetėn nga gjoksi




    Rrėfimi i Azem Hajdinit-Xani, i mbijetuari i Masakrės sė Tivarit. Njė rrėfim tronditės do tė kujtonte Azem Hajdini shumė vite pas Masakrės sė Tivarit, nga ku ai falė fatit i mbijetoi. Ja se si i kujton i ndjeri Hajdini ato ēaste dramatike e tmerri tė natės sė 31 marsit nė Tivar, tė cilat shėnuan masakrėn mė tė tmerrshme tė bėrė ndaj shqiptarėve nė historinė e kombit tonė.

    Dėshmia e Plotė

    Pas njė tė shtėne me top tė kalibrit tė madh, tė forcave ushtarake, njėsive paramilitare, institucioneve ushtarake, shtetėrore, civile dhe qytetarėve serbo-malazez tė Tivarit, dhe tė lokaliteteve pėrreth u shėrbeu si sinjal pėr ta filluar sulmin masiv mbi rekrutėt shqiptarė, shpėrtheu njė zjarr i menjėhershėm nga tė gjitha anėt dhe nga tė gjitha llojet e armėve. Unė, isha bashkė me qindra rekrutė tė tjerė shqiptarė, njė grumbull i dendur nė njė kėnd, brenda nė oborr tė ndėrtesės famkeqe tė monopolit tė duhanit (aty ku ndodhi masakra masive). Nė fillim mendoja se u bė tėrmet me pėrmasa katastrofale apo se, erdhi vetė kiameti. Nga bubullima e armėve tė zjarrta, toka na dridhej nėn kėmbė. Pluhuri, flaka, tymi qė ishte krijuar nga tė shtėnat e armėve e kishin mjegulluar vendin dhe mezi mund ta shihnin njeri-tjetrin.

    Mė dukej se bjeshkėt dhe kodrat pėrreth u bėnė rafsh dhe ranė mbi ne.....

    Breshėria e armėve tė zjarrta ishte aq tronditėse sa qė shumė prej nesh, edhe pa u goditur fare nga plumbat ranė nė depresion psikik dhe silleshin si tė ēmendur.

    Nė kėtė situatė dramatike e tmerri, nuk di as vetė se si jam rrėzuar pėrtokė, por mė vonė kuptova qė pėr njė kohė kisha qenė pa vetėdije. Kur mė ėshtė kthyer vetėdija, vėrejta se trupin e kisha tė mbuluar me kufoma dhe me trupa tė plagosur, rrobat mė ishin qullur me gjak.

    Pėr njė ēast, mendova se isha plagosur. Fillova ta prekja trupin, por, pėr fat tė mirė, plumbat mė kishin kaluar vetėm nėpėr rroba. Papritmas pranė meje shpėrthyen disa granata, tė cilat goditėn kufomat dhe tė plagosurit, ku kufomat, gjymtyrėt e kėputura dhe copat e mishit fluturonin disa metra nė lartėsi dhe mbi ēati tė shtėpive. E di se, prapė pėr njė kohė kisha qenė pa vetėdije...

    Kur m'u kthye vetėdija, dėgjova britma, vaje, ofshama, klithje tė tė plagosurve qė kėrkonin ndihmė. Kėto i dėgjoja nga tė gjitha anėt.

    Nuk guxoja tė jepja shenjė qė isha gjallė.

    Derisa qėndroja nėn kufoma dhe nėn trupa tė plagosurish, vėreja se si ushtarakėt dhe civilėt serbo-malazez, hulumtonin kufomat pėr tė vėrtetuar mos kishte shpėtuar ndonjė i gjallė, tė cilėt nė duar mbanin thika e bajoneta tė futura nė pushkė, sėpata dhe mjete tė tjera tė mprehta me tė cilat thernin tė plagosurit, apo i bėnin shoshė me armė kudo qė i gjenin.

    Madje edhe i plaēkisnin dhe u merrnin ēka gjenin nė trupin e xhepat e tyre.

    E pata tė vėshtirė pėrjetimin, kur pranė meje zbuluan Asllan Mustafėn nga Tėrnavci, Bislim Pajazitin nga Krasmirovci e disa tė tjerė, emrat e tė cilėve nuk mė kujtohen, dhe iu drejtuan me fjalė ofenduese: "Shiptarsku t'i majku, josh si zhiv" dhe ua futėn bajonetat nė kraharor dhe gjymtyrėt e tjera tė trupit.

    Pėr tė kėnaqur sadizmin e vet shtazarak, nė shenjė kėnaqėsie, ngrinin thikėn apo bajonetėn lartė nga maja e sė cilės rridhte gjak deri nė tokė. I tronditur nga kėto skena patologjike, humba vetėdijen pėr njė kohė. Pastaj, mė erdhi vetėdija dhe vėrejta se nuk mė kishin zbuluar dhe se ende isha gjallė. I shtyrė nga pėrvoja e mėparshme, edhe pas proklamatės sė shtabit pėr amnisti nuk lėvizja nga vendi duke mos dhėnė asnjė shenjė qė isha gjallė, vetėm prisja se ēfarė do tė sillte ēdo minutė apo sekondė e ardhshme.

    Mė nė fund, kur e humba shpresėn dhe mendoja se do tė mė zbulonin, do mė masakronin dhe do mė ngarkonin nė mjetet transportuese, sė bashku me tė vdekurit e tjerė, veten e mendoja tė vdekur, mendoja: A do tė shpėtojė ndonjėri i gjallė pėr t'u treguar shqiptarėve nė Kosovė pėr kobin e zi qė pėrjetuan djemtė e tyre nė Tivar?

    Kėtė heshtje mortore timen, e theu momenti kur i sollėn ata pak rekrutė shqiptarė, tė cilėt kishin shpėtuar tė gjallė nė katet e epėrme tė Monopolit tė Duhanit dhe i vendosėn mbi qindra trupa tė vdekur dhe tė plagosur nė oborr tė kėsaj ndėrtese, mu nė kėndin ku unė me dhjetėra tė tjera isha fshehur nėn kufoma dhe tė plagosur.

    Derisa xhelatėt mbanin fjalim pėr Titon, pėr UNĒJ-nė dhe pėr Bashkim-Vėllazėrimin, me ndihmėn e Riza Hajdinit dhe Selim Sinanit nga Baksi, qė qėndronin nė kėmbė mbi trupin tim dhe tė shumė tė tjerėve, pa treguar askush, ia arrita tė dalė disi nga kufomat, ata tė dy mė ngritėn nė kėmbė dhe iu bashkėngjita atyre rekrutėve shqiptarė qė pėr momentin ishin tė vendosur mbi qindra trupa tė rekrutėve shqiptarė tė vdekur e tė gjallė, nė oborrin e ndėrtesės sė mallkuar tė Monopolit tė Duhanit.

    Shpėtimi i tyre, ishte dhe shpėtimi im. Ndėrsa shpėtimi i atyre pak rekrutėve shqiptarė qė shpėtuan tė gjallė nga kjo masakėr, ishte njė xhip me vėzhgues amerikanė i vėrejtur nga xhelatėt, aty pranė vendit tė ngjarjes.

    Pasi mė nxorrėn nga kufomat dhe iu bashkova tė gjallėve, vėrejta njė skenė tė llahtarshme pėrreth nesh, por edhe nė kėmbėt tona, ku shtriheshin me mijėra tė vrarė e tė plagosur. Pamje trishtuese ofronin sidomos sendet e mreshta, si bajonetat, thikat, sėpatat, shkopinjtė qė kishin mbetur tė ngulitura nė gjokse, stomakė, nė shpina e nėpėr gjymtyrė tė tjera tė trupit tė njerėzve. Nė atė grumbull njerėzish tė kryqėzuar, si kubik drurėsh, njė mbi njė, nuk mund tė dallohej se kush ishte kush, ku e kishte kokėn, e ku kėmbėt apo trupin. Kishte shumė tė plagosur qė klithnin, vuanin, vajtonin fatin, kėrkonin ndihmė, qanin....

    Ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet gjithė ajo skenė e tmerrshme, kur tė plagosurit qė u shkonte gjaku rrėke kėrkonin ndihmė, dhe ne, nuk ishin nė gjendje t'i ndihmonim. Pėr ne qė mbetėm gjallė ishte shumė i vėshtirė detyrimi tė qėndronim nė kėmbė mbi kufoma dhe tė plagosur tė vėllezėrve tanė. Edhe ne qanim sė bashku me tė plagosurit, tė cilėt shpesh klithnin: "Ndihmomė vėlla e mos shkel mbi varrin tim". "Vėlla ma jep njė pikė ujė", "Ma hiq sėpatėn, thikėn, sfurkun, nga shpina, gjoksi, barku". "Mė nxir prej kufomave" etj. Nuk ishin tė rralla as lutjet: "Vėllezėr, mos na lini nė duar tė kėtyre xhelatėve", "Na mbytni ju", "Na mbuloni me diēka", "Na ndalni gjakun" etj. Nė njė situatė tė tillė ku kudo rreth nesh, por edhe nėn kėmbėt tona dėgjoheshin vaje, ofshama dhe klithje tė tė plagosurve, qė kėrkonin ndihmė, xhelatėt neve na detyronin tė bėrtisnim: "Roftė Shoku Tito", "Rroftė UNĒ-ja", duke thėnė se duhet t'i jemi mirėnjohės, sepse neve qė kemi mbetur gjallė, ai na e fali jetėn.

    Pėr tė shprehur mllefin e vet shtazarak, fjalimi i tyre zgjati plot 80 minuta, derisa u pastrua nga viktimat sheshi para oborrit dhe gjaku shkonte rrėke si ujė pas shtrėngatės dhe derisa ra terri i natės qė mos tė na vėrente nė rrugė ndonjė vėzhgues anglo-amerikan.

    z.sh

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Dokumentet e formosura nga Enver Hoxha; "Tė arratisurit dėrgojani divizionit serb"

    Radiograma e diktatorit Hoxha pėr Masakrėn e Tivarit

    Gjenocidi i ekzekutimit tė mbi 5000 mijė kosovarėve nė periudhėn shtator 1944 e deri qershor 1945 nga Ushtria Nacional Ēlirimtare jugosllave e ndihmuar nga divizionet shqiptare vazhdoi edhe pas masakrės famėkeqe tė 31 marsit nė Tivar. Pasi tė mobilizuarit kosovarė kishin pikasur qėllimin e vėrtetė tė mbledhjes sė tyre, i cili nuk ishte aspak ndjekja e fashistėve pėr tė ēliruar Kosovėn, por eliminimi fizik i tyre, ata filluan qė tė dezertonin nga radhėt e ushtrisė sė Kosmetit. Njė mbėshtetje pėr tė mobilizuarit e traumatizuar nė kėtė periudhė nga dhuna sistematike e kryer nga UDB-ja, ishin divizionet V dhe VI shqiptare, tė cilat kryenin misionin e caktuar nga diktatori Hoxha. Por si duket, skema e rekrutimit tė kosovarėve nga divizionet shqiptare dhe dorėzimi mė pas i tyre nė radhėt e ushtrisė jugosllave filloi tė zbulohej nga kosovarėt, tė cilėt po dezertonin edhe nga divizionet shqiptare. Ky shqetėsim vė nė lėvizje krerėt drejtues tė divizionit V, pjesė e tė cilit ishte edhe Ramiz Alia, ku i kėrkojnė njė mendim urgjent komandės sė pėrgjithshme pėr tė vepruar sa mė shpejt. Kjo vėrtetohet nga letėrkėmbimi qė Komisari Politik i divizionit V, Gafur Cuci, bėrė nė datėn 28 maj 1945. "Ata qė gjer dje kanė dezertuar nga radhėt e ushtrisė sė Kosmetit dhe sot janė dorėzuar nė reshtat tona, fillojnė tė dezertojnė se ėshtė hapur parrulla qė ne do tė shkojmė nė kufirin grek. Dezertimet po ngjasin nga kėta tė fundit dhe prej atyre qė pėr tė mos u hedhur nė ushtrinė jugosllave nga frika ardhėn me ne, ndėrsa pjesa tjetėr qėndron mirė. Nė rast lėvizjeje pėr nė njė tjetėr sektor tė gjithė ata qė kanė dezertuar nga radhėt e ushtrisė sė Kosmetit mund tė na dezertojnė. Mejtoni dhe na lajmėroni", shkruan Cuci pėr komandėn e pėrgjithshme tė UNĒSH. Nė Arkivin Qendror tė ėshtė gjetur edhe njė dokument tjetėr, i cili implikon divizionet shqiptare nė dorėzimin e kosovarėve nė ushtrinė jugosllave. Nė kėtė dokument dėrguar nga Divizioni V pėr komandėn e pėrgjithshme, ku udhėheqės ishte Enver Hoxha, i kėrkohej kėtij tė fundit si tė vepronin me kosovarėt e kapur, pasi Shtabi Operativ i Kosmetit i urdhėronte qė t'i dorėzonin tė mobilizuarit nė Divizionin 52 serb. "Shtabi Operativ i Kosmetit prapė na i kėrkon tė gjithė tė dorėzuarit ose tė kapurit, qė sot janė nė divizionin tonė, t'ia dorėzojmė Divizionit 52. Me kėta tė Shtabit Operativ tė Kosmetit mezi merremi vesh se bėjnė gjithsecili pas kokės, ēdo pėrgjegjės zyre. Pėr shembull, oficeri i artilerisė na dėrgoi njė urdhėr", thuhet nė letrėn e datės 30 maj 1945. Po nė kėtė datė, diktatori Enver Hoxha, udhėheqėsi i komandės sė pėrgjithshme, i kthen njė pėrgjigje, me anė tė sė cilės i kėrkon krerėve tė Divizionit V ta informojnė rreth numrit tė kosovarėve qė ky divizion ka mobilizuar nė terren. "Na lajmėroni sa bėhet numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė divizionin tuaj dhe sa bėhet numri i kosovarėve qė keni mobilizuar nė terren", shkruan Enver Hoxha. Divizioni V informon Enver Hoxhėn nėpėrmjet njė letėrkėmbimi njė ditė mė vonė, nė 1 qershor 1945, ku i jep numrin e tė arratisurve dhe tė tė mobilizuarve kosovarė. "Numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė repartet tona arrin deri nė 155 veta, me pėrjashtim tė disa kriminelėve qė ja kemi dorėzuar M.P sipas kėrkesės sė tyre. Numri i kosovarėve qė janė mobilizuar ėshtė 1398", shkruan sekretari politik i divizionit tė V, Gafur Cuci. Ajo e cila do ta faktojė mė sė miri bashkėpunimin e Ushtrisė Nacional Ēlirimtare shqiptare dhe asaj jugosllave nė dorėzimin e kosovarėve nėn komandėn e jugosllavėve dhe mė pas eliminimin fizik tė tyre, ėshtė radiograma e dėrguar nga Enver Hoxha. Nė pėrgjigje tė urdhrit jugosllav pėr t'iu dorėzuar atyre kosovarėt e divizionit tė V, diktatori Hoxha jep miratimin e kėsaj lėvizjeje. "Tė arratisurit e dorėzuar nė divizionin tuaj dėrgojani Divizionit 52", urdhėron Hoxha. Regjimi komunist dhe drejtuesit e tij nė Shqipėri heshtėn dhe nuk pranuan asnjėherė qė kishin bashkėpunim apo dijeni nė kėtė masakėr. Por letėrkėmbimet e zbardhura nė gazetėn tonė hedhin poshtė mosdijeninė, ndėrsa faktojnė diēka mė shumė qė jo vetėm kanė qenė nė dijeni, por edhe qė kanė patur gisht nė gatimin e masakrės mė famėkeqe tė kombit shqiptar.

    Dėshmitė e Shefqet Peēit dhe Arif Haskos pėr masakrėn

    Xoxe: E mo, Shefqet, ē'bėhesh merak pėr ca tė vrarė tė Kosovės... Mirė t'iu bėhet!


    Lidhjen mes komunistėve serbė dhe atyre shqiptarė pėr Masakrėn e Tivarit e vėrtetojnė edhe dėshmitė e dy prej njerėzve qė kanė qenė pjesė e divizioneve shqiptare V dhe VI me mision nė Kosovė. Nė librin "Dėshmi dhe udhėkryqe tė historisė", ku ėshtė edhe Masakra e Tivarit, shkrimtari dhe publicisti Apostol Duka jep dėshmitė e Shefqet Peēit dhe Arif Haskos, tė cilėt shprehen pėr kėtė ngjarje. I pari qė ka hedhur dritė mbi kėtė masakėr ka qenė Shefqet Peēi, i cili pasi informon Koēi Xoxen pėr situatėn dhe veprimet midis divizioneve shqiptare dhe serbe, vetė Xoxe i kthehet duke i thėnė tė mos merakoset pėr ca tė vrarė tė Kosovės. "I bėra njėmbėdhjetė faqe informacion Komitetit Qendror, qė nė Tiranė t'a mėsonin si qe puna dhe tė ankoheshin te Titua. Kur u ktheva nė Tiranė, u poqa me Koēi Xoxen dhe e pyeta se ē'ishte bėrė me atė informacionin tim dhe ai mė tha qetėsisht: 'E mo, Shefqet, ē'bėhesh merak pėr ca tė vrarė tė Kosovės...' Por ata nuk ishin ca, po mijėra tė rinj, o shoku Koēi, iu ktheva me zemėrim. Mijėra, mijėra, por tė gjithė ishin bashkėpunėtorė tė Rexhep Mitrovicės dhe Xhemė Gostivarit, qė i kishin lyer duart me gjak partizanėsh jugosllavė dhe e patėn me hak gjysmėn e lekut, e mbylli bisedėn Koēi", shprehet Peēi. Ndėrsa Arif Hasko, nė atė kohė komisar i Divizionit tė Dytė Sulmues tė Ushtrisė Nacional Ēlirimtare, pohon me shumė pėrgjegjėsi se, "Nė ditėt e fundit tė marsit tė vitit 1945, ndodhesha rastėsisht nė Shkodėr, ku mė ndodhi edhe njė incident me partizanėt e Brigadės sė 22-tė Sulmuese, tė cilėt nuk mė njihnin dhe mė arrestuan, nga qė mė panė tė veshur bukur dhe menduan se mund tė isha ndonjė ballist ose kolaboracionist i maskuar. Nė ato ēaste mėrzie, mė lajmėruan nga Tirana me fonogram se aty do tė vinin ca kosovarė (vullnetarė), tė cilėve ishte mirė t'iu flisja pėr luftėn kundėr fashizmit, pėr vėllazėrimin midis shqiptarėve dhe popujve tė Jugosllavisė etj", shprehet Hasko nė librin e Apostol Dukės. Gjithashtu, komisari i Divizionit tė Dytė Sulmues tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare tregon edhe pėr keqtrajtimet dhe torturat qė kryheshin pėr kosovarėt nga ushtritė jugosllave. "Interesohem dhe mėsoj se njė kolonė tė madhe kosovarėsh e kishin rrasur nė Tebojė, nė ca kazerma tė braktisura. Ishte paraditja e 31 marsit. Shkoj dhe i gjej tė rrahur, tė masakruar, disa edhe tė lidhur nga duart. Sa hyra mes tyre, ata ulėn kokat, asnjėri nuk deshi tė mė shihte nė sy. Rrethoheshin nga shoqėrues malazez, tė armatosur mirė, anash ishin ngritur mitralozėt. I pyes shoqėruesit se ku po i ēonin dhe mė thonė se janė rekrutė qė do tė plotėsojnė formacionet e Armatės sė Katėrt Jugosllave. Pyes se pėrse nuk kanė armė, pėrderisa janė rekrutė dhe mė thonė se do t'i marrin kur tė shkojnė nė vend, kėrkoj shpjegime se pėrse shumė prej tyre janė tė keqtrajtuar dhe mė thonė se ata kanė dashur tė arratisen. Nė kėto kushte, nuk kam ē'tė flas, thashė dhe u largova i revoltuar", shprehet Hasko. Pėr tė forcuar dėshminė e dhėnė nga Shefqet Peēi, ne po iu publikojmė edhe rrėfimin qė ka dhėnė Hasko pėrsa i pėrket dijenisė sė udhėheqjes sė UNĒSH pėr kėtė masakėr. Sipas tij, jo vetėm qė ata ishin nė dijeni, por edhe se pėr krerėt e UNĒSH kjo masakėr nuk pėrbėnte asgjė. "Pasdite, ata i nisėn me ngut pėr nė Malin e Zi, ndėrsa tė nesėrmen a tė pasnesėrmen, u pėrhap me shpejtėsi lajmi se i kishin vrarė e masakruar tė gjithė nė qytetin e Tivarit. Kur u ktheva nė Tiranė, ia tregova ndodhinė Koēi Xoxes dhe ai nuk shfaqi asnjė shenjė shqetėsimi. "Mirė t'iu bėhet! - mė tha. - Janė tė gjithė pasues tė Xhemė Gostivarit e Rexhep Mitrovicės… E di mirė kėtė problem, mė ka shkruar edhe Shefqet Peēi…", thekson Hasko pėr shkrimtarin Duka. Ish-Presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, ka hedhur poshtė akuzat e Kryeministrit Sali Berisha pėr implikimin e tij dhe komunistėve nė Masakrėn e Tivarit, tė ndodhur nė mars tė vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhėzimeve tė qeverisė sė saj nė Beograd, ekzekutoi mbi 5000 kosovarė tė pafajshėm. Por nga dėshmitė e dhėna dhe nga letėrkėmbimet e publikuara nga gazeta jonė, vėrtetohet se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kanė qenė pjesė e gatimit tė masakrės famėkeqe nė historinė e kombit shqiptar.

    Divizioni V, datė 28.5.1945

    Komandės sė pėrgjithshme.

    Nė lidhje me telin tonė N,exrtra rez datė 22.5.1945. Ata qė gjer dje kanė dezertuar nga radhėt e ushtrisė sė Kosmetit dhe sot janė dorėzuar nė reshtat tona, fillojnė tė dezertojnė se ėshtė hapur parrulla qė ne do shkojmė nė kufirin grek. Dezertimet po ngjasin nga kėta tė fundit dhe prej atyre qė pėr tė mos u hedhur nė ushtrinė jugosllave nga frika ardhėn me ne, ndėrsa pjesa tjetėr qėndron mirė. Nė rast lėvizjeje pėr nė njė tjetėr sektor tė gjithė ata qė kanė dezertuar nga radhėt e ushtrisė sė Kosmetit mund tė na dezertojnė. Mejtoni dhe na lajmėroni.

    Pėr shtabin e Divizionit V.

    Komisari Polititk Gafur Cuci.

    Divizioni V, 30.5.1945

    Komandės sė Pėrgjithshme

    Shtabi Operativ i Kosmetit prapė na i kėrkon tė gjithė tė dorėzuarit ose tė kapurit qė sot janė nė divizionin tonė t'ia dorėzojmė Divizionit 52. Me kėta tė Shtabit Operativ tė Kosmetit mezi merremi vesh se bėjnė gjithsecili pas kokės ēdo pėrgjegjės zyre. Pėr shembull, oficeri i artilerisė na dėrgoi njė urdhėr.

    RADIOGRAMĖ

    Divizionit V

    Na lajmėroni sa bėhet numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė divizionin tuaj dhe sa bėhet numri i kosovarėve qė keni mobilizuar nė terren.

    ENVER

    Divizioni V, 1.6.1945

    Komandės sė Pėrgjithshme

    Numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė repartet tona arrin deri nė 155 veta, me pėrjashtim tė disa kriminelėve qė ia kemi dorėzuar M.P sipas kėrkesės sė tyre. Numri i kosovarėve qė janė mobilizuar ėshtė 1398.

    Gafur Cuci

    Radiogramė 5 qershor 1945



    Divizionit V

    Tė arratisurit e dorėzuar nė Divizionin tuaj dėrgojani divizionit 52.

    Enver

    z.sh

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Bie alibia e Alisė, provohet se gjatė masakrės ishte nė Kosovė dhe jo nė Bosnje. Dėshmia-provė e Shefqet Peēit



    Letėrkėmbimi i Alisė, si i dorėzoi kosovarėt tek UDB-ja


    Ish-Presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia ka hedhur poshtė akuzat pėr implikimin e tij nė masakrėn e Tivarit, tė ndodhur nė mars tė vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhėzimeve tė qeverisė sė saj nė Beograd, ekzekutoi mbi 5 mijė kosovarė tė pafajshėm. Koha kur ka ndodhur masakra i pėrket fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur ushtria partizane shqiptare kishte shkuar nė ndihmė tė popujve tė ish-Jugosllavisė pėr t'u ēliruar nga ushtria gjermane. "Tivari ėshtė nė Mal tė Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenė nė Bosnjė. Ėshtė njė ngjarje e rėndė pėr kosovarėt dhe le tė pėrgjigjen vetė ata ose mė mirė serbėt qė e organizuan", kjo ka qenė alibia e ish-diktatorit Ramiz Alia rreth dijenisė sė tij pėr Masakrėn e Tivarit, ku u ndėrmor gjenocidi mė famėkeq kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Ramiz Alia ėshtė treguar i kujdesshėm nė eliminimin e dokumenteve komprometuese pėrgjatė 50 viteve diktaturė nga ai dhe regjimi komunist i kohės. Terri i informacioneve pėr periudhėn mars-prill nė arkivat qendrore tė shtetit nuk ndihmon shumė nė zbardhjen e kėsaj ngjarjeje. Por gjatė njė interviste dhėnė pėr gazetarėt me Blerim Shalėn dhe Llukman Hallili, mė pas tė botuar nė librin e tij "Unė, Ramiz Alia Dėshmoj pėr Historinė" botuar nė vitin 1993, Ramiz Alia konfirmon faktin se nė datėn 13 mars 1945 ka qenė nė Prishtinė.

    o o o

    Nė Arkivin e Shtetit shqiptar njė tjetėr dokument qė implikon Ramiz Alinė nė gjenocidin kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Ekziston njė letėrkėmbim ku nė datėn 7, prill njė javė pas Masakrės sė Tivarit, ai i bėn tė ditur Shtabit Operativ pėr Kosovė e Metohi listėn emėrore tė dorėzuar dhe tė vullnetarėve kosovarė tė ardhur nė radhėt e kėtij divizioni, ku fatin e tyre e priste ekzekutimi fizik si ai i njė jave mė parė nė Tivar. Nga koka e letrės cilėsohet qartė se Ramiz Alia nuk ndodhej nė Bosnje me misionin e tij tė caktuar ashtu sikundėr ėshtė alibia e tij pas 65 vitesh nga Masakra e Tivarit. Si pėr ēudi nga ato qė pretendon Alia nė dy data, 3 javė para masakrės dhe 1 javė pas saj, ai ndodhet nė Kosovė e jo nė Bosnjė.

    Misioni i divizioneve shqiptare pėr tė mobilizuar kosovarėt

    Por, a ka patur lidhje mes komunistėve serbė dhe atyre shqiptarė pėr Masakrėn e Tivarit? Kėsaj pyetjeje ėshtė munduar t'i pėrgjigjet edhe shkrimtari dhe publicisti Apostol Duka nė librin "Dėshmi dhe udhėkryqe tė historisė", ku ėshtė edhe Masakra e Tivarit. Nė librin e tij jepen dėshmitė e Shefqet Peēit pėr ato ditė tė marsit 1945, ku sipas rrėfimit tė tij, duket qartė se kosovarėt i kishin mobilizuar me zor, me gėnjeshtra dhe po i keqtrajtonin. "Gjatė rrugės sė kthimit nė Shqipėri, kujton Shefqet Peēi, u ndodha nė Prizren. Ishte fundi i marsit tė vitit 1945. Mė thonė se, me porosi 'nga lart', duhej tė shkoja e t'iu flisja disa rekrutėve kosovarė, tė mobilizuar nė ushtrinė jugosllave. T'iu flisja pėr bashkim-vėllazėrimin, t'iu thoja se mė nė fund edhe ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhej nė mėnyrė 'internacionaliste' e kėshtu me radhė. Mua, pėrherė se si mė janė dukur kėto porositė 'nga lart', kur nuk tė thonė se kush i ka dhėnė, kur unė i merrja urdhrat vetėm nga komanda dhe udhėheqja ime. Nuk shkoj, thashė, ata s'e kuptojnė labēen time, le tė flasė mė mirė Esat Ndreu, qė ėshtė nga Dibra. Dhe vajti e foli Esati. Se kisha hiē hallin tek labēja, qė kosovarėt e kuptonin qė ē'ke me tė, po kisha dėgjuar se kosovarėt e kishin mobilizuar me zor, me gėnjeshtra dhe po i keqtrajtonin, naj nuk doja tė bėja lojėn e tė tjerėve. Dhe dolli ashtu siē e menoja, ata u pushkatuan tė gjithė nė Tivar pas disa ditėsh", ky ėshtė rrėfimi i Shefqet Peēit, i cili edhe pse ishte bashkėpunėtor nė kėtė mision nuk ka nguruar tė hedhė dritė mbi disa tė vėrteta tė gatimit tė Masakrės sė Tivarit.

    Divizionet V dhe VI rekrutonin shqiptarė dhe ia dėrgonin UNĒJ

    Nė vjeshtėn e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNĒJ-sė i drejtuar nga Josip Broz Tito, nė emėr tė internacionalizmit, do tė bėjė marrėveshje me ushtrinė e kuqe ruse, mė pastaj me forcat bullgare dhe mė 2 shtator 1944 edhe me SHP tė UNĒ tė Shqipėrisė, pėr tė zhvilluar operacione tė pėrbashkėta ushtarake kundėr forcave gjermane nė Jugosllavi. Por nga faktet e nxjerra deri tani, qėllimi real nuk ka qenė ndjekja e forcave gjermane. Kjo vėrtetohet fare lehtė nėpėrmjet letrės qė Miladin Popoviēi i dėrgonte komandės sė pėrgjithshme jugosllave. "Edhe pse Kosovė-Metohia janė pa pushtues, ne nuk sundojmė nė gjithė terrenin. Pengesa janė bandat e armatosura qė pėrhapin shovinizėm. Tash kemi detyrė tė patjetėrsueshme spastrimin e Kosovės dhe tė Metohisė nga kėto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mėshirė". Pėr t'ia arritur qėllimit tė sundimit nė Kosovė, Ushtrisė Nacional Ēlirimtare Jugosllave do t'i duhej ndihma e Divizionit V dhe VI tė UNĒSH, mision qė sipas dokumenteve tė zbuluara nga ne, nė Arkivin Qendror tė Shtetit, Ramiz Alia dhe drejtues tė tjerė tė Divizioneve V dhe VI e kanė kryer mė sė miri pėrgjatė qėndrimit tė tyre nė Kosovė, si para edhe pas Masakrės sė Tivarit. Nė tre letėrkėmbimet e gjetura nė Arkivat e Shtetit, duket qartė ky veprim. Njė nga kėto letra ėshtė dėrguar nga ish-Presidenti i fundit i regjimit komunist, Ramiz Alia, nė tė cilėn dėrgohen emrat e tė rekrutuarve kosovarė (banditėve, sipas Miladin Popoviē, tė cituar mė lart). Nė letrėn e datės 21 maj 1945 pas Masakrės sė Tivarit, Sekretari Politik i Divizionit V, Gafur Cuci e informon pėr ecurinė e misionit Komandėn e Pėrgjithshme se ata po i dorėzojnė kosovarėt e dezertuar nga radhėt e ushtrisė jugosllave drejt shtabit operativ tė Kosmetit. Ai kėrkon njė mendim pėr kėtė lėvizje. Dezertimi i tė mobilizuarve kosovarė nga radhėt e ushtrisė jugosllave tregon edhe shqetėsimin e tyre pėr njė fund tė hidhur si ai i shqiptarėve tė ekzekutuar nė Masakrėn e Tivarit natėn e 31 marsit.

    Pyetje e gazetarit: Ku keni qenė atė ditė kur u vra Miladin Popoviēi?

    Ramiz Alia: Po, po… Unė bashkė me Gjin Markun komandantin e divizionit tė gjashtė atė ditė udhėtuam nga Mitrovica pėr nė Prishtinė. Kishim takim me shtabin e Kosmetit, si thuhej atėherė. Ky shtab ishte pas administrimit ushtarak. Mė duket se Fadil Hoxha ishte zėvendėskomandant. Ishim nė njė kafene kur morėm vesh se atė mėngjes kishin vrarė Miladinin. Nuk dua tė hyj nė detaje tė ēėshtjes, por pėr mendimin tim nga mėnyra se si na e shpjeguan Dushan Mugasha dhe Fadili ngjarjen, vrasjen e Miladinit…

    Pyetje e gazetarit: Ju shkuat nė vend tė ngjarjes, apo…?

    Ramiz Alia: Po, po ne shkuam nė vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Ne pamė dhomėn e punės sė Miladinit ku rrinte, plumbat tė cilėt i kishin rėnė, madje njėri kishte thyer dorezėn e telefonit. Plumbat ishin koncentruar nė njė trekėndėsh shumė tė vogėl, gjė qė tregonte se vrasėsi kishte qėlluar me njė qetėsi shumė tė madhe nė njė kohė kur nė tė njėjtėn ndėrtesė nė katin e poshtėm gjendeshin dymbėdhjetė partizanė si roje.

    Marrė nga: "Unė, Ramiz Alia dėshmoj pėr historinė"

    * * *

    Mitrovicė 7.4.1945

    Shtabit Operativ pėr Kosovė e Metohi

    Bashkangjitur po iu dėrgojmė listėn emėrore tė dorėzuarve dhe tė vullnetarėve kosovarė tė ardhur nė radhėt e kėtij divizioni.

    Komisari Politik (Ramiz Alia), Komandanti (Rahman Parllaku)

    Nė kėtė letėr Ramiz Alia duket qartė se ndodhet akoma nė Kosovė dhe jo nė misionin e tij pėr tė ndjekur forcat nazi-fashiste nė Bosnjė, ashtu sikur ai ka ngritur nė alibinė e tij pėr t'u shpėtuar akuzave se ėshtė bashkautor nė Masakrėn e Tivarit. Kėto fakte rrėzojnė alibinė e Ramiz Alisė pėr mospraninė e tij nė Kosovė gjatė gatimit tė gjenocidit mė tė madh tė shqiptarėve deri nė atė kohė, e cila u krye nga forcat e Ushtrisė Nacional Ēlirimtare tė Jugosllavisė me mbėshtetjen e forcave partizane shqiptare, gjenocid i cili nuk pėrfundoi vetėm me ekzekutimin e pamėshirshėm tė shqiptarėve nė mesnatėn e 31 marsit 1945 nė Tivar.

    * * *

    Ushtria NĒLSH-Shtabi i BRIG III Divizioni i V

    Shtabit tė Divizionit tė V Mitrovicė 10.4.1945

    Bashkangjitur po iu paraqesim edhe njė listė tjetėr tė vullnetarėve dhe tė dorėzuemve pranė Shtabit tė Batalionit tė I-rė e tė II-tė tė kėsaj brigade pėr t'ia u shtu listave qė kemi dėrguar mė parė.

    Komandanti (Saliko Sulo)

    Divizioni i V datė 21.5.1945

    Komandės sė Pėrgjithshme

    Partizanėt e Kosmetit qė janė nė brigadėn e ushtrisė jugosllave kanė dezertuar nga ata deri mė sot janė kapur e dorėzuar nėpėr repartet tona nė kėto ditė po ia dorėzojmė shtabit operativ tė Kosmetit. Ky ėshtė mejtimi ynė, ju ēmejtoni? Na lajmėroni me lidhjen e parė.

    (Gafur Cuci)

    z.sh

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Si u dorėzuan nga Enver Hoxha tek brigadat serbe mijėra shqiptarė tė Kosovės

    Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinė


    Mbi 5000 shqiptarė tė vrarė ėshtė bilanci i masakrės mė tė tmerrshme nė historinė e kombit shqiptar. Mė e tmerrshme dhe pa u dėnuar asnjėherė nga pushtetarėt e asaj kohe si nga pala jugosllave po ashtu edhe ajo shqiptare. E pėrmendim shtetin dhe udhėheqėsit e saj shqiptar pasi kjo masakėr nė njė farė mėnyre, megjithėse janė fshehur shumė tė dhėna qė faktojnė bashkautorėsinė e tyre nė vrasjen e mbi 5000 mijė shqiptarėve, pėrsėri historia i nxjerr zbuluar ata. Po cili ėshtė roli i udhėheqėsve shqiptarė tė vitit 1945 nė ekzekutimin makabėr tė vėllezėrve tanė kosovarė? Nėpėrmjet disa fakteve duhet tė ndezim njė shkėndijė tė vogėl, e cila do tė ndezi pėrgjithnjė dritėn e madhe tė sė vėrtetės sė genocidit shqiptar tė muajve mars-prill 1945.

    Si nisi kjo ngjarje

    Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhėruar nga Shėrbimi Sekret i Ushtrisė Nacional Ēlirimtare tė Jugosllavisė, me qėllim tė shpėrbėrjes sė bėrthamės sė qėndresės shqiptare nė Kosovė, gjatė muajve mars-prill, por edhe mė tej tė vitit 1945, mobilizon me dhunė shqiptarėt pėr t'i dėrguar nė frontin e dytė tė ashtuquajtur tė "Adriatikut" nė veriperėndim tė Jugosllavisė. Skenaristėt e Masakrės sė Tivarit, pėr dėrgimin e mobilizuesve shqiptarė nė pjesėt veriperėndimore tė Jugosllavisė, kishin zgjedhur rrugėn Prizren - Kukės - Shkodėr - Tivar - Dubrovnik - Rijekė. Pėr kėtė front mobilizuan shqiptarėt nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaēaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni. Intervali i mobilizimit do tė prekte edhe territorin e Shqipėrisė dhe pėr kėtė forcat e UNĒJ duhet tė bashkpunonin me UNĒ shqiptare, tė cilat do tė lejonin kordonin e gjatė tė "kosovarėve fatkeqė" nėn drejtimin e udhėheqėsve jugosllavė, pa u cenuar nė territorin shqiptar. Deri nė kėtė moment historia tregon se udhėheqėsit shqiptarė me nė krye Enver Hoxhėn, nuk do tė ishin drejtpėrdrejtė bashkautorė nė masakrėn e shfarosjes sė burrave tė rezistencės kosovare. Por marrėveshja e bėrė midis UNĒJ me ushtrinė e kuqe ruse, me forcat bullgare dhe me Shtabin e Pėrgjithshėm tė UNĒ tė Shqipėrisė nė 2 shtator tė vitit 1944 do tė faktojnė tė kundėrtėn.

    Ēfarė synonte marrėveshja?

    Nė vjeshtėn e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNĒJ-sė i drejtuar nga Josip Broz Tito, nė emėr tė internacionalizmit, do tė bėjė marrėveshje me ushtrinė e kuqe ruse, pastaj me forcat bullgare dhe mė 2 shtator 1944 edhe me SHP tė UNĒ tė Shqipėrisė, pėr tė zhvilluar operacione tė pėrbashkėta ushtarake kundėr forcave gjermane nė Jugosllavi. Kjo marrėveshje, e cila kishte synimin parėsor luftėn kundėr fashizmit, devijoi nė njė plan tjetėr ku do tė eliminoheshin tė gjithė kosovarėt, tė cilėt do t'i bėnin rezistencė forcave jugosllave. Luftimet mė tė ashpra nė Kosovė brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojnė gjoja "kundėr Forcave tė Mbrojtjes Kombėtare tė Shqipėrisė Etnike dhe bandave shqiptare qė po mbretėrojnė nė Kosovė". Pėr tė argumentuar kėtė qėndrim, letra e Miladin Popoviēit, tė cilėn nė emėr tė KK tė PKJ-sė ua dėrgoi tė gjithė komisarėve politikė nė Kosovė, e shpjegon mė sė miri qėllimin e marrėveshjes sė 2 shtatorit 1944. Nė letėr ndėr tė tjera, M.Popoviē shkruan: "Edhe pse Kosovė-Metohia janė pa pushtues, ne nuk sundojmė nė gjithė terrenin. Pengesa janė bandat e armatosura qė pėrhapin shovinizėm. Tash kemi detyrė tė patjetėrsueshme spastrimin e Kosovės dhe tė Metohisė nga kėto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mėshirė. Tokat e atyre qė nuk dorėzohen deri nė afatin e caktuar do tė konsiderohen tė shtetit e kėtė (konfiskim - vėrejtja ime Sh.B) do ta bėjnė shtabet (e UNĒJ-sė-vėrejtja ime Sh.B). Nė fshatrat qė ėshtė bėrė rezistencė duhen gjetur organizatorėt dhe duhet dorėzuar gjyqit ushtarak, qė do t'i gjykojė menjėherė e fshatarėt t'i ēarmatosė…". Sipas marrėveshjes, UNĒJ-UNĒSH, nė fillim tė tetorit 1944 nė Kosovė do tė futen Brigadat III dhe V tė Korparmatės I tė UNĒ tė Shqipėrisė. Marrėveshja UNĒ jugosllave-UNĒ shqiptare: Brigada e III dhe e V nga Shqipėria pėr spastrimin e Kosovės nga ēetat qė bėjnė rezistencė. Kėtu do tė dilte fare hapur emri i mė tė pėrfolurit pėr pjesėmarrje nė genocidin kundėr shqiptarėve, Ramiz Alisė.

    Si e mori urdhrin Ramiz Alia pėr tė qenė pjesė e forcave tė UNCSH nė mobilizimin e shqiptarėve qė do tė bėnin rezistencė kundėr pushtimit jugosllav nė Kosovė


    Pėr shumė vite me radhė Ramiz Alia e ka mohuar prezencėn e tij nė mobilizimin dhe ekzekutimin e mijėra shqiptarėve, tė cilėt u bėnė pengesė e ushtrisė jugosllave nė pushtimin e Kosovės. Kjo pėr shkak tė regjimit 50-vjeēar tė diktaturės mė tė egėr nė historinė komuniste botėrore. Duke u mbrojtur nga komoditeti qė jepte regjimi komunist nė fshehjen e shumė krimeve makabre tė bėra nga udhėheqėsit politikė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe eleminimin e dokumenteve, Ramiz Alia nuk ėshtė prononcuar asnjėherė pėr ēka ndodhi netėt e fundit tė marsit 1945. Komisari politik Ramiz Alia, i dyshuari kryesor nė vrasjen e mijėra shqiptarėve nė librin e tij tė botuar sė fundmi ėshtė munduar tė shtrembėrojė tė vėrtetėn, por gjithsesi nė mes rreshtash ku Alia tregon pėr momentet e caktimit tė tij nė krye tė Divizionit V nga komisari i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Enver Hoxha, shumė njerėz do tė zbulojnė misionin e fshehtė qė do tė kishte Divizioni V dhe VI nė mobilizimin dhe ekzekutimin e kryengritėsve kosovarė. Ndėr tė tjera, nė librin e tij "Jeta ime", Alia shkruan se urdhri i erdhi nga Enver Hoxha, ku i kėrkoi qė tė kryente mė sė miri kėtė detyrė pasi ky mision kishte njė rėndėsi tė veēantė politike. Ēfarė ka dashur tė nėnkuptonte Enver Hoxha me "rėndėsinė e veēantė politike"? A mos vallė ky mision ishte njė ndėr nderet e diktatorit Hoxha nė shėrbimin ndaj Jugosllavisė? Kėto pėrgjigje duhet t'i japė Ramiz Alia, i cili refuzon gjithmonė tė hedhė dritė nė prapaskenat e miqėsisė sė udhėheqėsve shqiptarė dhe atyre jugosllavė.

    Njė pjesė e bisedės midis Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė e shkruar nga ky i fundit nė librin "Jeta ime"

    Enver Hoxha:

    Ti je caktuar si Komisar Politik i Divizionit V, qė bashkė me divizionin VI do tė vazhdojnė ndjekjen e ushtrisė fashiste nė territorin jugosllav.

    Ramiz Alia:

    Puna si Komisar Politik mė trembte pėr mungesė pėrvoje dhe pėr moshėn e re qė kisha nė atė kohė.

    Enver Hoxha:

    Partia ka besim tek ti se do ta kryesh mė sė miri kėtė detyrė. Mbėshtetu tek shokėt dhe bashkė me to, qė komandat dhe shtabet tė kryejnė me nder misionin e madh qė u ėshtė besuar. Vendimi pėr dėrgimin e dy divizioneve tona pėr tė ndjekur ushtrinė gjermane edhe nė Jugosllavi ka rėndėsi tė veēantė politike. Kėshtu ne ndihmojmė popujt vėllezėr tė Jugosllavisė pėr ēlirimin e tyre nga fashizmi.

    Pse u zgjodh Ramiz Alia?

    Shumė pikėpyetje janė ngritur se pėrse Ramiz Alia do tė ishte njeriu adapt pėr kryerjen e kėtij misioni. Pa asnjė hamendėsim, por bazuar nė tė vėrteta historike, Ramiz Alia nuk ėshtė shqiptar nė gjak. Nga pema gjenealogjike atėrore konstatohet se Ramiz Alia ka atėsi serbo-boshnjake. E ėma erdhi nė Shkodėr nė fillim dekadėn e dytė tė shekullit tė kaluar. Gjithashtu, Ramiz Alia kurrė nė jetė nuk pėrmend origjinėn e vet, tė familjes, farefisit nė kujtimet e shumta. Pra, as ardhja dhe as hapat sistematike tė Ramiz Alisė nė jetė nuk janė njė okazion human, por njė program i cipuar i shėrbimeve jugosllave tė asaj kohe. Si pinjoll besnik i gatuar qė nė embrion me antishqiptari, agjenti serb Alia i infiltruar pėrmes lėvizjes komuniste, antinazifashiste u bė promotor i deshqiptarizmit tė Kosovės dhe ndihmėtar i instalimit tė kolonėve serbo-boshnjak.

    Faktet qė dėshmojnė se Ramiz Alia ka qenė bashkautor i ngjarjeve tė marsit 1945

    Ramiz Alia mohon tė ketė dijeni se ē'ka ndodhur natėn e 31 marsit 1945, duke mohuar kėshtu edhe se ishte nė dijeni qė kosovarėt e mobilizuar nga ēetat partizane shqiptare iu dorėzoheshin atyre jugosllave, ku i priste fundi i hidhur i eliminimit fizik. Duke kėrkuar nė arkivėn qendrore tė Shqipėrisė rreth ngjarjeve tė vitit 1945 vihet re eliminimi i dokumenteve zyrtare qė kompromentonin udhėheqėsit shqiptarė tė kohės pėrgjatė regjimit komunist. Nė arkivėn qendrore tė Shqipėrisė ėshtė njė terr informacioni pėrsa i pėrket periudhės shkurt-qershor tė vitit 1945 pėr letėrkėmbimet midis Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe dy divizioneve V dhe VI tė forcave UNĒSH tė dėrguara nė Kosovė. Nga kėrkimi i gjatė nė kėto arkiva, Gazeta "Rilindja Demokratike" ka bėrė tė mundur gjetjen e disa dokumenteve ku tregojnė urdhrat qė vinin nga Shqipėria pėr nė Kosovė dhe anasjelltas.

    Menjėherė pas marrjes sė detyrės si Komisar Politik i Divizionit V, i cili u ēua me misionin "politik" tė Enver Hoxhės, Ramiz Alia filloi tė kėrkonte mendime nga Shtabi i Pėrgjithshėm pėr mėnyrėn e kryerjes nė pėrpikmėri tė detyrave tė ngarkuara nė kryerjen e misionit si dhe tė jepte informacione pėr ngjarjet e ditės gjatė qėndrimit tė tij nė Kosovė. Nė letrėn drejtuar Shtabit tė Pėrgjithshėm nė datėn 3 mars 1945, Alia informon udhėheqėsin e UNĒSH, Enver Hoxhėn se nė datėn 7 tė po kėtij muaji, ai dhe forcat e divizionit tė tij do tė niseshin drejt Novi Pazar-it dhe Mitrovicės. Por ai nuk shkruan se sa do tė zgjasė misioni i tij nė Mitrovicė. Kjo mbetet e vetmja letėr qė ekziston nė arkivat e shtetit pėr muajin mars tė vitit 1945 nga tė tjerat qė janė eliminuar nga regjimi komunist pėr tė zhdukur ēdo provė qė konpromenton lidhjen e Masakrės sė Tivarit me udhėheqėsit e Partisė Komuniste shqiptare.

    Letra dėrguar Shtabit tė Pėrgjithshėm nga Ramiz Alia dhe Rahman Parllaku (Komandant i Divizionit V) 3 mars 1945

    Komandės sė Pėrgjithshme

    Sipas urdhėrit tė Komandės sė Pėrgjithshme jugosllave pėrcjellė me anė tė korpusit tė II jugosllav, forcat e divizionit tonė po lėvizin nė drejtim Novi Pazar, Mitrovicė. Lėvizja do tė fillojė nė datėn 7.3.1945 nė mėngjes. Pėr lėvizjen e forcave tona u morėm vesh me mjekėt dhe ramė dakord me qenė se nuk lėvizjen Tonė??, jemi marė vesh edhe me Divizionin VI, i cili do tė vendoset nė Vuēiternė e rrethe.

    Nga divizioni i V Rahman e Ramis.

    z.sh

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Enveri pranon vete se iu ka dhene urdher serbeve qe te vrisnin kosovaret ne Tivar[SIZE="6"][/SIZE]

    I mbijetuari i Byrose Politike Dulle Baxhaja tregon :

    "Ne vitin 1945 , daten nuk e mbaj mend , Enveri me thirri ne zyren e tij . Kur une isha futur ne tualetin e zyres se Enverit , per nevoja personale , ne zyren e tij hyri Titua . Aty degjova qe Enveri i dha urdher Titos qe te vriste te gjithe Kosovaret qe banonin ne Kosove dhe sidomos ata qe i kishin mobilizuar ne Tivar ."

    Pohimi trondites del nga goja e bashkepunetorit me te ngushte te Hoxhes dhe te mbiejtuarit te vetem te Birose Politike Dulle Baxhase .

    Lajmi eshte botuar nga revista prestigjoze Gazeta 55 .

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    moderatore
    a ka mundsi me i fshi mesazhet e ktyne humoristave te teatrit kinez prej temes qi flet per nji ngjarje tragjike?
    mundojuni sa t'doni po nuk mundeni me i mshe masakrat e baballarve t'tuj. rrace e ndyte

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si ndodhi masakra e Tivarit me1 prill 1945
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 14:57
  2. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  3. Si u vranė 4300 shqiptarė mė 1945
    Nga ~Geri~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  4. Masakra nė Kazakistan
    Nga ~Geri~ nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 06:32
  5. 50 vjet nga masakra e Tivarit
    Nga Irfan nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •