Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Ukrainë

    Nesër në Ukrainë zhvillohen zgjedhjet parlamentare

    Kiev:

    Para zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen të djelën në Ukrainë, presidenti i vendit Viktor Jushtçenko i ka bërë thirrje qytetarëve që t'ja japin votën e tyre Partisë demokratike. "Kjo është vendimtare mes të kaluarës dhe të ardhmes", tha Jushtçenko në një fjalim në televizion.Në të njëjtën kohë ai i premtoi popullit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje do të dallohen plotësisht nga ato të manipuluarat në vitin 2004,që si rrjedhim erdhi deri tek i ashtëquajturi "Revolucioni i portokalltë" që vetë Jushtçenko e kishte udhëhequr.

    DW Albanian
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Janukoviç shpalli fitore, Timoshenko paralajmëron se "të portokalltët" do të qeverisin

    Kiev, 13:35

    Ish-kryeministri i Ukrainës Viktor Janukoviç deklaroi se Partia e tij proruse e Rajoneve, është e gatshme të formojë qeveri dhe u bëri thirrje partive tjera t`i bashkangjiten, duke e mposhtur në mënyrë "nënçmuese", sipas "Independent"-it, kryetarin e deritanishëm Viktor Jushçenko.

    "Partia e Rajoneve kori fitore vendimtare", deklaroi Janukoviçi para gazetarëve, pasi që rezultatet e dy anketave të pjesëmarrjes nga zgjedhjet e djeshme në Ukrainë kanë treguar se partia e tij ka fituar ndërmjet 27.5 dhe 33.3 për qind.

    Kryeministrja e deri paradokohshme Julia Timoshenko paralajmëroi koalicion kundër Janukoviçit, i cili, siç deklaroi, tashmë është përgatitur. Ajo me bllokun e saj politik, sipas anketave të pjesëmarrjes, ka fituar 22.7 për qind të votave dhe me siguri me rezultat të tillë ka gjasa ta fitojë vendin kryeministror në çfarëdo kombinimi.

    Timoshenko paralajmëroi se "praktikisht është i gatshëm" koalicioni i tri partive liberale të bllokut të saj - partisë Ukraina Jonë e kryetarit ukrainas Viktor Jushçenko dhe Partisë Socialiste.

    "Besoj se marrëveshja e koalicionit do të nënshkruhet. Në këtë marrëveshje do të përmendet se partia e koalicionit që do ta fitojë vendin e parë në zgjedhjet, do të gëzojë të drejtën për ta propozuar kryetarin e Parlamentit. Qëllimi ynë do të jetë të vazhdojë rruga e Ukrainës që e zgjodhëm në zgjedhjet e fundit presidenciale", tha Timoshenko.

    Ajo ka shtuar se është e bindur se edhe më tutje do të mbetet kryeministre dhe në krye të partisë më të madhe në koalicionin e partive që dolën nga "Revolucioni i portokalltë".

    Timoshenko theksoi se menjëherë pas kthimit në pushtet do ta hedhë poshtë marrëveshjen me të cilën u rrit çmimi i importit të gazit rus në Ukrainë.

    "Nëse blloku ynë politik formon Qeveri, me siguri se do ta hedhim poshtë marrëveshjen për gazin, meqë ky është hapi i vetëm logjik", tha Timoshenko.

    Tani për tani ende nuk dihet përgjigjja e Viktor Jushçenkos dhe partisë së tij Ukraina Jonë, e cila sipas anketave të pjesëmarrjes ka fituar rreth 15.5 për qind të votave, ndaj ofertës së Julia Timoshenko për formimin e Qeverisë së koalicionit. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Viktor Jushenko pranon si kryeministër rivalin e tij kryesor

    Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushenko thotë se ai ka aprovuar emërimin e rivalit të tij kryesor, udhëheqësit të opozitës, Viktor Janukoviç për tu bërë kryeministri i ardhshëm i vëndit.

    Presidenti Jushenko tha se z.Janukoviç kishte rënë dakort të nënshkruante një memorandum të unitetit kombëtar që respektonte politikat e brënshme dhe të jashtme të presidentit.

    Duke folur në televizionin kombëtar Presidenti ukrainas e pranoi se vendimi i tij mund të ishte i dhimbshëm për disa ukrainas.

    Por presidenti Jushenko tha se kjo ofronte një shans për bashkimin e vëndit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ukrainë, Presidenti "shkrin" Parlamentin

    Përplasen dy rivalët e vjetër. Sërish tensione në kufijtë e Rusisë


    Kryeministri i Ukrainës, Viktor Janukoviç, e ka cilësuar vendimin e Presidentit për të shkrirë Parlamentin, "një gabim fatal", ndërsa kriza politike në vend sa vjen e thellohet. Janukoviç foli në një sesion të jashtëzakonshëm të Parlamentit para se t‘u drejtohej turmave të mbështetësve, të mbledhur në qendër të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Presidenti properëndimor, Viktor Jushçenko, të hënën shpalli shkrirjen e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme. Kjo lëvizje pasoi një seri të gjatë mosmarrëveshjesh mes dy rivalëve të hershëm. Mbështetësit e Jushçenkos janë thirrur gjithashtu të demonstrojnë në kryeqytet, duke rikthyer ndër mend Revolucionin e Portokallinjtë, në vitin 2004, që e ngriti Jushçenkon në pushtet. Komisioni Evropian ndërkohë ka apeluar që partitë politike të kërkojnë një zgjidhje paqësore të kësaj mosmarrëveshjeje. Duke folur para mbështetësve të mbledhur jashtë Parlamentit, Kryeministri Janukoviç, që shquhet për qëndrimet pro-Moskës, kërcënoi se do të kërkonte edhe zgjedhje presidenciale nëse Jushçenko do të insistonte në planet e tij për zgjedhje parlamentare. "Ai duhet ta kuptojë se e vetmja mënyrë për të dalë nga e gjithë kjo është të kërkohet një kompromis në tryezën e negociatave", tha Janukoviç. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pritet të mbahen më 27 maj, pasi dekreti i Presidentit për të shpërbërë Parlamentin hyri në fuqi. Por, deputetët në Parlament kanë vazhduar të punojnë duke sfiduar kështu shpalljen zyrtare, që aleatët e Janukoviçit e kanë quajtur një tentativë për grusht shteti. Ndërsa mbështetësit e Kryeministrit që favorizon lidhjet më të ngushta me Rusinë, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse veprimi i Presidentit ishte i ligjshëm apo jo. "Ka ende një shans për të evituar më të keqen", tha Janukoviç në Parlament, duke i kujtuar Presidentit Jushçenko "peshën e përgjegjësisë" që ka mbi shpatulla. Lajmi për zgjedhje të reja pasoi shtatë orë bisedime të pafrytshme mes Jushçenkos dhe liderëve parlamentarë. Presidenti akuzon Kryeministrin se po përpiqet të uzurpojë pushtetin e tij në mënyrë të jashtëligjshme, duke u përpjekur të joshë ligjvënësit properëndimor për t‘i tërhequr në koalicionin e tij, çka rrjedhimisht rrit shumicën e tij parlamentare. Sipas Kushtetutës, vetëm fraksionet, jo individët, mund të ndryshojnë krah. Por, muajin e kaluar 11 deputetë aleatë të Jushçenkos, kaluan në krahun e Kryeministrit. Nëse Janukoviç fiton 300 deputetë në Parlamentin me 450 vende, ai ka fuqinë për të kthyer mbrapsht vetot e Presidentit dhe mund të miratojë lehtësisht edhe ndryshimet në Kushtetutë. "Veprimet e mia diktohen nga nevoja për të shpëtuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit", deklaroi Jushçenko në një fjalim para kombit. "Nuk është thjesht e drejta ime, është detyrimi im". Ai akuzoi rivalët se po përdorin "mënyra jokushtetuese" për të krijuar një mazhorancë parlamentare. "Përpjekje të hapura po bëhen në Parlament për të përkeqësuar krizën politike, çka kërcënon vendin dhe qytetarët tanë", shtoi ai. Gjatë fundjavës, dhjetëra mijëra mbështetës të të dyja palëve dolën nëpër rrugët e Kievit në mitingje rivale. Jushçenko u bë President i Ukrainës në janar 2005, menjëherë pas Revolucionit të Portokallinjtë, që hodhi poshtë fitoren e manipuluar të Janukoviçit. Por, Jushçenko u detyrua ta pranonte rivalin e tij si Kryeministër, pasi aleatët e tij nuk arritën të fitonin shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara në mars 2006 dhe të dy ata, kanë pasur deri më sot një pafundësi përplasjesh.

    Nga Revolucioni i Portokallinjtë deri më sot

    Më 21 nëntor 2004, Viktor Janukoviç u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Por, vetë ukrainasit, këtë radhë ngritën krye. Fillojnë protestat nëpër rrugë e sheshe. Kievi dhe e gjithë Ukraina vishet portokalli. Si rezultat i presionit të madh, më 3 dhjetor 2004 zgjedhjet anulohen. Ditë më vonë, më 11 janar 2005, Viktor Jushçenko, i mbështetur dukshëm nga perëndimi, shpallet fitues i zgjedhjeve. Është ai Presidenti i vendit. Fillimisht, gjithçka shkon mirë. Presidenti dhe qeveria e drejtuar nga Julia Timoshenko, janë në "muaj mjalti". Por, më 8 shtator 2005, Jushçenko shkarkon nga detyra Kryeministren. Vijnë zgjedhjet e radhës. Më 26 mars 2006, partia e Janukoviçit fiton shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme. Pas një vakumi katërmujor, Jushçenko pranon Janukoviçin si Kryeministër. Gjithsesi, kjo nuk zgjat shumë. Pritet vetëm momenti i përshtatshëm.

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Kërcënime me armë në qëndrat e votimit në zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •