NĖ NJU-JORK FILLOI LUFTA DIPLOMATIKE E RUSISĖ KUNDĖR AMERIKĖS !
Tanimė ka filluar lufta diplomatike e Rusisė kundėr Amerikės, e cila, nė ditėt e ardhshme, do tė jetė edhe mė intensive, mė e ashpėr, mė arrogante dhe mė iracionale nė mbrojtejn e interesave tė sferės sė influences sė Rusisė cariste nė Ballkan.
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Qysh nė vitet e 90-ta tė shekullit XX, kur diplomacia e Rusisė sė presidentit Boris Jelcin, ishte nė stadin mė tė lartė tė marrėdhėnieve tė suksesshme dhe miqėsore me Amerikėn (nė njė artikull lidhur me marrėdhėniet tradicionale ruso-serbe rreth ēėshtjes sė Kosovės, tė botuar nė gazetėn studentore Bota e Re, Maj, 1995), ndėr tė tjera, pata nxjerrė edhe konkluzionin parashikues, se me tė ardhur nė rend dite tė agjendės sė OKB-sė, shqyrtimi i problemit kolonial tė Kosovės, idili romantik I marrėdhėnieve ruso-amerikane, do tė vijė nė pikėpyetje dhe, do tė pėsojė ndryshime rrėnjėsore nė kuptimin negativ tė zhbalancimit tė tyre, pėr shkak tė mbėshtetjes sė njėanshme dhe iracionale tė Serbisė gjenocidale-kolonialiste nga ana e politikės dhe e diplomacisė zyrtare tė Rusisė.
Kėtė konstatim timin lidhur me paralajmėrimin e disonancave serioze nė relacionin e marrėdhėnieve ruso-amerikane, tė parashikuar para njė dekade, fatkeqėsisht e provoi edhe qėndrimi i papėrmbajtur adiplomatik proserb i ambasadorit rus nė OKB, Vitalij Ēurkin, kur mė 19 mars 2007 largohet nga séanca e organizuar e KS tė Kombeve tė Bashkuara, ku temė shqyrtimi kishte ēėshtjen e Kosovės. Si preteksit tė largimit nga vazhdimi i séancės sė theksuar, ambasadori rus V. Ēurkin, deklaroi se pėr marrjen e njė potezi tė tillė tė gabuar gjaknxehtė (qė sipas abc-sė sė diplomacisė ėshtė minus jo vetėm pėr tė si diplomat i rangut mė tė lartė, por edhe pėr pėrmbajtjen e kursit tė diplomacisė shtetėrore ruse, posaēėrisht kur ėshtė fjala ruajtjen e ekuilibrit tė saj ndaj marrėdhėnieve ndėrshtetėrore me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si dhe nė kontekstin mė tė gjerė sistemit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, kur Rusia me ēdo kusht po ushqen ambicie joreale qė tė jetė bashkėpartnere e SHBA-sė nė zgjidhjen e krizave dhe tė problemeve nė dimensione ndėrkombėtare) kishte ndikuar drejtpėrdrejt paraqitja e raportit tė njėanshėm tė kryeshefit tė UNMIK-ut, Joakim Ryker, i cili sipas kritikės sė ashpėr dhe tė pargumentuar tė ambasadorit rus V.Ērukin, haptazi favorizon pavarėsinė e Kosovės(Beta,20.03.2007).
Njė akuzė tė kėtillė paragjykuese dhe subjektive tė pėrfaqėsuesit rus nė OKB, V. Ēurkin, qė nė tė vėrtetė ishte e barasvlershme me akuzat kritike tė paqėndrueshme tė Sanda Rashkoviq-Iviq (pėrfaqėsuese zyrtare e Beogradit), se nė Kosovė mungon liria e lėvizjes, mosiguria etj, si rrjedhim i moszabtimit tė standardeve nga ana e UNMIK-ut, kryeshefi I UNMIK-ut, Joakim Ryker me tė drejtė e hudhi poshtė sepse binin ndesh me vlerėsimin e tij pozitiv tė zbatimit tė suksesshėm tė standardeve ndėrtkombėtare nė Kosovė. Me njė fjalė, raporti vlerėsues objektiv i kryeshfeit tė UNMIK-ut, Joakim Ryker lidhur me gjendjen e pėrgjitshme nė Kosovė, u prit nė thikėn me dy tehe ruso-serbe, jo pse ai kishte ndonjė tė metė nė kuptimin e paraqitjes sė gjendjes reale nė Kosovė, por pse pėrmbajtja e tij kishte karakter pozitiv, pikėrisht kur ėshtė fjala pėr pėrmbushjen dhe avancimin e standardeve nė Kosovė, tė pėrcaktuara nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare. Si rrjedhim i krijimit tė kushteve dhe rrethanave tė volitshme tė plotėsimit tė standardeve ndėrkombėtare, kryeshefi i UNMIK-ut, nė seancėn konsultative tė KS tė KB-sė, me tė drejtė shtroi kėrkesėn, qė nga ana e kėtij trupi ndėrkombėtar, tė pėrshpejtohet zgjidhja e statusit tė Kosovės, duke e mbėshtetur dhe duke e marrė pėr bazė planin e Marti Ahtisarit. Prandaj, si raporti vlerėsues pozitiv pėr gjendjen nė Kosovė, ashtu edhe kjo kėrkesė nė mbrojtje tė planit tė Marti Ahtisarit, nxorėn nė shesh kritikėn e ashpėr proserbe tė ambasadorit rus, Vitalij Ēurkin, sepse ky kurs objektiv i politikės sė UNMIK-ut, ishte nė shpėrputhje me kėrkesėn (post festum) e diplomacisė ruso-serbe, qė edhe pas dėshtimit tė bisedimeve serbo-shqiptare nė Vjenė, mė 10 mars 2007, tė vazhdohet dialogu i mėtejmė midis Beogradit dhe Prishtinės, duke e pėrjashtuar mediatorin ndėrkombėtar tė OKB-sė pėr Kosovėn, Marti Ahtisarin, sepse, kuptohet sipas planit tė tij, tė propozuar pėr statsusin e Kosovės, me ēdo kusht parashikohet ndryshimi i Rezolutės 1244, e cila ishte dhe ėshtė aduti i vetėm shpresėdhėnės qė Serbia tė thirrej nė mbrojtjen e sovranitetit kolonial tė saj mbi Kosovėn ngase nė njė paragraf tė saj theksohej se Kosova ėshtė pjesė e RSFJ-sė. Nė fakt, ky ėshtė shkaku dhe qėllimi kryesor pse politika dhe diplomacia e Beogradit dhe Moskės po insistojnė, qė dialogu serbo-shqiptar, tė vazhdohet edhe 100 vjet tė tjera, nė mėnyrė qė Kosova edhe mė tej tė mbetet koloni sovrane e Serbisė sė Madhe.
Mirėpo, kėtė kėrkesė serbe tė Beogradit zyrtar, tė mbėshtetur nga Rusia e Vitalij Ēurkinit nė sesionin kosnultativ tė KS tė OKB-sė, e kanė hudhur poshtė si kryeshefi i UNMIK-ut, ashtu edhe pėrfaqėsuesit e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė Britanisė sė Madhe, tė cilėt pas asnjė reservė mbėshtetėn si raportin vlerėsues tė kryeshefit tė UNMIK-ut, ashtu edhe Planin e Marti Ahtisarit, duke nėnvizuar me theks tė posaēėm, se ai duhet tė dėrguar nė procedurė tė mėtejme tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, nė mėnyrė qė sa mė parė tė vijė nė shprehje zgjidhja e statusit tė ardhshėm i Kosovės.
Nė kėtė vėshtrim, pėrpjekjet, angazhimin dhe kėreksat racionale tė Amerikės, qė pa dyshim janė nė funksion tė pėrshpejtimit tė zgjidhjes sė statusit tė ardhshėm tė Kosovės, KS i OKB-sė me nė krye sekretarin e Pėrgjithshėm Ban Ki Mun, duhet ti marrė nė konsideratė dhe kuptuar seriozisht, sepse ēdo shtyrje e afatit tė mėtjemė tė zgjidhjes sė kėtij problemi ndėrkombėtar, mund tė jetė shoqėruar me rreziqe dhe pasoja tė reja dhe tė paparashikuara si pėr sigurinė dhe stabilitetin e marrėdhėnieve nė rajonin ballkanik, ashtu edhe pėr ato nė planin e gjerė evro-ndėrkombėtar.
Gjithashtu, si OKB-ja, BE-ja dhe NATO-ja, duhet tė hudhin poshtė ēdo iniciativė dhe kėrkesė tė re tė politikės strategjike ruso-serbe, qė bie ndesh me platformėn zyrtare tė Uashingtonit pėr zgjidhjen e krizės sė Kosovės, pavarėsisht nga diktati kėrcėnues i Moskės zyrtare (qė, qysh tani, d.m.th. nė sesionin e parė konsultativ tė KS tė KB-sė, mė 19.03.2007) , e cila sheshit ka marrė nė mbrojtje interesat e politikės kolonialiste tė Serbisė gjenocidale, e cila qė nga vjeshta e vitit 1912 e deri nė verėn e vitit 1999 (10 qershor) Kosovėn shqiptare e kishte koloni tė veten me status 100-vjeēar.
Edhe pse politika dhe diplomacia strategjike e aksit Beograd-Moskė, ende nuk ėshtė nė gjendje pėr tė kuptuar (sepse duan ta shfrytėzojnė edhe nja 100 vjet si koloni Kosovėn), se qė me 28 Mars 1989 (me rastin e rrėnimit tė Murit tė Berlinit, qė shėnoi epilogun gjysmėshekullor tė luftės sė ftohtė), ka marrė fund, edhe mbrojtja me ēdo kusht e sovraniteteve koloniale me karakter absolute shtetėror. Si rrjedhojė, sė fundi, edhe Serbia kolonialiste gjenocdiale, duhet tė pajtohet me fatin e saj tė zi, se sovraniteti i saj kolonial nė Kosovė, tanimė ka perėnduar, qė kėtu e tetė vjet mė parė, qė nga ndėrkombėtarizimi dhe, vėnia e saj nėn protektoratin ndėrkombėtar paqėsor tė OKB-sė.
Po qe se kėtė realitetit tentojnė ta anashkalojnė dhe injorojnė si Beogradi dhe Moska (ashtu siē veproi delegacioni serb nė Vjenė, me ērast e bombardoi planin e Marti Ahtisarit, nė pėrpjekje pėr ti mbrojtur interesat dhe objektivat e politikės kolonilaiste tė Serbisė), ashtu siē veproi nė emėr tė strategjisė sė tyre tė njėsuar , ambasadori rus, Vitalij Ēurkin nė sesionin e pare konsultativ tė KS tė OKB-sė, mė 19.03.2007 nė Nju-Jork, qė direkt dhe indiret vuri nė dukje se Rusia ėshtė me kėmbėngulje kundėr platforms politiko-strategjike paqėsore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, atėherė, ska dyshim se, tanimė ka filluar lufta diplomatike e Rusisė kundėr Amerikės, e cila, nė ditėt e ardhshme, do tė jetė edhe mė intensive, mė e ashpėr, mė arrogante dhe mė iracionale nė mbrojtejn e interesave tė vjetra kolonialiste dhe ekspansioniste tė Serbisė sė Madhe nė Ballkan, pėrkatėsisht tė mbrojtjes sė sferės sė influences sė Rusisė cariste nė Ballkan.
Paraqiti: "Dr.Dituria"
Krijoni Kontakt