Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    Rona Nishliu: Enderroj te perfaqesoj Shqiperine e Madhe ne Eurosong

    Te gjithe e pame dhe e admiruam per kengen e saj "Zonja vdekje", interpretuar te "Kenga Magjike 2009" dhe nderuar me cmimin "Vokali me i mire". Mesa duket, pervojat jetesore, sikurse eshte edhe vdekja e nje njeriu te dashur; kur jane te verteta, dine ta prekin me shume publikun. Kengetarja me look tipik qe dikur ishte pjese e 10 me te mireve ne konkursin "Ethet e te premtes mbrema", ka krijuar me kohen nje imazh sa te vecante, aq edhe te dashur per publikun. Daljet muzikore te Rona Nishliut, jane jo shume te shpeshta, ndaj programohen me kujdes nga kengetarja qe me te vertete ka nje vokal te rralle. Tekstet e kengeve te saj, kujtojme ketu "Shko pastro pas saj", jane po ashtu shume origjinale. Ne intervisten e meposhtme dhene "KJ", 24-vjecarja qe vec te tjerash punon ne Prishtine edhe si moderatore ne dy programe radiofonike, shpjegon se edhe pse festivalet, sipas saj jane bere biznese, ajo enderron te fitoje e te perfaqesoje Shqiperine e Madhe ne Eurosong.

    Kenga juaj "Zonja vdekje" ishte njera nga kenget qe u duartrokit me shume te "Kenga Magjike 2009". E kenaqur qe u vleresuat me cmimin "Vokali me i mire", prisnit me shume, apo sipas jush verdiktin e jep publiku?

    Me vjen mire qe e keni vene re kete fakt. Isha shume e kenaqur me cmimin, sepse ma atribuoi nje juri shume profesoniste, ne mesin e shume emrave dhe profesionisteve qe konkurruan ne kete edicion te "Kenga Magjike". Por publiku mbetet gjithmone vleresuesi me i rendesishem, dhe edhe kesaj radhe ndjeva qe me vleresoi shume lart.

    Shume njerez identifikuan dhimbjen e tyre per dike te dashur, ne tekstin e kenges suaj. Cfare notash mendoni te sillni ne punimet e radhes, te trishta apo me alegri?

    Qellimi i kenges "Zonja Vdekje" ishte qe te ndaja dhimbjen time me te gjithe ata qe kane kaluar neper eksperienca te ngjashme sikurse edhe une, prandaj doja te qaja edhe per ata ne kete rast. Sa i perket materialeve te radhes qe pyesni ju, nuk do t'i zbuloj para kohe permes kesaj interviste, por besoj qe do te jene befasi te kendshme per publikun.

    Festivalet... cfare jane per ju keto kompeticione. Nje rast per t'u takuar me publikun, apo nje ambicie personale per vleresim e nje artisti? Ju daljet ne te tilla evente, ne fakt nuk i keni te shpeshta...


    Festivalet i konsideroj si vendin e vetem ku artisti duhet te beje ate qe ben me se miri, pra te shprehet ne kulmin artistik, por meqe keto kohe edhe festivalet jane bere biznes, tanime nuk me terheqin. Por kjo nuk do te thote qe nuk do te jem pjesemarrese ne festivale te ndryshem ne te ardhmen.

    Cila mbetet per ju kenga me e dashur, edhe pse thuhet se per kengetaret, kenget jane si femijet, qe nuk ndahen dot... Ju mund te na jepni nje emer nga repertori juaj?

    Mund te them "Zonja Vdekje". Eshte nje kenge autobiografike, tekstin e se ciles e kam shkruar vete, ndersa kompozimin e orkestrimin e ka bere kompozitori nga Kosova, Florent Boshnjaku.

    Eshte thene pak vite me pare, se nese do te shkruhej historia e muzikes shqiptare, kenga juaj "Shko pastro pas saj", do te ishte hiti i vitit. Te tilla vleresime ju sfidojne per te dhene me teper, apo vetem miklojne sedren tuaj?


    Keto vleresime jane shume te rendesishme per mua, madje jane shtytje te rendesishme per te ecur perpara dhe per te rritur kriterin artistik te punes.

    A interpreton Rona 100% ate stil muzikor qe deshiron, apo perpiqet te zgjedhe edhe ne raport me shijet e kohes e publikut?


    Kenget e mia nuk jane kerkesa tipike e publikut, por s'mund te them qe jane stili muzikor ku une perkoj shpirterisht.

    Permes kenges ju perpiqeni te transmetoni pervec vokalit te admirueshem, edhe pjese te karakterit e personalitetit tuaj, apo beni kompromise edhe me komercializmin, per hir te fames?

    Besoj qe kete nuk duhet ta shpjegoj, performancat e mia kam pershtypjen se flasin vete.

    Bashkepunetoret tuaj me te shpeshte jane Florent Boshnjaku dhe Aida Baraku. Perse keta emra?

    Sepse i pergjigjen mjaft mire kerkesave te mia.

    Mendoni se ka dallime mes muzikes se levruar ne Shqiperi dhe asaj ne Kosove?


    Kam pershtypjen se afersisht ne cdo rryme behet e njejta gje, si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove. Kam pershtypjen qe muzika Rock dhe Alternative eshte me pak e levruar tek ju ne Shqiperi, sikurse edhe muzika Hip-Hop.

    Jeni shprehur se enderroni te perfaqesoni shqiptaret ne Eurosong. Aspironi te perfaqesoni gjithe kombin shqiptar apo shtetin e Kosoves?

    Do ta perseris, enderroj te perfaqesoj Shqiperine e Madhe ne Eurosong.

    Me cfare eshte duke u marre aktualisht Rona?


    Aktualisht po punoj per disa materiale te reja muzikore, si edhe po bej punen e perditshme ne Radio Blue Sky ku drejtoj dy emisione, per te cilat jam dhe autore.

    Pra, merreni edhe me radio, pervec se me muzike. Serish brenda muzikes apo jo?

    Patjeter, gjithmone jam e rrethuar me muzike dhe shpresoj te jem keshtu deri ne ditet e fundit te jetes. Kam dy emisione autoriale ku trajtoj tema te shoe-biznesit boteror, realizoj intervista me te ftuar te fushave te ndryshme, si dhe komunikoj me degjuesit permes sms-ve porosi.

    Cili eshte personi qe ka ndikuar me shume ne personalitetin tuaj muzikor? Po nga artistet vendas dhe te huaj?


    Nena ime, e cila ka nje shije te sterholluar dhe eshte shume e informuar per muziken boterore, madje duhet te themi se shijet tone jane shume te peraferta me njera-tjetren. Po ju tregoj qe CD-ne e pare ma ka blere pikerisht ajo dhe ka qene permbledhja e hiteve me te medha te kengetares legjendare Janis Joplin. Nga artistet vendas me ka bere per vete me butesine e zerit te saj kengetarja nga Shkupi, e cila aktualisht nuk eshte me aktive ne muzike, Erzana Berisha. Nderkaq, nga muzika e huaj ka shume, kryesisht mbeten legjendat e muzikes Jazz, Ella Fitzgerald, Nina Simone, Billie Holiday etj.

    Se fundmi, dicka nga jeta personale dhe dashuria?


    E lumtur perhere me me te dashurit prane, familjen time te mrekullueshme, te dashurin dhe miqte e mi.

    Fjoralba Shahaj - Koha Jone


    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #12
    “Zona Vdekje”
    Teksti : R Nishliu
    Muzika : F Boshnjaku


    Nje rreze s'na perpiu
    Me te zeza u vesh gjithe qyteti
    Te gjithe, perveē saj
    Folem ne heshtje
    Por heshtjen s'deshi ta prish askush
    U perulem, u gjunjezuam

    Ref:
    Zonja vdekje, kush te solli
    Trego kush te ftoi
    Pse ma more?!
    Zonja vdekje, a s'mund te prisje?!
    Pse s'mund te prisje
    Nje here tjeter

    Sa e ftoht ishte ndarja
    Me e ftoht se thellesite e oqeaneve
    Fundi pa skaj
    E vetmja gje qe s'ribehet
    Kur shpirti thehet ne copeza
    Nuk ngjitet, s'jan si me pare

    Ref:
    ……

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #13
    Eshte kengetare e mire por jo e paperseritshme si Adelina ta marrim

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ....muzika e saj nuk me pelqen ...., kurse stili i saj po....

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Rona ishte fantastike ne neten gjysmefinale te Eurovizionit. I deshiroj shume fat, na mallengjeu me performancen e saj, teksti dhe menyra se si kendoi me te vertete koincidoi me gjendjen emocionale te shqiptareve pas tragjedise se Himares.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    rona ishte shume bukur....uroj te kete suksese.......

  7. #17
    Rona Nishliu shkėlqen edhe nė Shėn Petėrburg, merr ēmimin e dytė

    Rona Nishliu pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė Festivalin Ndėrkombėtar “Netėt e bardha tė Shėn Petersburgut”, ku garoi mes kėngėtarėve nga 17 shtete dhe fitoi ēmimin e dytė. Nishliu ka kėnduar kėngėn “Suus”, me tė cilėn u vlerėsua edhe si kėngėtarja mė e mirė e natės sė parė, pasi ka marrė votat maksimale, 39 pike. Nė natėn e dytė Rona ka performuar kėngėn ”Nutural Women”, nga Aretha Franklin, ndėrsa nė natėn e fundit Rona performoi pėrseri me kėngėn ”Suus” me tė cilin zuri vendin e dytė.
    Kėngėtarėt e shteteve si, Peruja, Irlanda, Anglia, Spanja, Turqia, Rusia, Franca, Italia, etj garuan nė 3 nete, nga 6 deri nė 8 korrik. Ēdo mbrėmje, njė juri profesioniste ka vlerėsuar ēdo kėngėtar pas performimit.
    Pėrveē 17 pėrfaqėsuesve nė festival performuan edhe emrat e mėdhenj tė muzikės boterores, si Joss Stone, Anastacia, Natalia Imbruglia, Mika, Michael Bolton, Simple Minds, Eros Ramazotti, etj. Ēmimin ”Grand prix” tė ketij festivali e fitoi kėngetari italian Gianni Fiorellino.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Rona Nishliu, primadonė vokali

    E Magjishme RONA !!!


  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    martini1984 (03-05-2015)

  10. #19
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anėtarėsuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Pėr: Rona Nishliu, primadonė vokali

    perse i mban floket si bishta miu kjo?
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  11. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Pėr: Rona Nishliu, primadonė vokali


  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    martini1984 (03-05-2015)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •