Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Më e rëndësishme paga, se sa profesioni!

    Njerëzit shpesh heqin dorë nga profesioni i dëshiruar dhe “vjedhin” një zanat më të paguar.

    Në situatën e vështirë për punësim të ditëve të sotme, e rëndësishme është që njerëzit të gjejnë një punë apo zanat qoftë brenda apo jashtë profesionit. Përveç njerëzve, që zotërojnë një profesion, sepse kanë mbaruar universitetin apo më tepër, shumë të tjerë kanë përfituar një zanat, të cilët nxjerrin të ardhurat për të mbajtur familjen e tyre. Ardit Llazi, 19-vjeç, punon ndihmëspicier në një piceri dhe paguhet 25 mijë lek. Ndërsa picieri i parë paguhet 30 mijë lek. Arditi shprehet se “për mua këto të ardhura janë normale dhe mendoj të punoj për një kohë të gjatë”. Ndërkohë që shumica e punëve në administratën shtetërore kanë pothuajse të njëjtën pagë, me disa luhatje të vogla. Jo të gjithë e kanë mundësinë për të vazhduar studimet e larta, për këtë kanë zgjedhur kurset apo shkollat e mesme profesionale, ose e kanë “vjedhur” zanatin.

    Bledar Bido, 32 vjeç, ushtron zanatin e muratorit dhe, përveç vështirësisë së punës, ka një pagë normale për të përballuar kushtet e familjes. Ai pohon se do të donte të kishte vazhduar Inxhinierinë e Ndërtimit, por e ka pasur të vështirë. Punën e muratorit e ka mësuar në Greqi, duke parë shokët e tij se si punonin. Bledari paguhet 3 mijë lek në ditë. Puna e zanatçinjve vlerësohet, madje shumica e të pyeturve pohojnë se ndihen mirë në atë punë që kanë zgjedhur. Madje ka raste kur persona që kanë mbaruar universitetin kanë vendosur të zgjedhin një zanat ku e ndjejnë veten të aftë dhe paguhen më mirë. Agron Jaho, 42 vjeç, e ka lënë profesionin e mësuesisë dhe ka zgjedhur të punojë si hidraulik, për të cilin ka ndjekur një kurs 2-vjeçar në Itali. Ai pohon se “paguhem më mirë, në këtë zanat, sepse me rrogën e mësuesit nuk mund të plotësoja nevojat e familjes sime”. Për të e rëndësishme është paga megjithëse ka nostalgji për profesionin e tij dhe vitet që ka kaluar për ta marrë diplomën. Për një pjesë të madhe të qytetarëve nuk ka rëndësi puna që ata duan të bëjnë, por pagesa që përfitojnë në këtë punë.

    Emanuela Sako

    --------------

    Po nga forumistat tane a ka dikush qe ka lene anesh profesionin dhe merret me dicka tjeter, per shkaqe se puna e re i sjell me shume perfitime?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Merr ate qe meriton sipas asaj qe jep per profesionin qe ke.Sa nga paga po ashtu edhe nga kariera.Une ne pune kam nje djal qe brenda 1 viti morri ne dore pergjejsine e turnit nga ai qe kishte 10 vjet ne ate profesion.Varet nga gje qe jep ne ate pune.Vertet une asnjehere se kam bere ate profesion qe kam mbaruar shkollen sepse mendoj qe kete profesion eshte i mjaftushem per mua.

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Me profesionin dhe "rrezikun" qe kam nuk rri per page, por tek kenaqesia qe ajo me sjell.
    Gjithsecili, mendoj une, ka nje mision, do te ishte gjynah nese per hire te pages apo te nje jete me te mire, t'ju largoje endrres.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    No pain, no gain Maska e ^ZeMra^
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Alaska, USA
    Postime
    33
    Nuk eshte me rendesi paga, mjafton te kesh nje profesion qe ta besh me deshire dhe vullnet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Gjeja me e mire do te ishte qe njeriu , te kete mundesi te punoj ne ate profesion qe e ka zgjedhur, nese e ka diqka te tille, sidhe te kete nje page te mire aty, sa te jete i kenaqur.
    PERNDRYSHE BEHET AJO QE KA MUNDESI DHE QE NJERIU JA KA VENE VETES KUSHT.
    __________________________________________________ __________________________________________________ ______________________________
    KOMBI KA NEVOJE PER NJE FAMILJE TE SHENDOSHE.

  6. #6
    Une bej ate qe kam pasion, kjo qendron mbi te gjitha, por kur ajo qe bej une vleresohet, te nesermen e bej me mire akoma.

  7. #7
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Personalisht,nuk mund te merrem me ate qe kam pasion ne nje kohe kur kjo
    nuk mund te me plotesoje nevojat e mija...mendoj se eshte dicka qe ndodh ne varesi te rrethanave apo te nevojave jetesore!

  8. #8
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    Personalisht,nuk mund te merrem me ate qe kam pasion ne nje kohe kur kjo
    nuk mund te me plotesoje nevojat e mija...mendoj se eshte dicka qe ndodh ne varesi te rrethanave apo te nevojave jetesore!
    me kete kohe qe ka erdhur njeriu nuk shikon se cfare ka pasion kur ky pasion nuk mund ti nxjerre aq te ardhura te mjaftueshme per te mbajtur familjen.
    te gjithe tjeter shkolle kemi mbaruar edhe tjeter profesion po ushtrojme
    se cfare te bejme tjeter me xhepat bosh nuk rrihet,na vjen keq qe nuk e ushtrojme zanatin tone por me shume keq na vjen mos i plotesojme deshirat
    femijeve se kur te thote femija dua dicka dhe te mos ja blesh me duket se eshte
    krim apo jo?
    shoku tanku ka shume te drejte.

  9. #9
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    Personalisht,nuk mund te merrem me ate qe kam pasion ne nje kohe kur kjo
    nuk mund te me plotesoje nevojat e mija...mendoj se eshte dicka qe ndodh ne varesi te rrethanave apo te nevojave jetesore!
    me se te drejt
    :shokutanku
    Partizoni

  10. #10
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Per mua ka me rendesi profesioni se paga
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Profesioni ideal për partnërin/eren tuaj?!
    Nga xixe xixellonja në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 24-02-2024, 04:35
  2. Çfarë profesioni keni ose çfarë doni të bëheni?
    Nga baby dream në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 16-02-2024, 04:08
  3. Cili është profesioni juaj dhe qka mendoni se ka te veçantë në të??
    Nga Ermelita në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-01-2024, 11:39
  4. Profesioni dhe jeta private.
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 12:17
  5. Profesioni i partnerit
    Nga Klevis2000 në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •