Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Lean, matronė romake.



Lea, emėr qė vjen nga latinishtja e do tė thotė Luaneshė, jetoi e vdiq nė shekullin IV. Lindi e u rrit nė njė familje patricėsh e nė njė familje tė tillė shkoi nuse nė moshė fare tė re. Pak kohė pas martesės, mbeti e vejė. Nuk kėrkoi fat tjetėr, pėr t’iu kushtuar plotėsisht Zotit nė bashkėsinė e Marēelės, nė Aventin, ku shpejt u bė Nėnė Eprore. Ishte njė nga matronat romake tė grupit tė drejtuar nga Shėn Jeronimi, nė tė cilin bėnin pjesė edhe Shėn Paola e zonja tė tjera tė fisnikėrisė romake tė kohės.

E ėshtė pikėrisht Shėn Jeronimi ai, qė na njeh me jetėn e Shėn Leas nė njė letėr, shkruar pas vdekjes e varrimit tė saj nė Ostia. Duke jetuar nė lutje e pendesė, u bė mėsuese e pėrsosurisė ungjillore, mė shumė me vepra, sesa me fjalė. Jeta e saj, qė asokohe shumė kujt iu duk marrėzi, sot tingėllon si model i zgjedhjes sė njė rruge tė vėshtirė, por tė lumnueshme. Duke braktisur pushtetin e luksin, pėr t’iu kushtuar shėrbimit tė Zotit e tė njeriut, duke thelluar fenė me studim e duke e predikuar me shembull, Shėn Lea na kujton se rruga e shenjtėrisė nuk ėshtė mė e lehta, por sigurisht ėshtė rruga mė e mirė qė mund tė zgjedhė njeriu i tė gjitha kohėrave.