Letra e Papės Gjon Pali II drejtuar grave
FALEMINDERIT GRUA!
Ju, grave tė botės mbarė, ju drejtoj pėrshėndetjen time mė tė pėrzemėrt!
1. Secilės prej jush dhe mbarė grave tė botės, ju drejtoj kėtė Letėr, nė shenjė mbėshtetjeje dhe mirėnjohjeje, ndėrsa afrohet Konferenca IV Botėrore pėr Gruan, e cila do tė mbahet nė Pekin gjatė shtatorit tė ardhshėm.
Dėshiroj, para sė gjithash, ti shpreh vlerėsimin tim tė thellė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, e cila ka nxitur njė nismė me rėndėsi kaq tė madhe. Edhe Kisha dėshiron tė japė kontributin e vet nė mbrojtje tė dinjitetit, tė rolit dhe tė drejtave tė grave, jo vetėm nėpėrmjet ndihmesės konkrete tė Delegacionit zyrtar tė Selisė sė Shenjtė nė punimet e Pekinit, por edhe duke i folur drejtpėrsėdrejti zemrės dhe mendjes tė tė gjitha grave. Pak kohė mė parė, me rastin e vizitės qė mė bėri Sekretarja e Pėrgjithshme e Konferencės, zonja Gertrude Mongela, pikėrisht nė prag tė njė takimi tė tillė tė rėndėsishėm, desha ti dorėzoj njė mesazh, nė tė cilin pėrmblidhen disa pika kryesore tė Doktrinės sė Kishės nė kėtė drejtim. Eshtė mesazh i cili, duke kapėrcyer kufijtė e rrethanės qė e frymėzoi, hap perspektiva mė tė pėrgjithshme mbi realitetin dhe problemet e grave nė tėrėsi, duke u vėnė nė shėrbim tė ēėshtjes sė tyre nė Kishė dhe nė botėn e ditėve tė sotme. Prandaj vendosa qė tu pėrcillet tė gjitha Konferencave Ipeshkvnore, pėr tė siguruar pėrhapjen e tij sa mė tė plotė. Duke pėrsėritur atė qė shkruaja nė atė dokument, dėshiroj ti drejtohem tani drejtpėrsėdrejti ēdo gruaje, pėr tė medituar sė bashku me tė mbi problemet dhe perspektivat e gjendjes sė gruas nė kohėn tonė, duke u ndalur posaēėrisht tek tema kryesore: tema e dinjitetit dhe e tė drejtave tė grave, tė para nėn dritėn e Fjalės sė Zotit.
2. Pikėnisja e kėtij dialogu nuk mund tė jetė tjetėr, veē falėnderimit. Kisha - shkruaja nė Letrėn apostolike Mulieris dignitatem (Dinjiteti i gruas), - dėshiron tė falėnderojė Trininė Shenjte pėr misterin e gruas e pėr ēdo grua, pėr gjithēka qė pėrbėn vlerėn e pėrjetshme tė dinjitetit tė saj femėror, pėr veprat e mėdha tė Hyjit qė janė kryer nė tė dhe nėpėrmjet saj nė historinė e breznive njerėzore (n. 31).
Tė falėnderoj ty, gruaja-nėnė, qė mba nė kraharor qenien njerėzore me gėzimin dhe mundimin e njė pėrvoje tė pashoqe, e cila tė bėn udhėrrėfyese nė hapat e tij tė para; mbėshtetje gjatė rritjes; pikė referimi nė ecjen e mėtejshme nė jetė.
Tė falėnderoj ty, gruaja-bashkėshorte, qė bashkon nė mėnyrė tė pandarshme fatin tėnd me atė tė njė burri, nė njė bashkim dhurimi tė anasjelltė, nė shėrbim tė bashkėsisė dhe tė jetės.
Tė falėnderoj ty, gruaja-bijė dhe ty, gruaja-motėr, qė sjell nė bėrthamėn familjare e mė tej, nė tėrė jetėn shoqėrore, pasuritė e ndjeshmėrisė tėnde, tė mendjemprehtėsisė tėnde, tė zemėrgjėrėsisė tėnde dhe tė qėndrueshmėrisė tėnde.
Tė falėnderoj ty, gruaja-punėtore, e impenjuar nė tė gjithė ambientet e jetės shoqėrore, ekonomike, kulturore, artistike, politike, pėr ndihmesėn e domosdoshme qė jep nė krijimin e njė kulture tė aftė pėr tė bashkuar arsyen dhe ndjenjėn nė konceptimin e jetės sė hapur pėrballė misterit, nė ndėrtimin e strukturave ekonomike dhe politike mė tė pasura me ndjenja njerėzore.
Tė falėnderoj, o gruaja e kushtuar Zotit, ty, qė duke ndjekur shembullin e mė tė madhes ndėr gra, Nėnės sė Krishtit, Fjalės sė Mishėruar, ia ēelė zemrėn dashurisė sė Zotit plot bindje e besnikėri, duke ndihmuar Kishėn dhe mbarė njerėzimin ti japė Hyjit pėrgjigjen pohuese, e cila shpreh mrekullisht lidhjen qė ai do tė vendosė me krijesėn e tij.
Tė falėnderoj ty, grua, pėr vetė faktin se je grua! Me perceptimin, karakteristik pėr femėrsinė tėnde, ti pasuron kuptimin e botės dhe kontribuon pėr vėrtetėsinė e plotė tė marrėdhėnieve njerėzore.
3. Por falėnderimi nuk mjafton, e di. Pėr fat tė keq jemi trashėgimtarė tė kufizimeve shumė tė mėdha, tė cilat nė tė gjitha kohėt dhe nė ēdo drejtim e kanė bėrė tė vėshtirė ecjen e gruas, duke ia mohuar dinjitetin, duke ia shtrembėruar aftėsitė, duke e harruar shpesh herė e duke arritur deri atje, sa ta kthejnė nė skllave. Kjo e ka penguar atė tė jetė deri nė fund vetvetja dhe e ka varfėruar njerėzmin nga pasuri tė vėrteta shpirtėrore. Sigurisht nuk do tė ishte e lehtė tė tregohej me gisht se kush duhet ta mbajė pėrgjegjėsinė, duke pasur parasysh forcėn e sedimenteve kulturore, tė cilat gjatė shekujve kanė formuar mendėsisė dhe institucionet. Por nė se nė kėtė drejtim, posaēėrisht nė kontekstet historike tė caktuara, nuk kanė munguar pėrgjegjėsitė objektive, kėto pėrgjegjėsi nuk kanė munguar as ndėr shumė bij tė Kishės, e pėr kėtė mė vjen keq sinqerisht. Njė keqardhje e tillė le tė kthehet pėr mbarė Kishėn nė zotim pėr ti qėndruar besnike frymėzimit sė Ungjillit, i cili pikėrisht mbi temėn e ēlirimit tė grave nga ēdo formė padrejtėsie e sundimi, pėrmban njė mesazh qė nuk e humbet asnjėherė aktualitetin, mesazh qė buron fuqimisht nga vetė sjellja e Krishtit. Ai, duke kapėrcyer normat qė rregullonin kulturėn e kohės sė tij, mbajti ndaj grave njė qėndrim tė ēiltėr, plot respekt, mikpritje, dhemshuri. Nderonte kėshtu tek gruaja dinjitetin e saj tė pėrhershėm nė projektin e nė dashurinė e Perėndisė. Duke e shikuar Atė nė kėtė mbarim tė mijėvjeēarit tė dytė, tė lind vetvetiu pyetja: Sa ėshtė pėrvetėsuar e ėshtė vėnė nė jetė mesazhi i Tij?
Po, ka ardhur koha pėr ta shikuar me guximin e kujtesės, duke i pranuar haptazi pėrgjegjėsitė, historinė e gjatė tė njerėzimit, nė tė cilėn gratė dhanė njė kontribut jo mė tė paktė se burrat e, nė shumicėn e rasteve, nė kushte fort mė tė vėshtira. Mendoj posaēėrisht pėr gratė qė e kanė dashur kulturėn e artin dhe u janė kushtuar atyre nė kushte tė pavolitshme, tė pėrjashtuara shpesh nga shkollimi i barabartė, tė nėnvleftėsura, tė mohuara, madje edhe tė shpronėsuara nga kontributi i tyre intelektual. Pėr fat tė keq, nga veprimtaria e shumllojshme e grave, e vėnė nė dukje me mjetet e historiografisė shkencore, ka mbetur shumė pak.
Fatmirėsisht, nė se koha ka zhdukur gjurmėt e dokumentuara, nuk mund tė fshihen rrjedhojat e mira tė asaj limfe jetėsore, qė i jep jetė njeriut nga breznia nė brezni, deri nė ditėt tona.
Njerėzimi ka njė borxh tė pallogaritshėm ndaj kėsaj tradite madhėshtore tė gruas. Sa gra qenė e janė edhe sot e kėsaj dite tė vlerėsuara mė shumė pėr pamjen e tyre fizike, sesa pėr kompetencėn, aftėsitė profesionale, veprat e mendjes, pasurinė e ndjenjave tė tyre e, sė fundi, pėr vetė dinjitetin e tyre!
4. E ētė thuash pastaj, pėr vėshtirėsitė qė ende nė shumė vende tė botės, i pengojnė gratė tė pėrfshihen plotėsisht nė jetėn shoqėrore, politike dhe ekonomike? Sigurisht mbetet akoma shumė pėr tė bėrė qė nėna dhe gruaja tė mos diskriminohen. Eshtė urgjente tė vendoset kudo barazia e vėrtetė e tė drejtave tė njeriut, pra paga e barabartė pėr punė tė barabartė, kujdesi pėr punėtoren-nėnė, ngritja e drejtė nė pėrgjegjėsi, tė drejta tė barabarta tė bashkėshortėve nė familje, njohje e gjithēkaje qė lidhet me tė drejtat e detyrat e qytetarit nė njė sistem demokratik. Eshtė fjala pėr njė akt drejtėsie, por edhe pėr njė nevojė. Problemet e vėshtira qė do tė shtrohen pėr diskutim: koha e lirė, cilėsia e jetės, emigrimi, shėrbimet shoqėrore, eutanazia, droga, shėndeti e asistenca, ekologjia etj., do ta shohin gjithnjė mė shumė gruan tė pėrfshirė nė politikėn e sė ardhmes. Nė tė gjitha kėto fusha do tė vlerėsohet e do tė ēmohet prania mė e madhe shoqėrore e gruas, sepse ajo do tė japė ndihmesėn nė kapėrcimin e kontradiktave tė njė shoqėrie tė organizuar mbi kritere tė mirėfillta tė zotėsisė e tė prodhimtarisė dhe do tė bėjė tė reformohen sistemet nė dobi tė plotė tė proēeseve tė humanizimit, qė shpreh qytetėrimin e dashurisė.
5. Duke pasur pastaj parasysh njė nga aspektet mė delikate tė gjendjes sė gruas nė botė, si tė mos kujtosh historinė e gjatė e poshtėruese megjithėse shpesh tė nėndheshme tė padrejtėsive tė kryera ndaj grave nė fushėn e seksualitetit? Nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė, nuk mund tė mbyllim veshėt dhe tė dorėzohemi pėrballė kėtij fenomeni. Ka ardhur koha pėr tė dėnuar me forcė format e dhunės seksuale, tė cilat jo rrallė kanė pėr objekt gratė, duke krijuar mjete tė pėrshtashme ligjore. Nė emėr tė respektit pėr njeriun, nuk mund tė mos denoncojmė edhe kulturėn e pėrhapur, qė vė mbi gjithēka dėfrimin dhe fitimin, e cila i jep shtysė shfrytėzimit sistematik tė seksualitetit, duke shtrėnguar dhe vajza tė mitura tė bien pre e qarqeve tė korruptuara dhe tu shėrbejnė pėr tė shitur trupin e tyre. Pėrballė njė zvetėnimi tė tillė, sa meritojnė tė vlerėsohen gratė, qė me dashuri heroike pėr krijesėn e tyre, ēojnė pėrpara njė shtatzani, pasojė e marrėdhėnieve seksuale pėrdhunuese; e kjo jo vetėm nė kuadrin e mizorisė, qė pėr fat tė keq vėrtetohet nė situata lufte tė cilat vijojnė tė tronditin botėn, por edhe nė situata mirėqenieje dhe paqeje, tė pėrlyera shpesh nga njė kulturė qė lejon realizimin e ēdo lloj kėnaqėsie, nė tė cilėn lulėzojnė mė lehtėsisht prirjet agresive mashkullore. Nė kushte tė tilla, zgjedhja e abortit, edhe pse mbetet gjithnjė mėkat i rėndė, para se tė jetė pėrgjegjėsi pėr tiu ngarkuar grave, ėshtė krim, pėr tė cilin pėrgjegjėsia kryesore i takon burrit dhe ambientit pėr rreth.
6. Prandaj falenderimi im ndaj grave bėhet thirrje e pikėlluar, qė u drejtohet tė gjithėve e veēanėrisht shteteve dhe institucioneve ndėrkombėtare, qė tė bėjnė ēėshtė e mundur pėr tu kthyer grave respektimin e plotė tė dinjitetit tė tyre dhe tė rolit tė tyre. Prandaj nuk mund tė mos shpreh admirimin tim pėr gratė vullnetmira, tė cilat i janė pėrkushtuar mbrojtjes sė dinjitetit e krijimit tė kushteve tė femrės pėr tė fituar tė drejtat themelore shoqėrore, ekonomike e politike dhe kanė ndėrmarrė nisma tė guximshme, nė njė kohė kur angazhimi i tyre konsiderohej akt i paligjshėm dhe shenjė e mungesės sė femėrsisė, shfaqje e prirjes pėr tu dukur e, ndoshta, edhe mėkat. Ashtu siē shkruaja nė Mesazhin e kėtij viti pėr Ditėn Botėrore tė Paqes, duke parė proēesin e madh tė ēlirimit tė gruas, mund tė thuhet se ka qenė njė rrugė e vėshtirė dhe e ndėrlikuar e, ndonjė herė jo pa gabime, por nė thelb, pozitive, edhe pse ende e paplotėsuar pėr shkak tė pengesave tė shumta, qė nė pjesė tė ndryshme tė botės, e pengojnė gruan tė njihet, tė respektohet, ti vlerėsohet dinjiteti i saj i veēantė (n. 4). Duhet vijuar ecja nė kėtė rrugė. Por jam i bindur se sekreti pėr ta pėrshkuar me shkathtėsi rrugėn qė ēon drejt respektimit tė plotė tė identitetit tė gruas, nuk kalon vetėm nėpėrmjet denoncimit, edhe pse i nevojshėm, tė diskriminimeve dhe tė padrejtėsive, por edhe, e sidomos, nėpėrmjet njė projekti sa veprues, aq edhe largpamės, i cili rishikon tė gjitha fushat e jetės femėrore, duke nisur nga krijimi i vetėdijes sė re universale tė dinjitetit tė gruas. Nė njohjen e kėsaj tė fundit, megjithė kushtėzimet e shumta historike, na ēon vetė arsyeja, qė pranon ligjin e Zotit, i cili na lejon tė zbulojmė qartė themelin kryesor antropologjik tė dinjitetit tė gruas, duke na e treguar kėtė nė projektin e Hyjit pėr njerėzimin.
7. Pranoni, pra, fort tė dashura motra, qė bashkė me ju tė kujtoj sėrisht faqen e mrekullueshme biblike, qė paraqet krijimin e njeriut dhe ndėrkohė flet pėr dinjitetin tuaj dhe pėr misionin tuaj nė botė. Libri i Zanafillės flet pėr krijimin nė mėnyrė tė pėrmbledhur dhe me njė gjuhė poetike e simbolike, por thellėsisht tė vėrtetė: Zoti e krijoi njeriun sipas shembėlltyrės sė vet. Nė shembėlltyrė tė Hyjit e krijoi. Mashkull e femėr i krijoi. (Zan. 1, 27). Vepra krijuese e Zotit kryhet sipas njė projekti tė paracaktuar mirė. Mbi tė gjitha, thuhet se njeriu u krijua sipas shembėlltyrės dhe ngjashmėrisė me Zotin ( shiko Zan. 1, 26), shprehje qė sqaron menjėherė veēantinė e njeriut nė tėrėsinė e veprės sė krijimit. Thuhet pastaj se ai, qė nga fillimi, ėshtė krijuar si mashkull e femėr (Zan. 2, 20). Zoti ndėrhyn pėr ta shpėtuar nga vetmia: Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė i vetėm: dua ti jap njė ndihmė, qė ti pėrngjajė. (Zan. 2, 18). Nė krijimin e gruas, ėshtė shkruar prandaj qė nga zanafilla, parimi i ndihmės: ndihmė - tė jetė e qartė - jo e njėanshme, por e anasjelltė. Gruaja ėshtė pėrplotėsimi i burrit, ashtu si burri ėshtė pėrplotėsimi i gruas; gruaja dhe burri plotėsojnė njera-tjetrin. Femėrsia e realizon njeriun, po aq sa mashkullsia, por nė mėnyra tė ndryshme e plotėsuese. Kur Libri i Zanafillės flet pėr ndihmė, nuk ka parasysh vetėm veprimin, por edhe vetė qenien. Femėrsia dhe mashkullsia pėrplotėsojnė njėra-tjetrin, jo vetėm nė pikėpamje fizike e psikike, por edhe ontologjike. Vetėm falė dyanshmėrisė tė mashkullit e tė femrės njeriu realizohet plotėsisht.
8. Pasi krijoi njeriun, mashkullin dhe femrėn, Zoti u tha tė dyve: Popullojeni tokėn dhe sundojeni (Zan. 1, 28). Pra, nuk u jep atyre vetėm mundėsinė pėr ta shtuar e pėrjetėsuar nė kohė gjininė njerėzore, por u beson si detyrė edhe tokėn, duke i ngarkuar tia mbarėshtojnė burimet me pėrgjegjėsi. Njeriu, qenie e arsyshme dhe e lirė, ėshtė i thirrur tia ndryshojė pamjen tokės. Nė kėtė detyrė, e cila nė vetvete ėshtė vepėr e kulturės, si burri, ashtu edhe gruaja, kanė pėrgjegjėsi tė njėjta qė nga zanafilla. Nė dhurimin e anasjelltė tė vetvetes pėrmes martesės dhe nė lindjen e fėmijėve, nė detyrėn e tyre tė pėrbashkėt pėr ta sunduar e pėr ta nėnshtruar tokėn, gruaja e burri nuk pasqyrojnė njė barazi tė amullt, ata nuk janė kopje e njėri-tjetrit, por as nuk ndryshojnė thellėsisht dhe nuk kanė ndėrmjet tyre kontradikta tė pashmangėshme: marrėdhėnia e tyre mė e natyrshme, qė i pėrgjigjet projektit tė Zotit, ėshtė uniteti i tė dyve apo shkrirja e tė dyve nė njė qenie tė vetme, qė i lejon secilit ta ndjejė marrėdhėnien ndėrpersonale dhe tė anasjelltė si dhuratė qė tė pasuron e tė ngarkon me pėrgjegjėsi. Kėtij bashkimi tė tė dyve i besohet nga Zoti jo vetėm lindja e fėmijėve dhe kujdesi i familjes, por edhe ndėrtimi i vetė historisė. Nė se gjatė Vitit Ndėrkombėtar tė Familjes, kremtuar mė 1994, vėmendja u pėrqendrua mbi gruan si nėnė, rasti i Konferencės sė Pekinit krijon mundėsinė pėr njė ndėrgjegjėsim tė ri nė lidhje me kontributin e shumfishtė qė sjell gruaja nė jetėn e shoqėrive e tė kombeve. Eshtė kontribut me natyrė para sė gjithash shpirtėror e kulturor, por edhe shoqėror, politik, ekonomik. Nė tė vėrtetė, fushat e ndryshme tė shoqėrisė, shtetet, kulturat kombėtare e, nė fund tė fundit, progresi i tėrė qenies sė shoqėrisė, i detyrohet shumė kontributit tė gruas.
9. Normalisht progresi vlerėsohet sipas kategorive shkencore e teknike, e edhe nė kėtė drejtim nuk mungon kontributi i gruas. Megjithatė, nuk ėshtė kjo e vetmja pėrmasė e progresit, madje nuk ėshtė as kryesorja. Na duket mė e rėndėsishme pėrmasa shoqėroro- etike, e cila ka tė bėjė me marrėdhėniet njerėzore dhe me vlerat shpirtėrore: nė njė pėrmasė tė tillė, e cila shpesh ėshtė zhvilluar pa bujė, duke u nisur nga marrėdhėniet e pėrditshme ndėrmjet njerėzve, sidomos brėnda familjes, njė pjesė e mirė e shoqėrisė i ka borxhe tė mėdha pikėrisht gjeniut tė gruas. Me kėtė rast dėshiroj tu shpreh mirėnjohje tė posaēme grave tė cilat, pėrtej kufijve tė familjes, impenjohen nė fusha tė ndryshme tė veprimtarive edukative: nė kopshte pėr fėmijė, shkolla, universitete, institute asistence, famulli, shoqata e lėvizje. Kudo qė ndjehet nevoja pėr punė edukative, mund tė vėrehet gatishmėria e plotė e grave pėr tiu kushtuar marrėdhėnieve njerėzore, posasēėrisht nė dobi tė atyre qė janė tė ligėsht, qė nuk kanė mbrojtje. Nė veprimtari tė tilla ato realizojnė ndjenjat e ngrohta amtare, kulturore e shpirtėrore, me vlerė vėrtetė tė paēmueshme pėrsa i pėrket peshės qė kanė nė zhvillimin e njeriut dhe tė ardhmėrisė sė shoqėrisė. E si tė mos kujtosh kėtu dėshminė e shumė grave katolike e tė shumė kongregatave rregulltare femėrore tė cilat, nė kontinente tė ndryshme, e kanė bėrė edukimin, sidomos tė djemėve e tė vajzave tė vogla, shėrbimin e tyre kryesor? Si tė mos i shohėsh me frymė mirėnjohjeje tė gjitha gratė, tė cilat kanė punuar e vijojnė tė punojnė nė frontin e shėndetit, jo vetėm brėnda rrethit tė institucioneve shėndetėsore tė mirorganizuara, por shpesh nė rrethana tepėr tė pasigurta, nė vendet mė tė varfra tė botės, duke dhėnė dėshmi gadishmėrie qė, jo rrallė, i afrohen martirizimit.
10. Dėshiroj pra, fort tė dashura motra, qė tė meditojmė me kujdes tė posaēėm mbi temėn e gjeniut tė gruas, jo vetėm pėr tė njohur natyrėn e projektit tė saktė tė Zotit, qė duhet pranuar e nderuar, por edhe pėr ti bėrė asaj vend pėrherė e mė tepėr nė jetėn shoqėrore, sidomos nė atė kishtare. Pikėrisht mbi kėtė temė, tė rrahur tashmė me rastin e Vitit Marian, pata rastin tė ndalem gjėrėsisht nė Letrėn apostolike tė pėrmendur mė lart Mulieris dignitatem, botuar mė 1988. Kėtė vit, me rastin e tė Enjtes sė Madhe, Letrės sė zakonshme qė u drejtoj meshtarėve, desha ti bashkėngjit idealisht pikėrisht Mulieris dignitatem, duke i ftuar tė reflektojnė mbi rolin domethėnės qė luan gruaja nė jetėn e tyre, si nėnė, si motėr dhe si bashkėpunėtore nė veprat e apostullimit. Eshtė kjo njė tjetėr pėrmasė, e ndryshme nga ajo martesore, por po aq e rėndėsishme, ėshtė ajo ndihmė qė gruaja, sipas zanafillės, ėshtė e thirrur ti japė burrit. Tek Maria Kisha sheh shprehjen mė tė lartė tė gjeniut femėror, gjen edhe burimin e pashterrshėm tė frymėzimit. Maria quhet shėrbėtorja e Zotit (Lk. 1, 38). Pėr shkak tė bindjes ndaj fjalės sė Hyjit, ajo e pranoi misionin e vet tė privilegjuar, por aspak tė lehtė, tė bashkėshortes dhe tė nėnės tė familjes sė Nazaretit. Duke u vėnė nė shėrbim tė Zotit, Ajo u vu edhe nė shėrbim tė njerėzve: nė shėrbim dashurie. Pikėrisht ky shėrbim i dha mundėsinė tė realizojė nė jetėn e saj pėrvojėn misterioze, por tė njėmendtė, tė mbretėrimit. Jo rastėsisht thirret Mbretėresha e qiellit dhe e tokės. Kėshtu e quan bashkėsia e besimtarėve; e thėrrasin Mbretėreshė shumė kombe e popuj. Pėr tė tė mbretėrojė do tė thotė tė shėrbejė! Tė shėrbejė, do tė thotė tė mbretėrojė! Kėshtu duhet kuptuar autoriteti si nė familje, ashtu edhe nė shoqėri e nė Kishė. . Mbretėrimi ėshtė zbulesa e prirjes themelore tė qenies njerėzore, qė ėshtė krijuar sipas shembėlltyrės sė Atij qė ėshtė Perėndi i qiellit e i tokės, dhe ėshtė thirrur tė jetė nė Krishtin, bir i adoptuar i Zotit. Njeriu ėshtė e vetmja krijesė mbi tokė qė Hyji ka dashur ta krijojė pėr vetveten e tij, siē mėson Konēili II i Vatikanit, i cili nė mėnyrė domethėnėse shton se njeriu nuk mund tė jetė plotėsisht vetvetja, pėrveēse pėrmes dhurimit tė sinqertė tė vetvetes (Gaudium et spes, n. 24). Nė kėtė pėrmbahet mbretėrimi amtar i Marisė. Duke i pasė dhuruar gjithė vetveten tė Birit, ajo bėhet dhuratė edhe pėr gjithė bijat e bijtė e gjinisė njerėzore dhe ngjall besim tė thellė tek ēdo njeri, i cili i drejtohet Asaj pėr ti prirė pėrgjatė udhėve tė vėshtira, drejt fatit tė vet pėrfundimtar e tė mbinatyrshėm. Nė kėtė cak pėrfundimtar, cak qė drejton si impenjimin e burrit, ashtu edhe tė gruas, secili arrin sipas etapave tė thirrjes sė vet.
11. Nė kėtė horizont shėrbimi, i cili nė se kryhet me liri, reciprokėsi e dashuri shpreh pozitėn vėrtetė mbretėrore tė qenies njerėzore, ėshtė e mundur tė pranohet pa pasoja tė dėmshme pėr gruan, njė farė ndryshueshmėrie rolesh, nė atė masė, nė tė cilėn njė ndryshueshmėri e tillė nuk ėshtė fryt i kundėrvėnies arbitrare, por buron fuqimisht nga veēantia e qenies mashkull ose femėr. Eshtė njė diskutim qė gjen zbatim tė veēantė edhe nė brėndėsi tė Kishės. Nė se Krishti, me zgjedhje tė lirė e sovrane, - tė dėshmuar mė sė mirė nė Ungjill dhe nė traditėn e pėrhershme kishtare, ua besoi vetėm burrave detyrėn qė tė ishin ikonė e fytyrės sė tij si bari e dhėndėrr i Kishės, nėpėrmjet ushtrimit tė shėrbesės meshtarake, kjo nuk i heq asgjė rolit tė grave, as anėtarėve tė tjerė tė Kishės, qė nuk janė tė ngarkuar pėr shėrbesa tė shenjta, por janė tė gjithė njėlloj tė veshur me dinjitetin e posaēėm tė meshtarisė tė pėrbashkėt, rrėnjosur nė Pagėzim. Kėto ndryshime rolesh nė tė vėrtetė, nuk interpretohen nėn dritėn e normave qė rregullojnė shoqėrinė njerėzore, por sipas kritereve tė posaēme tė ekonomisė sakramentore apo tė asaj ekonomie shenjash qė Zoti i ka zgjedhur lirisht, pėr tu bėrė i pranishėm ndėrmjet njerėzve. Veē kėsaj, pikėrisht nė vijėn e ekonomisė sė kėtyre shenjave, edhe pse jashtė ambientit sakramentor, nuk ėshtė mė pak i rėndėsishėm feminiliteti i jetuar sipas modelit tepėr tė lartė tė Marisė. Gjendet, nė tė vėrtetė, nė feminilitetin e gruas besimtare, e nė veēanti asaj qė i ėshtė kushtuar Zotit, njė lloj profecie imanente (shih Mulieris dignitatem, n. 29), njė simbolizėm fort evokativ, si tė thuash, njė ikonė amėsie, qė realizohet plotėsisht nė Marinė e qė shpreh qenien e Kishės nė vetvete, si bashkėsi e shuguruar me absolutizmin e njė zemre tė virgjėr, pėr tė qenė vashė e Krishtit dhe nėnė e besimtarėve. Nė kėtė perspektivė plotėsimi ikonik tė rolit tė mashkullit dhe tė femrės, dalin mė mirė nė pah dy pėrmasa tė pamohueshme tė Kishės: parimi marian dhe ai i apostullit Pjetėr (shih ibid. n. 27). Nga ana tjetėr, nė Letrėn e lartpėrmendur tė sė Enjtes sė Madhe tė kėtij viti, u kujtoja meshtarėve se shėrbesa meshtarake nė projektin e Krishtit, nuk ėshtė shprehje sundimi, por shėrbimi (n. 7). Eshtė detyrė e ngutshme e Kishės, nė pėrtritjen e pėrditshme nėn dritėn e Fjalės sė Zotit, ta vėrė gjithnjė mė shumė nė dukje (gruan), si nė zhvillimin e frymės sė bashkimit, nė pėrdorimin e tė gjitha mjeteve tipikisht kishtare tė pjesėmarrjes, ashtu edhe nėpėrmjet respektimit dhe vlerėsimit tė karizmave tė panumėrta personale e tė bashkėsisė, tė cilat Shpirti i Zotit i ngjall pėr ndėrtimin e bashkėsisė sė krishterė dhe nė shėrbim tė njerėzve. Nė kėtė hapėsirė tė gjėrė shėrbimi, historia e Kishės nė kėto dymijė vjet, megjithė kushtėzimet e shumta, ka njohur vėrtetė gjeniun e gruas, duke parė tė dalin nga gjiri i saj gra madhėshtore, tė cilat kanė lėnė gjurmėt e tyre tė thella dhe tė dobishme nė kohė. Mendoj pėr radhėn e gjatė tė martireve, shenjtoreve, tė grave me dhanti mistike. Mendoj nė mėnyrė tė veēantė pėr Shėn Katerinėn e Sienės dhe Shėn Terezėn e Avilės, tė cilave Papa Pali VI u dha titullin Dijetare tė Kishės. E si tė mos kujtosh pastaj, tė gjitha gratė qė, tė shtyra nga feja, vunė nė jetė nisma me rėndėsi tė jashtzakonshme shoqėrore, veēanėrisht nė shėrbim tė mė tė varfėrve? Ardhmerisė sė Kishės nė mijėvjeēarin e tretė nuk do ti mungojnė, sigurisht, manifestime tė reja e tė mahnitshme tė gjeniut femėror.
12. Ju e shihi, pra, fort tė dashura motra, sesa arsye ka Kisha pėr tė dėshiruar qė nė Konferencėn e ardhme, tė thirrur nė Pekin nga Kombet e Bashkuara, tė nxirret nė dritė e vėrteta e plotė mbi gruan. Le tė vihet me tė vėrtetė nė vend, me rėndėsinė e duhur, gjeniu i gruas, duke mos pasur parasysh vetėm gratė e mėdha e tė famshme, qė kanė jetuar nė tė kaluarėn, apo bashkėkohėset tona, por edhe ato tė thjeshtat, tė cilat e shfaqin talentin e tyre femėror nė shėrbim tė tė tjerėve gjatė jetės sė pėrditshme. Nė tė vėrtetė, posaēėrisht nė flijimin e vetvetes nė dobi tė tė tjerėve nė jetėn e pėrditshme, gruaja shpreh thellėsisht thirrjen e jetės sė vet, ajo qė ndoshta mė tepėr se burri, e njeh burrin, sepse e njeh me zemėr. E njeh pavarėsisht nga sistemet e ndryshme ideologjike e politike. E njeh nė madhėshtinė e tij e nė kufizimet e tij dhe pėrpiqet ti dalė pėrpara nė mes tė rrugės e ti jetė ndihmė. Nė kėtė mėnyrė, nė historinė e njerėzimit, realizohet projekti kryesor i Krijuesit dhe del nė dritė pa rreshtur, me tėrė larminė e vet, bukuria jo vetėm fizike, por sidomos shpirtėrore, qė Zoti i dhuroi, qysh nga zanafilla, krijesės njerėzore e, nė mėnyrė tė veēantė, gruas.
Ndėrsa i lutem Zotit pėr pėrfundimin me sukses tė takimit tė rėndėsishėm tė Pekinit, e ftoj bashkėsinė kishtare ta shikojė kėtė vit si rast tė pėrshtashėm pėr ta falėnderuar nga zemra Krijuesin dhe Shėlbuesin e botės, pikėrisht pėr dhuratėn e njė tė mire kaq tė madhe, qė ėshtė feminiliteti, i cili, nė shprehjet e veta tė larmishme, i pėrket trashėgimisė sė njerėzimit e tė vetė Kishės.
Vigjiloftė Maria, Mbretėresha e dashurisė, mbi gratė dhe mbi misionin e tyre nė shėrbim tė njerėzimit, tė paqes, tė pėrhapjes sė Mbretėrisė sė Hyjit!
Me bekimin tim.
29 qershor 1995,
Solemniteti i Shenjtėrve Pjetėr e Pal
Nga Vatikani,
Papa GJON PALI II
Krijoni Kontakt