Ai polici di Anglisht!!!!!!!!!!!
Ai polici di Anglisht!!!!!!!!!!!
me se fundi edhe Shqiperia ka nje aeroport qe nuk krijon nje diference te madhe me ate te vendeve te tjera. ketu duke menduar ate qe ishte qe ngjante si nje kerpudhe, perpara aeroporteve gjigande dhe moderne te te gjithe botes. keshtu qe gjerat te shihem me pozitivitet dhe jo me syrin e ndertoi njeri apo tjetri. e nenshkroi njeri dhe e inaguroi tjetri. e rendesishme per te gjithe ne eshte rezultati. sot kemi edhe ne nje aerport modern.
Shyqyr qe kemi nje dicka me te fund me vlere edhe qe eshte nje ekspozite per vendin tone sepse Aerodromi i nje vendi qendra e vemendjes per Europen edhe Ballkanin.
Terminali i Rinasit, bashke Berisha-Rama-Nano
E Enjte, 22 Mars 2007
“Tirana International Airport” festoi inaugurimin e terminalit te ri te pasagjereve te aeroportit te ri me nje kapacitet prej 1 milion pasagjeresh ne vit dhe nje investim prej 50 milione dollaresh. Mbi 600 te ftuar, mes te cileve edhe ambasadorja amerikane Ris, ministra, deputete e drejtues te kompanive investuese dhe koncesionare moren pjese. Sot fluturimi i pare inaugurues
Shqiperia peruroi dje hapjen e terminalit te ri te “Tirana International Airport” (TIA) ne Rinas, duke sjelle ne kete menyre “mbylljen” ne nje salle edhe te tre me te medhenjve te politikes shqiptare: Berishes, Rames e Nanos. Afersisht 600 te ftuar, ku perfshiheshin Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ish-kryeministri Fatos Nano, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ambasadorja e SHBA-ve, Marsi Ris, moren pjese ne kete ceremoni inaugurimi. Shiriti i perurimit u pre ne menyre simbolike nga kryeministri Berisha, ambasadorja e SHBA-ve ne Shqiperi, Marsi Ris, perfaqesues te tjere te trupit diplomatik dhe perfaqesues te konsorciumit “Tirana Airport Partners”, duke e deklaruar njekohesisht te hapur terminalin e ri me nje kapacitet prej 1 milione pasagjeresh ne vit dhe me nje investim prej 50 milione dollaresh. Te ftuarit shijuan nje film per aeroportin, nje shfaqje akrobatike dhe muzike klasike. Pas nje pune ndertimore qe zgjati dy vjet, me ane te prerjes simbolike te shiritit, terminali i ri u deklarua i hapur. Te ftuarit me pas bene nje tur prezantimi ne terminalin e ri, i cili u pasua nga nje koktej. Ne tre fjalimet e mbajtur nga kryeministri Berisha, kryetari i Keshillit Administrativ te TIA-s dhe drejtor i Pergjithshem Ekzekutiv i “HOCHTIEF Airport”, dr. Reinhard Kalenda, si dhe drejtori i Pergjithshem i “Tirana International Airport”, dr. Constantin von Alvensleben, u theksua roli i ketij aeroporti ne zhvillimin e vendit. Berisha tha se “aeroporti ka rendesi te madhe strategjike per Shqiperine. “Tirana International Airport” eshte shembulli yne. Zbatimi i suksesshem i ketij projekti do te inkurajoje investime te tjera qe te vijne ne Shqiperi”, tha kryeministri. Nga ana e tij, Reinhard Kalenda shtoi se “Shqiperia ka pesuar transformime te medha vitet e fundit. Jemi shume te lumtur t’ia ofrojme kete infrastrukture moderne, qe ploteson standardet nderkombetare”. Nderkohe qe Von Alvensleben ne fjalen e tij tha se, “me kete aeroport, Shqiperia i tregon botes qe eshte e afte te ndertoje kete infrastrukture moderne dhe te zbatoje projekte ambicioze. Kjo do te terheqe vemendjen e investitoreve te huaj te vijne dhe te investojne ne vend”.
Sot fluturimi i pare
Pas kesaj ceremonie, terminali do te jete gati te filloje operimet, te cilat fillojne sot, me 22 mars. Pothuaj 250 femije nga shkollat e Tiranes dhe Rinasit jane ftuar te marrin pjese ne fluturimin e pare dhe t’i japin me shume festivitet kesaj dite. Operimet do te fillojne menjehere pas fluturimit te pare ne oren 14:20. Avioni i tipit “Airbus A319” i operuar nga “Austrian Airlines”, do te fluturoje nga Tirana per ne Vjene. Te gjitha operimet nga terminali i vjeter do te kalojne tek terminali i ri. Kjo kryeveper arkitekture, e pergatitur nga arkitekti malajzian Hin Tan, do te kete tete dyqane, bare dhe restorante. Do te kete restorante ne zonen e nisjes dhe te mberritjeve, ndersa jashte terminalit do te jete nje bar-restorant te tipit “piazza” te mbuluar dhe me fasade te zbukuruar me gure dekorative tradicionale shqiptare, i cili do te ofroje pamje shume te kendshme te mjedisit perreth. Terminali i ri kenaq edhe kerkesat me te sofistikuara dhe do te perbeje nje kontribut mjaft te shquar ne transformimin urban te kryeqytetit te Shqiperise.
Terminali i ri do te ofroje te gjitha sherbimet qe priten nga nje aeroport i standardeve me te mira nderkombetare. Pasagjeret jo vetem qe do te procesohen me shpejt dhe ne menyre me te sigurt, por do te jene ne gjendje te shijojne nje mori sherbimesh qe ofrohen ne kete terminal, dyqanet e shumte dhe ndenjeset e rehatshme ne nje mjedis te kendshem, ndersa presin fluturimin e tyre. Pervec perfundimit te terminalit te ri, TIA ka perfunduar kete muaj dy projekte te tjera te medha. Nje rruge hyrese 7 km, e cila shkurton distancen nga Tirana ne aeroport me 8 km, e cila u hap para disa ditesh dhe nje terminal kargo nje godine dykateshe me pajisje frigoriferike import-eksporti, me kapacitet prej 4,500 tonesh ngarkese ne vit, e cila do te hapet shpejt. A.G
Korrieri
Aeroporti modern "Nëne Tereza", tani do të ketë dy dalje bashkëkohore
1.4 miliardë euro investime në katër vjet
Kryeministri Sali Berisha theksoi dje se në 4 vite janë rreth 1.4 miliard euro, të cilat do të investohen në të katër anët e vendit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të segmentit rrugor Vorë-Rinas-Fushë Krujë, kreu i qeverisë u shpreh se këto janë disa nga veprat rrugore më të mëdha, por, sipas tij, po kaq të mëdha do të jenë edhe projektet në veprat ujore si, ujësjellës, ura e vepra të tjera publike. Duke vlerësuar arritjet në fushën e infrastrukturës, kreu i qeverisë tha se me këtë inaugurim, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit mbyll serinë e punimeve në këtë ministri dhe largohet në një detyrë tjetër shumë të rëndësishme. "Dua të theksoj se në më pak se dy vjet, ministri Basha ka meritën që i lë vendit projektet më të rëndësishme në 5 vitet e fundit, por edhe më të mëdhatë, duke filluar nga Morini i Kukësit, deri në Konispol", u shpreh kryeministri Berisha, i cili shtoi se janë një sërë projektesh që janë në zbatim e sipër apo do të nisin zbatimin në muajt që vijnë, dhe do të shënojnë një transformim rrënjësor të infrastrukturës rrugore të vendit. Në vijim, kreu i qeverisë vlerësoi se edhe pasuesi i ministrit Basha, Sokol Olldashi, do të zbatojë projektet e nisura dhe do të hartojë projekte të reja. "Ministri Basha i lë pasardhësit një trashëgimi të shkëlqyer dhe pasohet nga një ministër bashkëmoshatar, i cili, edhe ai, u karakterizua si ministri më i suksesshëm në veprimtarinë e tij në Ministrinë e Brendshme, jurist, me kthjelltësi dhe aftësi menaxhuese të mëdha. Jam i bindur se ai do të zhvillojë dhe zbatojë projektet e nisura, sikundër do të hartojë projekte të reja", u shpreh kryeministri Berisha. Lidhur me kalimin e ministrit Basha në drejtimin e Ministrisë së Jashtme, kreu i qeverisë tha se
ai kalon në një dikaster të një rëndësie shumë të madhe dhe nuk shkon në një vakuum, por gjen aty një punë të ndërtuar me seriozitet, maturi dhe sukses nga paraardhësi i tij, Besnik Mustafaj.
Përurohet rruga, Vorë-Rinas-Fushë Krujë
Kryeministri Berisha përuroi dje përfundimin e rikonstruksionit të segmentit rrugor Vorë-Rinas-Fushë Krujë. Rikonstruksioni i këtij segmenti, me vlerë 9.3 milion dollarë, do të lehtësojë lidhjen me Aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza". Kryeministri Berisha, duke prerë shiritin e inaugurimit, përgëzoi inxhinierët, teknikët dhe të gjithë punëtorët për punën cilësore dhe mbarimin në kohë të saj. Kreu i qeverisë theksoi se me rikonstruksionin e këtij segmenti sigurohet lidhja e dy autostradave, autostradës Tiranë-Durrës-Lushnjë me autostradën Fushë Krujë-Milot. "Rikonstruksioni i plotë dhe zgjerimi i kësaj rruge është një lehtësim shumë i madh për transportin dhe veçanërisht për turizmin, pasi, gjatë sezonit turistik, ky segment përdoret intensivisht. Me këtë, ne gjithashtu inaugurojmë rikonstruksionin e plotë të një rruge të dytë, duke e bërë Aeroportin modern të Tiranës me dy dalje bashkëkohore", tha kryeministri Berisha. Segmenti Vorë-Rinas-Fushë Krujë ka rëndësi të veçantë edhe për lidhjen e akseve rrugore të Veriut dhe Jugut të vendit. Rruga e rikonstruktuar, me gjatësi 11.1 kilometra, gjerësi 11.5 metra, përmirëson ndjeshëm standardet e udhëtimit në këtë segment.
9.3 milionë USD për një tjetër projekt modern
Aksi rrugor Vorë-Rinas-Fushë Krujë, me vlerë 9.299.102 USD, dhe financim të Bankës Islamike për Zhvillim, do të lehtësojë lidhjen me Aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza". Ky segment, i cili bazohet në standardin italian të projektimit CNR 3, ka një rëndësi të veçantë për lidhjen e akseve rrugore të Veriut dhe Jugut të vendit, si dhe lidhjen me Aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza". Punimet për ndërtimin e kësaj rruge janë kryer nga J/V South for Construction Combined Group Co/Lebanon Kuëait, ndërsa supervizori ka qenë Arab Consultin Engineers/Egypt. Rikonstruksioni i segmentit rrugor "Vorë-Rinas-Fushë Krujë", me gjatësi 11.1 km dhe gjerësi 11.5 m, filloi në muajin korrik 2006, me qëllim përmirësimin e standardeve të udhëtimit, në krahasim me kushtet që ofronte segmenti ekzistues. Rruga e rikonstruktuar ka standarde bashkëkohore në lidhje me sinjalistikën rrugore, si atë vertikale dhe horizontale, si dhe janë marrë masat për rritjen e sigurisë rrugore, nëpërmjet instalimit të barrierave metalike (Guard Rails) në pjesë të veçanta të trupit të rrugës, me gjatësi totale rreth 8 km. Gjithashtu, është mundësuar ndriçimi përgjatë krahut të djathtë, gjatë gjithë gjatësisë nga Vora deri në kthesën e Aeroportit të Rinasit. Për përmirësimin e kushteve ekzistuese të segmentit janë ndërtuar 18 vepra arti të vogla, si tombino katrore me përmasa 2x2 m, ura të vogla me hapësirë drite 2 m dhe 4 m. Gjithashtu, janë ndërtuar edhe 2 ura me hapësirë drite 9 m, si dhe një urë mbi lumin Gjole, me gjatësi 150 m, me pesë hapësira drite, 30 m secila, me trarë. Janë ndërtuar 1500 m linear mure mbajtës, rreth 1450 m linear pilota, me diametër 1000 mm të varur për strukturat. Në ndërtimin e shtresave asfaltike të rrugës janë përdorur rreth 350.000 metër katror shtresa asfaltike si bazë bituminoze, binder dhe asfalto beton.
RD
lexo dhe mos u habitPostuar më parë nga Brari
Gazidedet jane kthyer perseri
Lista nr5
6 kanatjere
6 mbathje
6 shami
prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve
Bashkim Gazidede eshte ai qe eshte, por askush nuk e njeh si njeri te korruptuar dhe barkmadh, se po te ishte i tille, do te kish pese para ne banke per te mbuluar shpenzimet mjekesore ne Itali, nuk do t'ia mbulonte shteti shqiptar sic ia mbulon.
Pa me ndrico pak edhe mua, cili eshte ndryshimi ne ngjyren e dollarit midis dollareve te kompanive nga vende islamike dhe ato nga vende evropiane?
Nuk te lexon vetem Brari ne forum... dhe une i them FALEMINDERIT cilado firme te huaj qe investon $1 ne vendin tim.
Albo
Un kam qen ne Shqiperi ne muajin Maj. Aeroporti ishte modern. ai polici fliste dhe greqisht.
Krijoni Kontakt