Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 59
  1. #31
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Aeroporti International i Tiranës

    ************************************************** **************

    Tirane- Tirana International Airport (TIA), në 21 mars do të bëjë hapjen e terminalit të ri të pasagjerëve. Ky terminal përfundoi me sukses testimet e bëra, ku morën pjesë rreth 300 vetë, të cilët kanë qenë pjesëmarrës gjatë dy ditëve të testimit. Qëllimi i këtij testimi ishte të sigurohej gatishmëria për operimet e këtij terminali, para se të bëhet hapja zyrtare e tij në datë 21 mars. “Testime të tilla janë shumë thelbësore për funksionimin e terminalit të ri dhe ne jemi të kënaqur me rezultatet. Vetëm një muaj na ndan nga përurimi dhe testimi shkoi shumë mirë e pa asnjë problem serioz. I gjithë sistemi punoi mjaft mirë, gjë që na jep besimin për hapjen e terminalit në kohë”, - deklaroi Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm i Operimeve në TIA. Sipas specialistëve pranë “Tirana International Airport”, të gjitha masat e sigurisë u zbatuan me rreptësi, gjithashtu të gjitha proceset shkuan mirë. Testimet për terminalin e ri të pasagjerëve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, janë zhvilluar për dy ditë, përkatësisht në datë 10 dhe 24 shkurt. Gjatë këtyre testimeve kanë qenë pjesëmarrës 300 veta; kushti i vetëm që duhet të plotësonin ata, ishte që të kishin një pasaportë të vlefshme për udhëtim. Mosha e tyre varionte nga gjashtë deri në 86 vjeç. Pasagjerët u pajisën të gjithë me valixhe që i regjistruan në sistem para nisjes. Pasi kaluan në pikat e kontrollit të sigurisë dhe pasaportave, ata vazhduan drejt portave të daljes. Edhe pse shumica e tyre nuk kishin fluturuar më parë, ata u orientuan mjaft lehtë me procedurat e nisjeve dhe mbërritjeve në aeroport. Testimet u realizuan nga skuadra e Aeroportit për Gatishmërinë e Operimeve dhe Transferimin (ORAT), pjesë e divizionit të operimeve në TIA, dhe u mbështetën nga HOCHTIEF AirPort, aksionieri kryesor i aeroportit. Testimet u ndanë në tri kategori kryesore: elementare, e përparuar dhe emergjenca evakuimi. Të gjitha këto u testuan në 15 fluturime vajtje-ardhje. Testimet kanë rezultuar të suksesshme, gjithashtu edhe në procedurat e mbërritjes.






    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #32
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Bukur duket nga fotografite... uroj qe te kete nje pamje nga pistat sepse eshte qejf per ata qe percjellin apo presin te afermit per te pare avionet kur fluturojne e kur aterojne... kete problem ka aeroporti Leka i Madh ne Shkup! S'sheh avionet!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #33
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    E paskan rregulluar goxha mire.Une kur kam qene heren e fundit ne aeroport me eshte dukur vetja si ne treg fruta perimesh

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    Keto kohet e fundit sa here udhetoj nepermjet aeroportit "Nene Tereza", rreth 3 here ne vit, gjithmone ka dicka me te mire, me cilesore duke filluar nga infrastruktura, sherbimet e deri tek personeli i cili me pare linte shume per te deshiruar...sidomos kur punonjesit e aeroportit silleshin sikur ishin te zotet e avjoneve e po na benin nder qe po na merrnin me vete
    bingo !!!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    hera e fundit qe kam udhetuar per ne shqiperi eshte, vere 2005

    sa mire me vjen per ndryshimet e aeroportit tone, i pashe ne fotot e sjella me siper
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Shyqyr sepse Shqiperia kishte nevoj per nje aerodrom modern edhe te mire.Kur kam kakuar para 3 vjetesh ne aerodrom me dukesh sikur isha ne nje kasolle.

  7. #37
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anëtarësuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    Pse i ke nxjerre fotot e aeroportit pa marre lejen e personit qe i ka nxjerre ne web?

    Ajajajaja shume gabim! Edhe mos fshi postimin, turp te te vij!

    Ja dhe linku: http://urbania21.com/forum/showpost....6&postcount=76
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jimi_Hendrix : 07-03-2007 më 19:39

  8. #38
    Resistant!!!! Maska e Klevi
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    220
    LOL

    Paska plas vjedhja e fotove sheshit.
    It's nice to be important, but it's more important to be nice...!

  9. #39
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Njerez...ne radhe te pare mos u beni gazi i botes duke quajtur nje koncept komjuterik photo! Foto eshte tjeter gje dhe koncepti komjuterik eshte tjeter gje. Dhe se dyti keta dy linket me perpunime kompjuterike nuk paraqesin punen e hapesit te temes por ilustrojne temen per aeroportin,per ti dhene nje pershtypje tipave si puna jote se c'fare paraqitje ka aeroporti.

    Posta nuk eshte fshire nga une por nga moderatori perkates.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #40
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anëtarësuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    Citim Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites
    Njerez...ne radhe te pare mos u beni gazi i botes duke quajtur nje koncept komjuterik photo! Foto eshte tjeter gje dhe koncepti komjuterik eshte tjeter gje. Dhe se dyti keta dy linket me perpunime kompjuterike nuk paraqesin punen e hapesit te temes por ilustrojne temen per aeroportin,per ti dhene nje pershtypje tipave si puna jote se c'fare paraqitje ka aeroporti.

    Posta nuk eshte fshire nga une por nga moderatori perkates.

    Qeke i lezetshem ti. Quaj ne dac foto ne dac koncepte kompiuterike, fakti eshte se ti nuk ke te drejte te perhapesh disa foto te cilat nuk ke te drejte!


    Te pakten duhet te citosh burimin nga i ke marre!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •