Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Post Përurohet terminali i ri modern i Aeroportit Nënë Tereza

    Ambasadori amerikan dhe ministri Poçi njihen me ecurinë e investimeve në aeroportin “Nënë Tereza”

    Xhefri: Rinasi, së shpejti ndër më të mirët në Ballkan

    Rritet niveli i sigurisë në aeroport. Faza e dytë e instalimit të kamerave, 130 milionë lekë

    Aida Korkuti
    "Me kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aeroporti ndërkombëtar "Nënë Tereza", do të jetë një ndër aeroportet më të mirë në Ballkan”. Kështu është shprehur ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Xhejms Xhefri, në një vizitë të zhvilluar në ambientet e këtij aeroporti. Së bashku me ministrin e Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi, ata kanë inspektuar ambientet e aeroportit, me qëllimin për t’u njohur me ecurinë e investimeve që po bëhen nga firma amerikane “Locheed Martin” dhe me nivelin e sigurisë së aeroportit. Kështu, gjatë vizitës së tyre, ambasadori amerikan dhe ministri Poçi janë njohur me sallën e kamerave të instaluara nga ICITAP (Shoqëria Ndërkombëtare e Antitrafikut), me kontrollin e lëvizjeve në zonën me hyrje të kufizuar, me sistemin e hyrjes në aeroport dhe në zonën e tranzitit etj. Po kështu, ata kanë bërë një vizitë edhe në terminalin e nisjes, në kontrollin me monitor të bagazheve, check-in e pasagjerëve, kontrollin e pasaportave, pasagjerëve dhe bagazheve të dorës, portat e daljes, doganat, etj. Në praninë e ministrit Poçi dhe të gazetarëve, ambasadori amerikan ka përmendur synimin që “Nënë Tereza”, me kontributin e SHBA-së dhe drejtuar nga ICITAP, të bëhet aeroporti më i mirë në Ballkan në luftën kundër kriminalitetit. Sipas ministrit Poçi, përmirësimi i punës në këtë aeroport, rritja e sigurisë, përmirësimi i masave që kanë të bëjnë me bllokimin e trafiqeve, riorganizimi dhe metodat kontrolluese që po vendosen, (siç është vendosja e sistemit të kamerave të fshehta), do të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e tendencave terroriste apo kriminale. Një rol të rëndësishëm, ICITAP i ka kushtuar instalimit të kamerave. Deri tani në aeroportin “Nënë Tereza” janë në funksionim 13 kamera sigurie. Ndërkohë që në një fazë të dytë do të shtohen edhe 25 kamera të tjera. Sipas burimeve të Ministrisë së Transporteve, në sistemin e pajisjes me kamera është përfshirë e gjithë zona e terminalit, bagazheve, vendqëndrimit, aeroplaneve. Ndërkohë janë në gjendje edhe kamera portative të vendosura në barkun e avioneve ku ndodhen bagazhet. Shifra e investimeve për fazën e dytë të vendosjes së sasisë tjetër të kamerave, shkon në rreth 130 milionë lekë. Në këtë sistem do të përfshihet instalimi i kamerave edhe në zonën e VIP. Po kështu, do të instalohen kamera vëzhguese në një sistem më të plotë në vendqëndrimet e aeroplaneve dhe në zonën e perimetrit rrethues të aeroportit. "Pjesa më e madhe e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", është nën kontroll të plotë nga pikëpamja e sigurisë dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare", -u shpreh ministri Poçi gjatë vizitës. Por, ai nuk mohoi edhe disa nga problemet që ekzistojnë aktualisht në këtë pikë të rëndësishme kufitare ajrore. Për këtë qëllim, Poçi theksoi se është biseduar edhe me ICITAP për mundësitë e futjes së sistemit të instalimit edhe në disa zona të këtij aeroporti si p.sh, salla VIP, e cila në fakt duhet të jetë nën kontroll të plotë. Në këtë vizitë, ambasadori amerikan, Xhefri, punën me qeverinë shqiptare e veçanërisht me Ministrinë e Transporteve e ka cilësuar si një përpjekje bashkëveprimi, dhe me kontributin e rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian. Sipas tij, së shpejti, një ekip i federatës së aviacionit amerikan do të vijë në aeroport. Xhefri deklaroi ndërtimin e një sistemi modern të kontrollit ajror me “Locheed Martin” si dhe ndërtimin së shpejti të një linje të re hekurudhore që lidh aeroportin me Tiranën dhe Durrësin nga “General Electric”, duke konfirmuar kështu praninë gjithmonë e më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Locheed Martin do te merret vetem me sistemin e kontrollit ajror dhe per kete ky aktivitet i eshte dhene me koncesion nga shteti shqiptar. Kjo ka qene nje iniciative qe e ka ndermare vite me pare nje nga shqiptaret me te njohur te libit tone ne Usa z. Bardhyl Tirana dhe ka qene komplet ide e tija e cila vite me pas po realizohet nepermjet kerkesave te shumta qe ai ka bere ne kete drejtim prane autoriteteve amerikane dje kete gje ambasadsori amerikan Xhefri as qe e permend!
    Megjithate rendesi ka qe punet te shkojne perpara. nje gje me ben pershtypje qe nuk thuhet asgje konkrete se çfare do te behet ne aeroportin Nene Tereza pasi kur zbret ne te duket çdo gje si ne ndonje aeroport afrikan e jo si ne Evrope!
    Kemerat ok se do na sigurojne po a do te kete ndonje piste te re per te ritur kapacitetin e uljes dhe ngritjes se avioneve ne menyre qe te rritet dhe fluksi i tyre? a do te rihabilitohen, shtohen ambjentet e rinasit ne te arthmen pasi dhe kjo eshte nje nga pikat me te dobeta te ketij aeroporti.
    Per projektet e hekurudhes a ka ndonje date konkrete, ndonje shume qe qeveria amerikane parashikon te jape dhe kushtet qe do ta japi kete shume, ndihme, keredi te bute apo komerciale...?
    Keto duhet te jene pyetjet qe gazetaret qe shkruajne artikujt dhe redaktoret qe i botojne duhet ti sjellin lexuesit e jo vetem propoganden qe behet nga politikanet.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    le te shohim sa i bukur do behet

  4. #4
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    “Pa siguri maksimale në Rinas, nuk ka licencë për fluturime direkte me Londrën”

    Nga DM Landsman*

    I nderuar Zoti Rakipllari! Në gazetën tuaj të datës 30 gusht (faqe 11) nën titullin “Pas një jave ligjërohet linja ajrore me SHBA”, ju raportoni se autoritetet britanike kanë aprovuar kërkesën për fluturime direkte midis Britanisë dhe Shqipërisë. Unë e di që kohët e fundit juve jeni angazhuar shumë pozitivisht për të korrigjuar çdo gabim që mund të shfaqet në gazetën tuaj. Meqënëse kjo çështje do të jetë me shumë interes për lexuesit, unë jam i sigurt që ju do më lejoni të sqaroj pozicionin e qeverisë që unë përfaqësoj.

    Një marrëveshje për shërbime ajrore midis dy vendeve tona ka ekzistuar që në 1994 dhe u rishikua në nëntor 2002 që solli edhe nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi. Kjo lloj marrëveshje përcakton vetëm kuadrin e shërbimeve ajrore midis dy vendeve tona dhe është ende e nevojshme që një linjë ajrore të marrë licencë për shërbimet që kërkon të kryejë.

    Pas një kërkese të bërë në fillim të verës për një licencë midis Londrës dhe Tiranës, Ministritë britanike dhe shqiptare të Transportit ranë dakord që një grup ekspertësh të vizitonte aeroportin e Rinasit për të ekzaminuar sigurinë dhe shërbimet e tjera, duke përfshirë edhe kontrollin për emigracionin. Siç do ta kujtojnë edhe lexuesit tuaj, duke patur parasysh rrezikun e madh nga terrorizmi global, qeveria ime e sheh shumë seriozisht nevojën për të ruajtur nivelin më të lartë të sigurisë në këtë fushë. Ju nuk mund të prisni që ministrat tanë të bëjnë kompromise për sigurinë.
    Ekspertët tanë patën një bashkëpunim të shkëlqyer me Ministrinë shqiptare të Transportit dhe patën mundësinë të bëjnë një studim të kompletuar. Ne mirëpresim angazhimin e qeverisë shqiptare për të vazhduar programin për përmirësimin e sigurisë në Rinas. Nëpërmjet pjesëmarrjes tonë të PAMECA (Misioni në Ndihmë të Policisë i Bashkimit Evropian) si edhe me programet bilaterale ne jemi gati të ndihmojnë këtë proces. Megjithatë ne duhej të informonim ministrinë që derisa të merren disa masa thelbësore nuk do të jetë e mundur për autoritetet tona që të japin licencën për fluturime direkte për në Londër.
    Padyshim fluturimet direkte do t’i jepnin një hov marrëdhënieve tona sidomos atyre ekonomike. Prandaj unë shpresoj që jo shumë larg kushtet do të lejojnë që ky shërbim të fillojë e të vazhdojë me sukses.

    *Ambasadori Britanik në Tiranë
    ..........................
    ...........................

    Mendova ta sjell kete artikull ketu pasi ka lidhje te drejtperdrejt me aeroportin e Rinasit si i vetmi aeroport kombetar shqiptar.

    z Ambasador shprehet se ka pasiguri dhe kete ai e lidhte me terrorizmin nderkombetar i cili po shfaqet gjithmon e me teper me shtrirjen e globalizimit.

    Une mendoj se ato cka z Ambasador vuri ne dukje mund te jene nje arsye por jo nje pengese e vertet per hapjen e linjes ajerore. Eshte pak per te qeshur me kete arsye pasi Anglia eshte e gatshme ta ktheje Shqiperine ne nje qender ku te beje perzgjedhjen e emigrantve mes se ciles mund te kalojne lloj lloj njerezish, ndersa nga ana tjeter ka frike nga pasiguria e aeroportit tone.
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Trafiku ajror i Rinasit diskutohet sërish me amerikanët

    Islami diskuton në Luksemburg me “Locheed Martin” për fillimin e zbatimit të projektit të trafikut ajror

    Së shpejti fillon zbatimi i projektit për menaxhimin e trafikut ajror, i cili synon ngritjen e shërbimit ajror shqiptarë në nivele europiane. Këtë e pohojnë burime zyrtare pranë Ministrisë së Financave, sipas të cilave vlera e projektit arrin në 40 milionë dollarë, së bashku me masterplanin e aeroportit të Rinasit. Dje ministri i Financave, Kastriot Islami, është takuar në Luksemburg me drejtues të kompanisë amerikane “Locheed Martin” për të diskutuar dhe filluar fazën e parë të implementimit të projektit për menaxhimin e trafikut ajror. Në këtë vizitë pune ministri Islami është shoqëruar nga ekspertë të borxhit të jashtëm të Ministrisë së Financave dhe nga drejtoresha e aeroportit, Merita Xhafaj. Në këtë takim, përveç përfaqësuesve të kompanise amerikane “Locheed Martin”, morën pjesë edhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të bankës franceze “PNB Paribas” dhe të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI). Projekti për menaxhimin e trafikut ajror me vlerë 40 milionë dollarë ka si qëllim modernizimin e trafikut ajror në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Ai do të bëjë të mundur gjithashtu edhe rritjen e standardeve të shërbimeve dhe barazimin e tyre me ato të vendeve europiane, por mbi të gjitha rritjen e sigurisë në aeroport. Ky investim, sipas specialistëve nga Ministria e Transporteve, do ta likuidojë vetveten, sepse të ardhurat për çdo fluturim do të gjashtëfishohen në krahasim me të ardhurat që përfitohen sot. Ky projekt ka shumë interes, edhe për vetë pozicionin që ka Shqipëria, ku numri i fluturimeve ndërkombëtare që kalojnë nga hapësira ajrore shqiptare është relativisht i madh. Deri me tani projekti i menaxhimit të trafikut ajror, që është nën implementimin e kompanisë së mirënjohur amerikane “Locheed Martin”, ka përfunduar fazën e projektimit. Në takimin e djeshëm në Luksemburg ministri Islami diskutoi për fillimin e fazës së parë të implementimit të këtij projekti.

    B.B
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ashtu si theksohet ne artikullin e mesiperm menaxhimi i trafikut ajror eshte teper fitimprures si biznes ndaj dhe ky projekt duhet te filloje sa me pare. Nje fakt nuk permendet ne artikujt qer kane lidhje me aeroportin e Rinasit xhiroja vjetore aktualisht si dhe fitimi vjetor ne menyre qe nepermjet ketyre shifrave te behet dhe nje analize me e drejte financiare.
    Aeroporti i Rinasit eshte shoqeri aksionere pra Sha. ne te cilen 100% e aksioneve i zoteron shteti shqiptar. Aeroporti i Rinasit ne dy vitet e fundit ka nje fitim vjetor bruto 9 dhe 9.5 milion dollare. Nga keto 50% i merr ne menyre direkte ministria e transportit kurse pjesa tjeter ngelet per pagimin e rrogave e shpenzimeve te ndermarjes si dhe pagimin e taksave te ndryshme ndaj shtetit.
    Pra qe ketu kuptojme mire qe eshte e pamundur qe nje ndermarje te zhvillohet me vetfinancim kur gjysma e fitimeve shkon per nevoja te tjera te shtetit!
    Nje shoqeri anonime krijohet dhe menaxhohet te zhvillohet sa me shume e me shpejt e jo te mbuloje mizerjen e nje populli pasi ne kete menyre e ka shume te veshtire te mbijetoje.
    Megjithate vlen per tu permendur fakti qe aeroporti ka ndryshuar disi pamjen kohet e fundit me projektin e rihabilitimit te tij.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Aeroporti i Rinasit, koncesion deri në 30 vjet

    Brenda 45 ditësh komisioni i tenderit do të vendosë se cili do të jetë konsorciumi që do ta marrë atë me koncesion






    Eltion Hoxha / Data (08-12-2003)


    Aeroporti i Rinasit do të jepet me koncesion për një periudhë deri në 30 vjet. Kontrata e koncesionit e tipit Boot ka si objekt ndërtimin e terminalit të ri të pasagjerëve, si dhe zhvillimin e infrastrukturës aeroportuale sipas masterplanit të miratuar. Në garë për marrjen e këtij aeroporti me koncesion janë tre nga katër konsorciume (bashkim kompanish), të cilat ishin përzgjedhur nga firma konsulente “Deloitte&Touche” dhe komisioni i vlerësimit të ofertave. Ditën e premte janë hapur dokumentet për të zgjedhur kompaninë fituese, e cila do të shpallet brenda 45 ditësh nga komisioni.
    Zgjedhja e kompanisë fituese për ndërtimin e terminalit të aeroportit "Nënë Tereza" ishte parashikuar të zhvillohej më 12 nëntor, por kompanitë e përzgjedhura nga faza e dytë kërkuan më tepër kohë për përgatitjen e dokumentacionit përkatës dhe data u shty për të premten.
    Faza e parë (parakualifikimi) e tenderit për kontratën e koncesionit ka nisur në dhjetor të vitit 2002, pasi ishin miratuar nga qeveria në tetor të atij viti, procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së konsorciumeve që do të shprehnin interes. Gjatë kësaj faze shprehën interes për pjesëmarrje në tender 18 kompani të grupuara në 9 konsorciume.
    Në përfundim të proçesit të vlerësimit komisioni i vlerësimit të ofertave përzgjodhi për fazën e dytë katër konsorciume: Hochtief, i cili është një operator privat aeroportesh, kompania mëmë e të cilit zotëron aksione në aeroportet e Athinës, Dyseldorfit, Hamburgut dhe Sidneit. VAK, i përbërë nga VINCI, Aeroport de Paris, Kharafi Group. TEPE-AKFEN, që përbëhet nga dy kompani turke “Tepe Group” dhe “Akfen Holding’, si dhe konsorciumi i fundit italian i përbërë nga tri kompani aeroportuale.
    Kompanitë e përzgjedhura në fazën e dytë kishin dorëzuar gjatë muajit nëntor dokumentacionin përkatës për pjesëmarrjen në tender. Por në hapjen e dokumenteve u paraqiten vetem tri
    kompanitë e para, ndërsa konsorciumi italian (Gesap, Pontello, Sea Milano, Aeroporti Friuli, Venecia Xhulia) nuk është paraqitur.


    Kontrata Boot
    Në një kontratë Boot zotëruesi i jep një koncesion një operatori për të ndërtuar dhe drejtuar një aktiv për një periudhë të dhënë kohe

    Konsorciumet
    1.Hochtief
    Hochtief Airoport është një operator privat aeroportesh. Ai është një filial i zotëruar nga “Hochtief Group”, ndërmarrja më e madhe gjermane e ndërtimit. “Hochtief’ është aksioneri kryesor në aeroportin e Athinës, Dyseldorfit, Hamburgut dhe zotëron 15 për qind të aksioneve në atë të Sidneit.
    Të ardhurat mesatare për tre vitet e fundit shkojnë në 440 milionë euro.
    2. VAK përbëhet nga Vinci, Aeroport de Paris dhe Kharafi Group.
    · Aeroport de Paris është kompani tërësisht shtetërore, që drejton aeroportin e Parisit, si dhe aeroporte të tjera jashtë Francës.
    Të ardhurat për tre vitet e fundit arrijnë në 1.4 miliardë euro.
    · Vinci është kompani ndërtuese që operon në të gjitha segmentet e tregut të ndërtimit dhe të inxhinierisë civile. Të ardhurat e saj për tre vitet e fundit arrijnë në 14.4 miliardë euro.
    · “Kharafi Group”, kompani ndërtimi nga Kuvajti e pranishme në Shqipëri prej shumë vitesh.
    3.TEPE-AKEN, të cilat janë dy kompani turke, që kanë krijuar konsorciumin TAV, për ndërtimin e terminalit të ri ndërkombëtar, parkimin shumëkatësh të makinave në aeroportin Ataturk të Stambollit
    PAUCA SED MATURA

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Modernizimi i Aeroportit të Tiranës

    Pas modernizimit, kompanitë ajrore do të fitojnë 10 minuta kohë për çdo kalim mbi Shqipëri

    Rinasi, përfundon faza e parë e modernizimit

    Poçi: “Sistemi i ri do të forcojë kontrollin”. Aparaturat e reja do të shfaqin gjithçka në radar

    Bledjana Beqiri

    Modernizimi

    Përfundon faza e parë e modernizimit të trafikut ajror. “Në aeroportin e Rinasit ka përfunduar faza e parë e projektuar për të siguruar një përmirësim të shpejtë të shërbimit të mbikalimeve të trafikut ajror”, -është shprehur dje në një konferencë për shtyp ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi. Sipas tij, kjo fazë përfshiu përtëritjen e Ndërtesës Operacionale të Trafikut Ajror Kombëtar dhe përgatitjen për instalimin e sistemit automatik për trafikun ajror “Skyline”. Sistemi i ri do të plotësojë sistemin ekzistues dhe do të ketë komunikime dhe mundësi kontrolli të reja. Poçi sqaron se gjatë katër muajve të ardhshëm, një ekip shqiptar do të trajnohet për mirëmbajtjen e kontrollit të trafikut ajror dhe sistemet kalimtare, me qëllim që të ketë mundësi operacionale sa më të sigurta për qershorin e vitit 2004. “Vlera e financuar për këtë fazë kap shifrën 3.3 milionë dollarë, ndërkohë që pas kësaj faze pritet fillimi i fazës së dytë të punimeve që përfshin ndërtimin e terminalit të ri ndërkombëtar, studimin e fizibilitetit dhe masterplanin e zhvillimit të transportit ajror, përfshirë edhe transportet e brendshme, si dhe vazhdimin e përmirësimeve ndërtimore dhe funksionale në terminalin aktual të pasagjerëve në Rinas”, -pohon kreu i Transporteve. Sipas tij, në total i gjithë ky projekt kushton 32 miliardë e 977 milionë dollarë. Drejtoresha e Aviacionit Civil Merita Xhafaj, është shprehur se faza e parë ishte një fazë tranzitore dhe përgatitore për fazën e dytë. Sipas saj, përmirësimi i kontrollit të trafikut ajror do të ndikojë në mbledhjen e më shumë të ardhurave nga avionët tranzit që do të kalojnë mbi territorin e vendit vitin e ardhshëm, për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Athinë. Kalimet në hapësirën ajrore shqiptare do të shkurtojnë rreth 10 minuta kohë për çdo kompani ajrore që kalon mbi Shqipëri dhe shkurtojnë një kosto prej 370 dollarë për çdo mbikalim. Në aeroportin e Rinasit, fluksi vjetor i pasagjerëve ka arritur mbi 500 mijë dhe numri ditor i fluturimeve të avionëve është njëzet. “Aktualisht në hapësirën ajrore shqiptare komunikimi i qendrës me pilotin është jo shumë i sigurtë në lidhje me drejtimin, të dhënat e fluturimit”, -pohojnë specialistët e aviacionit. Ndërsa me instalimin e aparaturave të reja, çdo gjë do të shfaqet në aparatura nga radari". Projekti i modernizimit të hapësirës ndërkombëtare është një projekt biznesi dhe partneriteti ndërmjet Shqipërisë, Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas specialistëve, ky projekt rrit kapacitetin e hapësirës shqiptare dhe lejon linja ajrore komerciale që të ulin koston operative, duke fluturuar në më shumë vija ajrore direkte midis Europës Veriperëndimore dhe Lindjes së Mesme. Aktualisht numri i avionëve që shkelin hapësirën ajrore shqiptare është 450 dhe një avion në momentin që shkel këtë hapësirë i paguan 100 dollarë shtetit shqiptar, ndërsa me vënien në punë të këtyre aparaturave do të zbatohet një rregull i ri ku avioni duhet të paguajë në bazë të peshës së tij. Në sistemin e ri të instaluar, distanca midis dy avionëve në hapësirë, në të njëjtin nivel do të jetë rreth 10 milje, që i bie rreth 2 minuta, kur aktualisht kjo distancë duhet të jetë rreth 10 minuta për shkak të sigurisë, pasi komunikimi me pilotin është vetëm në mënyrë radiofonike. Shkurtimi i distancës ndërmjet dy avionëve do të çojë në rritjen e numrit të avionëve në hapësirë çka sjell edhe përfitime më të mëdha ekonomike.

    “Aktualisht në hapësirën ajrore shqiptare, komunikimi i qendrës me pilotin është jo shumë i sigurtë në lidhje me drejtimin, të dhënat e fluturimit”, -pohojnë specialistët e aviacionit. Ndërsa me instalimin e aparaturave të reja çdo gjë do të shfaqet në aparatura nga radari.


    Tenderi

    Tre kompani, në garë për ndërtimin e Rinasit

    Nesër shpallet kompania fituese e tenderit ndërkombëtar për aeroportin e Rinasit. Nga 16 kompani që paraqitën dokumentet në fazën e dytë, anëtarët e komisionit të tenderit zgjodhën vetëm 4 prej tyre, të cilat ishin “VAK” (Vinçi, ADP, Al Karaf), “HOCHTIEF”, “TEPE-AFKEN” dhe konsorciumi italian (GESAP, Pontello, Sea Milano, Aeroporti Friuli, Venecia Xhulia). Por, në datën 5 dhjetor në hapjen e dokumenteve u paraqitën vetëm tre kompanitë e para, ndërsa konsorciumi italian nuk u paraqit, për arsye të mospërgatitjes së dokumentacioneve përkatëse për marrjen pjesë në tender. Komisioni vendosi që mbas 45 ditësh të shpallë fituesen e tenderit. Dhënia me koncesion e aeroportit dhe rritja e investimeve private, pritet të sjellë përmirësime të ndjeshme cilësore në shërbimin ndaj pasagjerëve dhe do të rritet në të njëjtën kohë kapacitetin aeroportual, që ka njohur një zhvillim të gjerë vitet e fundit. Procesi i privatizimit në këtë sektor mendohet të realizohet nëpërmjet kalimit të së drejtës së shfrytëzimit apo të së drejtës së zhvillimit, e cila do të kalojë në disa stade.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Hochtief- fituesja e tenderit të Rinasit

    Qeveria pritet që të bëjë të hënën publike kompaninë fituese të tenderit për ndërtimin e Rinasit

    Aeroporti i Rinasit, “HOCHTIEF” fituesja e mundshme

    Kompania gjermano-amerikane ka bërë ofertën më të mirë, “VAK” dhe “TEPE-AFKEN” jashtë loje

    Bledjana Beqiri

    Kompania gjermano-amerikane është fituesja e tenderit për të ndërtuar aeroportin e Rinasit. Burime jozyrtare pranë Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacioneve pohojnë për gazetën “Shekulli” se kompania gjermano-amerikane “HOCHTIEF” ka bërë ofertën më të mirë ndër dy firmat e tjera pjesëmarrëse. Në garë dy ditë më parë për ndërtimin e terminalit të ri të aeroportit të Rinasit ishin tre kompani, francezja “VAK” (Vinçi, ADP, Al Karafi), kompania gjermano-amerikane “HOCHTIEF” dhe kompania turke “TEPE-AFKEN”. Burime pranë Ministrisë së Transporteve pohojnë se kompania “HOCHTIEF” do të shpallet fituese ditën e hënë nga qeveria shqiptare, prandaj dhe ky emër nuk është bërë i ditur. Nga 16 kompani që paraqitën dokumentet, në fazën e dytë anëtarët e komisionit të tenderit zgjodhën 4 kompani, të cilat ishin francezja “VAK”, gjermanja “HOCHTIEF”, turkja “TEPE-AFKEN” dhe konsorciumi italian (GESAP, Pontello, Sea Milano, Aeroporti Friuli, Venecia Xhulia). Por, më pas në datën 5 dhjetor në hapjen e dokumenteve u paraqitën vetëm tre kompanitë e para, ndërsa konsorciumi italian nuk u paraqit, për arsye të mospërgatitjes së dokumentacioneve përkatëse për marrjen pjesë në tender. Komisioni vendosi që pas rreth 45 ditëve të shpallte fituesen e tenderit. Burime pranë Ministrisë së Transporteve pohojnë se dhënia me koncesion e aeroportit dhe rritja e investimeve private, pritet që të sjellë përmirësime të ndjeshme cilësore në shërbimin ndaj pasagjerëve dhe do të rritë në të njëjtën kohë kapacitetin aeroportual. Specialistët sqarojnë se procesi i privatizimit në këtë sektor mendohet të realizohet nëpërmjet kalimit të së drejtës së shfrytëzimit apo të së drejtës së zhvillimit dhe do të kalojë në disa stade. “Deloittte & Touche” është përfaqësuese dhe konsulente e qeverisë shqiptare në përgatitjen për dhënien me koncesion të aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza”, e cila ka ndjekur nga afër këtë tender. Drejtoresha e përgjithshme e Aviacionit Civil, Merita Xhafaj, pak kohë më parë është shprehur se “projekti i modernizimit të shërbimit ajror është shumë kompleks dhe përmban në vetvete 71 projekte”. Sipas saj, krijimi i qendrës së trafikut ajror, i kullës së komandimit, transferimi i teknologjive të avancuara nga një kompani amerikane, si “Lockheed Martin”, përgatitja dhe trajnimi i stafit, janë përfitime të mëdha në aviacionin civil. Gjatë fazës së parë është ristrukturuar ndërtesa e aeroportit dhe është përmirësuar sistemi i komunikimit. Perspektiva e zhvillimit të këtij aeroporti përfshin ndërtimin e terminalit të ri ndërkombëtar me kontratë koncesionare, zbatimin e masterplanit për kontrollin e trafikut ajror, studimin e fizibilitetit dhe masterplanit të zhvillimit të transportit ajror, përfshirë edhe transportet e brendshme si dhe vazhdimin e përmirësimeve ndërtimore dhe funksionale në terminalin aktual të pasagjerëve në Rinas. Sipas Xhafës, në total i gjithë projekti kushton 32.9 milionë dollarë, ku në fazën e parë janë financuar rreth 3.299 milionë dollarë. Gjatë 4 viteve të ardhshme, kompania amerikane “Locheed Martin” do të vazhdojë investimet në Rinas, me qëllim kthimin e këtij aeroporti në standardet ndërkombëtare. Në aeroportin e Rinasit fluksi vjetor i pasagjerëve ka arritur mbi 500 mijë dhe numri ditor i fluturimeve të avioneve është njëzet.



    25/01/2004
    KATEGORIA: Ekonomi
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Qeveria shpalli dje fituese të tenderit ndërkombëtar të aeroportit të Rinasit konsorciumin “Airport Partners”. Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin e komisionit të vlerësimit të ofertave për realizimin e kontratës koncesionare për aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me konsorciumin “Airport Partners”. Burime pranë Këshillit të Ministrave bëjnë të ditur se investimi i ofruar nga ky konsorcium për “Fazën A” dhe “Fazën B” të zhvillimit të aeroportit “Nënë Tereza” është 80.9 milionë dollarë. Këshilli Ministrave vendosi të përzgjedhë konsorciumin “Airport Partners” si tenderuesin e preferuar, të cilit do t’i jepet me koncesion të formës BOOT ndërtimi i Terminalit të Ri të Pasagjerëve dhe elementëve të tjerë infrastrukturorë të aeroportit “Nënë Tereza”. Konsorciumi “Airport Partners”, përbëhet nga kompania “Hochtief Airport” si partneri kryesor me 47 për qind të paketës kontrolluese, nga “DEG” (Grupi i Investimeve dhe Zhvillimeve Gjermane) me 37 për qind të paketës kontrolluese, si dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, që ka 16 për qind të paketës. “Investitori strategjik i këtij konsorciumi ka 60 vjet përvojë në projektimin e aeroporteve, në planizim, prokurim, ndërtim, menaxhim, në shkallë botërore”, -bëjnë të ditur burime pranë qeverisë. Sipas tyre, kompania “Hochtief” zotëron pjesën më të madhe të aksioneve në aeroportin e Athinës, Dusseldorfit dhe Hamburgut, gjithashtu 15 për qind në aeroportin e Sidneit. Qarkullimi vjetor monetar i investitorit strategjik për vitin 2002 ishte 12 miliardë euro, ndërkohë që programi i investimeve vetëm në aeroportin e Athinës arriti në shifrën e 1.3 miliardë euro. Aeroportet e Athinës, Dusseldorfit dhe Hamburgut së bashku kanë mbi 50 milionë pasagjerë në tre vitet e fundit.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •