Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Exclamation OSS, SHBA ishte pas Enver Hoxhės

    OSS, Amerika ishte pas Enver Hoxhės

    Gazetari amerikan, Peter Lucas, ka sjellė nė njė libėr historinė e Shėrbimeve Sekrete Amerikane (OSS) nė Shqipėri gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe marrėdhėniet e tij me Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Partizane shqiptare tė udhėhequr nga Enver Hoxha, pėrmes dėshmitarėve dhe dokumenteve autentike amerikane. Gjithēka do tė niste nga njė foto qė Lucas pa nė librin "Fitorja e hidhur" e Reginald Hibert. Nė krah tė Enver Hoxhės, gjatė njė shėtitjeje nė Tiranėn e porsaēliruar, ai sheh agjentin Tom Stefan dhe menjėherė do t‘i lindė pyetja se "ēdo njė amerikan nė krah tė Hoxhės?"

    Kjo pyetje do ta bėnte Lucas tė niste hulumtimet pėr tė zbuluar mė pas misionin OSS nė vendin tonė. Ai ra fillimisht nė gjurmėt e njėrit prej agjentėve tė OSS-sė nė Shqipėri, Nik Kukiē, i cili kishte shėrbyer nėn drejtimin e Tom Stefanit dhe tani, i moshuar, jetonte nė shtetin Delauer. Pas intervistave me tė, Lucas mundi tė gjejė dhe tė intervistojė edhe 3 anėtarė tė tjerė tė atij misioni nė Shqipėrinė e kohės sė luftės, tė fundit dėshmitarė tė kėsaj historie kurioze, tė cilėt, edhe ata tė moshuar, jetonin tashmė nė Florida, nė Merilend dhe nė Masaēusets. Nė tė njėjtėn kohė, Lucas filloi tė shfrytėzojė ekskluzivisht dokumentacionin shumė tė pasur lidhur me misionin e OSS-sė nė Shqipėri, i cili ruhet dhe ėshtė tashmė i hapur pėr publikun nė Arkivat Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara nė Kolegj Park tė Merilandit.

    Dr. Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipėrisė nė SHBA, dhe autor i parathėnies sė kėtij libri botuar nė shqip nga "Bota shqiptare", tregon nė njė intervistė mė poshtė diēka mė tepėr pėr kėtė mision. Cili ishte roli i vėrtetė i amerikanėve nė Shqipėri dhe si depėrtuan ata deri pranė Enver Hoxhės….


    Dr. Tarifa, vitet e fundit shumė tė huaj, gazetarė, historianė, apo qoftė edhe thjesht njerėz tė pasionuar ndaj historisė, kanė shkruar pėr vendin tonė. Tani Peter Lucas, njė gazetar i njohur amerikan, vjen e na sjell nė njė libėr historinė e panjohur tė shėrbimit OSS nė Shqipėri? Nga ndryshon kėndvėshtrimi i Lucas nga ai i tė tjerėve pėr vendin tonė dhe ēfarė tė vėrtete sjell ky libėr?


    Libri i fundit nga Peter Lucas, qė lexuesi shqiptar ka marrė kėto ditė tė pėrkthyer nė shqip, pėrbėn njė kontribut tė ēmuar pėr historiografinė shqiptare tė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore. Duke pasur nderin tė kem shkruar parathėnien e tij pėr botimin anglisht, unė dėshiroj, me kėtė rast, tė them diēka pėr kėtė libėr, pėr rėndėsinė e tij dhe pėr autorin e tij, qė s‘i kam thėnė nė atė parathėnie. Kėtu marr shkas nga vetė pyetja juaj. Nga ndryshon kėndvėshtrimi, pėrmes tė cilit Peter Lucas ka trajtuar temėn e luftės nė kėtė libėr? Lucas ėshtė i pari autor deri mė sot, i cili ka trajtuar si njė subjekt tė veēantė angazhimin amerikan nė Shqipėri gjatė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore. Autorė tė tjerė kanė shkruar pėr misionin anglez, por misioni amerikan i Zyrės sė Shėrbimeve Strategjike (OSS) nė Shqipėri gjatė periudhės sė luftės ka qenė, deri nė botimin e kėtij libri, njė histori thuajse krejtėsisht e panjohur, jo vetėm pėr autorin e kėtyre radhėve dhe shumė shqiptarė tė tjerė, por edhe pėr vetė autorin e librit.

    Me sa di unė, ideja origjinale e z. Lucas ishte tė shkruante njė libėr pėr figurėn e Enver Hoxhės gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe nė vitet e para pas ēlirimit, kur ai mori nė dorė dhe konsolidoi me grusht tė hekurt pushtetin e tij komunist autoritar. Kėtė subjekt, Lucas mendonte ta hulumtonte dhe ta shtjellonte duke u mbėshtetur nė dėshmitė qė shpresonte tė mblidhte, e duke intervistuar nė Shqipėri personalitete e individė qė e kishin njohur personalisht Enver Hoxhėn gjatė luftės dhe mė vonė. Kjo, mbaj mend ta kem dėgjuar prej tij, nuk ishte njė punė e lehtė, pasi shumė nga njerėzit qė kishin qenė pranė Hoxhės nė atė periudhė nuk jetonin mė, ndėrsa ata qė ishin dhe janė akoma gjallė nuk e kishin njohur atė nga afėr. Kur, nė punė e sipėr, Lucas ndeshi nė emrin dhe fotografinė agjentit tė OSS-sė, Tom Stefan, nė librin "Lufta Nacionalēlirimtare nė Shqipėri: Fitorja e hidhur", shkruar nga historiani dhe diplomati i njohur anglez Reginald Hibert, plani i tij studimor ndryshoi rrėnjėsisht. Siē mė ka thėnė mė vonė Lucas, konstatimi i kėtij fakti ishte shokues pėr tė. "Ē‘bėnte ky shqiptaro-amerikan nė Shqipėri nė atė kohė? Pse marshonte ai nė rrugėt e Tiranės sė porsaēliruar nė krah tė Enver Hoxhės?" - ishin pyetjet qė u bėnė mė vonė filli i njė lėmshi tė komplikuar, tė cilit Lucas i shkoi deri nė fund. Ajo foto e agjentit Tom Stefan shėrbeu, mund tė thuash, si njė "fosile gjeologjike", e cila e orientoi gazetarin veteran Peter Lucas tė zbulonte enigmėn e madhe tė angazhimit amerikan nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lucas hoqi dorė nga projekti i tij i mėparshėm pėr tė nisur njė projekt tė ri, pėrshkrimin e veprimtarisė sė misionit tė OSS-sė amerikane nė Shqipėri gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe marrėdhėniet e tij me Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Partizane shqiptare tė udhėhequr nga Enver Hoxha pėrmes dėshmitarėve dhe dokumenteve autentike amerikane.

    Pas disa udhėtimeve nė Shqipėri, Lucas u kthye nė Shtetet e Bashkuara dhe iu vu punės pėr tė gjetur fillin e atij lėmshi tė komplikuar tė misionit tė OSS-sė Shqipėri. Ai ra fillimisht nė gjurmėt e njėrit prej agjentėve tė OSS-sė nė Shqipėri, Nik Kukiē, i cili kishte shėrbyer nėn drejtimin e Tom Stefanit dhe tani, i moshuar, jetonte nė shtetin Delauer. Pas intervistave me tė, Lucas mundi tė gjejė dhe tė intervistojė edhe 3 anėtarė tė tjerė tė atij misioni nė Shqipėrinė e kohės sė luftės, tė fundit dėshmitarė tė kėsaj historie kurioze, tė cilėt, edhe ata tė moshuar, jetonin tashmė nė Florida, nė Merilend dhe nė Masaēusets. Nė tė njėjtėn kohė, Lucas filloi tė shfrytėzojė ekskluzivisht dokumentacionin shumė tė pasur lidhur me misionin e OSS-sė nė Shqipėri, i cili ruhet dhe ėshtė tashmė i hapur pėr publikun nė Arkivat Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara nė Kolegj Park tė Merilandit.

    Kjo ėshtė gjeneza e kėtij libri; rėndėsia e tij ėshtė shumėplanėshe, por unė do mjaftohem kėtu tė theksoj se ky ėshtė i pari libėr i shkruar nga njė autor amerikan, apo ēfarėdo autor tjetėr, pėr misionin e OSS-sė nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo ėshtė e para herė qė ne mėsojmė nė mėnyrė tė detajuar dhe tė dokumentuar mė sė miri mbi aktivitetin dhe rolin e kėtij misioni nė Shqipėri. Kjo ėshtė e para herė qė lexuesit (shqiptarė dhe tė huaj) informohen se amerikanėt ishin tė pranishėm nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, se ata, qysh nga fillimi, mbėshtetėn ushtrinė partizane tė udhėhequr nga Partia Komuniste, si edhe pėr rolin instrumental qė misioni i tyre ka luajtur nė ndihmė tė pėrpjekjeve tė ushtrisė partizane pėr mposhtjen e ushtrisė naziste dhe ēlirimin e vendit. Pėrveē dėshmive sporadike tė disa autorėve anglezė, kjo ėshtė hera e parė qė ne mėsojmė mbi tė vėrtetėn e pjesėmarrjes dhe tė qėndrimit tė misionit tė OSS-sė nė Shqipėri, i cili ishte qėndrimi zyrtar i Uashingtonit, si njė fuqi e madhe aleate e popullit shqiptar gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Peter Lucas ėshtė gjithashtu i pari autor, prej tė cilit mėsojmė se nė pėrbėrje tė misionit tė OSS-nė Shqipėri kishte jo vetėm amerikanė, por edhe shqiptarė e amerikanė, tė cilėt Lucas, nė njė komunikim personal me autorin e kėtyre radhėve, i ka quajtur "Albmericans". Sipas tij, vetė personazhi kryesor i librit tė tij, Tom Stefan, mund tė konsiderohet si njė hero i panjohur dhe i pavlerėsuar.


    Dokumentacioni i pasur, tė cilit Peter Lucas i referohet, sjell njė mėnyrė tjetėr tė tė parit tė misionit amerikan nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Cili, sipas jush, ishte roli i vėrtetė i SHBA-sė nė atė periudhė nė vendin tonė?


    Kur Lucas nisi tė eksplorojė "misterin" e angazhimit amerikan nė Shqipėri pėrmes veprimtarisė sė OSS-sė, ai nuk kishte as mė tė voglėn ide se nė ē‘drejtim do e ēonin kėrkimet e tij, nė ē‘labirinte tė historisė do ta fusnin atė radiogramet qė dėrgonte nė Uashington Qendra e Misionit tė OSS-nė Shqipėri, e cila operonte nga Bari nėn drejtimin e Harri Fulcit. Kėto dokumente, tė cilat Lucas i ka shfletuar njė pėr njė nė Arkivat Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara dhe i ka sintetizuar mjeshtėrisht nė librin e tij, hedhin dritė pėr herė tė parė nė kėtė kapitull, deri dje tė panjohur tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe tė marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane. Nė kohėn kur Lucas kėrkonte nė arkivat kombėtare amerikane nė Meriland, unė shėrbeja nė Uashington dhe mė kujtohet, kur takohesha me tė mbrėmjeve, se me ē‘pasion dhe kuriozitet mė fliste ai pėr dokumentet qė zbulonte dita-ditės nė arkivat amerikane, duke mė dhėnė herė pas here tė lexoja kopje tė tyre. Siē mė thoshte Lucas nė atė kohė, ai i hyri studimit tė kėsaj teme pa ditur se ēfarė do tė gjente dhe ku do e shpinin kėrkimet e tij dhe se ēdo dokument i ri qė nxirrte nga "pluhuri" 60-vjeēar i arkivave tė superfuqisė sė vetme ishte njė gur qė ai filloi ta vinte pak e nga pak nė monumentin e ngjarjeve epike qė ai pėrshkruan.

    Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se me madhėsinė territoriale dhe demografinė e saj Shqipėria nuk mund tė ishte njė faktor shumė i rėndėsishėm nė luftėn globale kundėr fashizmit dhe nazizmit nė fillim tė viteve 1940. Sidoqoftė, pėr aq sa Shqipėria mund tė kontribuonte nė kėtė pėrpjekje tė pėrbashkėt tė forcave antifashiste dhe liridashėse, ajo zgjoi nė atė kohė interesimet e qeverisė britanike dhe asaj amerikane, tė cilat dėrguan nė Shqipėri misionet e tyre, SOE (Special Operations Executive) dhe OSS (Office of Strategic Services), pėrkatėsisht. Anglezėt mbėrritėn nė Shqipėri tė parėt, amerikanėt erdhėn kėtu nė fund tė vitit 1943. Amerikanėt ishin tė interesuar tė mos mbanin anėn e asnjė prej forcave politike shqiptare gjatė kohės sė luftės. Sidoqoftė, misioni i tyre ishte qė tė ndihmonin vetėm atė apo ato forca politike shqiptare qė ishin efektivisht tė angazhuara nė luftė kundėr nazistėve gjermanė. Nė fund tė vitit 1943 nuk kishte asnjė dyshim se ushtria partizane, e udhėhequr nga PKSH-ja ishte e vetmja forcė politike e angazhuar seriozisht nė operacione ushtarake kundėr divizioneve gjermane tė dislokuara nė Shqipėri. Organizatat e tjera, Balli Kombėtar dhe Legaliteti, sipas vetė dokumenteve amerikane, kishin kohė qė u kishin kthyer krahėt interesave kombėtare tė vendit dhe bashkėpunonin hapur me pushtuesit nazistė. Nė kėto kushte, amerikanėt, ndryshe nga anglezėt pėrpara tyre, ishin tė detyruar tė mbanin anėn e ushtrisė partizane dhe tė bashkėpunonin me shtabin e saj, nė krye tė tė cilit ishte Enver Hoxha. Kjo, siē argumenton mė sė miri Lucas nė librin e tij, nuk pėrbėn njė revizionim tė historisė, por provon nė mėnyrė tė dokumentuar tė vėrtetėn e saj.

    Faktet e shumta dhe dokumentacioni jashtėzakonisht i pasur qė sjell Lucas nė librin e tij (i gjithi dokumentacion i shkruar nga vetė amerikanėt), u heqin ēdo legjitimitet pretendimeve qė mund tė kenė disa se kjo nuk ėshtė e vėrteta historike dhe se Lucas mund t‘u ketė bėrė njė interpretim tė njėanshėm ngjarjeve pėr tė cilat shkruan, rolit tė Ballit dhe tė Legalitetit gjatė luftės, marrėdhėnieve midis misionit tė zyrės amerikane tė shėrbimeve strategjike dhe Enver Hoxhės e vetė rolit tė misionit tė OSS-sė nė Shqipėri. Njė vlerė shumė e rėndėsishme dhe njė meritė e padiskutueshme e kėtij libri ėshtė pikėrisht objektiviteti me tė cilin autori i tij, Peter Lucas, ka pėrshkruar sagėn e marrėdhėnieve tė misionit amerikan me ushtrinė partizane shqiptare dhe komandantin e saj.

    Edhe pse Lucas nuk ėshtė historian, libri i tij ėshtė jashtėzakonisht mirė i dokumentuar dhe pėr ēdo informacion dokumentar tė rėndėsishėm lexuesit i jepet burimi primar nga ėshtė marrė ai informacion. Si njė gazetar i njohur, i cili pėr mė shumė se tri dekada me radhė ka raportuar me vėrtetėsi ngjarje nga mė tė rėndėsishmet tė periudhės sė Luftės sė Ftohtė ― nga Saigoni gjatė kohės sė luftės nė Vietnam, nga Belfasti gjatė trazirave nė Irlandėn e Veriut, nga Managua nė kohėn qė Uashingtoni mbėshteste forcat guerilase Contras pėr tė rrėzuar qeverinė e Nikaraguas, nga El Salvadori, Panamaja, Kuba dhe Shqipėria pėrpara pėrmbysjes sė regjimit komunist, Peter Lucas ka ditur ta pėrshkruajė me vėrtetėsi njė periudhė historike dhe njė episod shumė tė rėndėsishėm nė epopenė e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar dhe nė marrėdhėniet shqiptaro-amerikane nė atė periudhė, tė sintetizuara nė kėtė libėr nė marrėdhėniet e shefit tė misionit tė OSS-sė nė Shqipėri me liderin komunist Enver Hoxha. Edhe pse ky i fundit, vazhdimisht nė shkrimet e tij dhe nė historinė e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare qė u shkrua nė kohėn e sundimit tė tij, ėshtė pėrpjekur tė minimizojė, tė nėnvleftėsojė apo edhe tė mohojė kontributin amerikan nė Shqipėri gjatė 12 muajve tė fundit tė luftės, dokumentacioni shumė i pasur qė sjell nė kėtė libėr Peter Lucas nxjerr nė dritė njė tjetėr realitet, tė cilin e ilustrojnė mė sė miri, madje edhe vetė marrėdhėniet shumė tė ngushta tė Enver Hoxhės me shefin e misionit tė OSS-sė, Tom Stefan.


    Shumė tė huaj e kanė portretizuar ish-diktatorin Hoxha. Si e shihni ju portretin qė ka bėrė pėr tė Peter Lucas? Po atė tė Mehmet Shehut?


    Nga tė gjitha pėrshkrimet qė u janė bėrė deri mė sot, kryesisht nga autorė anglezė, portreteve tė Enver Hoxhės dhe tė Mehmet Shehut gjatė periudhės sė luftės, mendoj se portretet qė ravijėzon pėr ta Peter Lucas janė mė tė besueshmit. Veēanėrisht portreti i Hoxhės, pėr mendimin tim, pėrshkruhet nė mėnyrė shumė realiste, pėr shkak se peneli me tė cilin Lucas e ka "punuar" atė ka marrė ngjyrat autentike me tė cilat e ka pėrshkruar liderin e komunistėve shqiptarė gjatė luftės Tom Stefan, i cili, nė cilėsinė e shefit tė misionit tė OSS-sė nė Shqipėri, e ka njohur Enver Hoxhėn pėr njė kohė shumė mė tė gjatė dhe mė nga afėr se ēdo agjent tjetėr anglez, rus apo amerikan; ka qėndruar pranė tij dhe ėshtė miqėsuar me tė mė shumė se ēdo individ tjetėr i huaj. Fakti qė Tom Stefan ishte vetė shqiptar e bėn edhe mė tė besueshėm portretizimin prej tij tė njė figure tė tillė si Enver Hoxha. Lucas i ka qėndruar besnik modelit tė Enver Hoxhės qė ka dhėnė Tom Stefan, duke e pėrshkruar mė mirė se ēdo autor tjetėr qė ka shkruar pėr portretin e tij.


    Cilat kanė qenė marrėdhėniet e misionit tė OSS-sė me Enver Hoxhėn? Pėr ēfarė i kanė shėrbyer ata njėri-tjetrit? Pėrse, sipas jush, OSS-ja mundi tė ishte mė afėr zemrės sė kreut tė Lėvizjes Nacionalēlirimtare, Enver Hoxha, ndėrsa misione tė tjera tė fuqive aleate nė Shqipėri gjatė kohės sė luftės nuk mundėn tė depėrtonin aq pranė tij?


    Siē vura nė dukje mė sipėr dhe siē argumentoi mė sė miri Peter Lucas nė librin e tij, mbėshtetur nė dėshmitė autentike tė misionit amerikan, Shtetet e Bashkuara ishin tė interesuara tė ndihmonin vetėm atė apo ato forca politike nė Shqipėri qė ishin tė angazhuara seriozisht nė luftė kundėr nazistėve. Uashingtoni shihte te Lėvizja Nacionalēlirimtare tė vetmen forcė politike serioze qė u kishte kthyer armėt pushtuesve nazistė dhe, pėr kėtė arsye, udhėzoi zyrėn e shėrbimeve strategjike tė lidhej me tė dhe tė ndihmonin formacionet e ushtrisė partizane. Bashkimi Sovjetik, nga ana e tij, kishte atashuar pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Partizane vetėm dy oficerė dhe nuk ofroi kurrė ndihmė nė municione dhe material. Anglezėt dhe amerikanėt ofruan ndihma tė tilla dhe sidomos mbėshtetje logjistike, por ndėrsa anglezėt i atashuan anėtarėt e misionit tė tyre jo vetėm pranė Shtabit tė Enver Hoxhės, por edhe pranė Abaz Kupit e Ballit Kombėtar dhe i braktisėn kėta tė fundit pėr t‘u lidhur vetėm me Shtabin e Ushtrisė Partizane nė fund tė luftės, kur u pa se Hoxha do tė triumfonte mbi dy organizatat e tjera, tė cilat ndėrkohė bashkėpunonin hapur me pushtuesit nazistė, amerikanėt u lidhėn qysh nė fillim me Shtabin e Ushtrisė Nacionalēlirimtare, si e vetmja forcė politike, e cila qėndroi nga fillimi nė fund nė krahun e drejtė tė luftės. Shtetet e Bashkuara nuk mbėshtetėn nė Shqipėri asnjė forcė tjetėr politike veē Lėvizjes Nacionalēlirimtare.

    Lucas bėn tė qartė jashtė ēdo dyshimi se Enver Hoxha nuk i besonte askujt. Ai i urrente anglezėt, ndėrsa amerikanėt i shihte gjithnjė me dyshim. Pėr tė, madje, nuk bėnte kuptim as fakti qė Tom Stefan dhe anėtarė tė tjerė shqiptaro-amerikanė tė misionit tė OSS-sė nė Shqipėri i shėrbenin Amerikės dhe nuk luftonin pėr Shqipėrinė nė ushtrinė qė komandonte ai.


    Pėr ēfarė i vlejti OSS-sė gjithė ky angazhim? Pėrse Shqipėria ishte pėr amerikanėt njė pikė strategjike?


    Duke shfrytėzuar dokumentet amerikane tė kėsaj periudhe, Lucas bėn tė qartė se Shtetet e Bashkuara ishin tė interesuara qė Shqipėria tė mbetej njė teatėr lufte pėr ushtrinė naziste nė Ballkan, ndėrkohė qė Amerika pėrgatitej tė zbarkonte nė Itali. Duke mbėshtetur ushtrinė nacionalēlirimtare me inteligjencė, municione dhe materiale, Uashingtoni synonte tė mbante tė angazhuara nė Shqipėri dy divizione gjermane, tė cilat pa rezistencėn dhe pėrleshjet e formacioneve tė ushtrisė partizane shqiptare do t‘u kishin ardhur nė ndihmė forcave naziste nė Itali. Kjo do tė thotė se pėrkrahja amerikane pėr ushtrinė partizane shqiptare ishte sa e principtė, pasi partizanėt ishin tė vetmit qė luftonin ushtrinė naziste, aq edhe pragmatike, pasi lufta partizane u shėrbente drejtpėrsėdrejti interesave amerikane pėr tė shkatėrruar makinėn ushtarake naziste dhe pėr t‘i dhėnė fund luftės nė Evropė. Qėndrimi amerikan ndaj Shqipėrisė dhe Enver Hoxhės pas luftės dėshmon mė sė miri se pėrkrahja amerikane pėr "tė kuqtė", siē i cilėsonte Lucas partizanėt shqiptarė nė titullin e dorėshkrimit tė kėtij libri, nuk ishte aspak mbėshtetje pėr ideologjinė dhe synimet politike tė Enver Hoxhės.


    Nga kėndvėshtrimi i njė sociologu dhe studiuesi tė shkencės politike, pėrse, sipas jush, Enver Hoxha vendosi tė ndėrpriste lidhjet me miqtė e tij tė OSS-sė, duke pasur parasysh kėtu mikun e tij gjatė Luftės Nacionalēlirimtare Tom Stefan? Dhe ē‘mendoni ju pėr portretin e kėtij tė fundit, rolin e tij nė zhvillimet shqiptare tė asaj periudhe?


    Enver Hoxha ishte njė komunist doktrinar dhe dogmatik, por ai ishte njėherėsh njė individ i etur pėr pushtet, nė emėr tė tė cilit bėnte ēdo gjė. Siē ka theksuar vetė Hoxha nė kujtimet e tij "Me Stalinin", botuar nė vitet e fundit tė jetės sė tij, ai e adhuronte Bashkimin Sovjetik tė kohės sė Leninit dhe tė Stalinit, ai i quante kėta liderė bolshevikė "kapitenė tė mėdhenj tė revolucionit" dhe nė tėrė jetėn e aktivitetit tė tij pas ēlirimit tė vendit provoi se ishte mė stalinist se vetė Stalini dhe po aq i pamėshirshėm ndaj kundėrshtarėve tė tij politikė sa edhe ai. Pas mbarimit tė luftės, Enver Hoxha do tė bėnte ē‘ishte e mundur tė mbante nė duart e tij pushtetin politik nė Shqipėri, gjė qė ai e arriti duke forcuar pushtetin e tij personal mbi Partinė Komuniste dhe mbi ushtrinė. Siē vė nė dukje me tė drejtė Lucas nė librin e tij dhe siē kam theksuar unė nė parathėnien qė kam shkruar pėr tė, Enver Hoxha e dinte fare mirė qysh nga fillimi se ai qė ka nėn kontrollin e tij Partinė Komuniste ka nėn kontroll ushtrinė dhe ai qė kontrollon ushtrinė ka nėn kontrollin e tij pushtetin dhe tė ardhmen e vendit. Miqėsia me Amerikėn, demokracinė mė tė madhe tė botės, nuk i shėrbente dhe nuk i duhej Enver Hoxhės pėr tė forcuar pushtetin e tij personal nė Shqipėri. Amerika, pėrkundrazi dhe natyrshėm, do tė ishte e interesuar qė nė Shqipėri tė zhvilloheshin zgjedhje demokratike dhe qė vendi tė organizohej e zhvillohej si njė shtet demokratik. Ky vizion nuk ishte vizioni i Enver Hoxhės, edhe pse pėr dekada me radhė ai u mundua tė krijonte pėrshtypjen se Shqipėria ishte njė "demokraci popullore" e vėrtetė. Modeli sovjetik dhe ai kinez ishin pėr Enver Hoxhėn mė tė pėrshtatshėm se modeli amerikan apo ai i demokracive liberale tė Perėndimit, pasi nė njė model si ai i Moskės apo i Pekinit autoriteti i tij nuk mund tė kontestohej.

    Mė lejoni, nė mbyllje tė kėsaj interviste, tė informoj publikun se ngjarjet e kėtij libri tė shkruar nga Peter Lucas do tė ekranizohen sė shpejti nė njė film artistik, regjinė e tė cilit e ka marrė pėrsipėr regjisori i njohur amerikan me origjinė shqiptare, Sten Dragoti. Po kėshtu, nisur nga interesimi qė ka ngjallur ky libėr nė Shtetet e Bashkuara, Peter Lucas po e rishkruan subjektin e tij nė formėn e njė romani, i cili do tė botohet nė SHBA. Lucas do tė jetė nė Tiranė gjatė javės sė fundit tė prillit, pėr tė marrė pjesė nė promovimin e kėtij libri nė gjuhėn shqipe.

    gazeta Shqip-02-04-2008



    ---------------------

    kopertina origjinale:


    The OSS In World War II Albania
    Covert Operations and Collaboration with Communist Partisans

    Written by Peter Lucas
    Foreword by Fatos Tarifa

    Paperback: 220 pages
    Publish Date: March 23, 2007
    Publisher: McFarland & Company, Inc.
    ISBN: 978-0-7864-2967-7

    Includes: photographs, maps, notes, bibliography, index
    Price: $35
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 02-04-2008 mė 12:24

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Zbardhet misioni amerikan ne Shqiperi


    E Diele, 23 Mars 2008-gazeta Koha Jone

    Anisa Ymeri

    Jo rastesisht, ky liber i pare ne llojin e tij, i cili hedh drite mbi "Misionin amerikan ne Shqiperi", nis me te parin oficer amerikan te sherbimit sekret te OSS-it. Emri i koduar ishte Tank, i njohur si major S.S Kendell, ishte Dejl Mekadu, ishte ai qe udhehoqi te parin mision sekret amerikan ne Shqiperi, me 18 nentor 1943.

    Nje histori e bazuar ne dokumente qe mbajne vulat e arkivave amerikane, por edhe deshmi te rralla te atyre personazheve qe jane ne liber e qe kane mbetur ende ne jete. Autorit i eshte dashur te shkele ne te gjitha ato thepa, qytete, shpella, brigje ne te cilat me se gjysme shekulli shkuar te rekrutuarit e OSS-it ja behen ne Shqiperi.

    Ajo qe theksohet qe ne fillim, ne parathenien e shkruar nga autori Lucas: "Kjo eshte nje histori e pa rrefyer me pare e operacioneve sekrete te OSS-it (Zyres se Sherbimeve Strategjike) amerikan ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore, si edhe Shtetet e Bashkuara, krahas anglezeve ndihmuan komunistet te mundnin nazistet dhe te merrnin pushtetin ne vend. Shumecka prej atyre qe kane ndodhur jane te shkruara e zeza mbi te bardhe ne mijera flete dokumentesh, qe gjenden ne arkivat amerikane. Por, sikunder thekson edhe autori, i cili ka hulumtuar per te zbardhur sadopak prej atyre qe kane ndodhur. Lucas shkruan: "Pak dihet per keto ngjarje ne Shqiperi dhe ne Shtetet e Bashkuara. Te dhenat e OSS-it, qe me vone u shnderrua ne CIA, nuk u bene publike deri ne vitin 1975". Pas ishte pikerisht ky viti qe shenoi edhe fillimin e rikthimit te tyre ne Arkivat Kombetare dhe regjistrimin e fakteve.

    Ja, eshte "Bota Shqiptare" qe sjell te parin liber qe zbardh operacionet e OSS-it ne Shqiperi. Dhe Peter Lucas, ishte i pari gazetar amerikan, qe pas vdekjes se Enver Hoxhes, ne vitin 1986, vizitoi Shqiperine. Ja c'na rrefen Lucas ne librin e tij: "Nje raport i OSS-it per luftimet e asaj kohe e pershkruante keshtu aktivitetin partizan: Gjate nente muajve te pare te vitit 1943, partizanet ishin teper aktive kunder Boshtit, ku benin pjese divizionet italiane dhe me vone dhe dy misione gjermane, duke sulmuar karvanet e tyre, clironin zona te caktuara dhe vune nen kontroll disa qytete te vogla...".

    Jo pak aty flitet per Tom Stefanin, kolonelin rekrut te OSS-it, i lindur nga prinder emigrante shqiptare, i formuar teresisht ne Amerike, njeri fare i afert me Enver Hoxhen gjate luftes, madje edhe i ftuar nderi ne disa kongrese te rendesishme. Thuhet se nje nga punet e para te kolonel Stefanit ka qene ndihma per rekrutimin e emigranteve shqiptare per OSS-in.

    Per Lucas, shkelja e Shqiperise ne vitin 1986 ishte vetem fillimi. Ishin deshmite ato qe kerkonte per te mberritur me pas te ky liber. Ndaj, edhe sikunder rrefen vete autori: "Kam intervistuar partizane te moshuar, qe kishin luftuar me Hoxhen. Vizitova fshatra si Dukat, Dhermi, Kuc e Himare. Kam udhetuar ne Veri nga Shkodra ne Theth. Karaburunin e kam rrokur nga kodra e nga deti. Kam qene ne shpellen e njohur si Seavie pergjate bregdetit qe kontrollohej nga OSS-i , te cilen ai e kishte baze te sigurt". E si per t'i vene vulen ketij udhetimi cep me cep te Shqiperise, ai thekson: "Kam udhetuar hipur mbi gomar neper malet e Shqiperise jugore, ku Enver Hoxha kishte vendosur shtabin e tij".

    E gjithcka per te pasur me shume deshmi dhe nje panorame me te plote nga sa shkruhej ne raportet sekrete te OSS-it, qe mberrinin kryesisht nga Bari. Dhe ja se cfare shkruhej ne njerin prej tyre. "Ne nje raport sekret te nje agjenti, flitej per minimin e plazhit te Durresit, ku gjermanet mendonin se do te zbarkonin forcat e Aleateve. Aty shkruhej: "Flitet se 25 mije mina jane vendosur ne kete zone. Jane ngritur edhe gardhe me tela me gjemba dhe eshte e ndaluar per cilindo te hyje ne te".

    Miqesia e Enverit me Tom Stefanin


    Ne librin "Misioni amerikan ne Shqiperi" shkruhet: "Per Hoxhen, miqesia ishte e mire. Por armet ishin me te mira... Kjo miqesi u shfaq hapur kur Hoxha e ftoi Stefanin te merrte pjese ne konferencen 4-ditore te Permetit. Fulci u gezua shume nga ftesa. Ai e keshilloi Stefanin te krijonte "marredhenie te ngushta me djemte vendore (partizanet)". Ne nje tjeter pasazh shkruhet: "Hoxha mbetej i bindur se anglezet ishin te vendosur te pengonin ngjitjen e partizaneve komuniste ne pushtet dhe kjo vinte ngaqe anglezet vazhdonin te keshilloheshin me pro-zogistin Abaz Kupi dhe grupe te tjera nacionaliste. Anglezet mbeten te palekundur ne mendimin: "Kushdo tjeter, pervec Hoxhes" dhe pse ishin partizanet e Hoxhes i vetmi grup i organizuar qe luftonte kunder gjermaneve". Nderkohe qe lufta vazhdonte, te rekrutuarit e OSS-it benin punen e tyre. Qendronin prane atyre qe luftonin, dhe ne cdo kohe qe ishte e mundur dhe e duhur raportonin me detajet me te imta, gjithcka ndodhte, cdo levizje dhe se cfare pritej te ndodhte ne ditet ne vijim.

    Mehmet Shehu dhe Lufta e Tiranes


    "Gjeneral Mehmet Shehu priti me kenaqesi urdhrin per clirimin e Tiranes. Urdhri erdhi nga Enver Hoxha ne Berat per Mehmet Shehun per shtabin e Divizionit te pare partizan... Shehu e kishte pergatitur Divizionin e tij te Pare partizan ashtu si ai dinte, duke pasur parasysh edhe rrethanat. Shpesh kishin pak per te ngrene. Here pas here flinin edhe perjashta, sido qe te ishin kushtet e motit. Ata nuk ngjanin si nje ushtri e mirefillte, duke pasur parasysh mungesat ne veshje dhe armet gjithfareshe qe mbanin prej lloj-lloj ushtrish". "...Tashme Shehu ishte jashte portave te Tiranes, duke pergatitur planin e sulmit, nderkohe qe Hoxha, udheheqesi i tij, ishte nja 160 km larg ne Berat, duke diskutuar per paraden e fitores. Edhe nese Shehu kishte ndonje armiqesi ndaj Hoxhes, nuk e shfaqi ate. Ndoshta donte qe keshtu te mbetej". Vijon: "OSS-i ishte shume dakord me llogaritjen e Shehut per 2 mije gjermanet e vrare ne Luften e Tiranes. Megjithate, raporti i OSS-it thote se disa prej ketyre gjermaneve te vdekur ishin rober te plagosur qe u vrane nga partizanet".



    Misionet sekrete film nga Stan Dragoti


    Mision sekret amerikan ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore dhe bashkepunimi me partizanet komuniste shqiptare, ndoshta do te jete edhe nje film. Autori i librit, Peter Lucas, mesohet se eshte ne fazen e fundit te perfundimit te skenarit, dhe do te jete regjisori Stan Dragoti, teper prezent ne Shqiperi se fundi, i cili do ta realizoje. S'ka gje te sigurt, por ndoshta kur cdo gje te jete edhe me e kristalizuar, mund te ofrohet aktori hollivudian, Brad Pit, ai qe do te interpretoje ne film. Botuesi Kujtim Gjonaj, i cili ka sjelle ne shqip kete liber, tregon se ka rene krejt rastesisht ne gjurmet e ketij botimi dhe ne kohe rekord, vetem pak muaj pas botimit ne Amerike, fale dashamiresise se Lucas e solli per shqiptaret. Ndersa tregon se ne mesin e muajit prill, autori do te vije ne Tirane. Dhe nje tjeret liber, "Rrumpalla" do te botohet se shpejti prej tij. Ka qene Edi Rama qe e ka perdorur ne nje fushate elektorale kete fjale, e cila ka mbetur gjate ne politiken shqiptare. Ky liber do te jete nje tjeter veshtirim ne historine e Shqiperise, por kete here do te flase per kapercyellin e vitit 1990, dhe me pas, ne kohet qe ne jetojme, ne ditet tona.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Gazetari Peter Lucas boton librin qė flet pėr SHBA-nė dhe Shqipėrinė gjatė luftės sė dytė botėrore

    “UNĖ, AGJENTI I PARĖ I CIA-S NĖ SHQIPĖRI“

    Shkruan: Laureta Rryēi Gazeta “Tirana Observer“


    Jetėshkrimi i Agjentit
    Emri: Nick
    Mbiemri: Kukich
    Eksperienca : Ish-oficer artilerie
    Njė punėtor miniere nga Ohajo
    Ishte anėtar i OSS-sė (Office of Strategic Services - Zyra e Shėrbimeve Strategjike), paraardhėsja e CIA-s
    Kukiē u ishte bashkuar trupave tė marinės nė janar 1940
    Fillimisht ai ka qenė nė "Parris Island" (bazė stėrvitore e trupave tė marinės nė Karolinėn e Veriut)
    Mė pas nė Porto Riko
    Ka qenė pėrgjegjės pėr ruajtjen e sigurisė nė bazėn ushtarake nė Kuantiko (Virxhinia)
    31 dhjetor 1943 ka mbėrritur nė Shqipėri si agjent i OSS

    ------------------


    AGJENTI I PARĖ I OSS-SĖ (PARAARDHĖSJA E CIA-S)


    Ka qenė nė Shqipėri qysh nė dhjetor tė vitit 1943. Fakti i rrallė ėshtė pohuar nga vetė ai nė moshėn 87-vjeēare. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetarin e njohur shqiptaro-amerikan, Peter Lucas, Nick Kukich rrėfen se si pėrcolli pėr shumė kohė informacione sekrete nga Shqipėria pėr nė SHBA. Peter Lucas , pasi ka shfletuar muaj me radhė Arkivin e Shtetit amerikan, ka zbuluar shumė fakte tė tjera tė pazbardhura deri mė sot, qė flasin pėr marrėdhėniet mes SHBA-sė dhe Shqipėrisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lucas sė shpejti do tė botojė dhe librin nė tė cilin pėrveē ngjarjeve do tė ketė dhe foto ekskluzive. Gazeta "Tirana Observer" ka arritur tė marrė njė pjesė tė shkrimit qė Peter Lucas e ka botuar pak ditė mė parė nė revistėn amerikane "Leartherneck".

    Peter Lucas
    NJĖ MARINS KA ZBARKUAR NĖ SHQIPĖRI, 1943


    Njė anėtar i Zyrės sė Shėrbimeve Strategjike dhe i vetmi marins i SHBA-sė nė Shqipėri, Ljutenent Nick Kukich, krijoi njė rrjet inteligjence pėr tė monitoruar divizionet gjermane.

    Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė, ishte nė prag tė ēlirimit tė saj. Ishte fillimi i nėntorit 1944 dhe trupat e fundit pushtuese gjermane po e linin qytetit nėn zjarrin e armėve. Partizanėt shqiptarė po trokisnin nė dyert e Tiranės, gati pėr tė hyrė nė tė.

    Me ta ishte edhe Nick Kukich (Nick Kukich) i trupave tė marinės sė Shteteve tė Bashkuara, njė ish-oficer artilerie, i cili sapo ishte graduar nė fushėn e luftės. Ai ishte jo vetėm i vetmi marins amerikan nė Tiranė, por edhe nė Shqipėri. Kukich, njė punėtor miniere nga Ohajo, ishte anėtar i OSS-sė (Office of Strategic Services?Zyra e Shėrbimeve Strategjike), paraardhėsja e CIA-s.

    Kukich i dėrgonte mesazhe ēdo orė qendrės sė tij nė Bari tė Italisė, duke informuar mbi situatėn e luftimeve (kopje tė tė cilave tani ruhen nė Arkivat Kombėtare tė SHBA-sė). Mė 12 nėntor, njė javė para se qyteti tė ēlirohej, ai dėrgoi kėtė mesazh: "Gjermanėt nė Tiranė kanė qenė duke pirė pa mbarim dhe kanė luftuar tė dehur. Ata qėlluan tri herė mbi spitalin civil".

    Sidoqoftė, jo tė gjithė gjermanėt ishin tė dehur, pasi ata u shkaktuan dėme serioze partizanėve para se tė vriteshin, tė dorėzoheshin apo t‘ua mbathnin kėmbėve. "Lufta zhvillohej shtėpi mė shtėpi", mė tha Nick Kukich, 87-vjeēar, nė njė intervistė tė kohėve tė fundit, kur e intervistova atė nė shtėpinė e tij nė Delauer. "Unė shkoja shtėpi mė shtėpi. Shkova nė pesė apo gjashtė shtėpi dhe pashė gjashtė partizanė tė vrarė. Ata ngrinin perden, hapnin dritaren dhe qėllonin. Dhe ndėrsa bėnin kėto veprime, ata ishin tė vdekur, tė vrarė nga snajperėt gjermanė. Ata ishin tė pastėrvitur. Unė ia thashė kėtė Shehut. Dhe ai e korrigjoi kėtė taktikė".

    "Kishte gjithashtu njė numėr tė madh gjermanėsh tė vrarė apo tė plagosur qė i shihje tė shtrirė rrugėve. Partizanėt u vidhnin atyre kėpucėt, edhe nė qoftė se ata ishin akoma gjallė. Ishte kohė luftė. Shumė partizanė nuk kishin kėpucė", mė tha Kukich.

    Ngaqė puna nė minierat e qymyrit tė Ohajos i kishte ardhur nė majė tė hundės, Kukich u ishte bashkuar Trupave tė Marinės nė janar 1940. Pas "Parris Island" (bazė stėrvitore e Trupave tė Marinės nė Karolinėn e Veriut) ai u dėrgua nė Porto Riko dhe mė vonė u bė pėrgjegjės pėr ruajtjen e sigurisė nė bazėn ushtarake nė Kuantiko (Virxhinia). Nė atė kohė, OSS-ja e sapo formuar po kėrkonte njerėz pėr shėrbimet e saj dhe komandanti u tij, duke e ditur se Kukich fliste serbisht ngaqė ishte fėmijė emigranti, mundi t‘i rregullojė atij njė intervistė me OSS-nė. Kukich u rekrutua, u stėrvit si radist dhe u dėrgua nė qendrėn e OSS-sė nė Bari pėr t‘u infiltruar nė Shqipėri.

    Mė 31 dhjetor 1943, Kukich u nis me njė anije tė vogėl peshkimi nga Bari nė drejtim tė bregdetit shqiptar. Nuk ishte si zbarkimi nė plazhin e Normandisė, por zor se mund tė gjeje shoqėri mė tė mirė se kaq pėr njė "invazion". Tė paktėn kėshtu mendoi atė ditė Kukich vetė.

    Duke udhėtuar drejt bregdetit shqiptar atė natė tė errėt dhe tė ftohtė, bashkė me Kukich ishte edhe dikush tjetėr, emri i tė cilit ishte bėrė ndėrkohė i famshėm. Ai ishte majori Antoni Kuejėll (Anthony Quayle), njė aktor anglez i kinematografisė, i cili ishte i stėrvitur mirė si agjent i OSE-sė (Special Operations Executive). Edhe pse Kuejėll ishte i ndėrgjegjshėm pėr rangun e tij mė tė lartė se ai i bashkudhėtarit tė tij amerikan, ai nuk e bėri veten. Kjo do tė ndodhte mė vonė.

    Njė tjetėr person, i cili nė atė kohė e bėnte rregullisht rrugėn nga Bari i Italisė nė Shqipėri, ishte kapiteni Stėrling Haidėn (Sterling Hayden), njė yll i kinematografisė amerikane. Haidėn ishte anėtar i OSS-sė, i cili pėrdorte si "nom de gurre" Xhon Hamilton (John Hamilton). Haiden ishte marins. Detyra e tij ishte tė drejtonte anijen dhe tė zbarkonte personelin e OSS-sė nė shpellat e fshehta tė bregdetit shqiptar, tė njohura me emrin Pamja e Detit (Seaview) qė gjendeshin nė bregun shkėmbor tė okupuar nga gjermanėt. Ai do u sillte atyre furnizime dhe merrte me vete nė Itali pilotė tė shpėtuar tė forcave aleate. Nėse anija e tij e vogėl do tė kishte vend, Haidėn do tė merrte me vete ushtarė italianė, tė cilėt pėrpiqeshin t‘u shpėtonin nga duart gjermanėve, tani qė Italia kishte kapitulluar. Pasi kthehej nė Bari ai nisej pėrsėri nė njė pjesė tjetėr tė bregdetit dalmat. Ky operacion kėrkonte njė mjeshtėri tė vėrtetė detari, tė cilėn Haidėn e kishte, pasi para luftės ai kishte punuar si peshkatar dhe marinar nė Boston dhe Gluēester.

    Detyra e Kukichit nuk ishte vetėm tė gjente dhe tė ndihmonte pjesėtarė tė forcave aleate, tė cilėt tė nisur nga Foxhia e Italisė, pasi kishin kryer misionin e tyre duke bombarduar fushat naftėmbajtėse tė Rumanisė, ishin detyruar tė uleshin nė Ballkan, por gjithashtu tė krijonte njė rrjet informacioni sekret nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė monitoronte aktivitetin e disa divizioneve gjermane. Aleatėt kishin frikė se nėse kėto divizione nuk do tė sulmoheshin nga grupet e rezistencės shqiptare, ato mund tė dėrgoheshin tė luftonin nė Itali. Ndėrsa amerikanėt do tė ofronin shėrbimin e inteligjencės, anglezėt kishin marrė pėrsipėr t‘i furnizonin shqiptarėt me armė. Edhe pse pėrgjithėsisht amerikanėt dhe anglezėt shkonin mirė me njėri-tjetrin, marrėdhėniet midis tyre nuk ishin gjithnjė ideale.

    Njė problem kryesor ishte se ndėrsa njė pjesė e shqiptarėve luftonin kundėr gjermanėve, ata luftonin njėkohėsisht edhe kundėr njėri-tjetrit. Midis partizanėve komunistė dhe nacionalistėve, tė njohur me emrin Balli Kombėtar, shpėrtheu njė luftė civile. Balli, siē quheshin ata, mori krahun e gjermanėve dhe shpejt u bė e qartė se partizanėt ishin tė vetmit qė meritonin mbėshtetjen e aleatėve, pėrderisa ata vrisnin gjermanė.

    Bregdeti ku gjendej shpella e Pamjes sė Detit, nė jug tė Vlorės, ishte nė duart e Ballit, ēka do tė thotė se pjesa mė e madhe e njerėzve qė mundi tė rekrutojė Kukich ishin antipartizanė dhe antikomunistė. Sidoqoftė, duke u shpėtuar patrullave gjermane dhe duke paguar informatorė, Kukich arriti tė krijonte njė rrjet agjentėsh, pėrmes tė dhėnave, ku ai dėrgonte informacion tė vlefshėm nė qendrėn e OSS-sė nė Bari.

    Por kur Kukich u pengua nga Kuejėll tė merrte pjesė nė njė takim tė rėndėsishėm me njė eksponent tė Ballit, pėr shkak se ai nuk ishte oficer, u ankua. "Kuejėll mė paragjykoi mua ngaqė unė nuk jam oficer. Unė i thashė atij: "Ti s‘mund tė mė trajtosh mua nė kėtė mėnyrė vetėm pėr shkak tė faktit se unė jam njė rekrut, do apo s‘do ti, unė jam njė pėrfaqėsues i qeverisė amerikane. Unė s‘do tė merrem mė me ty, nėse ti nuk mė pranon mua si njė pėrfaqėsues tė Shteteve tė Bashkuara", tha Kukich.

    Pėrpara se marrėdhėniet midis tyre tė keqėsoheshin edhe mė tej, Kukich u dekorua me medaljen e Yllit tė Bronztė dhe u promovua nė gradė si oficer i dytė. "Pas kėsaj anglezėt mė pranuan mua", tha ai. "Tani unė isha si njė perėndi pėr anglezėt. Kuejėll dhe unė i shtrėnguam dorėn njėri-tjetrit dhe qė nga kjo kohė u bėmė miq". Pas luftės, Kuejėll do tė luante rolin kryesor nė filmin "Topat e Navarrones" (The Guns of Navarone), njė film mbi Luftėn e Dytė Botėrore, i cili edhe pse u xhirua nė Greqi, flet mbi eksperiencėn e tij nė Shqipėri.

    CILI ĖSHTĖ GAZETARI PETER LUCAS

    Peter Lucas ėshtė gazetari i parė amerikan qė ka vizituar Shqipėrinė pas vdekjes sė Enverit. Ndoshta kjo ka ndodhur jo vetėm pėr arsye profesionale, duke qenė se ai kishte origjinėn shqiptaro-amerikane. Lucas ka vizituar dhe herė tė tjera Shqipėrinė. Ai shkruante nė gazetat e mėdha amerikane si "Herald Tribune", "Boston Glob". Aktualisht, ai edhe pse ka dalė nė pension duket se nuk ka ndaluar sė shkruari. Kohėt e fundit mėsohet se ka shfletuar mijėra fletė nė Arkivin e Shtetit, pėr tė zbuluar se ēfarė ka ndodhur mes SHBA-sė dhe Shqipėrisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Madje, ai i ka pėrfunduar sė shkruari kėto kujtime, duke i mbledhur nė njė libėr tė veēantė, qė pritet tė shohė dritėn e botimit sė shpejti nė SHBA.

    Libra pėr luftėn nė Shqipėri

    REDINALD HIBBERT "FITORJA E HIDHUR"

    “Unė u hodha nė Shqipėri pėr t‘u bashkuar me misionin "Stables" (Stallat) natėn e 19-20 dhjetorit 1943, pikėrisht atė natė kur ofensiva gjermane nė Malėsinė e Ēermenikės e shkėputi nga lidhjet misionin e kuartierit dhe nisi spiralja poshtė pėr eliminimin e atij misioni. Ky fluturim nė njė Halifax tė Skuadriljes 148, RAF, me emrin e koduar "Stables 2", ishte prova e tretė. Ne kishim shpenzuar tetė orė nė ajėr gjatė dy netėve tė mėparshme pėr secilėn, por na kishte penguar mjegulla mbi zonėn e hedhjes. Nė ato ditė, zakonisht nevojiteshin rreth katėr orė pėr njė bombardues mė katėr motorė qė tė fluturonte pėrmes Mesdheut nga aerodromi i tokės nė Libi deri nė Shqipėrinė Veriore. Nata 19-20 dhjetor ishte njė natė e mirė pėr Regjimentin 334, RAF. Ata bėnė 18 fluturime misioni mbi Ballkanin dhe 11 dolėn me sukses, ky ishte njė sukses i jashtėzakonisht i lartė pėr mesin e dimrit”.
    Fitzroy Maclean "Lufta e Ballkanit"

    “Misioni im ishte mision ushtarak; mė kishin udhėzuar qė politikėn ta vija nė plan tė dytė. Ajo qė kishte rėndėsi ishte, se kush luftonte kundėr gjermanėve dhe kjo qe e vetėkuptueshme. Partizanėt, cilado tė ishte politika e tyre, po luftonin, madje me shumė sukses, ndėrsa ēetnikėt, sado tė admirueshme tė ishin motivet e tyre, nė pjesėn mė tė madhe ose nuk luftonin, ose bashkėpunonin me gjermanėt kundėr bashkatdhetarėve tė vet. Pėr mė tepėr nga pikėpamja ushtarake, partizanėt qenė mė tė shumtė nė numėr, mė tė organizuar mė tė disiplinuar dhe tė udhėhequr mė mirė se ēetnikėt. Mė kishin pyetur si mund t‘i ndihmonim mė mirė. Kjo qe mjaft e qartė. Partizanėt tani po pėrballonin njė duzinė apo mė tepėr divizione armike”.
    Julian Emery "Bijtė e shqipes"

    “Mėngjesin e hėngrėm me vezė tė ziera fort dhe u drejtuam nga lugina, duke qenė tė shoqėruar prej njė duzine guerilėsh. Ecnim ngadalė, sepse na mungonte stėrvitja dhe pas njė marshimi pothuajse prej katėr orėsh nėpėrmjet rrafshnaltės, arritėm mbi njė kodėr ku shihej Shėngjergji. Aty qėndruam dhe me dylbitė tona, filluam tė vėzhgojmė shtėpitė e bardha, tė shpėrndara nė secilėn anė tė kodrės, pothuaj gjysmė milje larg njėra nga tjetra. Midis tyre dallohej xhamia me minaren e saj tė prishur. Shėngjergji ishte nj fshat myslimanėsh. Nuk mundėm tė gjenim asgjė tė dyshimtė dhe kėshtu e vazhduam rrugėn tonė tė qetė, drejt shtėpisė qė ishte prona e pėrkthyesit tė Sejmurit, njė mėsues shkolle i shquar nė Shaqir. Aty qėndruam pėr tė kaluar kohėn e drekės dhe pasi zgjuam harren me njė shishe sheribradi, njė peshqesh nga mė tė shkėlqyerit qė misioni britanik na kishte dėrguar nė formė pėrshėndetje, iu vėrsulėm gjellėve tė pasura, ndonėse prej brumi, qė mikpritėsi ynė na kishte shtruar pėrpara”.

    KOL DEIVID SMAILI "ME DETYRĖ NĖ SHQIPĖRI"

    “Arritėm nė fshatin shqiptar tė Spoiēit, nė kohė pėr njė drekė me njė supė me fasule dhe mish dashi, ushqim i ngrohtė dhe mė i mirė nė krahasim me sa kishim ngrėnė nė Greqi; kishim dhe kos e vezė me bollėk. Shtėpia ku qėndruam ishte shumė mė e mirė. Kėtu takuam njė burrė qė kishte qenė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku kishte punuar e bėrė para dhe ishte kthyer nė fshat tė jetonte i qetė me tė gjitha tė mirat e fshatit. Ai mezi e kuptonte anglishten qė flasin nė Angli dhe kur na pėrgjigjej fliste me njė theks krejt amerikan. Mė vonė takuam shumė njerėz si ky, qė me krenari na tregonin pasaportat e tyre amerikane. E keqja ishte se nė Perėndim ishin bėrė tė pangopur dhe tė pandershėm. Qė nė natėn e parė u mblodhėn tė gjithė pėr tė dėgjuar lajmet e BBC-sė nė gjuhėn greke”.

    ENVER HOXHA "RREZIKU ANGLO-AMERIKAN PĖR SHQIPĖRINĖ"

    “Grupi i ushtarėve britanikė, i bllokuar nga partizanėt nė njė zonė tė Gjirokastrės, pasi e pa se vendi kishte zot, u detyrua t‘i drejtonte mė 1 maj 1943 autoritetit mė tė lartė tė Luftės Nacionalēlirimtare nė Shqipėri, Kėshillit tė Pėrgjithshėm, njė letėr tė firmosur nga Bill Maklini, nė tė cilėn, pasi thoshte se qe dėrguar nga Shtabi i Kajros me cilėsinė e oficerit tė lartė ndėrlidhės pėr tė vendosur lidhje me lėvizjen e rezistencė nė Shqipėri, shkruante: "Kam dėshirė tė madhe tė takohem me Kėshillin tuaj sa mė shpejt tė jetė e mundur dhe tė marr informata pėr t‘ia transmetuar Kajros qė prej andej t‘ju dėrgohen furnizime. Lėvizja juaj do tė furnizohet me materiale nga Kajroja. Do tė bisedojė ēėshtje me rėndėsi. Dėshira ime ėshtė tė hyj nė qendėr tė Shqipėrisė". Siē duket SOE-ja, me qendėr nė Kajro e kishte gjetur maskėn pėr tė hyrė nė Shqipėri”.

    Kukich rrėfen bisedat gjatė Luftės sė Dytė Botėrore

    AGJENTI I CIA-S: SI I NJOHA ENVERIN DHE MEHMETIN

    Agjenti i CIA-s, Nick Kukich, gjatė kohės qė ndodhej nė Shqipėri, pjesėn mė tė madhe tė kohės e ka kaluar pranė Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut. Tė paktėn kėshtu pohohet nė intervistėn qė i ka dhėnė ai kohė mė parė gazetarit tė njohur me origjinė shqiptaro-amerikane, Peter Lucas. Ky i fundit, sė shpejti do tė botojė njė libėr, nė tė cilin do tė paraqiten mjaft fakte tė pazbardhura deri mė sot mbi marrėdhėniet SHBA - Shqipėri nė Luftėn e Dytė e Botėrore. Gazeta "Tirana Observer" ka arritur tė marrė njė pjesė tė kėtij libri, qė ėshtė botuar nė revistėn amerikane "Leatherneck". Rėndėsia e kėtij artikulli konsiston nė faktin se pėr tė parėn herė ai parashtron dhe dokumenton prezencėn ushtarake amerikane nė Shqipėri, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pėr shembull, fotografia nė grup me Enver Hoxhėn nė Odriēan, mė 1944-ėn ėshtė e para foto e Enver Hoxhės me ushtarė amerikanė qė botohet. Ata janė Nick Kukich dhe John O‘Keefe (nė foto i pesti dhe i gjashti nga e majta). Kėta amerikanė, tė cilėt ishin anėtarė tė OSS-sė, paraardhėsja e CIA-s, bashkėpunuan me Enver Hoxhėn dhe partizanėt shqiptarė, pasi u bė e qartė se Balli Kombėtar po bashkėpunonte me pushtuesit gjermanė. Amerikanėt, ashtu si edhe anglezėt, i furnizonin partizanėt shqiptarė me armė, municion, veshmbathje dhe ushqim. Amerikanėt qėndruan me Enver Hoxhėn nė Odriēan, Helmės dhe Berat. Ata qėndruan me Mehmet Shehun dhe Myslim Pezėn, kur kėta dy komandantė ushtarakė filluan sulmin mbi Tiranėn. Amerikanėt ishin pėrkrah Enver Hoxhės, kur dy javė mė vonė, mė 28 nėntor, ai marshoi triumfues nė Tiranė dhe ishin nė tribunė me tė kur ai mbajti fjalimin e fitores pėrpara hotel "Dajtit". Hoxha i fshiu amerikanėt nga historia e luftės antifashiste, kur ai shkroi mbi kėto ngjarje, pėr shkak se kjo u pėrshtatej interesave tė tij nė atė kohė. Por faktet janė kokėfortė dhe ata u qėndrojnė kohės. Ky artikull ėshtė pjesė e njė libri mbi pėrpjekjen amerikane nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, tė cilin autori sapo e ka mbaruar sė shkruari. Pasi tė botohet, ai do tė ishte ndoshta me interes tė pėrkthehej edhe nė shqip.
    Ai ishte tani me komandantin partizan, Mehmet Shehun, njė luftėtar i guximshėm dhe komunist i vendosur, i cili kishte luftuar me republikanėt nė Spanjė, si komandant i njė brigade kundėr gjeneralit fashist, Franko. Republikanėt, siē dihet, e humbėn luftėn. Shehu u zu rob dhe u mbajt nė burg pėr tre vjet pėrpara se tė kthehej nė Shqipėri. Kėtė herė ai nuk do tė humbiste.

    Pas tre muajsh aktiviteti intensiv, gjermanėt dhe ballistėt, tė cilėt tani bashkėpunonin hapur me ta, nisėn njė ofensivė kundėr forcave partizane, gjatė sė cilės aleatėt u detyruan ta linin bazėn e tyre nė bregdetin shqiptar dhe tė ktheheshin nė Itali, por jo para se Kukich tė sigurohej se Kuejėll, i cili tani vuante nga malarja, tė mund tė shpėtohej.

    Sidoqoftė, pa kaluar shumė kohė, Kukich u dėrgua pėrsėri nė Shqipėri, kėtė herė me mision qė tė qėndronte pranė qendrės sė komandantit komunist tė ushtrisė partizane, Enver Hoxha, i cili pas luftės u bė kryeministėr. "Shumė herė unė ndihesha i vetmuar, isha i vetmi marins dhe s‘kisha askėnd mbi vete. Por, gjithashtu s‘kisha askėnd nėn vete".

    Kukich mė tha se atij dhe Hoxhės nuk u ngjiti menjėherė. "Fillimisht ai mė kritikonte mua dhe ma bėri shumė tė vėshtirė qėndrimin, pėr shkak tė lidhjeve tė mia me ballistėt, tė cilėt ishin armiqtė e tij", tha Kukich. "I shpjegova atij se lidhjet e mia me ta kishin si qėllim mbledhjen e informacionit, lidhur me lėvizjet e gjermanėve dhe se unė nuk kisha luftuar kurrė me ta kundėr partizanėve. Ky ishte misioni ynė, tė mblidhnim inteligjencė dhe ne e bėmė kėtė. Pas kėtij sqarimi ne shkuam mirė. Nė fakt, krijova njė marrėdhėnie shumė tė mirė me tė. Ai mė thėrriste mua Niko. Ai mund tė mos i ketė dashur shumė amerikanėt, por ama ai i urrente anglezėt dhe shpesh e nxiste njėrėn palė kundėr tjetrės. Ai ishte shumė krenar. Njė herė Hoxha mė tha mua se ai donte qė bota ta dinte se Shqipėrinė e ēliruan partizanėt shqiptarė dhe jo aleatėt".

    Kukich nuk mundi ta parashikonte atėherė se Hoxha do tė bėhej njė diktator paranojak, i cili pėr mė shumė se 40 vjet e shndėrroi Shqipėrinė nė njė shtet policor autoritarist, me spastrime dhe ekzekutime periodike. "Ai ishte njė burrė tėrheqės, i pashėm, ēka mjaftonte qė tė bėhej njė yll kinematografie. Ai ishte gjithnjė i veshur shumė mirė nė uniformė. Pranonte tė bisedonte me ty dhe buzėqeshte. Por ai edhe mund tė kthehej kundėr teje fare papritur, bėhej tjetėr njeri. Ai mund tė ishte brutal".

    Kukich mė tregoi se njė herė, duke kaluar pėrmes njė fshati ballist pro-gjerman, tė cilin sapo e kishin ēliruar partizanėt, njė nėnė, burri i sė cilės ishte bashkuar tė luftonte me Ballin, iu afrua atij duke i kėrkuar ndihmė pėr hir tė fėmijėve tė saj qė dridheshin. "Ajo kishte njė foshnjė 6-muajshe dhe njė djalė 2 vjeē. Unė kisha dy batanije me vete, kėshtu qė ia dhashė asaj. Hoxha u inatos me mua pse ndihmova "armikun". Ai mė kėrcėnoi se do mė largonte nga Shqipėria me anijen mė tė parė. Unė isha i zemėruar me tė dhe i thashė: ‘Ata janė thjesht fėmijė. Nuk kanė tė bėjnė fare me bėmat e babait tė tyre. Janė thjesht fėmijė tė pafajshėm. Perėndia qoftė gjykatėsi tėnd‘. Ai mė vėshtroi nė sy dhe mė tha: ‘Unė s‘kam perėndi‘". Kukich heshti pėr njė moment i humbur nė kujtime, pastaj mė tha: "Mė vonė Hoxha e kishte harruar kėtė histori".
    Nė shtator 1944, Kukich dhe grupi i tij vogėl morėn detyrė tė udhėtonin nė Veri pėr t‘u bashkuar me Divizionin e Parė tė ushtrisė partizane, tė komanduar nga gjeneral Shehu pėr tė ndjekur nga afėr sulmin pėr ēlirimin e Tiranės.

    Ndėrsa Hoxha merrej mė shumė me planet politike pėr marrjen e pushtetit nė Shqipėrinė e pas luftės, Shehu ishte udhėheqėsi i veprimeve luftarake. "Shehu ishte shumė i ashpėr dhe partizanėt i bindeshin atij", tha Kukich. "Ata i trembeshin atij. Kishin mė shumė frikė Shehun se Hoxhėn. Tė gjithė e kishin frikė atė. Ai ishte njė luftėtar i vėrtetė, pa dyshim. Ai kishte luftuar nė Spanjė dhe dinte si luftohej. Kurrė nuk deshi tė ishte nė vend tė Hoxhės. Donte tė ishte njė gjeneral dhe vetėm kaq".

    Me partizanėt nė periferi tė Tiranės, Kukich, sė bashku me njė kapiten tė OSS-sė angleze, panė disa ushtarė gjermanė qė kėrkonin tė dorėzoheshin, veēse ata donin t‘u dorėzoheshin amerikanėve apo anglezėve. Ata kishin frikė nga ajo qė mund t‘u ndodhte po t‘u dorėzoheshin partizanėve. Natyrisht, gjermanėt kishin vrarė shumė qytetarė gjatė reprezaljeve tė tyre. Ata kishin djegur fshatra tė tėrė, kishin vrarė bagėtinė qė nuk kishin mundur ta pėrdornin pėr veten e tyre.

    "Njė ushtar gjerman doli nga ku qe fshehur me njė flamur tė bardhė dhe me njė shėnim nė tė", tha Kukich. "Unė dėrgova njė nga partizanėt ta merrnin atė. Ai tha se donte qė t‘u dorėzohej amerikanėve apo anglezėve. Ē‘duhet tė bėnim ne nė kėtė rast? Ne s‘mund tė merrnim robėr lufte. Ishin 125 tė tillė. I telefonuam Shehut dhe ai na tha tė mos pėrziheshim nė kėtė punė. Robėrit gjermanė do t‘i merrnin partizanėt. Ai tha: ‘Ju duhet tė largoheni, tė dy bashkė‘. Dhe ne bėmė siē tha ai". Robėrit i vunė nė rresht e i ēuan nė aerodromin e braktisur, ku nuk kishte asnjė avion.

    Kukich dhe kapiteni morėn njė rrugė me baltė pranė spitalit. Njė predhė mortaje gjermane ra pranė tyre, por nuk shpėrtheu. "Ishim me fat, pėrndryshe unė nuk do isha sot kėtu. Tė nesėrmen Tirana ra nė duart e partizanėve", tha Kukich.

    Qyteti ishte njė kaos i vėrtetė. Kukich dhe njė grup i vogėl pjesėtarėsh tė OSS-sė u futėn nė ndėrtesėn e misionit amerikan nė Tiranė, e cila ishte dėrrmuar nga plumbat dhe qė andej vazhduan tė informojnė qendrėn pėr gati njė vit. Dhe ndėrsa Enver Hoxha, tashmė diktator i vendit tė tij, u zu me amerikanėt dhe zyrtarėt shqiptarė pėr ēėshtjen e shpėrndarjes sė ndihmės humanitare amerikane, qė kapte njė vlerė prej afro 1,3 milionė dollarėve, shumė shqiptarė vuanin nga uria. Megjithatė, disa ndihma mbėrritėn nė Portin e Durrėsit, 30 milje larg Tiranės, tė cilat kishin pėr destinacion misionin amerikan. Pėrpara largimit nga Durrėsi, gjermanėt shkatėrruan dhe vranė ēdo gjė qė s‘mund ta merrnin me vete. Ata gjithashtu minuan portin dhe rrugėt qė tė ēonin nė tė.

    Kukich kishte marrė detyrė tė priste njė anije kargo amerikane, qė sillte fuēi me vaj dhe njė kamion 2 tonė e gjysmė, ndėr tė parat anije qė mbėrriti nga Bari, sapo ajo tė ankorohej nė molin gjysmė tė rrėnuar tė Durrėsit. Njė marinar i buzėqeshi dhe e pėrshėndetin. Ai kishte dalė t‘i priste sapo vuri kėmbėn nė tokė: "Flota zbarkoi", tha detari. "Flota zbarkoi nė Shqipėri. Ne mė nė fund ua kaluam marinasve. Marinsat nuk mund tė pretendojnė se zbarkuan nė Shqipėri para nesh. Ja ku jemi!"

    (Nė ushtrinė amerikane gjithnjė ka ekzistuar njė konkurrencė e fortė midis trupave tė marinės (Marins Corps), tė cilėt luftojnė nė terren dhe flotės ushtarake (Navy), qė kryejnė veprime luftarake nė det).

    "Mos ji kaq i sigurt", i tha atij kapiteni. "E sheh atė burrin atje?" Ai tregoi me gisht njė oficer tė gjatė, i cili qėndronte pranė njė depoje tė zbrazėt, i veshur me njė uniformė qė dukej se ishte e ushtrisė amerikane. "Ai ėshtė njė marins amerikan".

    Marinari mbeti pa gojė. Ai shkoi drejt oficerit dhe kur iu afrua e pyeti: "Marins je ti?"
    "Jeh", u pėrgjigj oficeri, "Unė jam marins. Unė jam oficeri Nick Kukich, me trupat e marinės sė Shteteve tė Bashkuara". Kukich i tregoi atij simbolin e trupave tė marinės nė uniformėn e tij.

    "Kur ke mbėrritur ti kėtu?"
    "Mė 1943-shin", u pėrgjigj Kukich.
    "Njė marins nė Shqipėri! Ē‘ti bėsh, jam pa fat", tha marinari.
    Gjashtėdhjetė vjet mė vonė, Nick Kukich do tė buzėqeshte duke kujtuar kėtė ngjarje. "Sikur ta kishe parė shprehjen qė mori fytyra e atij marinari. Njė marins nė Shqipėri. Ai s‘mund ta besonte qė unė isha aty".

    KUR MBĖRRITI KUKICH PĖR HERĖ TĖ PARĖ NĖ SHQIPĖRI

    Agjenti i parė i OSS-sė (paraardhėsja e CIA-s) ka qenė nė Shqipėri qysh nė dhjetor tė vitit 1943. Fakti i rrallė ėshtė pohuar nga vetė agjenti, nė njė intervistė tė dhėnė kohė mė parė gazetarit tė njohur shqiptaro-amerikan, Peter Lucas. Si rrallė herė, njė agjent rrėfen se si i dėrgonte ēdo orė informacionet sekrete nė Bari, pėr tė nisur mė pas nė bazėn amerikane. Peter Lucas ka shfletuar muaj me radhė Arkivin e Shtetit Amerikan duke zbuluar shumė fakte tė tjera tė pazbardhura deri mė sot, qė flasin pėr marrėdhėniet mes SHBA-sė dhe Shqipėrisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lucas sė shpejti do tė botojė dhe librin nė tė cilin, pėrveē ngjarjeve do tė ketė dhe foto ekskluzive. Gazeta "Tirana Observer" botoi nė numrin e djeshėm pjesėn e parė tė shkrimit, qė Peter Lucas e ka botuar pak ditė mė parė nė revistėn amerikane "Leartherneck". Nė tė agjenti rrėfente se si i kishte pėrjetuar ditėt e para nė Shqipėri, kur lufta me Gjermanėt duhet tė mbaronte patjetėr me fitoren e shqiptarėve.

    Kujtimet e misionarėve pėr Enverin dhe Mehmetin

    REGINALD HIBBERT “FITORJA E HIDHUR”

    “Ėshtė vėshtirė tė gjykohet se ēfarė marrėdhėnie ka pasur ndėrmjet kėtij marshimi dhe ndėrhyrjes sė Brigadės I, tė cilėn e kishte kėrkuar Enver Hoxha nė fillim tė janarit, kur ai dhe Kėshilli Qendror e Shtabi i Pėrgjithshėm ishin nė shtrėngesė tė dėshpėruar nė Ēermenikė dhe nė nevojė urgjente pėr ndihmė. Nė kujtimet e veta Hoxha e zvogėlon fare ndihmėn e janarit, e mohon se ajo e shpėtoi dhe e akuzon Mehmet Shehun se e ka fryrė atė deri sa e ka bėrė legjendė. Nga ana tjetėr, ai e lejon qė marshimi nė fund tė shkurtit e nė fillim tė marsit tė pėrshkruhet si heroik nė historinė e partisė. Duket e mundshme qė kishte qenė njė operacion urgjence nė janar, ai i cili bėri tė lindte ide nė mars. Atėherė, si pėrfundim do tė kemi qė nė maj e nė motin e keq tė marsit, kur operacionet ushtarake nė jug ishin nė fakt tė pezulluara dhe partizanėt ende nuk kishin marrė veten nga goditjet ndėshkuese, qė u kishin dhėnė gjermanėt me ndihmėn e baistėve nė sy tė Enver Hoxhės dhe shokėve tė tij”.

    JULIAN AMERY "BIJTĖ E SHQIPES"

    “Qė Enver Hoxha tė guxonte tė vinte nė dyshim kėsisoj vullnetin e mirė tė oficerėve britanikė, ose tė kėrcėnonte me arrestimin e dhe nxjerrjen e tyre nė gjyq, ishte diēka qė tregonte haptazi armiqėsinė qė ai ndiente pėr autoritetet britanike. Ndėrkaq, ai kishte zgjedhur me nxitim kohėn e dhėnies sė ultimatumit, pikėrisht pėr delegatėt e tij nė Bari kishin filluar bisedimet pėr arritjen e njė marrėveshjeje me Komandėn Britanike. Kushtet qė kishim arritur tė siguronim ishin ēuditėrisht tė favorshme, por oficerėt tanė tė shtabit, tė ofenduar prenė bisedimet, duke deklaruar se nuk do tė ratifikonim marrėveshjen, gjersa Enver Hoxha tė tėrhiqte mendimet e shfaqura si dhe ultimatumin e tij. Pėr disa ditė, marrėdhėniet midis qeverisė komuniste dhe Kuartierit tonė tė Pėrgjithshėm ishin tė ndera. Ndėrkaq, oficerėt tanė eprorė qėndruan konseguentė. Si rrjedhojė, Enver Hoxha u zmbraps, duke siguruar me gjysmė zėri pėr njė trajtim tė ndershėm tė tė gjithė oficerėve britanikė nė Shqipėri. Nė kėtė mėnyrė, incidenti pėr fatin tonė tė mirė u mbyll qetėsisht, prej Kuartierit tonė tė Pėrgjithshėm”.

    KOL DEIVID SMAILI "ME DETYRĖ NĖ SHQIPĖRI"

    “Makini u kthye ca ditė mė vonė dhe patėm tė parėn nga vizitat e shumta tė Shtabit tė Luftės Nacionalēlirimtare, tė udhėhequr nga Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha. Mehmet Shehu ishte njė burrė me shtat mestar, zeshkan, i imėt, rreth tė tridhjetave qė buzėqeshte vetėm pėr fatkeqėsi tė tė tjerėve. E fliste anglishten mė mirė se udhėheqėsit e tjerė partizanė. Kishte kryer studimet e mesme nė Shkollėn Amerikane tė Tiranės dhe pastaj kishte shkuar nė Kolegjin Ushtarak tė Napolit, nga ku u pėrzu pėr aktivitete komuniste. Hyri nė Shkollėn e Plotėsimit tė Tiranės dhe prej andej vajti nė Spanjė si vullnetar nė Brigadėn Ndėrkombėtare "Garibadi", ku u bė z/komandant i Batalionit tė 6-tė. Kur brigada u tėrhoq nė Francė mė 1939-ėn, ai u internua pėr tre vjet. Pas lirimit u kthye nė Shqipėri dhe u bė anėtar partie nė zonėn e Vlorės. Nė kohėn kur u takuam me tė, ishe komisar i forcave partizane tė atjeshme”.

    Kujtime per misionaret

    ENVER HOXHA "RREZIKU ANGLO-AMERIKAN PĖR SHQIPĖRINĖ"

    “Gjenerali Devis erdhi nė takim nė pasditen e 31 dhjetorit, nė orėn e caktuar. Ishte i shoqėruar nga shefi i shtabit tė tij, kolonel Nikolis. I shtrėngova dorėn dhe e pyeta: "How are you? How do you feel in Albania?" Kėto ja thashė nė gjuhėn angleze, se kur isha nė lice kisha mėsuar me babė Lonin dhe ca anglisht, si gjuhė tė huaj. Gjeneralit i qeshi fytyra dhe mė tha: "I didn‘t know you spoke English, you speak it..." Informatat qė keni janė tė vėrteta, unė nuk e flas anglishten, e ndėrpreva, po kėto ishin ca fjalė tė mbajtura mend qė nga koha e shkollės sė mesme. Frėngjishten e flas, nė qoftė se ju e dini mund tė bisedojmė nė gjuhėn e Volterit. Ai me tė qeshur mė tha: "Volterin e kam lexuar, por gjuhėn nuk ia di". Devisi ishte njė mesoburrė, ca rrumbullak, dhe fytyrėn e kishte rrumbullake, me njė hundė si tė fryrė e tė kuqe (siē dukej e kishte qejf uiskin). Sytė nuk i kishte tė vrenjtur e tė djallėzuar si tė Maklinit, mjaft herė i kishte tė qeshur dhe dinte t‘i fshihte mendimet e ndjenjat e tij”.


    ----

    Nė foto:
    KOĒI XOXE, NAKO SPIRU, ENVER HOXHA, OMER NISHANI, (NE RRETH) NICK KUKICH, JOHN O’KEEFE, NEXHMIJE HOXHA, NE ODRIĒAN NE VITIN 1944
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Barat, informacionet kuptohet qe jane fshehur nga Enveri. Por s'eshte aspak per t'u cuditur qe OSS, apo sherbimet sekrete amerikane ishin te perfshire. Ne fund te fundit, eshte nje dukuri e njohur e LIIB, qe nga "Rezistenca" ne France e me tutje. (Ne Itali, por qe ne fund komunistet i shiten te mafja, tjeter teme.)
    OSS s'eshte e vetmja. SAS (sherbimet sekrete angleze) gjithashtu ishin te perfshire. Bile roli i tyre ishte me i perhapur pasi kishte nga Sec qe ishin me Ballin, kishte qe ishin me PK. Dhe jo vetem kaq por perfaqesuesit perkates, aq ishin te perfshire ne keto levizje, sa qe nuk shiheshin sy me sy neper mbledhje.

    The Economist i javes se kalur kishte permbledhje te nje libri te ri, roli i SAS ne Shqiperi. Dhe si perfundim, nje nga pyetjet qe mbetet pa pergjigje, (ne nje shenje fajesie gjithashtu) eshte pse s'nderhyri Sec, apo perendimi ne Shqiperi sic beri ne Greqi (lufta civile), Itali kunder komunisteve pas LIIB.

    Te shikoj mos gjej titullin e sakte te librit.

    PS: E paskam lene ne pune The Economist te javes se kaluar. Do e sjell neser.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 04-04-2008 mė 16:39

  5. #5
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Lioness, mos ke kuptuar gabim? Ishte SIS (Secret Intelligence Service ose MI6 = shėrbimet sekrete angleze) apo SAS (Special Air Service = forcat speciale angleze)?

    E para dihet qė ka vepruar nė Shqipėri, nuk ėshtė diēka e re, por nqs e ke fjalėn pėr tė dytėn (SAS), atėhere na jep njė informatė tejet tė dobishme.

    Po pres tė sjellėsh Ekonomist tė na sqarosh.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Bizantin Lexo Postimin
    Lioness, mos ke kuptuar gabim? Ishte SIS (Secret Intelligence Service ose MI6 = shėrbimet sekrete angleze) apo SAS (Special Air Service = forcat speciale angleze)?

    E para dihet qė ka vepruar nė Shqipėri, nuk ėshtė diēka e re, por nqs e ke fjalėn pėr tė dytėn (SAS), atėhere na jep njė informatė tejet tė dobishme.

    Po pres tė sjellėsh Ekonomist tė na sqarosh.
    Vallai i paskam bere lemsh inicialet. The Economist ate jave se c'kishte goxha artikuj per krizen e tregjeve, qe ma beri koken daulle, ndaj dhe ...

    Nejse, organizata quhej SOE (special operations executive) e krijuar ne 1940 nga Churchill per, dhe po citoj "to set Europe ablaze" duke ndihmuar forcat anti-naziste, qofte dhe ato komuniste. Ne Itali, qendra ishte ne Bari. Gjithashtu lozen rol aktiv ne luften civile ne Greqi pas LIIB.

    Per fsh.com-istet ne Europe, libri mund te gjendet ne UK Amazon. Titullin e ka:

    "The Wildest Province: SOE in the Land of the Eagle."

    http://www.amazon.co.uk/Wildest-Province-SOE-Land-Eagle/dp/0224079166

  7. #7
    superman Maska e rolling
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132
    lene bre se krejt hajgare jane keto
    amerika pas enver hoxhes
    pas tij nuk ka qene as amerika, as rusia e as kina.
    oper kete ka qene ma i suksesshem

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    postuar nga Lioness
    Gjithashtu lozen rol aktiv ne luften civile ne Greqi pas LIIB.
    Ehu sa role loznin njeheresh ata o Lioness

    Nga dhjetori i vitit 1948 deri ne mars 1949 oficeret britanike (BLO) stervisnin ne nje baze ne Vouligameni, personat qe do te vepronin kunder Shiperise
    Pati edhe nje vendimi te Kabinetit Britanik ne shkurt 1949 per mbulimin e keture operacioneve ndaj vendit tone.
    Nje pjese e atyre qe sterviteshin ishin desidente shqiptare. Kishte edhe personel nga SAS qe i sterviste.
    Dare Newll ka luftuar si Greqi edhe ne Shqiperi.
    Por Bizanti ndoshta mendon se si ka mundesi qe britaniket te cilet ishin "Vellai i madh" i grekeve, te kishin edhe lidhje me shqiptaret.

    ps

    Ndoshta po te ishte nje anetar tjeter qe ka dhene doreheqje te pakthyeshme dhe qe ka qene i mireinformuar per grekun, ndoshta po te ishte Tano hauzi dora e vete, mund te kishim nj pergjigje me te sakte...

  9. #9
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Nje pjese e atyre qe sterviteshin ishin desidente shqiptare. Kishte edhe personel nga SAS qe i sterviste.
    Hamit Matjani, Abas Ermenji... do dhe tė tjerė? Sikur tė botoj tė gjitha emrat qė figurojnė nė arkivat greke disa do fillojnė tė skuqen. Me kohė.

    Por Bizanti ndoshta mendon se si ka mundesi qe britaniket te cilet ishin "Vellai i madh" i grekeve, te kishin edhe lidhje me shqiptaret.
    Jo, s'e mendoj fare. Madje edhe oficerėt britanikė tė kontaktit tė parė me partizanėt nga toka greke u futėn.

    Ndoshta po te ishte nje anetar tjeter qe ka dhene doreheqje te pakthyeshme dhe qe ka qene i mireinformuar per grekun, ndoshta po te ishte Tano hauzi dora e vete, mund te kishim nj pergjigje me te sakte...
    Ndoshta po tė isha Tano Karidi mund tė tė jipja edhe disa kėshilla mjekėsore se nuk mė dukesh mirė.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar mė parė nga Bizantin Lexo Postimin
    Hamit Matjani, Abas Ermenji... do dhe tė tjerė? Sikur tė botoj tė gjitha emrat qė figurojnė nė arkivat greke disa do fillojnė tė skuqen. Me kohė.
    Jo, s'e mendoj fare. Madje edhe oficerėt britanikė tė kontaktit tė parė me partizanėt nga toka greke u futėn.
    Ndoshta po tė isha Tano Karidi mund tė tė jipja edhe disa kėshilla mjekėsore se nuk mė dukesh mirė.
    Po dihet boterisht qe donin ta hidhnin regjimin e Hoxhes. Besoj se emrat jane vetem ceshtje teknike.
    Eshte e vertete se ne Greqi ishin fijet- Greqia ka qene "britanike" dhe anasjelltas.
    Ne mos gaboj ka pasur pak "presion" nga amerikanet ne lidhje me influencen britanike te pasluftes ne Greqi, apo nuk eshte e vertet?

    Ps
    Nuk besoj se je ofenduar aty lart kur i uron vetes te jesh Tano Karid. Une e kisha per nje anetar tjeter jo per ty, sepse qe kur the qe s'je Tan hauzi, dyshimet e mia moren fund ne lidhje me "ceshtjen e emrit" (jo ai i Maqedonise )

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Ramiz Alia pritet nė Kosovė si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  3. Katėr misteret qė shoqėruan Koēi Xoxen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 08:38
  4. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  5. Intervistė me nusen e Nexhmie Hoxhės
    Nga Fjala e drejte nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •