Sot isha duke ndjekur nje emision ne tv,ku midis publikut dhe prezantuesit te emisionit,ishin te ftuar edhe 5 nena qe kishin humbur femijet e tyre neper aksidente,nga mosha 18_25vjec.
U befasova kur njera nga keto nena,kishte dhuruar te gjitha organet e djalit te saj,pervec nje organi te vetem,qe ishin veshet.
E urreva kete nene dhe mendova se si ka mundesi qe nje nene te mos kete nje varr ku te qaje djalin e saj.
Degjova nenat e tjera dhe ne mes tyre edhe nje mjeke,djali i seciles kishte vdekur ne nje aksident automobilistik,megjithese ishte mjeke,kjo nene ishte krenare per faktin se nuk kishte dhuruar asnje organ te djalit te saj te vdekur.
Po me shume e trishtueshme ishte,kur me qindra te rinj e te reja,ishin ne pritje te nje organi te vetem per te jetuar,dikush veshken,zemren,etj,etj.
Gruaja qe kishte dhuruar te gjitha organet e djalit te saj u ngrit ne kembe edhe tha......""djali im jeton,te gjitha organet e djalit tim jetojne,une kam me dhjetera telefonata ne dite te njerezve qe mbajne organet e djalit tim dhe ne mes te ketyre zerave une degjoj zerin e birit tim!Prandaj ju bej thirrje te gjithe njerezve,qe kur ndodhin raste te tilla,eshte mire te shpetohen disa dhjetera jete njerezish"___
Ndjeva shume dhimbje dhe shume dashuri dhe nje respekt te vecante per kete grua kaq humanitare dhe te mrekullueshme;te cilen te gjithe e duartrokiten sikur te ishte zoti vete!
Desha te merrja mendimin tuaj ne lidhje me kete fenomen.
A mendoni qe mund te falim organe per te shpetuar jete te tjera ,ne raste fatkeqesisht te pashmangshme nga vdekja?
Cfare mendoni per veprimin humanitar te kesaj nene?
Ps....nga ky emision mesova qe organet funksionojne tre ore pas vdekjes se njeriut!
Krijoni Kontakt