Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1

    Një serbe në Kukës: Erdha e dashuruar, përfundova armike

    Stanka Nerguti (Periçi), e lindur në Beograd, tregon historinë e jetës

    Një serbe në Kukës: Erdha e dashuruar, përfundova armike

    Burrin ia morën tetë vjet pas martesës. Vetë e internuan

    Stanka Nerguti, e lindur në Beograd, në vitin 1931, me mbiemrin Periçi, tregon historinë se si u largua nga shtëpia për burrin e vet nga Kukësi, dhe si u persekutua në mënyrë të pashembullt për 35 vjet. Mes dy popujve në konflikt të vazhdueshëm, shqiptarë dhe serbë, nuk kanë munguar lidhjet platonike të njerëzve dhe martesat e dyanshme. Mbarimi i Luftës së Dytë dhe ato pak vite të marrëdhënieve të mira mes Tiranës dhe Beogradit, kanë lënë pas një numër familjesh të përziera. Vetëm në Kukës janë të paktën 5 të tilla, me nuse që vijnë nga Serbia. Stanka është një prej tyre, e cila në vitin 1957 la Beogradin për të jetuar në Shqipëri me burrin që donte, por këtu u prit ftohtë fillimisht, ndërsa pas dy vitesh u persekutua në mënyrë të tmerrshme me gjithë familjen. Burrin e ka humbur që në vitin 1963, kur vuanin internimin në Lushnjë. "Ma morën në arrest dhe prej asaj kohe nuk e kam parë më. Në kohën e diktaturës, nuk na lejonin ta kërkonim, ndërsa pas ‘90-ës na kanë treguar një vendim gjyqi të Tiranës, sipas të cilit ai ishte dënuar me pushkatim. Por eshtrat nuk na i tregon askush...". Kështu flet kjo grua 76 vjeçe, e cila për 35 vjet ka mbajtur mbi supe jo vetëm peshën e familjes, krejt e vetme, por edhe peshën e persekutimit politik me 20 vite internim bashkë me fëmijët. Stanka ka lindur në vitin 1931 në Shabac, një provincë e Beogradit nga prindërit Milivol dhe Jelina Periçi. Babai kishte vdekur në kampet naziste në Gjermani, duke e lënë Stankën 12 vjeçe së bashku me nënën, një vëlla dhe një motër. Në vitin 1956 martohet me emigrantin politik Isen Nërguti, nga Kukësi. Martesa bëhet në Beograd. Pas një viti, me daljen e faljes së të arratisurve nga qeveria e Tiranës, Iseni kthehet në Shqipëri, ndërsa Stanka vetëm pas disa muajsh. Ka jetuar me burrin rreth 8 vite dhe kishte me të një vajzë, Shpresën dhe dy djem, Mehmetin dhe Nusretin, i cili vdiq në vitin 1978. Shpresa është e martuar në Has, ndërsa Stanka jeton me djalin e vetëm Mehmetin në fshatin Gjegjan, të Kukësit, i cili është i martuar dhe ka katër fëmijë. Fillimisht, në vitin 1957, gruaja e re nuk u lejua të udhëtonte për në Shqipëri me burrin, por më pas me këmbënguljen e saj mori një vizë. "Isha me barrë në atë kohë dhe prisnim vajzën e parë. Na vendosën në një kthinë ngjitur me spitalin e Kukësit, afër Drinit të Zi...". Stanka kujton çdo detaj të atyre viteve në Kukës, të cilat i quan të lumtura, pasi aty kishte lindur edhe djali, Mehmeti, ndërsa Iseni punonte si nëpunës i postës. Persekutimi fillon aty nga viti 1962-1963 kur i internojnë në Lushnjë. Në mars të vitit 1963, arrestojnë Isenin, ndërsa Stanka transferohet përsëri në Kukës, tashmë me tre fëmijë. Nuk i japin më kthinën e dikurshme, por e dërgojnë në fshat. Aty provoi vërtet peshën e të qenit e huaj dhe "armike". "Gratë e katundit kishin dëshirë të na ndihmonin, por kishin frikë nga spiunimet. Kur hipja në autobus, njerëzit nuk më flisnin, më largoheshin, por kur bëja me zbrit më përshëndesnin. Por nuk më harrohen një numër zyrtarësh që thoshin ‘armike‘, ‘serbe‘...", tregon Stanka. E mbetur pa mbështetje, ajo fillon punën si punëtore krahu në mirëmbajtje të rrugëve. "Me punën fitoja 2 mijë lekë të vjetër, ndërsa për një vit 1200 ia dërgoja Isenit në burg, sepse e ushqejshin keq, dhe 800 lekë i shpenzonim për bukë. Por në vitin 1964 nuk merr më asnjë sinjal nga i shoqi dhe prej asaj kohe askush nuk di një gjë të saktë për të. Deri në vitin 1990, ajo ka jetuar në internim, shumicën e kohës në Gdheshtë, një zonë pyjesh mes Kukësit dhe Pukës, ndërsa një përgjigje që ka marrë i biri nga një zyrë në gjykatën e Tiranës ka qenë e tillë: ai është pushkatuar në vitin 1964.

    Udhëtimi në Serbi në vitin 1993: Nuk gjeta asnjë njeri të familjes


    Nëna dhe vëllai ishin kundër ardhjes në Shqipëri. "Atje do t‘ju burgosin, sepse politika është e poshtër...", kishin thënë.

    Gruaja nga Shabaci kujton që kur është njohur me Isenin, ky i fundit ndodhej në Beograd, si refugjat politik. "Për herë të parë e kam pa kur erdhi te shtëpia jonë në Shabac, bashkë me një shokun e vet, me mbiemrin Skura. Ky kishte marrë për nuse një kushërirën time dhe kështu nisi njohja jonë. Pas dy-tri takimeve u lidhëm dhe pas 7 muajsh fejese u martuam. Isha tepër e lumtur dhe ndjehesha një princeshë në atë kohë", kujton Stanka. Por kjo lumturi nuk ka zgjatur shumë. Një vendim i asaj kohe i qeverisë së Tiranës për faljen e të gjithë atyre që ishin arratisur, por që nuk kishin kryer krime, e bindi Isenin ta linte Beogradin. Ai ishte arratisur nëpërmjet Malit të Zi, në vitet ‘50 dhe mund të kthehej pa pasur konsekuenca. Stanka sjell në kujtesë jo pa dhimbje detaje të atyre ditëve, pasi qenë pikërisht ato ditë që ndryshuan përfundimisht jetët e të rinjve me kombësi të ndryshme.

    "Nëna ime, Jelena, e ka pas emrin, ishte e kënaqur për Isenin, por nuk ishte dakord që ne të udhëtonim për Shqipëri. ‘Po merrni veten në qafë‘, na thoshte. Edhe pasi iku Iseni për Shqipni, nana më tha: ‘Mos shko oj bijë, mos shko sepse e ndjej që ke për të vuajtur shumë!‘ Po ku pyesja unë?! Dashunia ishte gja e madhe. Edhe vëllai i madh dhe i vetmi që kemi pas, Miodragu, mu lut të mos vija në Shqipëri. ‘Jo për ndonjë gja - thoshte - sepse me shqiptarët jetohet boll mirë, por prej politikës...". Në të vërtetë Stanka tregon se as nënën dhe as vëllain nuk i pa më kurrë. Në vitin 1993, kur mori një vizë jugosllave dhe udhëtoi atje bashkë me djalin, Mehmetin, kishte gjetur vetëm një pjesë të së shkuarës së saj, kunatën, nusen e vëllait, edhe ajo e plakur dhe për më tepër e vetmuar. "A po më njeh? e pyeta. Jo, nuk të njoh, më tha. Atëherë m‘u shemb bota përmbi, as motrën nuk e kisha aty, ishte martuar në Itali. Asgjë, asgjë nga e shkuara ime e bukur. -Jam Stanka moj kunatë, i kam thanë dhe jemi shkrehur në vaj për disa orë...". Kështu tregon Stanka vizitën e parë në shtëpinë e prindërve në Shabac të Beogradit. Ajo tregon se edhe e motra e martuar në Itali kishte vdekur po që një pinjoll i saj kishte ardhur të jetonte në Shabac.

    Stanka tregon se e ka vizituar edhe tre-katër herë të tjera vendlindjen dhe që kishte gjetur ngrohtësi, por kanë kaluar shumë vite dhe ajo ndjehet tashmë më tepër shqiptare sesa serbe. Ndërkohë, njerëzit e saj asnjëherë nuk e kanë vizituar në shtëpinë e burrit, pra në shtëpinë e vet. "I kam ftuar edhe ata të Shabacit të vijnë e të na vizitojnë, por më kanë refuzuar se kanë frikë. Edhe pse lufta ka mbaruar, prapë politika po i ngatërron njerëzit e ata nuk guxojnë të vijnë.




    I BIRI


    "Dua të gjej eshtrat e babës"



    Mehmeti, djali i Stankës, ka vuajtur rreth 8 vite burg politik sapo kishte mbushur moshën. Nga internimi në Gdhesht "u transferua" në Spaç. Deri atëherë, njerëzit flisnin që babai i tij, Iseni, mund të ishte gjallë, por siç duket këto fjalë përhapeshin nga sigurimi për qëllime të caktuara. Ai kujton që në vitin 1983 dikush ia përmendur të atin, jo për mirë, por si kërcënim: "Ke me ikë n‘hale t‘gomarit si babai yt, më tha një hetues, atëherë e mora vesh se babai duhet të kishte vdekur. Kur kam dalë nga burgu, pas vitit 1990 kam trokitur në shumë dyer, duke pyetur për babanë, por asnjë përgjigje të saktë nuk kam marrë. Gjykata e Tiranës më ka treguar një vendim pushkatimi, por nuk më thotë ku është pushkatuar, nuk ka as akt-ekzekutimi, asgjë...". Mehmeti është vetëm 46 vjeç, por duket i plakur para kohe nga vuajtjet absurde të pafundme që ka jetuar.

    Bisedën e ndërpret në mes mbesa e Stankës, vajza e Mehmetit Ilvija, 10 vjeçe, e cila e njofton gjyshen se delet tash janë tërhequr nga kullota. Ajo e kishte ndërruar për pak kohë, pasi Stanka merret me blegtorinë në shtëpi. Stanka ka qenë gjatë gjithë jetës punëtore tepër e zonja, ndërsa së fundi duket e kompensuar nga mirënjohja dhe respekti që e rrethon.

    Gazeta Shqip


    Di disa raste te grave serbe qe kane jetuar ne Kukes dhe aty kane vdekur, por kete rast nuk e kisha degjuar me pare.
    Nder to ka qene dhe e famshmja mama Ljuba.
    Mama Ljuba ka qene nga Serbia dhe ka jetuar ne Kukes deri sa vdiq aty rreth viteve '90. Aty e ka edhe varrin.
    Ka qene nje grua shume e mire dhe shume e respektuar dhe mbi te gjitha ka qene nje mjeke popullore.
    Kurre nuk ka pertuar qe ti ndihmonte njerezit me barnat e saj popullore per semundje dhe plage nga me te ndryshmet.
    Ka merituar respektin e te gjithe qytetareve te Kukesit dhe ajo do te mbetet perhere ne kujtesen e atyre qe e njohen dhe paten fatin te perfitojne nga sherbimet e saj.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Histori shume e dhimbshme. Fatkeqsi qe shume vete sot nuk e kane idene e vuajtjeve ne jete, por jetojne sikur cdo gje e kane qyl, edhe krijesen e tyre.

    Titulli ama eshte pak ters sidomos per ata qe nuk do e lexojne deri ne fund, e do fillojne te hingellijne lart e poshte duke e nxjerre nga binaret.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ma ke kpute shpirtin
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    Ineda Maska e Ina_19
    Anëtarësuar
    06-10-2005
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    68

    Me vjen shume keq per ato gra....

    Shume prekese historia e saj por edhe e grave te tjera serbe,ruse apo cfaredoqofshi te cilat erdhen ne shqiperi pas viteve 45 dhe mbeten perfundimisht ketu per te perjetuar fatin dhe dhimbjen e viteve te pameshirshme qe do te pasonin per to..me vjen shume keq.........bye nga Ineda, toronto,canada..
    Gjithcka e bej per vete...

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Ma ke kpute shpirtin
    Vetem kaq ? Harrove te me quash "poshersia kombit", "turpi kombit", "filo-grek", "filo-sllav"


    Shenje pozitive gjithsesi. Ke fillu me u civilizu edhe ti ne debate.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Tash ma ke kput shpirtin krejt. S'po muj me i nda lotet.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Tash ma ke kput shpirtin krejt. S'po muj me i nda lotet.
    Per nje moment dyshova se nuk ishe ti.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    vertete spo muj i ndali lotet pej gzimit, -cka e pate ti Stanken gjyshe a teze?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    vertete spo muj i ndali lotet pej gzimit, -cka e pate ti Stanken gjyshe a teze?
    Mos i bi nga Kina Baptist, ose me sakte nga Azia Vogel . Thuj car deshiron ti qe te jete e verteta.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Eshte kah bokson Luani - lej llafet!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gruaja e dashuruar pas elbasanlliut 28 vjeçar detyrohet të shesë
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 01:04
  2. Williams dhe Kate të dashuruar seriozisht
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 07:50
  3. Historia e trishtë e mjellmës së dashuruar (rm)
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2004, 09:39
  4. I Dashuruar Me Kembet E Nje Vajze
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-09-2003, 09:34
  5. Jeni dashuruar ndonjëherë pas një pikture?
    Nga katana në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-05-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •