Nga Arjan Konomi

Ajo ēfarė ka paraqitur interes nga ana gjeopolitike nė territorin e Republikės
sė Shqipėrisė ka qenė gjithmonė njė ndarje midis zonės sė veriut dhe asaj
tė jugut. Kjo ndarje qė reflektohet mė tepėr nė dialektin gjuhėsor tė kėtyre
dy zonave edhe pse jo kurrė tė ndara administrativisht, qysh prej kohės sė
vilajeteve tė Perandorisė Osmane, shoqėrohet edhe me njė dallim zakonesh
e kostumesh, nė sensin e traditės. Deri kėtu nuk ka asgjė tė veēantė, po
tė kemi parasysh se tiparet dhe veēoritė e krahinizmave ndeshen kudo. Ēėshtja
paraqet interes dhe kėrkon vėmendje kur kjo ndarje gjeosociale karakterizohet
edhe me shtimin e elementėve tė tjerė tė lidhur me politikėn dhe qė kur nė rastin
se do tė kishin efekte nė zhvillimet politike shqiptare mund tė themi se kemi tė
bėjmė edhe me njė ndarje gjeopolitike.

Nė tė vėrtetė gjatė shekullit tė kaluar ka ekzistuar njė ndarje e tillė pėr fakti
se ēdo regjim nė fuqi kishte njė karakter krahinor e pėr pasojė regjimi pasardhės
i kundėrpėrgjigjej tjetrit edhe nė kėtė sens. Kėshtu nėse forca politike e Fan Nolit
vinte nga jugu, Ahmet Zogu solli njė bėrthamė e njė ndikim tė veriut. E mė pas
edhe drejtuesit e diktaturės komuniste vinin nė masėn dėrrmuese nga jugu dhe
tė mbėshtetur nė njerėz tė jugut ndėrtuan edhe aparatin shtetėror. Ndėrkohė,
veriu i Shqipėrisė ishte i njohur pėr njė qėndrim tė theksuar antikomunist.
Me rėnien e diktaturės dhe lindjen e demokracisė gjysma veriore e vendit,
antikomuniste, mbėshteti Partinė Demokratike, e cila erdhi nė pushtet pikėrisht
duke denoncuar komunizmin dhe krimet e tij, ndėrsa gjysma tjetėr, pra jugu
mbėshteste Partinė Socialiste, ish Partinė e Punės (Komuniste) qė ndryshoi
emėr nė njė kongres tė saj.

Ndarja politike Veri-Jug, qė do tė thotė ndarje gjeopolitike u duk se do tė
ndikonte fortėsisht nė zhvillimet e vendit nė vitin 1997, kur trazirat, pasi nisėn dhe
pėrfshinė tėrė jugun e vendit u shtrinė edhe nė veri. Nė atė periudhė u krijuan
edhe legjenda urbane qė njerėzit seriozisht i besonin. Nė jug organizoheshin
grupe tė armatosur qė ruanin hyrjet e qyteteve se do tė vinin t’i sulmonin
veriorėt. Po ashtu edhe nė qytetet e veriut u hap paniku se do tė vinin
bandat e jugut pėr tė mbjellė tmerre. Veri e Jug ishin respektivisht Partia
Demokratike dhe Partia Socialiste ose e thėnė ndryshe e djathta dhe e majta.

Gjatė gjithė zgjedhjeve tė mėvonshme kjo ndarje ėshtė nė njėfarė mėnyre
“respektuar” duke bėrė qė bastionet e dy krahėve kryesorė politikė tė kishin edhe
njė ndarje gjeografike e pėr rrjedhojė tė vihej re njė ndarje gjeopolitike e vendit.
Zgjedhjet e fundit administrative qė pėrcaktuan qeverisjen e bashkive dhe
komunave e thyen kėtė mit qė ekziston prej afro njė shekulli. Partia Demokratike
fitoi bashki nė jug tė vendit, qė ishin tradicionalisht tė sė majtės, si nė Tepelenė,
Pėrmet, Leskovik, Delvinė, Gramsh etj., si dhe njė numėr tė madh komunash, ku
vlen tė veēohet komunat e zonės sė labėrisė sė Vlorės. Partia Socialiste edhe pse
nė njė shkallė mė tė vogėl, u shtri nė veri, si nė bashkinė e Mamurrasit, ku qysh
prejrėnies sė komunizmit kishte patur njė rezultat tė papėrfillshėm si dhe nė Lezhė,
nė Pukė, etj.

Pavarėsisht kritikave tė organizmave ndėrkombėtarė mbi procesin zgjedhor
dhe problemet qė lindėn nga shumė mungesa, pavarėsisht incidenteve apo
vonesave tepėr tė gjata nė numėrimin e votave, mund tė thuhet se zgjedhjet
lokale tė 2007-ės patėn njė rėndėsi tejet tė veēantė, sepse shėnuam mbarimin
e njė ndarje gjeopolitike Veri-Jug. Njė rėndėsi qė nė aspektin kombėtar ėshtė
mė e rėndėsishme se shumė nga standartet.


www.shqip.al