Statusi i Kosovės nė spiralen e vorbullės diplomatike
Nga Albert VATAJ
Pėr tė ardhmen e Kosovės, kalkuluar nė planin e Martti Ahtisaarit, lėkundet Evropa, Rusia konfirmon veton nė Kėshillin e Sigurimit, ndėrsa Amerika mbete e vendosur pėr pavarėsinė
Tash kur e gjithė vėmendja e faktorit ndėrkombėtar ėshtė pozicionuar nė atė se ēfarė do tė ndodhė nė Kėshillin e Sigurimit ditėn e hėnė mė 26 mars, kur kryenegociatori Martti Ahtisaari do tė paraqesė propozimet e tij pėr statusin e Kosovės, zyrtarė tė lartė tė vendeve tė rajonit, anėtarė tė Internacionales Socialiste janė shprehur nė Prishtinė, se statusi i Kosovės duhet tė ketė legjitimitet ndėrkombėtarė dhe tė sigurojė paqe e qėndrueshmėri nė rajon. Ky definicion ėshtė bėrė prezent nė njė takim me udhėheqėsit ndėrkombėtar dhe vendas. Mėsohet se ish-Ministri i Jashtėm grek Georges Papandreou, president i Internacionales Socialiste tė ketė shtuar, se vendet e rajonit duan tė shohin paqe, qėndrueshmėri, demokraci zhvillim ekonomik dhe respekt pėr tė drejtat e njeriut nė kėtė pjesė tė Evropės.
Sipas tij Ballkani perėndimorė duhet tė ketė njė ardhmėri tė qartė nė integrimet euroatlantike. Pavarėsisht se ēfarė do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės, njė ditė pas ne duhet tė punojmė sė bashku dhe tė kemi njė zė tė pėrbashkėt nė kėtė rajon", nėnvizoi Papandreou, duke vijuar, se vendet e rajonit duhet tė punojnė sė bashku pėr njė jetė mė tė mirė tė qytetarėve tė tyre. Njė tjetėr personalitet, konkretisht udhėheqėsi i delegacionit, kryeministri i Bullgarisė Sergey Stanishev, ka pohuar, se tash ėshtė periudhė vendimtare e procesit tė zgjidhjes sė statusit politikė tė Kosovės, duke i shprehur mbėshtetje tė plotė propozimit tė kryenegociatorit ndėrkombėtarė pėr kėtė ēėshtje Martti Ahtisaari. Ėshtė me rėndėsi qė tė kemi njė vendim tė ligjshėm ndėrkombėtarė pėr statusin e Kosovės dhe garanci pėr zbatimin e standardeve, tha ai, duke nėnvizuar se veprimet e njėanshme janė tė rrezikshme. Ish-Ministri i Jashtėm rumun Mircea Geoana, ka shtuar se Kosova ėshtė njė rast i posaēėm dhe situata e saj nuk mund tė shfrytėzohet si precedent pėr askėnd.
Ndėrsa nga ana e tij ministri i Jashtėm i Rusisė Sergey Lavrov, nė mėnyrė tė pėrsėritur paralajmėroi se Moska do tė kundėrshtojė planin e Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, nėse dokumenti do tė injorojė interesat e Serbisė. "Nuk do tė qėndrojmė larg kėsaj. Ėshtė ēėshtje e parimeve" mėsohet tė jetė shprehur Lavrov nė fjalimin e tij nė Dhomėn e Ultė tė parlamentit rus. "Kur flasim rreth votimit nė KS tė KB, nuk duhet ta shohim kėtė si diēka tė paravendosur. Nėse ka pėrpjekje pėr tė detyruar serbėt pėr diēka qė ėshtė e papranueshme pėr ta, ajo do tė jetė e papranueshme edhe pėr Moskėn". "Pavarėsisht se Perėndimi pretendon se ēėshtja e Kosovės ėshtė unike, ajo do tė krijojė precedent" ka parajamėruar Lavrov. "Nuk po i fėrkojmė duart nė pritje qė Kosova tė ndahet nga Serbia, nė mėnyrė qė ne tė veprojmė njėjtė nė rajone tė tjera si ato nė Gjeorgji. Ne synojmė qė tė zhvillojmė raporte gjithėpėrfshirėse me ato republika", ka pėrfudnuar ai. Nga Nju Jorku ish ambasadori amerikan nė OKB, Richard Holbrooke duke rikonfirmuar qėndrimin e tij personal dhe pohuar nė mėnyrė tė pėrsėritur definicionin e administratės Bush ka shtuar se, "Kosova do tė bėhet e pavarur dhe kjo ėshtė e pashmangshme, por, rusėt po i inkurajojnė idhtarėt e vijės sė fortė nė Beograd, qė ta kundėrshtojnė planin e Martti Ahtisaarit". Ai mbetet nė kuadrin e nė idenė se nėse plani i Ahtisaarit nuk miratohet nė Kėshillin e Sigurimit tė KB, gjatė muajit tė ardhshėm, nė Kosovė do tė ketė dhunė dhe ajo do tė jetė pasojė e veprimeve ruse dhe ata do tė jenė pėrgjegjės nėse kjo ndodh.
Nga ana tjeter, Olli Rehn, Komisioneri i zgjerimit tė BE-sė gjatė debateve
me anėtarėt e Komisionit tė Punėve tė Jashtme tė Parlamentit Europian rreth statusit tė ardhshėm tė Kosovės dhe perspektivave europiane tė Ballkanit Perėndimor,
zyrtari i lartė i Bashkimit Europian ka theksuar me forcė nevojėn e njė qėndrimi unik dhe tė pėrbashkėt tė BE-sė para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Bashkimi Europian. Duhet gjithashtu tė mbėshtetė njėzėri propozimin e Martti Ahtisaarit, i cili ėshtė njė kompromis realist. Ka ardhur koha pėr zgjidhje, dhe jo pėr zgjatje. Statukuoja nuk mund tė vazhdojė mė ka nėnvizuar Olli Rehn. Gjithsesi nė tėrėsi situata nė Parlamentin Evropian nuk ėshtė optimiste, ka dhe qėndrime tė ndryshme, pohojnė burimet. Njė pjesė janė shprehėn plotėsisht dakord me propozimin e Ahtisarit, por njė pjesė tjetėr kanė reflektuar dyshime, pikėpyetje dhe mėdyshje. Kėto tė fundit kanė kėrkuar mė shumė kohė ose njė rifillim tė procesit tė negociatave tė cilat, sipas tyre, duhet tė pėrfundonin nė njė kompromis tė pranuar, sipas tyre, jo vetėm nga Prishtina, por edhe nga Beogradi.
Nga ana e saj kryetarja e delegacionit tė Parlamentit Europian pėr vendet e Europės Juglindore, eurodeputetja kristiandemokrate gjermane, Doris Pack, ngulmon se asnjė personalitet serb nuk do tė pranojė kurrė shkėputjen e Kosovės nga Serbia, pasi do tė konsiderohej si tradhtar nga serbėt. Prandaj duhet qė vendimi pėr statusin e Kosovės tė imponohet nga ana e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė ka shtuar ajo.
Pak a shumė kjo ėshtė panorama e hapave tė diplomacisė pėr statusin e Kosovės dhe terreni qė do tė gjejė tė shtruar plani i Ahtisaarit nė KS tė KB. Deshifrimi i deklaratave tė socialistėve evropianė nė Prishtinė, ngėrthyer nė terminologji diplomatike, orienton kah njė luhatje dhe qėndrim i dyzuar. Ata nuk injorojnė domosdoshmėrinė pėr tė kontribuar nė favor tė stabilitetit dhe paqen nė rajon, por kėtė e kėrkojnė tė akomoduar nė dakordėsia e palėve, nga qėndrimet e Prishtinės dhe Beogradit pėr atė qė do ti propozohet Kėshillit tė Sigurimit si zgjidhja mė e mirė e mundshme. Pak a shumė nė kėto ujėra vozit intensivisht kėto ditė edhe Moska, me ndryshimin e vetėm se pa pėlqimin e Beogradit, pra pa tė pamundshmen, Plani i ish-Presidenti Finlandez Martti Ahtisaarit nuk do tė marrė bekimin e Rusisė.
Krijoni Kontakt