Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Dossier

  1. #1
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030

    Dossier

    TEMA: Historia e Brigadave te Kuqe

    Vendndodhja: Italia
    Harku Kohor vitet 70te - fundvitet 90te.
    Subjekti: BR Le DRIGATE ROSE - brigadat e kuqe.

    Historia e komunizmit eshte e komplikuar, ama dicka eshte e qarte: fakti qe ky istem ka ndikuar edhe vendet ku mendohej se demokracia ishte kult.

    Ne vitet 70te ne te cilat sapo kishte filluar te lulezonte demokracia kristiane. Sidomos nje lider karizmatik i kesaj rrume Aldo Moro. Mbajeni mend kete emer se do permendet me pas, per te mire edhe per te keqe.
    Fillimisht per tju kundervene demokracise se re te krijuar grupe aktiviste partizane mblidheshin ne shtepi te anetareve. Diskutoheshin ceshtje politike Italiane. nxitej pakenaqesia kundrejt kapitalizmit. Ama asnjehere nuk u permend dhuna. Asnjehere.......deri kur ne 1 Nentor ne Kiavari grupe komunistesh krijojne projektin lufte sociale edhe ideologjike kunder metropolit borgjez.

    Pak nga pak lindin edhe grupet separatiste, te cilet packa fillimisht nuk ishte permendur dhuna godasin pa meshire aktiviste te demokracise se brishte Italiane. Sekuestrimet e individeve kthehen ne ekzekutime ne mes te dites kundrejt individeve te cilet mendoheshin te ishin 'kreu' i demokracise kristiane.

    Kulmin brigadat e kuqe e arrijne ne vitin 1978 kur ata marrin peng ish ministrin edhe tashme kryetarin e partise demokristiane Aldo Moron. Ditet e plumbit si u quajten me vone tashme kishin arritur kulmin e tyre. Brigatistet pas me shume se nje muaji ekzekutojne Moron edhe e lene ne nje babazh te nje renaulti. Pas kesaj masakre edhe pas letrave qe Moro i burgosur i dergoi shtypit te atehershmen qelizat brigadiste u ndeshkuan eger nga sigurimi i shtetit te italise edhe forcat ushtarake. mendohet qe shumica e tyre te jene zhdukur pa gjyq.

    Rasti i fundit i brigadave te kuqe i perket viteve 90te kur nje cift individesh ekzekutojne nje polic ne nje tren rruges per ne Genova. Femra e ciftit qe quhej Nadia pasi kapet deklaron "Veteshpallem e burgosur politike". Ajo me gjith partnerin posedonin dokumenta te tyret me simbolet e brigatisteve. KKy fakt vertetoi edhe njehere se megjithe minimizimin e aktivitetit te tyre brigadistet akoma veprojne ne Itali. Misteri i celulave qe luftojne 'demonin' borgjezi eshte akoma i gjalle.

    Bazuar ne dokumentarin e raiclick.rai.it qe mba titullin Le Brigate Rose.
    .
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  2. #2
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Perbindeshi i Firences

    Historia me enigmatike qe terrorizon Italine e viteve 70te. Behet fjale per nje serial killer qe per nga menyra se si i konsumonte krimet u cilesua si ''perbindeshi i Firences''. Morri emrin e qytetit romantik sepse krimet e tij kryheshin ne ate hark gjografik.

    Gjithcka fillon ne 21 Gusht 1968 kur nje cift dashnoresh gjenden te vdekur Antonio Lo Bianco edhe Barbara Locci qe edhe pse te martuar me njerez te tjere kalonin kohe intime bashke. Makabriteti i krimit qendron ne faktin qe vrasesi i ka ftohur me nga 4 plumba te qelluara nga nje pistolete Berreta e Kalibrit 22. I biri i B. Loccit eshte i gjalle edhe shendoshe madje per habine e forcave te policise tregon qe 'dikush' e ka shoqeruar ne shtepi edhe i ka kenduar kenge rruges. Policia nuk ka asnje dyshim, personi i panjohur eshte ai, vrasesi. Akuzohet i shoqi i B. Loccit ama pas nje alibije te forte i jepet perseri liria. Vrasesi deri tani njihet thjeshte si i tille, vrases........deri ne 1974.

    Kane kaluar 6 vjet nga vrasja e pazgjidhur. ne te njejten kohe adoleshentet Pasquale Gentilcuore edhe Stefania Pattini te dy nen 19 vjec jane ne bord te makines se djaloshit duke djegur pasionet adoleshentore. Pasi lene diskoteken edhe nisen ne bord te Fiatit 127 drejt nje vendi te 'qete'. Ne periferi te Borgo San Lorenzo gjejne vendin ideal per te ruajtur intimitetin. Ne te njejten pike nje dite me pas nje fshatar qe kalonte aty gjen makinen te parkuar edhe 2 trupat pa jete. C'esgte me e tmerrshme eshte fakti se si jane ekzekutuar. Pasquale eshte qelluar 6 here edhe me pas goditur me thike ne gjoks edhe qendron ne dere te makines. Stefania diku me larg e qelluar ne gjoks edhe ajo pastaj terhequr zvarre jashte makines edhe masakruar 96 here me te njejten thike qe eshte perdorur mbi te dashurin. Me pas tmerri ka vazhduar deri aty sa i eshte prere gjiri i djathte edhe i eshte shkaterruar vagina me te njejten arme te ftohte. Policia vihet ne kerkiam ama rezultatet thone vetem dicka, vrasesi eshte i lire. As autopsia nuk nxjerr gje ne drite.
    6 Qershor 1981 Giovanni Foggi edhe Carmela di Nuccio jane ne nje pyll ne makinen tip Fiat Ritmo, Castet intime te tyre prishen ne 12 te mesnates. Dikush i qellon nga perpara makines me te njejten arme zjarri, Berreta kaliber 22. Me pas ndodh e tmerrshmja. Vrasesi terheq zvarre Carmelen edhe i pret gjirin e djathte me thike. Me pas me te njejten arme ben dicka qe ishte pare ne nje krim me pare i masakron vaginen. Tashme policia nuk ka dyshim: Behet fjale per nje serial Killer Perbindeshi 'Il Mostro' e quajne mediat, nderkohe qe shteti krijon nje force policie speciale qe quhet skuadra kunder perbindeshit. Asgje nuk gjehet vetem keto detaje njihen:
    Pistoleta Berreta kaliber 22
    Thika e prehte
    Riti makaber i prerjes se gjirit edhe copetimit te vagines
    Fakti qe sulmon ciftet gjate momenteve intime.

    Me pas agje, perbindeshi duket sikur eshte zhdukur sic u krijua. Legjenda e tij vazhdon te beje policine te duket komplet e pafuqishme. Gjithcka ka marre fund.....deri ne 22 Nentor te po te njejtit vit. 4 muaj me pas kur dukej se gjithcka kishte mbaruar Stefano Baldi edhe Susanna Cambi gjenden te vdekur ne makinen tip Golf. I njejti motiv krimi te njejtat procedura e kote te permendet te njejtat arme. Gjithcka nga fillimi perbindeshi godet perseri.

    Kesaj radhe ama dicka e tmershme ka ndodhur, kur pyetet e jema e vajzes ajo tregon qe e bija kishte pasur nje telefonate shume te cuditeshme, dikush e kishte pyetur ne lidhje me te fejuarin. Madje para se te ishin gjetur trupat e te vdekurve dikush me ze shume te edukuar kishte marre te emen ne tel ti thoshte disa gjera ne lidhje me te bijen.

    Gjithashtu edhe nje detaj rrenqethes. kesaj radhe ne vendin e krimit gjendet nje pllake mermeri ne forme piramide edhe nje gjurme cizmeje e madhe. Forcat e rendit nuk kane dyshim, eshte ai, perbindeshi. Simboli i lene ne vendngjarje nxjerr legjenda te reja, flitet edhe per rite satanike. Edhe ne fund te fundit perbindeshi eshte akoma i lire.

    19 qershor 1982 Paolo Mainardi edhe Antonella Migliorini te dy te ekzekutuar, e kote te permdendet se eshte akoma ai i tmerrshmi i Firences legjendari perbindesh.

    9 Shtator 1983 Horst Meyer edhe Uwe Rush, 2 djem 24 vjecare. Te dy Gjermane kishin ardhur ne itali per pushime. Vendosin te pushojne ne pyll ku vendosin tendat edhe ndezin nje zjarr te vogel. Vetem radioja ndegjohet edhe te rinjte jane duke lexuar kur 7 plumba nga e njejta berreta kaliber 22 gjenden te vdekur. Uwe Rush ishte me floke te gjate, ama kesaj radhe aktet makaber post ekzekutimi nuk kryhen. Si duket vrasesi eshte gabuar kete here. Duket qarte tashme qe vrasjet kane pre vetem ciftet qe izolohen. Dicka nuk shkon, motivet jane misterioze.

    29 Qershor 1984 Claudio Stefanacci edhe Pia Rontini nga frika e perbindeshit edhe pse duan vetmi qendroje afer qytetit. Aty gjejne vdekjen. I njejti rit i frikshem, te njejtat procedura.
    Kesaj radhe cuditerisht nje pronar i nje bari telefonon Policine. I ka pare te dy ne lokalin e tij. Madje kur u ulen nje burre tjeter vjen perballe tyre edhe porosit nje birre te ftohte. Edhe pse shume ftohte kujton pronari ai nuk e piu Birren, rrinte edhe perqendronte shikim tek vajza me nje shikim te thelle diabolik. Ama nga pershkrimi i bere nga pronari i barit nuk perputhet as i akuzuari legjendar per kete vrasje i cili do shfaqet me pas.

    8 shtator 1985 Michel Kravechvilj edhe Nadine Mauriot i njejti skenar i denje per filmat me serial killer. Kesaj radhe gjiri i prere i femres Franceze nuk gjendet ne vendngjarje. Disa dite me pas nje zarf arrin ne polici. Hapja e tij percjell horrorr. nje gji i dekompozuar femra. Nuk ka snje dyshim i perket nadine Mauriot.

    Ky ishte krimi i fundit i perbindeshit. Kush ishte perbindeshi kush u akuzua?

    Marco Paciani
    Ne 1999 denohen per krimet e pebindeshit te ashtuquajturit 'shoket e darkave' midis te cileve edhe i akuzuari kryesor Pietro pacciani i cili u akuzua ne 1999 per krimet e perbindeshit. Gjate kerkimit ne shtepine e tij asgje nuk u gjet pervec disa pikturave abstrakte me karakter satanik. Nje nga ata qe merreshin me ceshtjen Pacciani kerkon ti gerrmohen rrethinat perqark shtepise. Ne njerin nga gardhet e shtepise gjendet ajo qe do cliroje Italine nga ankthi i perbindeshit. Nje plumb. Ky plumb nuk ishte dosido. Pas testeve te bera del ne pah se eshte plub Berrete.............kaliber 22. Ne pas paciani edhe shoket e tij qe darkonin bashke gjykohen Asnjehere Pacciani nuk i pranon krimet. Ama te tjera detaje dalin ne pah. Paciani kishte marre fonde prej miliarda liretash nga segmente te larte te qeverise. Gjithashtu u zbulua edhe nje lidhje e tij me nje kult satanik. Histori zgjerohej me shume deri kur ne mes te hetive kur mendohej te ishte zbuluar organizata me e tmerrshme kriminale qe martirizonte djallin pacciani nderroj jete ne ato qe u quajten shkaqe 'natyrore'. Ishte Pacciani edhe shoket e tij vertet perbindeshi? Ishte vertet ky rrjet kaq i thelle madje edhe nje segmentet drejtuese Italiane? Nje mister qe akoma tmerron koshiencen Italiane. Perbindeshi i Firences.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #3
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar.

    Historia e Litvinenkos .

    Litvinenk per momentin qe ndodhin ngjarjet eshte nje qytetar I thjeshte Anglez. Ai ne fakt e ka fituar kombesine angleze nepermejt menyres me te pershtatshme nje njeri me te kaluaren e tij mund ta fitoje. E tashmja e sheh ate nen urdherat e qeversie se toni Blair si qytetar ama e kaluara e tij eshte shume e papershtatshme. Ai eshte nje ish colonel I KGB sherbimeve secrete te ish Bashkimit sovietik.
    Ka punuar ne KGB ne kohen kur ate e drejtonte nje fare Vladimir Putin, nje person qe tashme eshte ne krye te Kremlinit Rus.

    Rrjedha e ngjarjeve nis pikerisht ne 1996 kur nga rusia largohen drejt Anglise te gjithe ata qe ishin kritike te qeverise Putin me ne krye miliarderin Berezovsky. Midis tyre edhe personazhi I histories tone, Aleksander Litvinenko I cili kthehet ne nje nga kritiket me te forte te Putinit. Dikur shoke tashme e shikojne njeri tjetrin armiq te betuar.

    Zngjarjet kalojne ne nje kohe aspak te larget kur nje gazetare Ruse ekzekutohet ne mes te moskes sin e filmat me aksjon. Nje komando ruse ekzekuton Ana Polikovskayan pa u gjetur vrasesit. Vete Ana ishte nje nga kritiket me te ashpra te Putin edhe ne artikujt e botuar prej saj kjo ishte me se e qarte. Gazetarja kembengulte sidomos ne politiken e ndyre te bosit te Kremlinit ne Ceceni.

    Ketu hun ne skene Litvinenko. Ai pas vrasjes se gazetares niset ne Izrael per te investiguar ne lidhje me vrasjen. Me pas ne 1 nentor ne nje takom shume te fshehte ne nje restorant sushi ai me Italianin Skaramellia qe ishte njohes I mire I KGB darkojne me 2 individe enigma deri dje. Te dy pasi u identifikuan jane ne gjendje te rende ne nje spital te Moskes me te njejtat simtoma qe goditen Litvinenkon. Ate nate Litvinenko kthehet ne shtepi edhe semuret shume keq. Shtrohet ne spital, I jushtrohet kemio terapise sikur te ishte I semure me kancer terminal. Ama shkaqet nuk dihet. Derisa ne analizat e tij te gjakur gjendet presence shume e larte Polloniumi 210, nje substance radioactive shume e forte. Doktorret te pafuqishem kunder ketij helmi nuk japin garanci per jetene e Litvinenkos. Ne 27 nentor me shume se 3 jave pas helmimit ai nderron jete.

    Dy aktiviste te njohur kunder putin ne Londer sic jane Berezovsky I larteermendur edhe lideri cecen ne ekzil Kadyrov akuzojne ne menyre te drejteperdrejte Mosken. Putin nuhat skandalin edhe ofron ndihme Skotland Yardit per te gjetur vrasesit. Asgje nuk del ne drite madje shtohet misteri. Ne Dublin te Irlandes ish kryeministri Rus, Gaidar vuan nga te njejtat simtoma helmimi. Ama ‘sulmi’ ndaj tij nuk duket shume I rende sepse ai mbijeton.

    Ne varrimin dje te Litvinenkos ne varrezat e Highland ku prehet edhe babai I Komunizmit Karl Max percillet Litvinenko. Ceremonia e tij e varrimit eshte e cuditeshme. Nje imam musliman ben adetet. Policia e londres dyshon sepse familja e litvinenkos eshte Ortodokse. Me pas pas nje interviste me liderin Cecen ne Londer del ne pah qe Litvinenko ishte konvertuar ne Islam edhe kishte marre shume per zemer ceshtjen e Cecenise. Ai madje kishte pasur shume kontakte me lider Cecene ne ekzil saqe si duket ishte bere shume individ skomod per kremlinin e Putin. Arkivoli I tij ishte me izolim radioaktiv ama sipas mjekeve qe e kane vezhdguar para sesa trupi ti kremohet duhet te qendroje ne ate arkivol te blinduar 27 vjet te pakten. Aq kohe duhet qe substance radioactive Pollonium 210 te dizintegrohet. Megjithate enigma qendron, edhe nje tjeter pyetje me e frikshme ngrihet. A eshte helmini radiaktiv arma e re e shkaterrimit nemase. Imagjinoni nje virus kaq te fuqishem ne duar te gabuara, si psh ato te presidentit te Rusise Vlade Putin.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #4
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Shtiza e fatit.

    Behet fjale per nje nga reliket me mistike ne bote. Eshte shtiza e perdorur nga ushtari romak Longinus per ti dhene fund jetes edhe vuajtjeve te Jezu Krishtin te kryqezuar. Nqs e keni vene re tek Filmi I Mel Gibson eshte ushtari te cilit pasi I urdherojne ti jape fund jetes se Krishtit thote “Mortum est” (ka vdekur), ama per te qene ‘brenda’ I ngul ate qe do te quhet me pas shtiza e fatit edhe mbi te cilen do te thurren mistere edhe legjenda te panumerta.

    Mrekullia e pare e saj ishte pikerisht ne momentik kur shtiza pershkroi mushkerine e Jezu krishtit. Mendohet qe ushtari ne fjale vuante nga shikimi I kufizuar edhe rrekeja e gjakut qe nga shtiza I ran e sy I permiresoi shikimin.

    Me pas shtiza ka nderruar nje numer te konsiderueshem pronaresh emrat e te cileve jane me nje peshe te vecante ne historine boterore. Individe si: Konstandini I I-re, Alaric (Mbreti I Visigoteve I cili plackiti romen ne 430 pes), Gjenerali francez Charles Martel, Charlemagne, Frederick i Barbarossas, edhe Frederick I II-te. Qe ketu shtiza kthehet ne nje symbol qe alternon fatin e atij qe e komandon, madje mendohet qe kush e posedon ’posedon fatin e botes per te mire apo per te keqe’.

    Legjenda e shtizez do te rritej nga nje tjeter njeri me peshe ne histori. Adolf Hitler ishte fanatic I fenomenit shtize. Ai besonte ne nje okult qe I impononte faktin qe pot e posedonte shtizen do te ishte I pamposhtur. Per here te pare ne moshe te re ai e shikon shtizen ne muzeun e Folsburgut ne Viene ne 1909. Ai e njihte legjenden e ‘tehut te shenjte’ sic quhet ndryshe shigjeta rromake. Madje ideja e tij ishte te posedonte shtizen e fatit ne menyre qe plani I tij per te provuar superioritetin e rraces Gjermane te kishte suskesin e ‘premtuar’ nga posedimi I shtizes.

    Ne tetor 1938 ai urdheron qe Shitza e fatit te levize nga Viena. E vendos ne kishen e Shen Katerines, ne Nuremberg ku mendohet te kete qendruar deri ne 1944. E mbyllur ne nje sunduk apostafat per te shtiza pervetsohet nga forcat Amerikane 2 dite para se Hitleri te vrase veten. Sit e gjithe ata qe kishin poseduar shtizen edhe Fyhreri rrezohet pasi Shtiza nuk eshte me prone e ‘tija’. Legjenda e shtizes rritet akoma me shume.

    Pas rrezimit te rajhut u ngriten edhe ide qe e tregonin Shtizen nje mjet falls I prodhuar nga mendja diabolike e Hitlerit, madje gjerment e saj humben. Mendohet qe ushtaret Amerikane qe e poseduan nuk ishin me sin e fillim. Gjera te cuditeshme me pane syte : shprehet njeri nga ata qe sulmuan Berlinin. Nje kombinim I te mires me te keqen.
    Shtiza 2 mije vjecareakoma vazhdon te ngacmoje kureshtjen e fanatikeve te saj, me misticizmin edhe legjenden e saj unike.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #5
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Fantazma e Korleones - Historia e Bernardo PROVENZANOS

    Hitoria e meposhtme eshte nga ato me te famshmet ne bote. Ka te beje me legjendarin e organizates me te madhe kriminale qe ka njohur perendimi. Behet fjale per sicilianin Bernardo Provenzano ose sic njihet anembane babai i COSA NOSTRA klanit mafioz me te famshem te botes.

    Historia nis ne 1933. Provenzano lind naten ne oren 4. Koincidence per dike qe me pas do te quhet fantazma e pakapshme. Ai lind ne te njejten dite qe Adolf Hitler merr pushtetin ne Gjermanine Naziste. Bernardo rinine e kalon duke punuar si i ati neper ara duke mbledhur grure. Nga nje familje e varfer Siciliane ai lodhet qe ne rini me konitat qe i jep jeta e veshtire ne nje Sicili qe eshte shume e varfer pas luftes boterore. Fillon te beje pune te vogla per kryetarin e familjes mafioze Michele Navarra. Rinia e deshperuar e ben ate te marre emer si vrases i pameshirshem. Shume shpejt ai ngjit hapat e krimit edhe behet krahu i djathe i bosit te ri Luciano Leggio. Ai se bashku me nje tjeter figure prominente te mafies Toto Riina vihen ne sherbim te Leggios. Leggio thonte per Provenzanon: Bernardo ka trute e nje gomari ama ka shenjestrene nje perbindeshi. Ish bosi i Provenzanos i frikesuar nga ngjitja ne pushtet e Liggios urdheron te besuarit e tij te eleminojne Leggio.

    Ne nje atentat kunder tij Leggio plagoset ama nuk humb jeten. Tashme eshte koha e tij te kunderpergjigjet.
    Ai bashke me 2 gjeneralet e tij me te pameshirshem Riina edhe Provenzano i thurin nje kurth Navarres i cili teksa po kthehej nga nje takim me bosa te tjere te mafies peaon atentatin e treshes vrastare edhe nen bresherine e 112 plumbae gjen vdekjen. Edhe njerzit e tij bien nje nga nje. Liggio eshte tashme babai i ri i mafjes.IL NUOVO PADRINO, the new Gofdather.

    Ne fund te viteve 60 Leggio arrestohet ne kondita shume te dyshimta. Riina tashme eshte godfatheri i ri. Ai shquhet si hakmarres. Shume familje te penduarish masakrohen. Ideja e Toto Riines eshte se edhe nje femi i vogel fare kur te rritet eshte ne gjendje te hakmerret per te atin e vrare keshtu qe duhet eleminuar qe tani qe eshte foshnje. Mbreteria e Riines le pas 800 Mafioze edhe pjestare te familjes te vrare. Kur shteti Italian fiton fuqine qe i mungonte fillon persekutimin e Mafies. Riina urdheron hakmarrjen. Persona me pozite te larte legale eleminohen. Dy pushtetare vdesin ne nje atentat me bombe. Shume anetare te mafies ose arrestohen, ose largohen nga Sicilia ose pendohen. Ama misteri 42 vjecar fillon ketu, ne vitet 60te. Ku ndodhet Provenzano? Miku i ngushte i Riines edhe babai i eger i Cosa Nostras eshte nje fantazem. Vetem nje foto e tij dihet asgje me shume.

    Per nje periudhe te gjate ekzaktesisht 43 vjet ai Provenzano eshte asgje me shume sesa nje Fantazem ne rruget e provinces Corleone. Policia e kerkon, ai eshte i pranishem vetem ne ngjarjet gjakatore. Cdo krim i Cosa Nostras duket se eshte veper e tij. Vete Toto Riino mendohet te jete thjeshte lider ama nuk ka famen e kasapit Provenzano. Madje si te tallet me shtetin ai ne vitet 90te kurohet ne Marseje te Frances. me shume se 30 vjet kane kaluar edhe Policia ka vetem nje foto te tij rreth 30 vjet me pare. tashme ai eshte i plakur. Me ane te ndihmes kompjuterike policia krijon skica se si Provenzano mund te jete ne te vertete.

    Ne vitin 1993 ndodh dicka e paimagjinueshme deri atehere. Godfatheri i Cosa Nostra arrestohet. Toto Riina shefii padiskutushem i mafies Siciliane arrestohet ne po te njejtet situate misterioze qe kish rene pre edhe Liggio para tij.Flitet per nje perzjerje te shtetit me Mafien.

    Tashme babai i padiskutueshem i Cosa Nostras eshte ai, Fantazma e Corleones, gjakatori i Sicilise. Don Bernardo TRAKTORI Pronvenzano. E quajne traktori se sipas gojedhenave i merr rivalet perpara me armen e tij si nje traktor. Tashme lider suprem i Cosa Nostra behet jo vetem nje kriminel i cili ka 43 vjet qe i shpeton drejtesise por edhe legjende e padukshme. Vetem nje fotografi 40 vjet e lashte njihet. Familja ka po 40 vjet qe nuk e takon. E vetmja menure komunikimi e tij me familjen edhe te besuarit jane letrat e koduara. Nuk perdor telefon, nuk i beson teknollogjise edhe vazhdon te terrorrizoje nje komb te tere me vendin qe ka ne simboline frikes qe mban emrin Cosa Nostra.

    Ne fund te viteve 90te policia duke ndjekur 2 te mafioze qe mendohet te jene direkt te lidhur me fantazmen e Corleones teksa jane gati te veprojne marrin nje 'urdher' te cuditshem te ndalojne aksjonin nga nje kolonel i Policise. Ketu rritet legjenda e Provenzianos. Tashme fantazma e frikes eshte i lidhur me shtetin. Mendohet qe partia e Berluskonit ne pushtet ka lidhje me Provenzanon.

    11 Prill 2006. Ekicionet e lajmeve ne mbare Italine lajmerojne qe fantama tashme ka nje fyture edhe trup. Babai i fundit i Mafies, njeriu qe per 43 vjet u tall me drejtesine Italiane, ai para te cilit dridhej e gjithe Sicilia edhe kundershtaret ne pergjithesi eshte pre e forcave policore. Tmerri tashme ka nje fytyre te vyshkur prej nje 71vjecari.

    Bernardo Provenzano babai i fundit i mafies, l'ultimo padrino, the last godfather tashme eshte nje legjende mbas hekurave te drejtesise.

    Nje link dokumentar mbi te gjendet tek faqja e rait me titull SCACCO AL RE'

    E keni ketu: http://www.raiclicktv.it/raiclickpc/...llo.srv?id=156
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

Tema tė Ngjashme

  1. Njerez te thjeshte me histori interesante..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 14-03-2016, 09:31
  2. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  3. Enciklopedia amerikane qė shkruan pėr Shqipėrinė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-11-2005, 14:44
  4. BBC i kerkon falje qeverise britanike
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-02-2004, 06:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •