Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1

    Plaçkitet kisha dhe dhunohet kleri katolik në Binçë, Kosovë

    Autoritetet në Kosovë dënojnë sulmin ndaj kishës katolike në Binçë

    Linda Karadaku-Ndou
    18-03-2007



    Qeveria e Kosovës shprehu të shtunën indinjatën e thellë lidhur me sulmin dhe grabitjen e e kishës katolike në fshatin Binçë të Vitisë.

    Qeveria e konsideroi ngjarje të hidhur sulmin që ndodhi të shtunën në orët e hershme të mëngjesit, gjatë të cilit u grabit me dhunë personeli i kishës katolike në fshatin Binçë të Vitisë. Qeveria tha se e konsideron sulmin ndaj kishës së Binçës "akt shumë të ulët dhe qyqar" i cili, pa marrë parasysh motivet dhe kryesit e kësaj vepre, është sulm ndaj ndjenjave fetare të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

    Qeveria u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë organet e rendit për të kapur keqbërësit dhe t'i nxjerrin ata para drejtësisë.

    Ngjarja nxiti edhe reagimin e Kryetarit të Parlamentit Kolë Berisha. Në Kosovë, Kryetari i Parlamentit, Kolë Berisha, e quajti mbrëmë akt brutal sulmin ndaj klerikut mjaft të njohur katolik në Kosovë, Dom Lush Gjergji, dhe pjesëtarëve të tjerë të personelit të kishës katolike të Binçës të cilët u sulmuan dhe u grabitën në orët e para të mëngjesit nga persona të paidentifikuar.

    Zoti Berisha kërkoi veprime urgjente nga organet e rendit për të zbardhur rastin dhe theksoi se akte të tilla janë sulme flagrante kundër barazisë dhe tolerancës fetare në Kosovë. Në reagimin e zotit Berisha, i cili iu dërgua mediave në Prishtinë, thuhet se persona të panjohur kanë hyrë në mënyrë të dhunshme në Kishën Katolike të Binçës dhe kanë goditur Famullitarin Dom Lush Gjergji dhe disa pjesëtarë të tjerë të personelit të kësaj kishe.

    Policia në Kosovë tha se tre persona kishin sulmuar dy priftërinj dhe u kishin grabitur, nën kërcënimin e armëve, një sasi të hollash dhe dy telefona celularë. Policia pohoi gjithashtu se dy priftërinjtë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe u është dhënë ndihma e shpejtë. Autoritetet konfirmuan gjithashtu se po zhvillohen hetime.

    VOA

  2. #2
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Red face

    sa mire qe e denojn ...objeketet fetare nuk guxojn te preken ...paqe e dashni people!!!!!!!
    -....k0s0vA jEtA jEmE....-

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Paçkitet kisha dhe dhunohet kleri katolik në Binçë, Kosovë

    Plaçkitet dhe rrahet Don Lush Gjergji dhe Don Fatmiri, famullitarët e Kishës Katolike “Shën Ndou”.

    Binçë,Viti 18 mars — I kanë thënë se janë pjesëtarë të ushtrisë së Arkanit dhe në të njëjtën kohë e kanë rrahur dhe i kanë kërkuarpara. Kjo i ka ndodhur një natë më parë Don Lush Gjergjit, famullitar i kishës katolike të “Shën Ndout” në fshatin Binçë të komunës së Vitisë. Në fytyrën e Don Lushit vërehen shenjat e dhunës të shkaktuara nga goditjet me grushte dhe tyta e pistoletës.
    Përveç për plagën e operimit të para disa javëve, tash këtij famullitari i duhet të kujdesët të shërojë edhe plagët e dhunës në fytyrë të shkaktuara nga goditjet
    e plaçkitësve. Por pavarësisht kësaj, Don Lushi tregon për Express tërë ngjarjen
    e një nate më parë e cila ka tronditur edhe banorët e fshatit. Famullitari i kësaj kishe ka mundur të mendojë gjithçka, por asnjëherë nuk i ka shkuar mendja se mund të rrahet dhe plaçkitet. Por pikërisht kjo i ka ndodhur në mëngjesin e së dielës, kur tre persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë ku ai jeton.
    Kjo shtëpi e cila ndodhet brenda oborrit të kishës strehon priftërinjtë dhe gjendet në krahun e djathtë prej tjetrës ku strehohen motrat e nderit. Pasi kanë prerë lidhjet telefonike të kishës, tre persona prej të cilëve dy të maskuar, përmes çatisë kanë hyrë brenda kësaj ndërtese. Brenda ndërtesës, tre personat e panjohur kanë arritur që me forcë të hapin derën e dhomës ku ndodhej Don Lushi, famullitari i kësaj kishe.
    “Ishin tre veta të maskuar. Dy nga ta kishin revole, ndërsa njëri mbante thikë. Ata flisnin shumë rrjedhshëm gjuhën serbe”, thotë Gjergji për Express.
    Pasi e kanë goditur dhe e kanë mbajtur për shtrati në mënyrë që ai të mos lëvizë, plaçkitësit kanë filluar të rrëmojnë nëpër dhomë. Në këtë mënyrë njëri prej personave të panjohur është drejtuar nga dhoma tjetër ku ka qenë duke fjetur kapelani Don Fatmir Koliqi.
    “Ata i thonin Don Koliqit që të kërkojë nga unë për t’i treguar se ku janë të fshehura paratë”, rrëfen ngjarjen Don Gjergji për Express. Sipas tij, dy prej plaçkitësve mbanin revole, kurse tjetri kishte një thikë, përkundër që dy nga
    ta kanë qenë me maskë për dallim nga i treti që ka qenë i zbuluar.

    “Më morën telefonin celular dhe kuletën, ku kisha pak para, diku mbi 200 euro”, tregon biografi i njohur i Nënë Terezës. Por më shumë se paratë, Don Gjergjit i dhimbset një medaljon të cilin, me dorën e saj ia ka dhënë nobelistja shqiptare.
    “Në kuletë kisha një medaljon si kujtim nga Nëna Terezë dhe disa foto të rëndësishme për kujtim”, thotë Don Lushi, i cili, megjithë dhimbjet, mbante ende
    qetësinë. Ndërkohë, motrat e nderit kishin mbetur me traumën e një natë më parë dhe ndiheshin ende të shqetësuara. Ato brengoseshin më shumë për shëndetin
    e Don Lushit i cili para pak kohësh ishte operuar. Edhe pse të gjithë mundohen
    të mbajnë qetësinë dhe shprehen mjaft të rezervuar për të thënë ndonjë detaj nga ajo që ka shqetësimit kishte prekur banorët. Jetonin me dhimbjen e Don Lushit, i cili për një kohë të gjatë ka qenë figura kulmore e paqes dhe paqësimit ndër shqiptarë. Kosova lidhet me emrin e tij që nga viti 1989, kur faleshin gjaqet, kur rezistenca dhe ndihma e tij ishin shembull për secilin banor të Kosovës.
    Por, njeriu që kishte bërë paqe për kaq vite, që ishte lutur për të mbante për qytetarët. Në vend të lutjes së zakonshme të së dielës, në oborrin e kësaj kishe kishte më pak njerëz të cilët temë kryesore kishin atë që ka ndodhur.

    Don Fatmir Koliqi nuk jep ndonjë shpjegim më të hollësishëm në lidhje me këtë rast duke treguar se për rastin janë lajmëruar edhe policia.
    “Ndoshta kanë dyshuar se tek ne mund të gjendet ndonjë sasi më e madhe e parave, për shkak se jemi duke e rregulluar objektin e Kishës Katolike në Viti. Ata
    morën çka patëm”, shprehet për Express, Don Fatmiri.
    “Ka qenë meçi i luan Krasniqit mbrëmë dhe i tërë fshati nuk e ka pasur mendjen se çfarë ndodh dhe kjo duket se ua ka lehtësuar punën plaçkitësve”, thotë një
    banor i këtij fshati i cili së bashku me disa të tjerë qëndronin në oborrin e kishës.
    E shokuar me atë që ka ndodhur, Drane Simani, kryetare e Këshillit të fshatit, thotë se kurrë nuk kanë besuar se një gjë e tillë mund të ndodhë. “Nuk na ka shkuar mendja se mund të sulmohet dhe plaçkitet famullitari i kishës. Kërkojmë që
    ky rast të mos dënohet vetëm me gojë, por të dënohet me ligj”,thotë ajo për Express.
    Përmes një njoftimi, policia sqaron se orës 03:00 të mëngjesit, në këtë fshat ka ndodhur një grabitje me armë. Në këtë komunikatë thuhet se tre persona të dyshimtë të gjinisë mashkullore, kanë depërtuar në objektin përcjellës të kishës
    katolike përmes çatisë dhe kanësulmuar dy priftërinj.
    “Nën kërcënimin e armëve, atyre u janë marrë një sasi e të hollave dhe dy telefona celular”,sqaron policia.

    Zyrtarët e rendit sqarojnë se të dy viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore duke bërë që ata të dërgohen në qendrën emergjente. “Njësitet patrulluese, hetimore dhe ajo e Forensikës së SHPK-së u përgjigjën menjëherë në vendin e ngjarjes duke iniciuar hetimet e menjëhershme rreth këtij rasti të grabitjes”, sqarohet në këtë njoftim. Përndryshe, kjo është hera e parë që në këtë fshat cak i plaçkitjes janë priftërinjtë e kishës. Në këtë vendbanim jetojnë pa telashe përveç njerëz të besimeve të ndryshme edhe popullatë e përzier si shqiptarë, serbë dhe kroatë dhe një rast i tillë kurrë më parë nuk ka ndodhur.




    http://www.gazetaexpress.com/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Shpirt Dardani Maska e agiimi
    Anëtarësuar
    08-03-2004
    Vendndodhja
    Egzistoj diku!.
    Postime
    25
    mos e kan bere kta vete!!!! edhe po na e hedhin neve ,si gjithmon hmmm.
    tradhetari i kombit te vet ,
    edhe qlirimtarin e therret terrorist ,
    po ashtu si diktatori.

  5. #5
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Unhappy

    Citim Postuar më parë nga agiimi
    mos e kan bere kta vete!!!! edhe po na e hedhin neve ,si gjithmon hmmm.
    mund edhe me ndodh o Agim ...na urrejn deri n'maksimum dhe jon n'gjendje t'bojn gjithqka qe t'na prishin imazhin para nderkombetarve... tek e fundit ksovaret nuk e kan pas kurr zakon ti demtojn objektet fetare ...paqe e dashni people!!!!!!!!
    -....k0s0vA jEtA jEmE....-

  6. #6
    Shpirt Dardani Maska e agiimi
    Anëtarësuar
    08-03-2004
    Vendndodhja
    Egzistoj diku!.
    Postime
    25
    Epo qeta duhet me dite na ton oj xHeneta, por shum po kam frik, se po del nje budall me indikacione tjera veq sa me than ''shiko shqiptaret as kishat e veta nuk dijn me i mbajt'', mirpo prap se prap shum kom shprese qe me ne fund do te marim ate q emeritojm se nuk bon ndryshe .
    tradhetari i kombit te vet ,
    edhe qlirimtarin e therret terrorist ,
    po ashtu si diktatori.

  7. #7
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Citim Postuar më parë nga xHeneta_18..kS
    mund edhe me ndodh o Agim:rolleyes: ...na urrejn deri n'maksimum dhe jon n'gjendje t'bojn gjithqka qe t'na prishin imazhin para nderkombetarve...:@dd tek e fundit ksovaret nuk e kan pas kurr zakon ti demtojn objektet fetare:syze ...paqe e dashni people!!!!!!!!
    Ju lumt se bukur po e diskutoni ngjarjen e ulte dhe ti e xhenetit duke gjetur rrugen me te ulet duke ngritur dyshime se mos toleranti e patrioti Dom Lush Gjergj paska grabit e rrahur veten.
    Agimat duhet ta dine se ne Kosove probleme ka patur dhe komuniteti shume i vogel katolik kroat, po nuk po e gjej dot websiten e tyre ku tregohen abuzimet. Kshtu pra se nuk eshte mire me ja lon fajin te tjereve qe jane lenduar pasiqe i lendoni me shume.

    Dhe ne Shqiperi keshtu themi se shqiptaret nuk e kane pas zakon ti demtojne objektet fetare por rrealiteti duket se po ndryshon

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=78924

    hajt paqe dhe sa me shpejt pavaresia Kosoves

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Vrasësit në shtëpinë e zotit
    Edhe ketu ne UK, ne Wells, Aberdare ekzakt nje djalosh 23 vjec vrau nje prift me thike para qishes. Ka zera qe prifti kishte luajtur "lojra fizike"
    me ate djalin kur ky kishte qene femij.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Shum keq paska ndodh....deri dje shtepit e Zotit dhe fetaret jan respektu ...sot asht ba nji gjurullti qe spo din kush qka po ban.
    shum keq, o simbas gazetes , fshati qenka plot me kroat e serb e kan shiqu meqin e boksit te luanit diqka me duket si spo di si me then ...ju ka intersu ketyre loja ? ...
    sido qoft keq ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga saimiri-uk
    Edhe ketu ne UK, ne Wells, Aberdare ekzakt nje djalosh 23 vjec vrau nje prift me thike para qishes. Ka zera qe prifti kishte luajtur "lojra fizike"
    me ate djalin kur ky kishte qene femij.
    Gjithashtu ka ateiste qe abuzojne femije (bile bejne gjera edhe me te ndyra se keto), ka myslimane, ka rabine, ka budiste, ka evolucioniste etj. Perse nuk i gjen ti edhe ata qe t'i postosh ketu ne forum. Une kurre nuk kam ndegjuar qe nje katolik eshte krenuar me keto akte. Perse shikon gjithmone qe t'i poshterosh te krishteret (ne kete rast katoliket) me akte individuale te disa prifterinjeve, ne vend qe t'i denosh keto sulme ndaj Kishes Katolike te Kosoves dhe prifterinjeve shqiptare me te cilet te lidhe kombi yt?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •