Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756



    AKADEMIKU FRANCEZ DHE ZOQTE



    Eshtė dimėr. Njė akademik francez i moshuar gjendet nė apartementin e tij nė Paris. Hapet dera dhe ai dallon shėrbėtoren e tij besnike, e cila nuk i vjen atij pėrditė, pėr ti shėrbyer. Edhe atė ditė rastėsisht ėshtė ndodhur tek ai. Porsa e shikon ashtu, tė mbledhur nga tė ftohtit, kjo e fundit fillon menjėherė ta qortojė atė. Pėrjashta bėn mjaft ftohėt... Ka filluar krejt papritur. Dhe ai ndėrkohė, duhet tė kishte ndezur patjetėr, zjarrin.

    Nė vijm shėrbėtorja iu vėrsulet druve, duke dashur ti vendosė ato sa mė parė nė oxhakun e dhomės. Por akademiku e ndalon atė duke i thėnė: “Ju lutem, nuk dua tė ma ndizni zjarrin”. Shėrbėtorja e shikon atė e habitur. Ndėrkohė dėgjon bashkėfolėsin e saj tė vijojė: “Nė oxhakun tim kanė bėrė fole ca zogjė tė mjerė, tė cilėt patjetėr do tė bezdisen pa masė prej tymit tė druve.”

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 27-03-2007 mė 09:10

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756


    RRETH KUPTIMIT TRAGJIK

    TE SHPELLES SE PLATONIT




    Pėr fat tė keq, e vrojtuar nė dimensionet e saj reale, Shpella e Platonit, merr tipare me tė vėrtetė tragjike... Duke e shtrirė atė mbi hapėsira tė pafunda gjatėsish e gjerėsish gjeografike, kuptimi i saj i kapėrcen ato tė njė tregimi tė thjeshtė. Padashur ajo merr njė kuptim rrėnqethės. Eshtė e lidhur me miljona e miljona njerėz kudo nė botė, tė cilėt nuk mund tė shpėtojnė dot nga paragjykimet apo normativat e jetesės, tė cilat janė mėsuar tė vijojnė tradicionalisht nė mėnyrė tė verbėr. Ndryshe, tė mos shmangen dot kurrė prej ligjit natyror tė zhvillimit. Nuk bėjnė pėrjashtim kėtu as fėmijėt e mė tė pasurve tė botės. Kujtoni romanin e Fransuaz Sagan, “Bonjour Tristesse” (“Mirdita Trishtim”): ėshtė njė hymn pėr zbrazėtinė e jetės apo melankolinė. Mė ka rastisur tė shoh kategori tė pasurish tė mėsojnė fėmijėt e tyre, tė mos shoqėrohen me fėmijė tė varfėr, duke i shndėrruar vetė fėmijėt e tyre nė tė pazotė dhe tė verbėr pėr tėrė jetėn. Pėr ilustrim, nuk mund tė lihen mėnjanė yjet e shkėlqyer tė kinematografisė... Mund tė sillni nder mend jetėn e tyre. Shumica gjėnden pėrherė tė kredhur nė njė lloj rrethi vicioz, duke mos mundur tė shkėputen dot nga alkolizmi, drogat e lloj lloj perversionesh... Mjaft prej tyre kanė pėrfunduar nė vetvrasje.

    Vetėm njė elitė fare e vogėl njerėzish nė gjithė botėn ėshtė nė gjėndje tė thyejė paragjykimet, qė lidhen me pozicionimin e tij si njeri. Pjesa tjetėr ose nuk mund, ngaqė nuk arrin tė kuptojė, ose bėhet pjesė pėrbėrėse intersash tė caktuara, qė nuk e lejojnė tė gjėndet jashtė vorbullės. Kjo qe arėsyeja, qė Sokrati nuk tentonte kurrė ti mbushte mendjen dikujt. Ashtu i shėmtuar e i shkurtėr, ai vetėm i drejtonte pyetje bashkėfolėsit, derisa tjetri shtrėngohej tė pranonte se nuk mund tė vijonte mė tej. Ngaqė, nė bisedė e sipėr, kur pėrpiqemi tė ndryshojmė mėndjen e tjetrit, kjo tregon jo vetėm mungesė zgjuarėsie dhe edukate, por padashur, na bėn edhe qesharakė. Kam pėrshtypjen se nė atė rast, sejcili prej nesh nėnkupton nė bisedė, pa e shprehur, se babai im ėshtė mė i mirė nga tė tjerėt. (Sa mė sipėr, fjalėn baba merreni nė kuptimin simbolik: tė paragjykimeve tė jetės sė mėparėshme)... Edukata tė mėson tė tėrhiqesh gjatė njė debati, duke ruajtur tė pacenuar respektin pėr bashkėfolėsin. Si detaj tė vogėl, unė mund tė shtoja se etiketa e sotėshme e lejon dikė qė nuk bie dakord me dikė tjetėr, tė buzėqeshė me mosaprovim, por unė personalisht jam edhe kundėr kėsaj. Mbetem partizan pėr seriozitetin e plotė, nė mėnyrė qė tė mos lihet asnjė shteg pėr bashkėfolėsin tė ndjehet i fyer apo snobuar.



    Patjetėr, ju bie ndėr mend Sollzhenicin, kur shkruan te ‘‘Pavioni i kancerozėve’’ se i ashtuquajturi Njeriu i Ri Komunist, qė tė arrijė tė koregjohet, duhet tė kalojnė disa mijra vjet, nė pėrngjajshmėri tė plotė me shpejtėsinė e ndryshimeve tė specieve sipas teorisė sė Darvinit. Ngaqė pėr fat tė keq NJERIU i RI u rrit dhe u formua nė njė SHPELLE krejt tė veēantė, tė ndėrtuar me mjeshtėri nga Lenini, Stalini apo Xherxhinski.

    Ndėrkohė mė lejoni tė shkruaj diēka pėr SHKALLEN TRAGJIKE:

    Shkallėn e mėsipėrme,ku vėndet e mėsipėrme vendosen thjesht me qėllim ilustrativ, unė do tė guxoja ta quaja SHKALLA TRAGJIKE. Pėr arėsye se edhe pas qindra vjetėsh diferenca midis pllajave tė Azisė dhe Botės sė civilizuar do tė mbetet. Merrni shėmbėll vėndet e Ballkanit, ku pėrveē hordhive tė Xhenghis Khanit, kaluan pėrsipėr, edhe dyzetėetre vjet diktaturė komuniste.



    Pa dashur tė futem nė propagandė fetare, diku Krishti shpreh diēka qė tė lė me gojėn hapur: ‘‘Mos mendoni se erdha qė tė sjell paqen nė botė. Nuk erdha qė t’ju sjell paqen por pėrēarjen. Erdha tė ndaj birin nga i ati, vajzėn nga nėna, nusen nga vjehra. Mė tė afėrtit do tė jenė armiq me njeri tjetrin. Kush do atin dhe nėnėn mė shumė se mua, nuk ėshtė i denjė tė jetė nxėnėsi im...’’

    Patjetėr kjo ka kuptim simbolik, pasi ideologjia e Krishtit ėshtė diametralisht e kundėrt me egėrsinė dhe dhunėn. Aty Civilizimi Perėndimor gjen themelet e tij. Kuptimi i frazeologjisė sė mėsipėrme, konsiston nė atė qė njeriu mbi tė gjitha, duhet tė vendosė idealin e ndershmėrisė, tė fjalės, besės, edukatės, karakterit, gjithshakje tė bukur, heroike e madhėshtore. Qė nė ēdo hap tė gjykosh prindėrit, fėmijėt, tė afėrmit, shoqėrinė... Me pak fjalė, gjithshka qė ndodh rreth teje, tė kalohet nė FILTRIN e NDERGJEGJES.

    Unė pėr ilustrim, nuk do tė ngurroja aspak tė konsideroja, njė grua fshatare, tė veēantė e tradicionale, nga fshatrat mė tė thella tė Shqipėrisė, shumė mė tė mirė nga njė europjane. Po ashtu njė familje tė ndershme negrish, superiore prej mesatares se njė familjeje amerikane ose tė pėrngjajėshme me familjet mė tė mira tė Amerikės.... Njė filozof (keqbėrės pėr mua) Marksi, thotė diku se metafizika (kupto pandryshueshmėrinė e gjėrave) ėshtė njė zonjė e nderuar brėnda katėr mureve tė shtėpisė... Pajtohem me tė nė kėtė pikė. Ngaqė, shumė gjėra brenda familjes tonė, NE nuk duam tė ndryshojnė kurrė drejt tė keqes.

    Nėna e Sokratit rastis tė ketė qenė njė mami. Filozofi thotė se pėrveē lindjes natyrarale duhet tė ndodhė patjetėr edhe lindja e shpirtit. Nė filozofi kjo quhet Mamia intelektuale. Njė fėmije nuk mjafton ti mbushėsh mendjen me lloj lloj informacionesh shkencore, historike, gjeografike etj. Kėto njohuri nuk kanė kurrfarė lidhje me Lindjen e Shpirtit. Rėndėsi ka, qė fėmijės ti drejtosh shpirtin drejt diellit, duke e bėrė atė, nė radhė tė parė, njė njeri tė ndershėm. Mė ka rėnė rasti tė njoh njerėz tė rrallė nė Shqipėri, tė cilėt edhe pse pa shkollė, kishin njė shpirt prej qehlibari. Kurrė nuk thoshin gjysėm fjale tė keqe pėr tjetrin. Ishin njerėz me tė vėrtetė fisnik nga zemra. Arrinin ti rezistonin tė keqes edhe pse qe koha e Luftės sė Klasave. Ku, pothuajse tė gjithė njerėzit qenė angazhuar nė njė aktivitet tė jashtėzakonshėm, pėr tė dėmtuar njeri tjetrin. Kjo ėshtė arėsyeja, qė unė shkruaj diku se shumica e profesorave tė shumtė tė universiteteve kudo nė botė, mund tė konsiderohen njerėz veēanėrisht tė zgjuar. Por kurrsesi tė menēur.

    Duke pėrfunduar kėtė shkrim tė thjeshtė, unė arrij nė konkluzionin se nė se njė intelektual iluminist i duhet tė zgjedhė midis dy, tre, katėr ose mė shumė ideologjive, doktrinave apo teorive tė caktuara, atij i duhet tė bėjė krahasime nė frymėn matematike. Nuk ka gjė mė tė ndershme nga bota e numrave, ku NJE dhe NJE bėjnė DY... Eshtė diēka, pėr tė cilėn shprehemi se nuk e lėviz as topi.

    Fjala vjen, ja njė skemė e thjeshtė... Nėqoftėse sejcilėn prej objekteve tė mėsipėrme, qė bėn pjesė nė njė kategori tė caktuar (ideologji, doktrinė apo teori etj.) e shėnojmė me...

    A1, A2, A3 apo A4

    patjetėr na del pėr detyrė tė pėrcaktojmė avantazhet e sejcilės ndaj tė tjerave... Dihet: kurrė nuk ekzistojnė nė botė dy gjėra tė pėrngjajėshme. Me pak fjalė nuk mund tė ndodhė kurrėsesi, nė rastin e mėsipėrm, qė...

    A1=A2=A3=A4

    Numrat e mėsipėrm nuk mund tė jenė kurrsesi tė barabartė me njeri tjetrin.

    Duke presupozuar, se pėr tė zgjedhur diēka ne pėrdorim Mendjen tonė tė Hapur, ne arrijmė tė zgjedhim patjetėr numurin e preferuar. Qė matematikisht ka kuptimin se i zgjedhuri, ėshtė mė i madh nga gjithė tė tjerėt. Ndofta, gjithshka nė logjikėn e njė kutie votimi: voton duke zgjedhur tė keqen mė tė vogėl....

    Ose e kundėrta.

    Nė rastin e mėsipėrm, presupozohet se unė kam zgjedhur mė tė bukurėn, mė tė pastrėn, mė madhėshtoren.... etj.

    Sa me sipėr e nderuar Nirvana, unė i shkruaj, ngaqė dallova tek ju problematizimin tuaj si intelektuale, diēka qė rezulton edhe nga rreshtat tuaja tė mėposhtėme, qė unė kam lexuar, falė njė libri qė mė ka dėrguar njė shkrimtare dhe grua aq e veēantė si Vitori Stefa.



    AH NJERIU!

    ...Dhe Zoti krijoi universin, zbukuroi qiellin me yje, galaktika, konstelacione, trupa tė ndritshėm, tė errėt, hėna misterioze tė gjithė i binden verbėrisht ligjeve tė tij dhe qysh nė fillimin e kohrave nuk i shkelin e sfidojnė ato.

    Perfekt vazhdojnė udhėn e tyre trupat qiellorė, universe mbas universesh, pa i prerė udhėn njeri tjetrit.

    .................................................. .................................................. .......



    Robert Martiko

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756


    KORNELIA GRAK



    Ishte bija e tė famėshmit Skipion Afrikani dhe nėna e dy tribunėve po aq tė famshėm nė historinė e Romės: Tiber dhe Gaio Grak. Kornelia qe njė grua e kultivuar dhe me shpirt tė fortė. Thuhet se ajo mbeti e ve qysh nė moshė tė re e megjithatė refuzoi martesėn me mbretin e Egjyptit, Tolomeo VIII Evergete, pėr t’iu dedikuar edukimit tė fėmijėve tė saj. Nė njė rast kur njė zonjė e pasur u mburr me arturinat e saj tė ēmuara, Kornelia i tha: “Haec ornamenta mea” qė do tė thotė: “Ja gurėt e mij tė ēmuar”, duke treguar djemtė e saj.

    Kur Tiberi dhe Gaio Graku ndėrmorėn veprėn e tyre heroike, reformiste nė ndihmė tė plebejtė apo mė tė varfėrve, nėna e tyre u bė mbėshtetėsja e tyre e plotė. Morale. Dihet, nė vijm ata tė dy u vranė prej atyre qė prekeshin nga reformat. E megjithatė, Kornelia e duroi me stoicizėm humbjen e fėmijėve tė saj tė dashur, duke lėnė tė gjithė rrethin e tė njohurve tė saj tė habitur e tė mbushur me admirim pėr tė.

    Pas vdekjes sė Kornelies, nė kujtim tė saj u ndėrtua njė statujė. Ishte e para statujė nė historinė e Romės, qė e ekspozuar para publikut i dedikohej njė gruaje.

    Vetėm edukata e mirė dhe njė shpirti i kultivuar e lejojnė njeriun tė mos dorėzohet para fatkeqėsive qė mund ti bien eventualisht nė jetė.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    OLONI DHE KRESUSI

    Kresusi ishte mbreti i fundit i Lidisė, mjaft i famshėm pėr pasuritė e tij prrallore. Nė oborrin e tij ai kishte zakon tė ftonte shpesh njerėz tė zgjuar, filozofė apo njerėz tė artit. Nė njė rast ai kishte ftuar edhe Solonin qė konsiderohej njė nga shtatė tė mėnēurit e Athinės sė Vjetėr.
    Kreuzi nuk mungoi ti tregonte vizitorit pasuritė e tij tė jashtėzakonėshme, natyrisht duke pritur admirimin e Solonit. Por ky i fundit krejt ndryshe nga tė tjerėt, nuk tregoi asnjė habi pėr to. I tha mbretit : ‘‘Nuk bėn tė quajmė askėnd tė lumtur para vdekjes sė tij’’.
    Thonė se Kresusi nuk u kėnaq me pėrgjigjen e filozofit.
    E megjithatė, koha i vėrtetoi katėrcipėrisht fjalėt e tij. Nė fillim ndodhi aksidenti vdekjeprurės i tė birit nė gjah. Nė vijim plasi lufta me mbretin Sirus, ku Kresusin e zunė rob dhe e dėrguan pėr ta djegur tė gjallė nė turrėn e druve. Kur zjarri qe gati duke i marrė jetėn, ai kujtoi Solonin. Bėrtiti tre herė me zė tė lartė : ‘‘Solon!... Solon!... Solon!...’’
    Sirusi dha urdhėr tė lironin tė dėnuarin me vdekje. Kėrkoi ta sillnin para tij, ku ky i fundit i tregoi atij pėr fjalėt e mėnēura tė Solonit. Thuhet se mbreti i fali Kresusit jetėn, bile e pėrdori si kėshilltarin e tij deri nė ditėt e fundit tė jetės sė tij.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    PER LINDJEN E SHPIRTIT
    ROBERT MARTIKO


    NJIH VETVEHTEN!



    Eshtė njė thėnie e vjetėr e cila iu atribuohet tė paktėn pesė njerėzve tė mėnēur tė Greqisė sė Lashtė: Chilonit nga Sparta , Thalesit nga Mileti, Sokratit, Pitagorės dhe Solonit tė Athinės.

    Gjėndet e shkruar nė hyrjen e Tempullit tė Apollonit nė Delhi . Por edhe nė moton e Hamilton College nė New York .

    Pėrveē kuptimit filozofik, kjo shprehje ka edhe njė vlerė tė thellė praktike, nė mėnyrė qė njeriu tė bėhet njė njohės i thellė i vetvehtes, me tė gjitha cilėsitė dhe tė metat e tij.

    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #16
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Urrejtja

    URREJTJA Shkencetaret kane arritur te shpjegojne ndertimin anatomik te zones se trurit qe sjell ndjenjen dhe rreflektimin e urrejtjes.Studime dhe eksperimente ne kafshe e njerez tregojne qe keta te fundit kane nje sistem shume me te komplikuar nervor.(me vone do sjell informacion me te detajuar).

    Jo vetem betejat ne jeten personale (ka dhe nga ata qe rrefuzojne te perdorin "urrejtje"),por per nje moment te vezhgosh dhunen dhe konfliktet qe turbullojne realitetin e njerzimit dje dhe sot...urrejtja duket se ka marre "timonin" ne vazhdimin e historise.
    Pse urrejme?! E per cfaredo motivi apo shkaku qe fshihet pas(keto shpresoj te diskutojme)...si mendoni te luftohet?



    URREJTJA eshte nje vecori qe ne e marrim nga jeta pra nuk eshte e lindur, ajo lidhet ngushte me pervojen nga jeta dhe gjykimin tone psikollogjik qe kemi mbi boten qe na rrethon
    une mendoj se urrejtja eshte ne varesi te kohes ne qofte se ne bejme nje jete te gjallerishme ajo vdes pak a shume ajo jeton me gjate ne qenijen tone n.q.s. ne i lejojme vetes tone qe monotoniteti te marri timonin e jetes se perditeshme



    URREJTJA Dje lexova nje shprehje nga Herman Hese:

    If you hate a person, you hate something in him that is part of yourself. What isn't part of ourselves doesn't disturb us.
    -- Hermann Hesse

    Nese urreni dike, ju urreni ate c'ka nuk eshte pjese e juaja.Ajo c'ka eshte pjese e jona nuk na shqeteson.

    Me beri te mendohem gjate, a eshte e evrtete kjo qe ne jemi ziliqare dhe ndaj urrejme, apo mos jemi shume peragjykues dhe subjektivizmi na i ka errur syte???!!!



    URREJTJA :Shkak i urrejtjes mund te jete domethenia qe urryesi i vesh nje ideali apo besimi te cenuar.
    Mjafton te permend ekstremistet "islamike", konlfiktin nderfetar ne Irlande etj.

    Gjurme te abuzimit ne femijeri.

    Narcisizmi (brenda kornizes se perkufizimit) me duket nje lloj urrejtje.



    URREJTJA: Burimet e urrejtjes jane nga me te ndryshme dhe keto variojne nga personi ne person. Te urresh eshte ndjenje dhe fjale shume e rende, kerkohet shume energji te urresh...dhe vetem pak te duash.

    Te urresh dike do te thote te investosh ndjenja te kota mbi dike qe meriton urrejtjen tende, keshtu qe me thoni ja vlen te urresh?



    URREJTJA: Mendoj se urrejtja perfshin ndenja te imponuara diku aty nga fillimet e jetes.......asnjeri nuk lind me urrejtje! Imponimi ndoshta fillon nga prinderit edhe nga experiencat tona te para me boten rreth nesh......edhe duke u rritur ne mbartim ato copezat e urrejtjes me vete dhe krijojme nji ndenje te ngurte e te mos pelqyerit dicka......dhe e shfaqim. Nodh shpesh here qe urrejme dicka ne moshe te pjekur...por mendoj qe as nuk krahasohet me ate ndenjen e qendrueshme te urrejtjes qe kemi prej disa kohesh ne vetvete.



    URREJTJA: Urrejtja te helmon gjakun. Preferoj indiferenzen





    URREJTJA: Urrejtja edhe mund te imponohet nga njerez te pa pergjegjshem, p. sh. kur ke dhene shume energji ne dashuri dhe tjetri i neperkemb ato pa respekt, eshte shume veshtire te mos krijosh urrejtje edhe pse nuk do te urresh dike, dhe indiferentismi eshte me teper rezultati i nje pervoje te tille dhe ka per qellim krijimin e murit te vetmbrojtjes ne te ardhme qe te mos lendohemi me per te njejten gje
    indiferimentizmi i shendoshe ka per baze nje rast urrejtje ne rast te kundert ka te beje vetem me njeriun pa ndjenja dhe i preshtatet me teper njeriut nje ecen dhe shikon si kali



    URREJTJA: Mire e ka thene Hesse..

    Urrejtje=mospranim i dobesive dhe komplekseve dhe si rrjedhoje pasqyrim i tyre diku jashte nesh .
    Sec na ka kap nje ndjenje konkurence neve njerezve qe nuk ka as fillim as fund. Duam se sben te jemi me te miret, me te bukrit me puntoret (mu kujtua ajo kenga...e kush eshte me e mira me e bukra me puntorja.... shyqyr qe sna e kane vene himn neper shkolla dhe qendra pune).
    Detyrimisht fillon dhe behesh superkerkues ndaj vetes...Rend rend po ku po rend se?
    Sikur te ndalonim njehere te kuptonim qe njeriu eshte prej mishi dhe gjaku , dhe qe ka te mira e te keqia, te bardha e te zeza, fitore dhe humbje, do apo sdo ai ti pranoje. Po te arrijme kete nuk do ta kemi aq problem pse dikush eshte gjithmone me i shpejte se ne. Ne te tilla raste thuhet: Ka edhe keshtu... Ka per te gjithe... secili me metrin e vet, etj si keto.
    Po te "jetonim" me shume se sa te "rendnim si superheronj te vete bindur", mbase do ti benim nje nder vetes. Do zgjoheshim ne mengjes me me pak komplekse, dhe pa pyetur veten "pse urrejme".



    URREJTJA:

    ne urrejme sepse ... pa urrejtje nuk ka ekzistence!!!
    urrejtja sa here jeton perbrenda te logjikshmes, dhe ... edhe vrasja eshte e logjikshme, edhe ... vetevrasja eshte e tille, cdogje perfshihet perbrenda logjikes, qofte ajo e pranueshme apo e kritikueshme nga shoqeria.
    urrejtja eshte ajo, ... ben nje njeri te adhuroje jete-vdekjen e tij fshehurazi, dhe ... shkujdesshem.
    urrejtja eshte dashuri ndaj ndienjave konfliktuale!!!



    URREJTJA: "My only love sprung from my only hate." -William Shakespeare in his Romeo and Juliet-



    URREJTJA: Postuar nga Eminem

    MENYRA ME E MIRE QE TE BESH NJE NJERI TE VUAJ SA ME SHUME NUK ESHTE URRETJA, PER MUA INJORIMI!

    Ndoshta ti ke thene te verteten dhe se duke injoruar, vetem se krijon urrejtje dhe ndoshta arsyea e vetme qe ben te te urrejne eshte kur ata i injoron.
    Por a duhet injoruar njeriu edhe se eshte i dobet ne disa pikpamje qe ty dhe mua nuk na pelqejne, ose a duhet qe tipa te ndryshem qe kane nivel te ulet kulturor duhen injoruar kur ata nuk i pershtaten nivelit kulturor qe ti dhe une kemi?
    Atehere, une mund te perkufizoj thenien tende keshtu:
    Ne urrejme vetveten me pare e me pas duke e pasur pike te dobet urrejtjen , ja transmetojme te tjereve nepermjet mesazheve te ndryshme, ku per tu permendur eshte edhe Injorimi te cilen ti e deklaron vete.
    Thjeshte nepermjet shume aspekteve dhe pikpamjeve qe kemi, zbulojme te metat tona.



    Mendoj qe nuk me ke keqkuptuar





    URREJTJA: Perse urrejme?


    Nje pyetje e cila sundon ne vende ku njerezit kane zhvillim te dobet kulturor.
    Urrejme sepse jemi te lindur me urrejtjen
    Perse urrehet?
    Ne fakt njerezit kur nuk jane te zote te shohin me larg,kur mendojne vetem te keqen, kur jane kategorike dhe nuk mendojne se ne shoqerine e tyre nuk ka bashkejetese me ata qe nuk kane te njejtat ide dhe bindje, kur njerezit e tjere u duken shpellare dhe vete urrejtesit jane me shpellare se ata, percmojne te tjeret, i urrejne ata dhe smira dhe inati qe mblidhet brenda shpirtit te tyre shperthejne si nje vullkan i madh duke shtrire llaven e tyre deri ne disa kilometra larg.
    Te urresh, per mua eshte krimi me i madh qe nje njeri ben
    Sikur te kisha lindur me urrejtje sot mbasi do isha burgjeve te botes, do te isha ndoshta nje kriminel me fame dhe nje njeri deshtak , dhe, sikur ta kuptoja se jam njeri i tille do mirrja mundimin te vetesakrifikoja qe te mos u beja dem te tjereve.
    Urrejtja eshte nje mjet primitiv e cila ka marre me qafe jo vetem njerezit por edhe kafshet por edhe gjithesine
    Njeriu edhe neqoftese ka urrejtje duhet ta dije ku ta shprehe dhe ta transmetoje por jo ne cdo vend dhe cdo kohe.
    Njeriu ben gabime por ato nuk mund te jene pjese e urrejtjes por e paditurise dhe pandergjegjshmerise se personit kushdo qofte ai
    Njeriu nga problemet e ndryshme si stresi, problemet psiqike, depresioni, pamundesia per te jetuar realitetin ne evolim, pamundesia per te ecur me hapin e diturise dhe te mencurise etj, kthehet ne nje njeri te rendomte me vesin e tmerrshem negativ te quajtur urrejtje
    Nje njeri i kulturuar, i ditur, i mencur ,i zgjuar, intelektual dhe me background te pasur, nuk mund te urreje kurre.





    URREJTJA: Urrejtja eshte mungesa e dashurise... NE qofte se zemra eshte e mbushur me dashuri, atehere urrejtja nuk egziston. Edhe tirani me i madh apo njeri i te 1001 te zezave kur bien ne dashuri, ndryshojne ne shume menyra, njera prej tyre eshte harrimi i urrejtjes!
    Mungesa e njeres ndjene ne zemer zevendesohet nga tjetra!



    URREJTJA: Mos eshte me e lehte te urresh te tjeret se te kritikosh veten ndonjehere?



    URREJTJA: Urrejtja eshte pjese e pandare e njeriut!
    Vjen si pasoje e mos dominimit te dhimbjes qe njeriu ka.

    Gjithmone ai qe urren nuk eshte i lumtur perkundrazi ai eshte njeriu qe vuan me shume nga te gjithe per dy arsye .

    1.Ai qe urreni mund te mos e dije qe ju e urreni = ai i lumtur ju te vuajtur.
    2.Ai qe urreni mund te jete aq i keq saqe ndjehet mire qe e urrejne = ai i lumtur ju te vuajtur.


    dy arsye per te mos urryer.



    URREJTJA: Pergjigja mendoj se eshte shume e thjeshte.

    Ne urrejme sepse duam. Nese nuk do te ishte e keqja si do te evidentohej e mira ose anasjelltas. Nese njerezimi do te kishte vetem nje sens, dreqi e mori do ishim Klone te njeri tjetrit qe as emer nuk do kishim (e spjeguar me faktin qe ka shume emra qe ne i urrejme )


    URREJTJA: c'kuptim do kishe dashuria po te mos ishte urretja,c'kuptim do te kish urrejta,po te mos ishte dashuria


    URREJTJA: Nese nuk urrejme jemi pa karakter! Urrejme ate qe cilesojme te keqe dhe urrejtja dhe shkalla e saj percaktohet sipas kufirit e mire e keqe qe ne te gjithe kemi!

    URREJTJA: QENI i komshies time sa here shef ndonje LECKAMAN, i lef fort (sa spellcet fare nga inati)
    ndryshe sillet me ndonje te panjohur qe vishet mire (i serviloset), sodomos kur ka makine luksoze i lepin kembet.J

    URREJTJA:”” Urrejtja eshte ana e kundert e dashurise pra ska asgje te keqe ne ket mes, du dyja na nevojiten,
    perfytyroni sikur ne do ishim ne gjendje vetem te donim, ne do na merrnin te tjeret per budallejn!

    Dashuria dhe urrejtja jane shoqemotra... “”

    jo jo!kjo nuk eshte e vertet.
    uurejta ka arsye dashuria,del nga zemra dhe mund te jete edhe e pallogjik.eshte e vertet qe te dyja te verbojne.por njera vjen nga truri, e tjetra nga zemra.
    sa per dashuri,sikur te dashuronim te tjeret me shume se veten(sic ndodh shpesh ne dashuri)besomeni!dashuria per veten,do ish pa dyshim e tepert.
    dhe mos kij frike .kush dashuron nuk eshte budalla.por njeri.

    URREJTJA: urrejtja,sa helm i keq!nuk sjell asnje te mire.

    URREJTJA: Urrejtja qe lind dhe perkufizohet ne nje raport me nje individ eshte ndjenje. Here pas here e gjejme veten duke konsumuar momente urrejtjeje.

    Por kur burimi i urrejtjes shtrihet ne cfare trashegojme nga Historia, nuk eshte thjesht nje ndjenje. Eshte nje e drejte me te cilen njeriu identifikohet, eshte arme e pushtetshme.

    Me kujtohet Bertrand Russell;

    Ne i duam ata qe urrejne armiqte tane, dhe sikur mos kishim armiq...do kish shume pak njerez ne bote per te dashur!



    URREJTJA: Fjala "urrejtje" tingellon keq por ka shume padrejtesira ne jete qe te bejne ta provosh ate ndjenje.Pse te genjej edhe tek une ekziston ndjenja urrejtjes edhe pse e vogel, ekziston ama.





    URREJTJA: NJERZIT E MEDHEJ DINE VETEM TE DASHUROJNE, NDERSA NJERZIT E VEGJEL DINE VETEM TE URREJNE
    CFARE TEME e BUKUR!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Shkrim i bukur ky mbi urrejtjen..........
    vetem se une besoj se urrejtje nuk na krijohet nga jeta por ajo eshte e lindur e trasheguar,eshte instikt (nuk di se si ta pershkruaj me mire).....
    Por njeriu me civilizim mund ti kontrolloje instiktet negative.........
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-06-2025, 00:00
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •