Eshte interesant se asnje temë nuk hapet pa u postua dicka krejt tjeter me temen ne fjalë. Kjo tregon se nuk jemi te afte ti dallojm gjerat, e me se paku temat. Ketu kisha me then se kemi nevoj per Psikiater e jo Psikolog(pak shaka).
Ketu ose eshte problemi te titulli i temes ose te i postuesve.
A beson te psikologu eshte shtruar pyetja ndersa shumica e pergjgjeve eshte shkruar per psikiatrin. Psikologu dhe Psikatri dallojn shumë. Psikologu nuk te jap barna/kokrra/medicine, eshte psikiatri sepse psikiatri eshte doktor me titull dhe ka kryer fakultetin dhe diplomuar mjeksinë, gjegjesisht psikiatrin.
Psikologu shikon si vepron mendja, si motivohet, si reagon, si shoqerohet njeriu mandej ndjenjate tij, dhe te gjitha aspektet e sjelljes dhe mendimet e njeriut.
Psikiatri; Eshte mjek apo doktor medikal qe ka studiuar dhe qualifikuar mjeksine, degen e psikiatris. Psikiatri dhe mjeku i shtepis te jep barnat e jo psikologu.
Psikiatria: Eshte studiim i semundjeve mendore, diagnozat dhe preventiva.
Sidoqofte, nga kjo qe lexova ne kete teme, erdha ne konkludim se kur shumica nga postuesit te cilet jetojn jasht Shqiperise e Kosoves, dhe kan pasur mundesi te mesojn , ndegjojn, lexojn, te bejn dallimin ne mes psikologut dhe psikiatrit, dhe prap, lexo postimet e disave, nuk e kan kuptuar dallimin,
atehere cka pret prej atyre Shqiptareve qe jetojn ne vende rurale, ne Shqiperi e Kosovë, ku per ta, si mjeku i shtepis, si psikologu, si psikatri, nese shkon per nje problem qoftë shpirtror apo mendor, per ta eshte njejt?.
Gjithashtu titulli i kesaj teme, edhe nje teme tjeter, eshte shkruar gabimisht, si shume tituj te tjere qe nguten me shkruar pa menduar mire.
"Sa besojn Shqiptaret tek psikologu" eshte titull gabimisht, sepse po len te kuptohet sikur te ishte bere pyetje Sa besoni tek Santa Klaus.
Psikologet ekzistojn dhe jan njerz te gjalle si une e ti ndersa Santa klaus nuk ekziston por ja qe si femije te mesojn se ai eshte dikund dhe do te bie dhurata nese behesh i urt.
Titulli eshte dashur te jete "Sa i besoni
keshillave te psikologut". Ketu mandej kan mundur te pergjigjen ata qe kan qen te psikologu dhe eksperiencen e tyre, qoftë edhe si perkthyes, mandej qe kan lexuar per psikologji etj. Normalisht ata qe nuk kan pasur eksperience me psikologun, qoft per veten e tyre, si perkthyes, apo qe nuk kan lexuar per psikologjin etj nuk mund edhe te japin ndonje mendim te qart sepse nuk e dijn pa e provuar.
Por jo, te ne Shqiptaret nuk ka mundesi kjo, sepse ne i dijm te gjithat dhe nuk hezitojm te japim mendime pa e ditur se per cka ne realitet po behet fjale, japim mendime te prera edhe pse nje rresht me posht e pranon se nuk ka eksperience fare me psikolog, dhe ne fund thote kurr nuk kam me shkuar te vizitoj nje,sepse une i ndihmoj vetvetes.
Per mendimin tim, nje njeri i cili nuk e pranon se ka probleme apo dhimbje cfardo qofshin ato(shpirtrore, mendore etj.) atehere me vone do te jete rezik per te dhe per rrethin e tij. Te psikologu shkon vetem ai person qe e identifikon problemin e tij, prandaj dhe shkon te kerkon ndihme. Ata qe pretendojn se nuk kan probleme dhe kur nuk do te kan probleme per nje vizite te psikologu, eshte njejte sikur te thuash se une jam perfekt. Te gjithe e dijm se asnjeri nuk jemi perfekt, apo jo?
Njeri postoj nje anomali qe kemi ne Shqiptaret, mentaliteti yne na gjykon si te cmendur nese shkojm te psikologu. Kjo fatkesishte eshte e vertet por po shpresoj se me kohe do te largohet edhe nga ne. Në kete anomali eshte edhe nje ironi tjeter qe ne Shqiptaret e bejm pa vetdije. Te psikologu nuk shkojm ti tregojm brengat tone ndersa nuk hezitojm ti tregojm komshiut, shoqes/shokut etj te gjitha qe i kemi ne bark.
Dhe me kete i ekspozojm te gjithat hallet tona ne rrethin ku jetojm. Ndersa kjo qarje e halleve te psikologu, nje person profesional per kete lami, dhe te i cili cdo gje qe e thua, aty mbetet dhe askush nuk e ndegjon, ne nuk shkojm vetem e vetem per te mos kuptuar te tjeret(komshiu,shoqja,shoku etj) se kam qene te psikologu(lexo mjeku i te cmendureve, sipas tyre).

Nuk dua te shkoj te psikologu sepse e kuptojn te gjithe se kam probleme ndersa pa vetdije, te gjitha problemet, i tregojm mu atyre qe luftojm te mos marrin vesh per problemet tona. Hajde mendje hajde.
Ne perfundim, kam bindjen se disa ne kete forum, kemi nevoj per psikolog, nese jo per gje tjeter, atehere te lirohemi nga keto komplekse qe i kemi, paranoid(edhe pse kjo per psikiater)paragjykime etj. Dhe ne momentin qe del nje temë, ende pa e lexuar mire, vijm ne konkludim se e dij per cka eshte fjala, dhe menjehere te jap une pergjigjen time i pari. Dhe jo vetem kaq, por edhe nese dikush tjeter del dhe na tregon se e kemi gabim, se si tema ka te beje krejtsisht me dicka tjeter, o jo, jo ,jo ne nuk e pranojm sepse ne e dijm per cka flasim dhe pike.
Dhe ne fund, mos te harroj, ne Shqiptaret jemi rritur ne stress, tortura, abuzime, qoftë ne regjime te nje pas njeshme, qoftë nga frika e luftave, mandej ne ankthe te ndryshme, fukarallek etj etj. Prandaj, edhe per kete shkak, ne nje menyre apo tjeter, ne kemi nevoj te takohemi me psikolog.
Normalisht, si cdo gje tjeter, edhe psikologet nuk jan te gjithe te njejte. Sikur qe nje doktor eshte me i mire se tjeteri dhe mund te jap mendim krejtsisht tjeter nga kolegu i tij/saj, ashtu edhe psikologu. Nese nuk je i knaqur me nje psikolog atëhere gjithenje mund te kerkosh te takohesh me tjetërin.
Me nderime
Flag
Krijoni Kontakt