Komuniteti Mysliman: Harta e pronave
Lindita Ēela
17-03-2007
Ferit Llagami
Komuniteti mė i madh fetar nė vend mirėpret nismėn e qeverisė pėr hipotekimin e pronave tė regjistruara nė Arkivė
Myslimanėt, 1.8 mln m2 truall nė vend
Katolikėt: Shteti tė zgjidhė nė mėnyrė sociale ēėshtjen e pronave. Asnjė reagim nga Kisha Ortodokse
TIRANĖ- Ndryshimi i ligjit, me qėllim hipotekimin e pronave tė komuniteteve fetare duket se ka ngazėllyer krerėt e kėtyre bashkėsive nė vend. Gati-gati tė zhgėnjyer nga tė gjitha qeveritė pėr mė shumė se 15 vjet, titullarėt e komuniteteve fetare nuk kanė ndalur sė kėrkuari pronat qė iu janė konfiskuar gjatė sistemit komunist. Pohojnė se ende nuk janė tė qartė pėr atė nismė tė bėrė publike nga kryetari i Komitetit tė Kulteve, ndėrsa shtojnė se mungesa e plotė e dokumentacionit tė pronave tė komuniteteve fetare nė Hipotekė, ka qenė njė nga shkaqet kryesore qė pėrgjatė kėtyre viteve tė mos zgjidhet ēėshtja e pronave. Pėrfaqėsues sė komuniteteve fetare thonė se pjesa mė e madhe e pronės sė tyre ekziston e regjistruar nė mėnyrė tė saktė nė Arkivėn e Shtetit, ndėrkohė qė nė hipotekė dokumentacioni ėshtė i cunguar.
Myslimanėt, me dosje tė gatshme
Megjithėse kreu i Komitetit Shtetėror pėr Kultet, Rasim Hasanaj, ka deklaruar vetėm para pak ditėsh ndryshimet e ligjit mbi pronat, pėr krerėt e komunitetit mysliman duket se ky hap ka qenė i pritshėm. Edhepse Selim Muēa pohon se nuk ėshtė nė dijeni tė nismės sė marrė nga Komiteti i Kulteve, nė drejtorinė e pronave tė Komuniteti Mysliman, duket se ka kohė qė po punohet nė kėtė drejtim. Ferit Llagami ka nė zyrėn e tij thuajse tė gjitha dosjet e pronave qė ekzistojnė tė regjistruara nė Arkivėn e Shtetit. Llagamika nė dosje tė veēanta tė gjitha pronat e Komunitetit Mysliman qė nga Vermoshi e deri nė Konispol. Nė fakt, nga ajo sa deklaron Ferit Llagamiduket se Komuniteti Mysliman ėshtė ndėr komunitetet fetare mė tė pasura nė vend. Pothuajse nuk ka qytet tė vendit qė kryesia e Komunitet Mysliman tė mos pretendojė tė drejtėn e pronėsisė.
Nė bazė tė dokumentacioneve qė ekzistojnė nė kėtė institucion thuhet se ata gėzojnė tė drejtėn e pronėsisė nė 1 815 815 m2 truall nė tė gjithė vendin. "Vetėm 246 523 m2 e kėsaj sipėrfaqeje i ėshtė rikthyer Komunitetit Mysliman",-ka thėnė Llagami. Sipas tij, ėshtė rikthyer njė sipėrfaqe kaq e vogėl pėr shkak se nė hipotekė nuk ka pasur dokumente. Po sipas Ferit Llagamit, njė tjetėr problem pėr kėtė komunitet ėshtė tjetėrsimi i pronės.
Drejtori tė thotė se ky komunitet ka pėrfituar nga kthimi i pronave nė njė masė 60 % nė kryeqytet, ndėrsa nė qytetet e tjera si Durrės, Lushnje, Kavajė, Peshkopi, Vlorė nuk ka pėrfituar thuajse asgjė. Mėsohet se Komunitetit Mysliman i ėshtė rikthyer pjesėrisht pronanė Tiranė, Durrės dhe Shkodėr, kjo pas seancave tė stėrzgjatura gjyqėsore. E ndėrsaFerit Llagami thotė se ka gati tė gjitha dosjet e pronave, kreu i myslimanėve mezi pret miratimin e projektligjit tė ndėrmarrė nga Komiteti i Kulteve. Sipas Selim Muēės, rikthimi i kėtyre pronave do tė sillte pavarėsinė e plotė tė Komunitetit Mysliman nga fondacionet e ndryshme qė veprojnė nė Shqipėri.
Katolikėt, nė pritje tė shtetit
Ndryshimi i ligjit mirėpritet edhe nga krerėt e Kishės Katolike, por nė ndryshim nga Komuniteti Mysliman, nė Arkipeshkvinė katolike nuk ekziston njė drejtori mė vete, qė tė kujdeset pėr pronat e saj. Madje, nė Arkipeshkvinė e Durrėsit dhe tė Tiranės, askush nuk ka njė listė tė plotė tė pronave qė gėzon kisha. Marjan Paloka thotė se kjo ēėshtje ndiqet nga dioqezat nė mėnyrė krejtėsisht tė pavarur. Sipas sekretarit tė Arkipeshkvisė, tė 6 dioqezat nė shkallė vendi ndjekin nga afėr problemin e pronave, ndėrkohė qė edhe pėr kėtė komunitet, sipėrfaqja e rikthyer ėshtė tejet e vogėl. "Tek ne nuk ekziston njė drejtori qė tė merret me ēėshtjen e pronave, pasi kjo ēėshtje ndiqet nė mėnyrė tė pavarur nga drejtuesit e dioqezave dhe kėtu nuk ka njė njeri qė tė ketė dijeni tė plotė se cila ėshtė sipėrfaqja e pronės qė ne gėzojmė"- thotė Matjan Paloka.
Por sipas tij, shteti i ka rikthyer kishės vetėm njė sipėrfaqe tė vogėl toke mbi tė cilat janė ndėrtuar aktualisht kishat e reja. Si tė gjitha komunitete fetare, edhe Kisha pjesėnmė tė madhe tė pronės e ka tė pakompensuar."Nė ndryshim me komunitetet e tjera, ne nuk e kemi ndjekur nga afėr kėtė proces sepse nė tė shumtėn e rasteve, nė pronat tona aktualisht banojnė njerėz dhe kurrsesi kisha nuk mund tė kėrkojė shpėrnguljen e tyre pėr hir tė pronėsisė qė ne gėzojmė. Ne kemi pritur qė kjo ēėshtje tė zgjidhet nė mėnyrė sa mė sociale nga shteti shqiptar",- thotė sekretari iArkipeshkvisė sė Durrėsit dhe tė Tiranės.
Sipas tij, kisha katolike gėzon njė pronėsi nė sipėrfaqe tė konsiderueshme nė qytetet si Durrės, Shkodėr, Lezhė, PukėVlorė, Korēė,Tiranėpor deri mė tani sipėrfaqja e rikthyer ėshtė tejet e pakėt. E ndėrsa dy komunitetet mė tė mėdha fetare nė vend tregohen tejet tė hapura pėr tė folur rreth pronės qė gėzojnė, krejt e kundėrta ndodh nė Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Askush nė kėtė institucion nuk merr pėrsipėr tė flasė pėr kėtė ēėshtje.
Krijoni Kontakt