Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    ka pasur shum raste si ky ne shqiperi madje edhe me shqiptar te lindur ne perendim qe ktheheshin per te par token dhe futeshin ne burg

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo ceshtje nuk eshte aq e thjeshte..
    cdo shtet ruhet nga agjentura e huaj dhe perpiqet ti neutralizoje veprimet e tyre..
    sigurimi shqiptar me kadri hazbiun ne krye duke punuar sipas mesimeve te enverit dhe nen urdherat e enverit ishte i detyruar te kontrollonte cdo gje te huaj.. perfshire ketu idete politike, modelet politike e njerzit ..
    mjer kush pati fatin te ishte i huaj e te jetonte (pa imunitetin diplomatik) ne shqiperine e enver hoxhes..
    ai/ajo.. kishte keto alternativa..

    te behej spiun i sigurimit.. e te hante nje cop buk .. ose te provonte gulagizmin enverist..

    kadare e ka ngritur kte problem..

    tu kerkohet falje (shteti shqiptar) te huajve qe u perdhunuan ne vitet enveriste..

    po poplli thote..

    kush nuk nigjon nanen... del ne rrug then kamen..

    edhe te huajve qe erdhen ne shqiperi u tha nana ose baba atje ku ishin.. mos bij mos shko ne ate vend te tmerrshem..
    jo ma e ba .. do shkoj se aj am in llav me nji shqipotar..

    mund te them se eshte faqja me e zeze e historise se popullit tone.. kjo sjellja me te huajt..
    para ca vjetsh u zhduken ne gerxhet e malsise ca te rinj ceke..

    askush nuk cau drrasa per ata te mjere..

  3. #23
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Brari
    para ca vjetsh u zhduken ne gerxhet e malsise ca te rinj ceke..

    askush nuk cau drrasa per ata te mjere..
    Nese e ke fjalen per alpinistet ata u zhduken nga njesitet diverzante/vezhguese te Ushtrise Serbe qe operonte brenda kufijve te pakontrolluar e te pambrojtur te Shtetit Shqiptar.

    ****
    Pastaj menyra se si po trajtohet ky rast eshte shtremberim i paskurpullt dhe antikombetar i realitetit historik te cilin sepaku ju qe keni jetuar ne shqiperine administrative e dini fare mire. Mos e dici ju, e dijne baballaret tuaj.

    Sistemi autoritativ komunist i pushtetit popullor te shqiperise, ne asnje menyre dhe per asnje moment, nuk ka zgjedhur se ke do ta persekutoje dhe kunder kujte do te ndermarre masa sigurie.

    Eshte e paparamendueshme, e pacendrushme dhe absolutisht fiktive tendenca qe burgosja e burrit te Stankes te ishte drejtuar kunder saj, por kunder burrit te saj. Fakti se gruaja e tij qelloi e nje kombesie tjeter eshte koincidence e pamohueshme e padiskutueshme.

    Kjo eshte paftyresi.

    Ndoshta ju kujtohet kenga me vargjet:

    Moj Kosove
    kur ta ktheva shpinen,

    Te lash borë
    e gjeta dimër

    Nje kengetar i njohur ciftelie qe kendoi per dhjetera vite kete kenge i ikur nga terrori serb ne Kosove per ta shijuar Shqiperine e lire shqiptare i pershkroi pershtypjet e veta me ato vargje. Mbi dhjete vjete e kishte kenduar kete kenge shume te popullarizuar ete bote edhe ne prani te Enverit. Derisa intelekti bolshevik me ne fund arriti ta kuptoje se per cka e kishte fjalen.

    E futen ne burg...represaljet i dini... hej per nje "delikt verbal"!

    Por keshtu si e sjellni punen ju i bie te themi: futja, s'eshte me rendesi paska qene shqiptar!

    Kjo qe thoni ju (nuk eshte per ty brari, respekt), dhe gazetat antishqiptare te Shqiperise, eshte: -As mbi nje milion e gjysme shqiptar te persekutuar gjate regjimit s'jane gje ne krahasim me nje Stanken serbe.

    Ju lumte. Vertete ata qe mendojne keshtu nuk vlejne as te rruarat e parvjetme te te leshit te Stankes.

    Lume Baca per redaksite e gazetave tuaja.
    Shendet, se tjerat s'u duhen gje!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    yll i vetmuar, (lol, tingellon me pak "tragjike" ne anglisht )

    Kliko tek ky link per nje vizion se si mund te "shkruhet" historia.

    Kliko: Kosovo clubbers

    Po si jo Lioness ata te dy qe flasin aty ja fusin kot .

    shko ti e pyti ata te cilet e kane humbe te gjithe familjen se si do te bashkejetojne me serbet.

    Edhe se si do te funkcionoj ky shteti jo Nacional i Kosoves.
    JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE

  5. #25
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nje lajm sadopak me tematike te njejte:

    Mirjeta, shkodrania qe marton vajzat e veriut ne Serbi

    Gjithçka ka nisur në zonën e Sjenicës dhe në fshatrat në rrethinat e Pesterit. Një territor i kërcënuar nga largimi i popullsisë, në kufirin mes Shqipërisë e Malit të Zi.

    Kosova dhe plagët e tjera të historisë vazhdojnë të përçajnë vendet e popujt në Ballkan. Por, mungesa e vajzave në moshë martese ka më tepër rëndësi se kjo në jug të Serbisë, aty ku për të rrëzuar barrierat etniko-kulturore me shqiptarët dhe për më tepër me shqiptaret; ka nisur të lulëzojë një fenomen i ri e i papritur: “epidemia” e martesave të përziera nga të dyja anët e kufirit. Gjithçka ka nisur pa shumë bujë, në zonën e Sjenicës dhe në fshatrat e humbura në rrethinat e Pesterit. Një territor i kërcënuar nga largimi i popullsisë, mes maleve në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Është zonë e banuar nga fshatarët serbë ortodoksë, në zemër të provincës gjysmë myslimane të Sangiaccatos. Largimi drejt qytetit, në kërkim të një jete më të mirë dhe në të vërtetë edhe për të krijuar një familje, bën që vajzat të pakësohen gjithnjë e më shumë duke sjellë për pasojë mungesën e ekuilibrit mes sekseve.

    Deri në atë pikë, sa në Sjenicë ka dhjetëra burra mbi 30 vjeç, të pamartuar për shkak të mungesës së grave: një ofezë e rëndë kjo për traditën serbe. Për të rritur shpresat e të vetmuarve në Serbi, ka zbritur si nga qielli, në anën tjetër të kufirit, një “sipërmarrëse” nga Shkodra, Mirjeta Geca, që flet mirë serbisht dhe që e kap në ajër rastin për të martuar të rinjtë. Gecaj është nisur nga fakti i thjeshtë; nëse në fshatrat në jug të Serbisë mungojnë gratë në moshë martese, në ato të Shqipërisë veriore ka me shumicë të tilla, edhe për shkak të emigrimit, që prek kryesisht burrat. Duke zbatuar në punët e zemrës ligjet e kërkesës dhe ofertës, zgjidhja ka ardhur vetvetiu: mjafton të kesh kontaktet e duhura, të marrësh me qera ndonjë makinë e të nisësh një mision eksplorues në Sjenicë dhe në fshatrat përreth për të kuptuar se për këtë punë ia vlen barra qiranë. Rrënjët e përbashkëta kristiane (ortodoksë serbët dhe katolike pjesa më e madhe e banorëve të Shkodrës, një bastion i minorancës jo-islamike në vendin e shqiponjave) e kanë ndihmuar mjaft.

    Por, për të bërë të parëndësishme ndryshimet në mentalitet dhe paragjykimet shekullore reciproke ka ndihmuar në radhë të parë “situata e emergjencës”. Dhe më pas takimi mes personave, siç konfirmojnë edhe dëshmitë e protagonistëve të kënaqur, që pak pas kësaj ngjarjeje kanë nisur të vendosen në qendër të vëmendjes së medias. Milinko Rakonjaç, që në Shkodër gjeti nuse kur i kishte kaluar të dyzetat, është mes atyre që nuk e përmbajnë entuziazmin. Martesa me gruan e tij është celebruar sipas riteve katolike në Shqipëri dhe atyre ortodokse në Serbi dhe ai konfirmon se “tani gjithçka shkon mirë”. “Këtu tek ne, vajzat po humbasin. Ato shkojnë në qytet dhe nuk kthehen më. Ndaj burrat ndodhen para një dileme: të nisen dhe ata për në qytet, ku nuk ka shumë punë, apo të rrimë në fshatrat tona e të mos martohemi. Por, tani, më në fund, kemi një zgjidhje të mrekullueshme”. Ai nuk është i vetmi që e mendon në këtë mënyrë, e nëse është e vërtetë ajo që thotë Mirjeta Geca, në një muaj në këtë zonë janë celebruar 13 martesa.

    Problemi, në fund të fundit, nuk ka lidhje vetëm me këtë aspekt. Serbia, një nga zonat më pjellore të Europës deri 60 vjet më parë, sot është vendi i katërt “me popullsinë më të moshuar” në kontinentin e vjetër, në prag të një situate problematike demografike, që është përkeqësuar edhe nga luftërat e konfliktet e armatosura postkomuniste e postjugosllave. Sipas demografit Dragan Bataveljiç, ka komuna, e jo vetëm në zonën jugore të vendit, ku “raporti mes vdekjeve dhe lindjeve është 16 me 2, ndërsa në vende të tjera nuk ka lindje prej vitesh. Nuk mund të të habisë aspak ideja që për të rigjallëruar perspektivën martesore, mund të hedhësh sytë njëherë në rajon. Në Shqipëria, Rumani, Moldavi apo Vojvodinë. Deri në të renë më të fundit, të ideuar nga një agjenci martesore, që nga Ukraina e largët sjell në qytezën e Leskovacit shumë variante vajzash në moshë martese.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nuk ka lidhje kombesia,por thjesht njerezit qe jetojne jashte Shqiperise me raste kane kulture tjeter.Por kur ka te beji dashuria ne mes gjithmone fiton.Edhe ketu ne Greqi kur shajne turqit ka shume Grek qe kane marr vajza nga Turqia akoma kane ndruar edhe fene qe te martohen me Greke.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Gruaja e dashuruar pas elbasanlliut 28 vjeçar detyrohet të shesë
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 01:04
  2. Williams dhe Kate të dashuruar seriozisht
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 07:50
  3. Historia e trishtë e mjellmës së dashuruar (rm)
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2004, 09:39
  4. I Dashuruar Me Kembet E Nje Vajze
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-09-2003, 09:34
  5. Jeni dashuruar ndonjëherë pas një pikture?
    Nga katana në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-05-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •