Peshėngritėsja Fetije Kasaj ėshtė shpallur nėnkampione e trefishtė e Europės nė peshėn 58 kg nė Kampionatin e 19-tė Europian tė Peshėngritjes pėr Femra, qė po zhvillohet nė Poloni. Kasaj ėshtė fituese e tri medaljeve tė argjendta: me 97 kg nė stilin e shkėputjes, 130 kg nė stilin e shtytjes dhe me 227 kg nė dygarėsh. Rivalja mė e fortė e shqiptares Kasaj ka qenė pa dyshim rusja Marina Shainova, e cila jo vetėm qė fiton medaljen e artė nė tė tri stilet, por thyen edhe rekordin europian nė stilin e shkėputjes me 102 kg dhe rekordin botėror nė stilin e shtytjes me 135 kg. Nė vend tė tretė ėshtė renditur polakja Aleksandra Klejnovska.
Krijoni Kontakt