-
i/e regjistruar
Ekzekutohet me silenciator biznesmeni
Vrasje mafioze nė Tiranė nė orėt e mbrėmjes. Qėllohet me 2 plumba pas koke Agim Reēi, administratori i njė bingoje
Ekzekutohet me silenciator administratori i njė bingoje nė Tiranė. Agim Reēi, 45 vjeē, ėshtė vrarė mbrėmė nga persona tė paidentifikuar, teksa po kthehej nė banesėn e tij, afėr Fakultetit tė Histori-Filologjisė, nė Rrugėn e Elbasanit. Pavarėsisht se ende nuk ka autor tė identifikuar tė kėtij ekzekutimi, policia ka ngritur dy pista hetimi. Burimet nga Drejtoria e Policisė sė Tiranės bėnė tė ditur se, rreth orės 19:00 tė mbrėmjes, janė njoftuar se njė person ishte gjetur i vrarė nė afėrsi tė lokalit "Lion Park", pėrballė Fakultetit tė Histori-Filologjisė. Menjėherė nė vendin e ngjarjes kanė shkuar forcat e Komisariatit nr. 1 dhe mė pas edhe gjithė krerėt e policisė kryeqytetase. Brenda pak minutash, grupi hetimor ka mundur tė identifikojė viktimėn e gjetur nga njė banor i zonės. Sipas policisė, i identifikuari Agim Reēi ishte gjetur nga njė qytetar, i cili mė pas ka njoftuar njė efektiv tė policisė rrugore, qė ndodhej nė Rrugėn e Elbasanit. Mė pas, efektivi rrugor ka dhėnė njoftimin nė sallėn operative. Sipas tė dhėnave nga grupi hetimor, Agim Reēi, 45 vjeē, lindur nė Dibėr dhe banues nė Tiranė, ishte ekzekutuar me dy plumba pas koke. "Ai ėshtė ekzekutuar me njė pistoletė me silenciator, ku autori ka pėrfituar edhe nga errėsira nė vendin e ngjarjes. Nė vendin e ngjarjes, policia ka nisur menjėherė punėn pėr sigurimin e provave, ku pėr njė kohė tė gjatė janė munduar tė gjejnė armėn e krimit. Nga ana tjetėr, grupi hetimor ka ngritur dyshimet se autorėt e ngjarjes, tė cilėt mendohet se janė mė shumė se dy vetė, tė jenė larguar me motorė. Kėshtu, policia ka ngritur njė sėrė postblloqesh nė disa pika kyēe tė rrugėve tė Tiranės. Rreth 40 minuta pas vrasjes sė ndodhur, policia e ka dėrguar viktimėn nė morgun e Tiranės, ndėrkohė qė grupi hetimor ka shoqėruar familjarėt e tij.
Gjithashtu, nė lidhje me kėtė ngjarje, forcat policore kanė shoqėruar edhe disa tė dyshuar, pavarėsisht se nuk ėshtė marr ndonjė masė arresti ndaj tyre. Burimet nga policia kryeqytetase bėnė tė ditur se pėr kėtė vrasje janė ngritur dy pista hetimi. Uniformat blu shpjeguan se njėra pistė ka tė bėjė me aktivitetin e tij si pronar i "Klevi Bingo", nė Peshkopi, ndėrkohė qė nuk pėrjashtohen edhe dyshime tė tjera. Agim Reēi ėshtė kushėriri i Flamur Reēit, i cili edhe ky njihet si biznesmen nė Tiranė, i cili ka qenė pronari i tė njohurės "Ylli Bingo". Madje, ky i fundit ėshtė akuzuar nga drejtėsia shqiptare pėr gjobėvėnie tė njė biznesmeni maqedonas. Ndėrkohė, viktima ėshtė vėllai i Luftar Reēit, person me precedent penal. Policia mendon se Reēi mund tė jetė ekzekutuar edhe pėr konfliktet e vėllait tė tij. Agim Reēi, i cili njihej si njė biznesmen, mė parė ka punuar si mėsues fizkulture nė Peshkopi, ndėrkohė qė pas lulėzimit tė "Ylli Bingo" nė Tiranė, ai hapi njė bingo tė tij. Ndėrkohė, ai ėshtė babai i njė djali dhe dy vajzave. Policia e ka konsideruar vrasjen e mbrėmshme si njė ndėr krimet mė tė rėnda qė kanė ndodhur nė tremujorin e parė tė vitit 2007. Pėr kėtė, policia ka ngritur njė grup hetimor tė kryesuar nga drejtuesit mė tė lartė tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės.
Administratori
Ai ėshtė ekzekutuar me njė pistoletė me silenciator, ku autori ka pėrfituar edhe nga errėsira. Nė vendin e ngjarjes, policia ka nisur menjėherė punėn pėr sigurimin e provave, ku pėr njė kohė tė gjatė janė munduar tė gjejnė armėn e krimit.
Gazeta Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt