Sot ne Shqiperi
Desheroj te hap kete teme me synimi qe permes lajmeve te marra nga burime te ndryshme te tregohet flash se cfare ndodh cdo dite ne Shqiperi, por pa koment.
Kryeministri pėruron rrugėn e re Qafa e Kasharit-Rinas, qė lidh autostradėn Tiranė-Durrės me aeroportin Nėnė Tereza
16/3/2007
Sot paradite, Kryeministri Berisha mori pjesė nė pėrurimin e rrugės sė re hyrėse Qafa e Kasharit-Rinas, qė lidh autostradėn Tiranė-Durrės me aeroportin Nėnė Tereza. Rruga e re, njė nga investimet e rėndėsishme koncesionare me vlerė 6.366 milion euro, me gjatėsi 6.5 kilometra, gjerėsi 7.5 metra, shkurton ndjeshėm distancėn, me rreth 8 kilometra dhe lehtėson lėvizjen nė drejtim tė aeroportit Nėnė Tereza. Shpronėsimet janė mbuluar nga fonde tė qeverisė me vlerė rreth 1.5 milion euro. Pjesė e kėtij investimi janė edhe mbikalimi nė autostradėn Tiranė-Durrės, njė urė mbi linjėn hekurudhore Tiranė-Durrės, si dhe njė urė e re mbi lumin Tirana.
Nė ceremoninė e pėrurimit ishin tė pranishėm edhe Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha dhe pėrfaqėsues tė Tirana Airport Partners.
Kryeministri pėrgėzoi pėrfaqėsuesit e Tirana Airport Partners pėr pėrkushtimin, eficencėn dhe kompletimin e kėsaj vepre tė rėndėsishme pėr vendin. Sot inagurojmė rrugėn dhe nė pak ditė aeroportin, vepra kėto tė njė rėndėsie tė madhe infrastrukture pėr vendin. Rruga qė inagurojmė sot ėshtė e shkurtėr, por e njė rėndėsie cilėsore tė veēantė, sepse sė bashku me aeroportin i jep dinjitet mė tė madh dhe paraqitje mė tė mirė vendit pėr tė gjithė ata qė vizitojnė Shqipėrinė. Rruga shkurton distancėn duke kursyer kohė, si gjėja mė tė ēmuar, u shpreh Kryeministri.
Duke pėrgėzuar kompaninė e ndėrtimit tė kėsaj rruge pėr punėn e bėrė, Kryeministri shprehu kėnaqėsinė qė aeroporti dhe rruga ndėrtohen nga dy kompani shqiptare, tė cilat kanė treguar aftėsi, teknicitetet dhe kanė pėrmbushur detyrimet kontraktuale me kompaninė e huaj qė menaxhon aeroportin, duke e ndėrtuar rrugėn nė njė kohė mė tė shkurtėr se parashikimi. Rruga dhe aeroporti, - theksoi Kryeministri, - janė shembull i shkėlqyer i partneritetit publik privat. Ato dėshmojnė se realisht nė kėtė partneritet qėndron edhe leva e Arkimedit pėr ekonominė shqiptare dhe pėr zhvillimin e vendit".
Duke falėnderuar tė gjithė ata qė financuan kėto projekte, Kryeministri siguroi investitorėt se Shqipėria ėshtė e vendosur tė nxisė ēdo ditė e mė shumė partneritetin publik privat, si njė ndėr mekanizmat kryesor tė ndėrtimit tė veprave tė rėndėsishme dhe shpejtimit tė zhvillimit tė vendit.
Departamenti i Informacionit i Kryeministrise
Krijoni Kontakt