Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Sot ne Shqiperi

    Sot ne Shqiperi


    Desheroj te hap kete teme me synimi qe permes lajmeve te marra nga burime te ndryshme te tregohet flash se cfare ndodh cdo dite ne Shqiperi, por pa koment.



    Kryeministri pėruron rrugėn e re Qafa e Kasharit-Rinas, qė lidh autostradėn Tiranė-Durrės me aeroportin “Nėnė Tereza”


    16/3/2007

    Sot paradite, Kryeministri Berisha mori pjesė nė pėrurimin e rrugės sė re hyrėse Qafa e Kasharit-Rinas, qė lidh autostradėn Tiranė-Durrės me aeroportin “Nėnė Tereza”. Rruga e re, njė nga investimet e rėndėsishme koncesionare me vlerė 6.366 milion euro, me gjatėsi 6.5 kilometra, gjerėsi 7.5 metra, shkurton ndjeshėm distancėn, me rreth 8 kilometra dhe lehtėson lėvizjen nė drejtim tė aeroportit “Nėnė Tereza”. Shpronėsimet janė mbuluar nga fonde tė qeverisė me vlerė rreth 1.5 milion euro. Pjesė e kėtij investimi janė edhe mbikalimi nė autostradėn Tiranė-Durrės, njė urė mbi linjėn hekurudhore Tiranė-Durrės, si dhe njė urė e re mbi lumin Tirana.

    Nė ceremoninė e pėrurimit ishin tė pranishėm edhe Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha dhe pėrfaqėsues tė Tirana Airport Partners.

    Kryeministri pėrgėzoi pėrfaqėsuesit e Tirana Airport Partners pėr pėrkushtimin, eficencėn dhe kompletimin e kėsaj vepre tė rėndėsishme pėr vendin. “Sot inagurojmė rrugėn dhe nė pak ditė aeroportin, vepra kėto tė njė rėndėsie tė madhe infrastrukture pėr vendin. Rruga qė inagurojmė sot ėshtė e shkurtėr, por e njė rėndėsie cilėsore tė veēantė, sepse sė bashku me aeroportin i jep dinjitet mė tė madh dhe paraqitje mė tė mirė vendit pėr tė gjithė ata qė vizitojnė Shqipėrinė. Rruga shkurton distancėn duke kursyer kohė, si gjėja mė tė ēmuar”, u shpreh Kryeministri.

    Duke pėrgėzuar kompaninė e ndėrtimit tė kėsaj rruge pėr punėn e bėrė, Kryeministri shprehu kėnaqėsinė qė aeroporti dhe rruga ndėrtohen nga dy kompani shqiptare, tė cilat kanė treguar aftėsi, teknicitetet dhe kanė pėrmbushur detyrimet kontraktuale me kompaninė e huaj qė menaxhon aeroportin, duke e ndėrtuar rrugėn nė njė kohė mė tė shkurtėr se parashikimi. “Rruga dhe aeroporti, - theksoi Kryeministri, - janė shembull i shkėlqyer i partneritetit publik privat. Ato dėshmojnė se realisht nė kėtė partneritet qėndron edhe leva e Arkimedit pėr ekonominė shqiptare dhe pėr zhvillimin e vendit".

    Duke falėnderuar tė gjithė ata qė financuan kėto projekte, Kryeministri siguroi investitorėt se Shqipėria ėshtė e vendosur tė nxisė ēdo ditė e mė shumė partneritetin publik privat, si njė ndėr mekanizmat kryesor tė ndėrtimit tė veprave tė rėndėsishme dhe shpejtimit tė zhvillimit tė vendit.

    Departamenti i Informacionit i Kryeministrise

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    17-03-2007



    TIRANĖ- Ėshtė zhvilluar dje ceremonia e pėrcjelljes sė kontingjentit tė ri tė Trupave Komando, qė do tė marrin pjesė nė misionin e NATO-s nė Irak. Kompania e trupave komando, njėsitė elitė tė Ushtrisė Shqiptare, do tė vendosen ashtu si dhe kontingjentet e tjera nė Veri tė Irakut, nė qytetin e dytė mė tė madh tė tij, Mosul. Ata do tė jenė nė pėrbėrje tė njė brigade shumėkombėshe tė drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.

    Kompania shqiptare ėshtė e kompletuar me tė gjitha materialet teknike, pajisje dhe armatime qė i pėrgjigjen nevojave tė misionit dhe vetėm njė pjesė e mbėshtetjes logjistike realizohet nga forcat amerikane. Trupat Komando Shqiptare janė tė angazhuara nė ruajtjen e Aeroportit tė Mosulit, patrullime nė qytete, shoqėrimin e autokolonave ushtarake apo civile, e deri nė shpėrndarjen e ndihmave tė ndryshme pėr popullsinė e atjeshme.

    Qė prej vitit 2003, Ushtria Shqiptare iu bashkua koalicionit ndėrkombėtar nė Irak tė drejtuar nga Shtetet e Bashkuara. Trupat e saj veprojnė nė misione paqeruajtėse dhe nė Bosnje e Afganistan, ndėrsa pas pak muajsh pritet qė njė njėsi tjetėr tė marrė pjesė edhe nė Liban, nėn komandėn italiane.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dydrins.. nji shkrim te Meros per komisioneret dhe prokuroret a ma sjell ktu te lutem nga Tema?


    korrieri..


    Banda politike dhe parti politike
    E Shtune, 17 Mars 2007
    Nga Fatos Lubonja

    "Shikoni hajnat e qytetit tė Prishtinės, atyre qė iu ėshtė dhėnė gjithēka pėr tė ndėrtuar dhe kanė pasur nė dorė tė bėjnė. E ēfarė i kanė bėrė qytetit? Shikoni spitalin dhe arsimin, dhe e shihni ēfarė kemi bėrė. Ky vend ėshtė plot me hajna, banditė dhe tė pazot pėr tė formuar shtetin".

    Duke lexuar kėto radhė tė shkrimit tė Baton Haxhisė "Fondet", botuar nė “Tema” para disa ditėsh, nuk mund tė mos bėja paralelizmin e Kosovės me Shqipėrinė dhe klasėn politike tė saj, e tė shtroja pyetjen qė jo rrallė e shtrojmė: Ku duhet t'i kėrkojmė ne shqiptarėt shkaqet e paaftėsisė pėr tė krijuar njė shtet tė tillė, qė tė mos e shikojmė atė thjesht dhe vetėm si njė instrument pėr tė dhunuar e vjedhur bashkėqytetarėt tanė? Ēfarė e bėn tė veēantė rastin shqiptar nė tėrė shtetet e Evropės pėr sa i pėrket kėsaj paaftėsie? Sepse tė gjithė e dimė, se edhe nė njė shtet si Serbia, qė gjatė viteve ‘90 pati tėrė ato luftėra e ato trazira tė brendshme, megjithatė funksionoi shumė herė mė mirė si administratė shtetėrore, sesa tek ne qė ishim nė paqe. Mjafton tė kujtojmė se vetėm tri orė i ikėn dritat Beogradit para disa vjetėsh, dhe ministri i Energjetikės dha dorėheqjen. Mos vallė pasi tė ikin ndėrkombėtarėt, tė cilėt Haxhia i sheh sot pėr sot tė domosdoshėm pikėrisht pėr t'i shpėtuar shqiptarėt nga shqiptarėt me parti politike, njerėzit e thjeshtė tė Kosovės (d.m.th ata qė nuk pasurohen nėpėrmjet politikės) do tė fillojnė tė qajnė kohėn kur ishin pjesė e Jugosllavisė?

    Por le tė mos keqkuptohemi. Me kėtė shkrim nuk po dua t'i hyj analizės sė shkaqeve historike, kulturore e me radhė, qė shpjegojnė paaftėsinė tonė pėr tė ndėrtuar shtetin apo vonesėn tonė nė ndėrtimin e shtetit (kjo temė, nė fakt, mund tė kėrkonte njė konferencė mė vete mbarėkombėtare). As t'i jap pėrgjigje, nė kėtė kontekst, ndonjėrit qė do tė mė thotė se edhe Perėndimi nuk duhet idealizuar, sepse edhe atje gjen Berluskonin apo edhe Bushin qė e pėrdorin politikėn pėr interesa tė cilat janė kundėr interesave tė mbarė vendit. Thjesht kėto qė thashė mė lart, i bėra si hyrje pėr njė koment tė shkurtėr pėr qeverinė e re.

    Sali Berisha ndryshoi katėr ministra. Shkarkoi edhe drejtorin e KESH-it, duke e zėvendėsuar me njė tjetėr. Kėto, si dhe disa shkarkime nė zona humbėse, (sė fundi po flitet edhe pėr ristrukturim nė PD) qenė shenja e jashtme qė na dha PD-ja, tė reflektimit pėr rezultatin e dobėt nė zgjedhjet lokale. Nuk dua tė hyj fare nė meritat apo jo tė atyre qė ikėn apo tė atyre qė vijnė. Por nuk mund tė mos bėj konstatimin se kėto ndryshime e nė pėrgjithėsi mėnyra e reagimit tė PD-sė pas 18 shkurtit, nuk mjaftojnė pėr tė na bindur se vėrtet ka pasur njė reflektim pėr humbjen e zgjedhjeve nė qytetet kryesore dhe njė shqetėsim serioz sesi tė rikuperohet kjo pėr tė na ngjallur shpresėn se tani punėt do tė shkojnė ndryshe dhe mė mirė.

    Po ēfarė do tė kuptonim me njė reflektim serioz? Disa thonė se shenjė reflektimi serioz do tė duhet tė ishte dorėheqja e Sali Berishės, sepse, tek e fundit, qeveria e parė ishte fortėsisht nėn shenjėn e tij dhe kjo e dyta, po ashtu do tė mbetet. Por, sipas meje, problemi i reflektimit nuk ka tė bėjė thjesht me dorėheqjen e Berishės apo tė dikujt tjetėr. Problemi ka tė bėjė me pyetjen bazė qė ngrihet edhe nė Prishtinė, ku nuk ėshtė Saliu kryeministėr: Si t'ia bėjmė qė nga parti banda tė krijojmė parti politike? Kjo ėshtė ēėshtja. Kush ngulmon vetėm e vetėm tek dorėheqja e Berishės, thjesht nuk bėn tjetėr, veēse i shėrben bandės rivale. Problemi pra ėshtė tė kthehemi tek premtimi kryesor qė na dha Berisha nė vitin 2005, se do tė krijonte shtetin qė do t'i shėrbente qytetarit, si kundėrvėnie ndaj shtetit qė e kishte vjedhur atė. Kuptohet se tė gjithė ishim e mbetemi tė vetėdijshėm, se kjo nuk mund tė kryhej sa hap e mbyll sytė, por se disa shenja inkurajuese tė vullnetit tė mirė nė kėtė drejtim duhet tė jepeshin, por mbi tė gjitha tė mos jepeshin shenjat e vazhdimėsisė sė metodave socialiste. Nuk mund tė thuhet se kjo ėshtė njė qeveri mė e korruptuar se ajo socialiste, as se ka ministra mė tė korruptuar, tė paktėn duke i matur me nivelin e korrupsionit qė arritėn ata nė kohėn kur humbėn. Por, nga ana tjetėr, nuk mund tė thuash kurrsesi, se kjo u shndėrrua nė njė qeveri tė shėrbimit. Po pėrse? E kėtu duhet tė fillonte reflektimi serioz i PD-sė: pse nuk mundėn dot tė japin shenjat inkurajuese se po ndėrtojnė njė qeveri tė shėrbimit. E ky reflektimi nuk mund tė mos na ēojė tek konstatimi se nė thelbin e vet, kjo qeveri dhe administrata poshtė saj mbeti me filozofinė e vjetėr tė pėrdorimit tė pushtetit politik si mjet pėr shpėrblimin dhe vetėshpėrblimin e atyre qė luftojnė pėr marrjen e pushtetit. Mbeti me filozofinė, se tė mitė mund tė bėjnė ēfarė tė duan pa u hyrė gjemb nė kėmbė. Mbeti pra, tek partia bandė. Dhe kjo tendencė nė pėrshkallėzim e PD-sė u vu re fort mirė nga qytetarėt. Nė shumė dikastere do tė dėgjosh, kur flitet pėr njėrin apo tjetrin tė emėruar, se janė njerėz tė Saliut apo njerėz tė Jozefinės qė rregullojnė punėt e tė vetėve me ligj dhe pa ligj, rrallė do tė dėgjosh pėr njerėz tė aftė qė mbesin apo qė emėrohen nė vende kyēe, aq mė rrallė pėr njerėz tė ndershėm qė respektojnė vetėm ligjin. Dhe kjo nuk ėshtė pa lidhje edhe me qeverisjet paraardhėse. Ka ministra qė japin njė argument jo pavend mbi zėvendėsimet nė administratėn e tyre. Ata thonė se u duhet tė venė atje njerėzit e tyre, sepse socialistė qė ishin mė parė, nuk janė tė motivuar tė punojnė, pasi janė tė lidhur me padronėt e vjetėr. Por e keqja mė e madhe qėndron nė faktin se, shkaku i demotivimit vjen ngase ata merrnin atje njė rrogė tė vogėl, kurse fitimet e mėdha i nxirrnin me tė tjera "burime", nėpėrmjet lidhjes me ministrin. Pra, ata ishin aty jo pse qenė mė tė aftė, por pse ishin tė besuar tė ministrit, apo pse ishin besnikė tė partisė. Atėherė ministri me tė drejtė vendos njerėzit e tij qė janė mė tė motivuar, por, nga ana tjetėr, askush nuk na garanton se nuk i ka vėnė atje, pasi kėshtu ndėrton grupin e tij tė vjedhjes apo tė shpėrblimit pėr militantė qė luftojnė pėr votėn. Dhe nuk mund tė mos tė tė lindė ky dyshim, kur sheh se pėrzgjedhja bėhet edhe duke pėrjashtuar tė aftė, kur sheh se ata qė kėrkojnė tė zbatohet vetėm ligji, duken tė bezdisshėm qė duhen hequr qafe, kur vėren se si, pasi merret pushteti, humbet nevoja pėr tė respektuar e dėgjuar ndokėnd qė ka ndonjė ide, pasi, nė fakt, edhe mė parė ai nuk ėshtė ēmuar pėr idetė qė ka shprehur, por pse mendohej se ishte kundėr bandės rivale. Tek e fundit, kur sheh se gjithēka fillon e reduktohet tek rivaliteti se kush po pėrfiton mė shumė. Po t'i shtojmė kėsaj edhe ndjenjėn e pasigurisė sė madhe qė kanė njė pjesė se do tė qėndrojnė nė pushtet, ēka nėnkupton edhe ankthin pėr tė marrė e gllabėruar sa mė shumė nė minimumin e mundshėm tė kohės, gjendja vjen e degjenerohet edhe mė tej. Frenimi i kėtij degjenerimi mė duket se ėshtė puna e parė e reflektimit qė do tė duhet tė bėnte PD-ja e qė nuk mė duket se e ka bėrė.

    Sillu nga sillu dhe zbulojmė se jemi po te filozofia e besnikėve tė partisė tė kohės sė Enver Hoxhės, veēse tani tė ndarė nė dy parti-banda dhe pėrsėri tek pyetja e fillimit: Si mund tė dalim nga gracka ku na kanė futur ato? Ėshtė e trishtueshme, por paradoksalisht, pėrgjigja mė realiste ėshtė se prej kėsaj gracke do tė mund tė dalim veēse nėpėrmjet kompeticionit tė kėtyre dy bandave politike, drejt asaj se cila do tė mund tė kthehet mė shpejt dhe mė mirė nė parti politike. Sigurisht ky kompeticion nėnkupton mbi tė gjitha presionin e votuesit pėr tė dalė nga gracka, nėnkupton, prandaj, edhe votėn e lirė si kusht tė domosdoshėm. Por ai nėnkupton edhe reflektimin serioz tė palėve, pėr faktin se nė kėtė grackė ndodhemi tė gjithė, edhe ata qė pandehin se janė jashtė saj, pasi janė tė privilegjuar nga pushteti politik qė kanė. Ai nėnkupton po ashtu edhe frikėn e ballafaqimit me votėn e lirė tė ardhshme, por edhe njė frikė edhe mė tė madhe: atė tė dėnimit nga historia. Fatkeqėsisht, deri tani shenjat e kėtij reflektimi janė nė nivelet mė tė ulėta, aq sa mund tė shtrohet pyetja qė na fut nė rreth vicioz, si kėtej edhe andej kufirit, nė Kosovė, por edhe Maqedoni: A mund tė pritet nga bandat politike qė tė kthehen nė parti politike?



    korrieri

  4. #4
    Kryeministri Berisha pėrshėndet dekretin e Presidentit Bush pėr mbėshtetjen e Shqipėrisė drejt NATO-s dhe marrėveshjen me KE-nė pėr liberalizimin e vizave


    11/4/2007
    Kryeministri Berisha ia kushtoi hapjen e mbledhjes sė sotme tė Kėshillit tė Ministrave dy zhvillimeve tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė: firmosjen nga Presidenti i SHBA-ve George W Bush tė ligjit, tė miratuar nga Kongresi amerikan, pėr mbėshtetjen e Shqipėrinė nė pėrpjekjet e saj pėr anėtarėsim nė NATO, si dhe parafimin e marrėveshjes ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe Komisionit Evropian pėr liberalizimin e vizave.

    Duke pėrshėndetur kėto dy ngjarje tė rėndėsishme, Kryeministri shprehu mirėnjohjen pėr Presidentin Bush dhe Kongresin e SHBA-ve, Bashkimin Evropian dhe vendet e tij anėtare pėr mbėshtetjen qė vazhdojnė t’i japin Shqipėrisė nė rrugėn e saj tė progresit dhe integrimit. Kėto dy zhvillime shumė pozitive, - vlerėsoi Kryeministri, - vijnė si rezultat i vlerėsimit nga qeveria e SHBA-ve dhe nga Komisioni Evropian tė reformave tė suksesshme tė ndėrmarra nga qeveria shqiptare gjatė kėsaj periudhe. Kryeministri siguroi se qeveria ėshtė e pėrkushtuar tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr tė pėrmbushur standardet e domosdoshme nė proceset e integrimit dhe ėshtė e vendosur tė vazhdojė nė rrugėn e saj tė reformave.

    Mė tej, duke folur pėr kėto dy evenimente, Kryeministri bėri kėto vlerėsime:

    “Dje ka pasur dy evenimente shumė tė rėndėsishme. Presidenti Bush ka firmosur ligjin, me tė cilin qeveria e SHBA-ve autorizohet tė ndihmojė edhe financiarisht Shqipėrinė, Kroacinė, Maqedoninė, Gjeorgjinė dhe Ukrainėn nė pėrpjekjet e tyre pėr anėtarėsim nė NATO. Kjo nismė e Kongresit tė SHBA-vė dhe senatorit Lugar, pas vizitės sė tij tė suksesshme nė Shqipėri, u kurorėzua dje me firmėn e Presidentit dhe kjo pėrbėn njė inkurajim shumė tė madhe nė pėrpjekjet tona pėr tė arritur standardet dhe plotėsuar kriteret e domosdoshme pėr tė merituar ftesėn nė samitin e Bukureshtit, qė do tė jetė edhe samiti nė tė cilin do tė vendoset zgjerimi i Aleancės sė Atlantikut tė Veriut.

    Nė emėr tė qeverisė dua tė shpreh falėnderimin dhe mirėnjohjen pėr Presidentin Bush, qeverinė e SHBA-ve, senatorin Lugar dhe Kongresin e SHBA-ve pėr kėtė ligj shumė tė rėndėsishėm pėr Shqipėrisė dhe t’i siguroj se do tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė pėrmbushur kriteret dhe detyrimet qė rrjedhin nga procesi i anėtarėsimit nė NATO. Dua t’ju informoj se vetėm pak ditė mė parė kemi shqyrtuar, sė bashku me ministrat dhe drejtuesit e agjencive respektive, tė gjitha konkluzionet qė delegacioni i lartė i NATO-s, i kryesuar nga asistenti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, ka lėnė nė Shqipėri. Mund t’u them se janė marrė tė gjitha masat qė kėto konkluzione dhe detyrime tė shndėrrohen nė realitet, nė mėnyrė qė tė shkojmė sa mė afėr nė procesin anėtarėsimit.

    Po dje nė Bruksel midis pėrfaqėsuesve tanė dhe Komisionit Evropian ėshtė parafuar marrėveshja e liberalizimit tė vizave ndėrmjet Shqipėrisė dhe vendeve tė Bashkimit Evropian, marrėveshje e cila do tė firmoset sė shpejti midis Shqipėrisė dhe BE-sė dhe do tė ratifikohet mė pas edhe nga Parlamenti Evropian. Kjo marrėveshje pėrbėn njė hap shumė tė rėndėsishėm nė procesin e integrimit tė vendit, pasi njė nga gjėrat mė tė prekshme pėr qytetarėt shqiptarė nė kėtė proces ėshtė lėvizja e lirė. Unė jam i bindur se shqiptarėt e kanė tė qartė se anėtarėsimi i plotė pėr ta nuk do tė thotė mirėqenie e plotė e menjėhershme, por ajo ėshtė rruga drejt mirėqenies. Njė nga faktorėt kryesorė qė i bėn ata mė mbėshtetės pėr procesin e integrimit ėshtė lėvizja e lirė, pėr tė cilėn shqiptarėt, pėr disa specifika, kanė mė shumė nevojė sesa kombet e tjera. Marrėveshja ofron procedura tė pėrshpejtuara nė marrjen e vizave, njė taksė tė ndryshuar pėr vizat, reduktimin e dokumenteve qė duhet tė paraqiten, si dhe viza afatgjata me shumė hyrje dhe dalje. Ajo qė ėshtė specifike dhe shumė pozitive ėshtė se marrėveshja pėrfshin tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare qė nga familjarėt qė kanė fėmijėt e tyre emigrantė, me banim tė ligjshėm nė vendet anėtare tė BE-sė, studentėt qė duan tė studiojnė apo janė me studime nė universitetet e kėtyre vendeve, gazetarėt qė rendin pas njė hapėsire mė tė gjerė informative, biznesmenėt tė cilėt janė nė krye tė pėrpjekjes sė vendit pėr integrim. Rikujtoj se 70 pėr qind e shkėmbimeve tregtare tė Shqipėrisė zhvillohen me vendet e BE-sė dhe kjo marrėveshje ju mundėson biznesmenėve shqiptarė tė kryejnė mė me lehtėsi detyrimet e tyre. Marrėveshja pėrfshin organizatat jo qeveritare, punonjėsit e administratės, botėn akademike tė vendit, ėshtė njė nga marrėveshjet mė tė gjera qė Komisioni nėnshkruan nė kėtė stad me njė vend. Gjithashtu ka edhe disa pėrpjekje pozitive nga disa vende anėtare nė kėtė drejtim.

    Si dekretimi i ligjit tė ndihmės financiare pėr qėllimet e progresit drejt anėtarėsimit nė NATO nga Presidenti Bush nė Shtėpinė e Bardhė, ashtu edhe parafimi i marrėveshjes sė liberalizimit tė vizave midis Komisionit Evropian dhe qeverisė shqiptare pėrbėjnė dy zhvillime shumė pozitive, tė cilat vijnė si rezultat i vlerėsimit nga qeveria e SHBA-ve, nga Komisioni Evropian dhe vendet anėtare tė reformave tė suksesshme tė ndėrmarra nga qeveria shqiptare gjatė kėsaj periudhe. Ndaj dhe ne mbetemi tė pėrkushtuar dhe tė vendosur si ditėn e inaugurimit tonė, nė shtator tė vitit 2005, tė procedojmė me reformat. Pėr ne, alfa dhe omega e veprimtarisė sonė kanė qenė, janė e do tė mbeten reformat, tė cilat nė mėnyrė tė padiskutueshme, pavarėsisht nga pakėnaqėsitė e pėrkohshme qė krijojnė, pavarėsisht edhe nga dhimbjet qė krijojnė nė grupe tė caktuara apo nga kundėrshtinė normale qė zgjojnė nė njė shoqėri tė lirė, kanė pėr rezultat final lehtėsimin jo vetėm tė pasojave imediate qė sjellin, por njė lehtėsim tė madh tė tė gjitha proceseve normale nė shoqėrinė shqiptare.

    Duke shprehur edhe njė herė mirėnjohjen e thellė pėr Presidentin Bush pėr ligjin qė dekretoi, pėr Komisionin Evropian pėr marrėveshjen qė parafuan, vendet anėtare tė tij, tė vazhdojmė nė kėtė kurs tė thellė reformash tė cilat ēdo ditė po japin ndryshime tė rėndėsishme. Dy ditė mė parė, njė statistikė qė vjen nga njė qendėr prestigjioze nė Londėr, fakton se nė vitin 2006 investimet direkte tė huaja nė Shqipėri u rritėn me 130 dollarė pėr frymė nga vetėm mesatarisht 28 dollarė pėr frymė qė ato kanė qenė nė 2000-2004, njė rritje rreth 3-4 herė mė shumė. Natyrisht ne do tė donim e do tė pėrpiqemi qė ato tė jenė jo 130, por 1300, sepse ky vend ka uri tė jashtėzakonshme pėr investime. Sot Ministri i Arsimit mė informoi pėr njė rritje tė ndjeshme substanciale tė nxėnėsve nė shkollat e mesme. Ne vėrtet liberalizuam universitetet, por pėr njė komb e shoqėri treguesi parėsor ėshtė pėrqindja e qytetarėve me shkollė tė mesme. Politika e nisur pėr tė inkurajuar nė mėnyra tė ndryshme vazhdimin e shkollės sė mesme nga nxėnėsit, zgjerimi i sektorit tė arsimit profesional po jep fruta tė ndjeshme, derisa tė arrijmė nė nivelet mė tė larta dhe unė jam shumė optimist me kėtė. E ritheksoj se reformat janė tė gjithanshme dhe do tė vazhdojnė”.

    Departamenti i Informacionit te Kryeministrit

  5. #5
    Fondi prej 35 milionė USD akordohet nga Banka Islamike pėr Zhvillim pėr ndėrtimin e aksit Kalimash-Rrexhepaj

    U nėnshkrua sot Memorandumi i Mirkuptimit pėr miratimin e kredisė prej 35 milionė dollarėsh pėr financimin e segmentit Kalimash-Rrexhepaj, pjesė e korridorit Durrės-Kukės-Morinė, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė Bankės Islamike pėr Zhvillim dhe Ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit z.Lulzim Basha

    Banka Islamike pėr Zhvillim i bashkangjitet partnerėve tė tjerė ndėrkombėtarė si Banka Botėrore, Fondi Opec dhe bankat e tjera, tė cilėt sė bashku me Qeverinė Shqiptare po financojnė ndėrtimin e kėtij korridori.

    Kjo kredi siguron edhe financimin e fundit pėr segmentin e autostradės Durrės-Kukės-Morinė, Kalimash-Rrexhepaj

    Kredia do tė miratohet nga Bordi i Bankės nė muajin Maj dhe mė pas do tė procedohet me prokurimin e kontraktorit dhe supervizorit. Punimet priten tė fillojnė nė fund tė vitit 2007 ose fillim 2008 dhe do tė pėrfundojnė nė Maj tė vitit 2009.

    Kjo eshte kredia me e madhe qė Banka Islamike jep per vendin tone

    Segmenti rrugor Kalimash-Rrexhepaj me gjatėsi 5.6 km do tė jetė me katėr korsi.

    Financimi i kėsaj rruge me rėndėsi strategjike, ka qėnė dhe mbetet prioritet i Qeverisė Shqiptare. Kjo e fundit pas negociatave tė bėra ra dakort qė kjo pjesė e mbetur e aksit Durrės-Kukės-Morinė tė financohet nga Banka Islamike pėr Zhvillim.

    Tė dhėna teknike mbi rrugėn:

    70% e gjatėsisė sė kėtij segmenti rrugor do tė jetė ndėrtimi i trupit tė rrugės jashtė aksit ekzistues duke kaluar nė shpatet shkėmborė tė zonės

    Parametrat teknikė tė projektimit janė tė standartit Italian CNR pėr rrugė me katėr kalime tė ndara mes tyre, tė cilat mundėsojnė vazhdimėsinė e trafikut normalisht

    Gjėrėsia e trupit tė rrugės do tė arrijė nė 23 m. Trupi i rrugės do tė pėrfshijė ndėrtimin e dhjetė viadukteve pėr katėr kalime me gjatėsi totale prej 800 m dhe lartėsi maksimale tė kolonave deri nė 48 m. Do tė ndėrtohen gjithashtu edhe 200 m linear ura dhe vepra arti tė madhėsive tė ndryshme. Rruga do tė ketė nėnshtresa rrugore me trashėsi 50 cm si dhe shtresa asfaltike me trashėsi 20 cm.

    Gjithashtu janė marrė masa pėr sigurinė rrugore duke pėrdorur tė gjithė elementėt bashkohor tė sinjalistikės horizontale dhe vertikale nė pėrputhje me standartin e projektimit.


    Tirane 13 Prill 2007

    Faqja zyrtare e MPPTT

  6. #6

    2 miliarde leke per kartat e identitetit

    Qeveria shqiptare ne mbledhjen e saj te sotme, vendosi qe te akordoje 2 miliarde leke, per tenderin e prodhimit dhe pajisjes se shtetasve shqiptare me karta identiteti me te dhena biometrike.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Per kete teme ne kemi hapur nje forum te tere te quajtur "Tema e Shtypit te Dites" ku mund te sillni lajmet KRYESORE te dites pasi jo cdo lajm neper gazetat shqiptare perben interes per anetaret e forumit.

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •