Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1

    Angry Alfred Trebicka nderpret shfaqjen! Kush je ti?

    Para dy javesh (per fat te keq), u bera deshmitar i nje ngjarjeje shume te hidhur ne histoirne e teatrit shqiptar. Hyj ne shfaqje per te pare nje drame me regji te Llazi Serbos dhe pas pese minutash aktori kryesor i pjeses (Alfred Trebicka) le shfaqjen ne mes, del perpara nesh (spektatoreve) dhe na kerkon te falur dhe se ai nuk mund ta vazhdoje me rolin, pasi nuk ishte paguar nga regjisori!!!
    Kjo ngjarje beri shume buje dhe ju me siguri keni degjuar te flitet per kete rast te paprecedent.
    Nuk e di, por ne momentin qe degjoja fjalet e aktorit (me besoni per kete), si nje spektator i thjeshte dhe dashamires i teatrit, zemra ime rrihte me nje ritem te llahtarshem, gati per te dale nga vendi. Fryma m'u mor. Keto qe them nuk jane metafora patetike. Per mua ishte nje ngjarje e paimagjinueshme, e kryer nga nje aktor profesionist.
    Degjova protagonistin e kesaj ngjarjeje ne nje TV ku justifikonte vehten per ate xhest. Dhe thoshte se nuk ish paguar, nuk kishte patur korrektese nga regjisori, nuk kishte pare transparence e gjera te tilla. Une mendoj se akti qe ai ka kryer nuk te le hapsire te mendosh per asgje tjeter. Nuk e di se si merr guximin te justifikohet dhe te harroje ate qe eshte me kryesorja, nderprerjen e shfaqjes.
    Vertet qe nuk gjej emer per t'i vene kesaj ngjarjeje te shemtuar.
    Per mua ai nuk e meriton me emrin aktor, nuk meriton te ngjitet ne skene. Dhe ajo c'ka eshte me shqetesuese, eshte fakti qe ky person (Alfred Trebicka) eshte pedagog ne Akademine e Arteve te Bukura. Ai nuk e meriton as kete vend. Ai duhet te gjeje nje profesion tjeter, pasi tregoi vehten qe nuk eshte vene ne vendin e duhur si aktor.
    Kush je ti Alfred Trebicka qe le nje shfaqje pergjysem???!!!
    Ju lutem mos e mbeshtesni kete cudi!

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Ky eshte Perfaqesimi i artit Shqiptar.

    Sdi cte komentoj me teper pasi nga 1 ane i jap te drejte Alfred Trebickes pasi eshte e drejte te mos punosh kur nuk paguhesh por nga ana tjeter Arti eshte dicka qe te pelqen qe e ndjen ne shpirt edhe pagesa e madhe apo e vogel qofte nderhyn pak me ndjenjat.


    Ja pra prezantimi i Artit Shqiptar.Turp.

  3. #3
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga IL__SANTO

    eshte e drejte te mos punosh kur nuk paguhesh por nga ana tjeter Arti eshte dicka qe te pelqen qe e ndjen ne shpirt edhe pagesa e madhe apo e vogel qofte nderhyn pak me ndjenjat.


    Askush nuk e lexon Shekspirin ne stomak te zbrazet.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Me duket se ke shkuar shume larg mor djale me keto konkluzione te nxituara.
    Per fat te mire une e kam pare kete shfaqje rreth 4-5 dite perpara se te ndodhte historia per te cilen flet. Zoti Trebicka ka pasur nje performance te jashtezakonshme dhe eshte duartrokitur si asnjehere me pare.
    Po a di ti mor djale qe edhe familjaret e shkrimtarit te kesaj drame nuk kane perfituar asnje kokerr leku nga ky sharlatan Llazi Serbo ???
    Po a di ti mor djale c do te thote te japesh shpirtin per nje jave e kusur per nje shfaqje duke e ditur vazhdimisht se ke presione per tu paguar ???

    Veprimin e Zotit Trebicka nuk kam deshire ta justifikoj por perpara se te nxjerresh konkluzione definitive perpiqu te jesh pak me gjakftohte dhe racional ! Respekte

  5. #5
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Po ty or djalngaqyteti, pa paguar tė lanė tė shohėsh shfaqen??!!

    Askush nuk punon mė pėr free dhe nuk ka mė as aksione vullnetare... kėshtuqė, PAK ka bėrė Alfred Trebicka.

    Llazi Serbo, ti kishte bėrė llogaritė qė mė parė pėr tė filluar diēka, sepse tashmė "jeta ėshtė llogari, Olimbiiii".

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Po personaliteti i artistit?

    (Nga Shekulli)

    Ka shumė realitete tė trishtueshme nė Shqipėri, ka shumė baltosje qė vjen nga tė katėr anėt, ka shumė pėrdhosje personaliteti. Por ndėr mė tė dhimbshmet, pėr mua, ėshtė pėrdhosja e personalitetit tė artistit. Dhe akoma mė e dhimbshme ėshtė kur pėrdhosja e personalitetit tė artistit vjen nga vetė artisti.

    Njė pėrdhosje e personalitetit tė artistit ka ndodhur me ngjarjen (ėshtė pak tė thuash) fyese dhe diskredituese tė kohėve tė fundit, nė skenė,nė atė skenė ku vihen vepra tė ndryshme teatrore pėr t'u ndjekur nga njerėz qė e duan teatrin, qė e shikojnė atė si njė mundėsi tė pasurimit tė tyre kulturor dhe tė hrefleksionit qė bėn njeriu pasi ka ndjerė ndikimin e fuqishėm tė artit.

    Tashmė ngjarja dihet prej tė gjithėve: njė aktor, Alfred Trebicka, ka braktisur shfaqjen ende pa nisur mirė nė natėn e saj tė pestė, ka braktisur skenėn, qė ėshtė tempulli pėr njė aktor, ka braktisur spektatorin qė i ėshtė drejtuar kėtij tempulli, duke besuar tek magjia e tij artistike… Ka ikur duke lėnė gjithēka pas, me sa duket, pa u merakosur shumė jo thjesht pėr ata 100 spektatorė (megjithėse edhe kjo nuk ėshtė pak), por pėr vetė imazhin qė ka njė artist, qė ka njė teatėr qė unė nuk e quaj njė institucion, por njė tempull. Njė tempull nga mė tė shenjtėt!

    Dhe duke qenė se kėtu nė Shqipėri shumė vlera kanė bjerrė, shumė gjėra janė shembur dhe shkatėrruar, e quaj njė fat qė njė tempull si Teatri Kombėtar qėndron i lartėsuar, me gjithė problematikėn qė mbart ai nė vetvete dhe vetė koha, duke tėrhequr vazhdimisht "besimtarė" fanatikė ose jo tė artit skenik, njė prej tė cilėve ėshtė edhe shkruesi i kėtyre radhėve. E theksoj kėtė fakt, jo pėr tė thėnė se sa e pėlqej unė teatrin, se kjo nuk do pėrbėnte asnjė rėndėsi pėr lexuesin, por duke u nisur nga ajo ēfarė kam lexuar nga reagimi i aktorit Trebicka, sipas tė cilit, veprimin e tij tė braktisjes sė turpshme tė skenės do ta kuptojnė shumica e spektatorėve!

    Jo, njėmijė herė "Jo!" do t'i thosha aktorit Trebicka, kjo gjė nuk mund tė ndodhė! Nuk mund tė ndodhė, pra, qė spektatori, "besimtari i shenjtė" i tempullit tė teatrit, tė kuptojė apo ca mė keq, tė mirėkuptojė atė qė braktis tempullin nė kohėn e "liturgjisė artistike". Unė jam nga ata njerėz (tė mė falė lexuesi, qė pėrmend njė fakt personal) qė ndėr vite e vite me radhė nuk kam lėnė thuajse asnjė shfaqje pa ndjekur, tė vėnė nė skenėn mitike tė Teatrit Kombėtar. Tej kėnaqėsisė qė kam ndjerė bashkė me tė tjerėt, pėr realizimin artistik tė njė vepre, kam ndjerė edhe njė kėnaqėsi tjetėr tė brendshme, pėr kėnaqėsinė qė kanė ndjerė aktorėt kur salla ka qenė plot me spektatorė, sikundėr kam ndjerė trishtim edhe pėr sikletin dhe dhimbjen qė kanė pėrballuar aktoret, kur nė sallė nuk kanė qenė shumė spektatorė.

    Pra, unė si spektator jo vetėm qė nuk e kuptoj dhe, ca mė pak, nuk e mirėkuptoj veprimin e aktorit Trebicka, por e dėnoj, madje e pėrbuz, pikėrisht nė emėr tė dashurisė dhe respektit pėr tempullin e Teatrit, nė emėr tė dashurisė dhe respektit pėr aktorėt qė janė "shenjtorėt" e kėtij tempulli. Dhe mė befason justifikimi aspak dinjitoz, qė aktori Trebicka i bėn veprimit tė tij aspak qytetar, duke thėnė se braktisjen e skenės e paska bėrė pėr tė ruajtur dinjitetin dhe personalitetin e artistit. Madje, guxon edhe tė thotė se e paska bėrė njė gjė tė tillė nė mbrojtje tė dinjitetit dhe tė personalitetit tė njė komuniteti artistik, qė, sipas tij, nuk mund tė fyhet kollaj nga ca don kishotė!

    Qė tė jem i sinqertė dhe komod edhe me ndėrgjegjen time, duhet tė them se shfaqjen "Pesha e Paqes", vepėr e njė dramaturgu tė ri dhe tė talentuar, me njė fat tragjik nė rrugėtimin e tij tė jetės, ndėrprerė kur ishte vetėm 24-vjeē, e kam ndjekur dhe shijuar. Dhe pėr tė mos u ndalur nė vlerėsime tė shfaqjes kėtu, mė duhet tė them se e kam pėlqyer dhe vlerėsuar edhe interpretimin e aktorit Trebicka, i cili pėr fat tė keq, nė njė lloj metamorfoze tė ēuditshme qė pėson njeriu nė rrethana tė caktuara, me veprimin e tij aspak civil nga mesazhet humane qė pėrcolli pėrmes interpretimit tek "Pesha e Paqes", na pėrcolli tė gjithėve mesazhe negative pėrmes atij veprimi tė braktisjes sė skenės, qė sido qė tė kenė qenė rrethanat, nuk pranon asnjė lloj pėrligjje. Me veprimin e tij, aktori Trebicka ka pėrdhosur personalitetin e artistit, por jo tė asaj kategorie qė vetėquhen artistė apo qė reklamohen si tė tillė, qoftė edhe me diploma, por tė artistit tė vėrtetė qė "diplomėn" ua jep skena dhe spektatori.

    Kam dashur tė shkruaj pėr kėtė gjė, qysh kur me dėshpėrim mėsova pėr ngjarjen. Por i thashė vetes, se mė mirė do ishte qė tė dėgjoja diēka mė tė plotė nga vetė protagonisti i "shfaqjes" sė pas-shfaqjes, se si ai e pėrligjte veprimin e tij. Do tė ndjeja njė ngazėllim tė natyrshėm njerėzor nėse aktori, nė ditėt e pas-ngjarjes, do t'u kishte kėrkuar ndjesė publike jo vetėm atyre 100 njerėzve qė ishin atė natė nė sallė, por tė gjithė njerėzve qė kanė shkelur dhe nuk kanė shkelur nė Teatrin Kombėtar, tė gjithė komunitetit artistik, pėr tė cilin Trebicka thotė se me veprimin e tij, paska mbrojtur dinjitetin dhe personalitetin! Do tė ishte njė reagim qė tregon pėr pėrsosjen qė ndodh brenda njeriut. Kam parasysh kėtu njė thėnie tė mrekullueshme tė shkrimtarit tė madh grek, Nikos Kazanxaqis, sipas sė cilės, "Njerėzit qėndrojnė mė lart se engjėjt, sepse njerėzit pėrsosen, kurse engjėjt jo!"…

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938
    ka bere shume mire
    sa per artin ate e krijojne te pasurit, ne fund te fundit ata e paguajne.
    si do te ndiheni ju po mos t' ju paguajne ????
    "artiste" jemi te gjithe dhe kemi lexuar shume libra por njeriu nuk ushqehet me theniet e njerit apo tjetrit shkrimtar, apo me nostalgjite tuaja.
    dhe me qesharakja eshte qe ta detyroni te kerkoje falje ??????!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Kush eshte Alfred Trebicka?

    Kush deshiron vertet ta njohi, mjaft t'ia beje kete pyetje vete Trebickes dhe Ai do te jete absolutisht i gatshem per ēdo shpjegim, sqarim etj etj.
    Sepse i tille eshte Ai.
    Ju flet nje ish studentja e tij, e cila i eshte mirenjohese pafundesisht per ē'ka ky pedagog model i ka mesuar.

    Une dhe shume te tjere si une, qe ēmendurisht e deshem skenen, qe shume nete e kemi gdhire mbi te bashke me profesoret tane,ne nje moment te caktuar kur realiteti ulerinte "dhimbje" "farferi" , e dini se ē'beme? IA MBATHEM....
    E kam te veshtire t'a pranoj dhe pronunēoj kete fakt,por kja eshte e verteta.
    Kjo eshte tradheti.
    Kurse Trebicka,ky aktor dhe rregjisor i lindur qe vete Hollivudi do ta kishte zili, deshmitar i qindra ikjeve tona, qendroi atje ne shtratin e thare te artit shqiptar "duke hedhur kova djerse dhe mundi" per permbushjen e tij.
    PO prisni more njerez se Trebicka nuk rron me fryme te shenjteruar; Ka nje familje per te mbajtur per te mos llogaritur gjerat e tjera minimale qe per nje artist shqiptar ende konsiderohen luks.
    Po Llazi Serbo nuk e di se ēdo te thote familje, ē'do te thote grua, ē'do te thote femije. Kendveshtrimi i tij miop vetkenaqet neper veshje firmato duke injoruar pacipmerisht aktorin qe pas shfaqjes i duhet te beje konton me realitetin.
    Ndoshta une nuk jam askush per t'u keshilluar, por m'a degjoni dhe mua nje fjale:
    Falenderojeni Trebicken per te vetmin fakt: " Qe vazhdon te kuroje teatrin shqiptar". Perndryshe, pa ate dhe pa ata artiste besnike te skenes shqipatre, vendi yne s'do te kishte me pashaporte.
    Ju uroj ēdo te mire!
    Duam te te dua!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e patoku
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    NE NJE QYTET GRI..QE NUK DO TE JETE KURRE I IMI..E UNE KURRE E TIJA
    Postime
    15
    Pergezime per temen...do shkruaja shume shume gjate por irritohem vetem kur e sjell ne mend...
    Po kufizohem te them vetem qe...jo me larg se pak muaj me pare...kolegu(ai nuk meriton as ti japesh kete status)i zoterise ne fjale...i nderuari...i ndrituri Aleko Prodani(ndjeste paste)...DHA JETEN NE SKENE...DHA...JETEN...NE...SKENE...

  10. #10
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    E dha mor patok e dha por sepse s kishte leke per te ushqyer familjen prandaj. Pse pak here ndodh ketu ne shqiperi ??? Megjithese i semure, apo ne moshe pensioni, apo me probleme te caktuara fizike ose mendore, njerezit vazhdojne te punojne sepse s kane c te bejne, duhet te hane.
    Kshu qe mos e hyjnizo kot se koti Alekon (rahmet paste) apo dike tjeter, sepse gjerat jane shume me banale se sa kaq sa thua ti. Sikur pati leke Alekoja dhe vajti te rrezikoje jeten neper teatro...aman mor djale.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Alfred Uēi tregon
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Alfred Moisiu: Kujtimet e familjes sime
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-07-2009, 13:40
  3. Gazeta Shqiptare veteinskenon "bllokim te gazetes" per te krijuar sensacion
    Nga Bledari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:45
  4. Kosta Trebicka lidhje biznesi me njeriun e KGB-sė
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 15:46
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •