Kisha nje pyetje.
A eshte e mundur(me duket se ka versione te tilla forumesh) qe nje teme te kete nentema ne te ?
Edhe pse puna zgjidhet me anen e nje "Pasqyre te lendes" sic eshte bere shpesh nga administratoret(dhe vendoset si kryeteme), per te tjeret eshte e veshtire t'i permbahen temes kronologjikisht, sepse edhe materiali qe vjen, vjen ne kohe te ndryshme por mund ti perkasi nje pasurimi te nje ceshtje te trajtuar me pare ne po te njejten teme.
Ndersa Moderatori,Supermoderatori dhe Administratori kane te drejte qe te ndryshojne temen ne cdo moment duke i bashkangjitur gjerat ne nje menyre logjike, antari i thjeshte nuk e ka kete mundesi.
Mendoj se nese vbulletin ka ndonje opsion te tille, do lehtesonte jashtmase ne vetmoderimin e temave, pasi cdo gje do shkonte tek nentema e temes kryesore. Kjo do ishte mjaft e vlefshme per forumet ku ka shume shkrime si Politika, Historia dhe Letersia.
Nuk di nese jam i qarte.
Krijoni Kontakt