Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    PHP - Nje prezantim për fillestarët

    Mund te me ndihmoje dikush me nje informacion dhe prezantim fillestar rreth PHP ?

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Në forum ka shumë tema rreth PHP-së. Në ato tema mund të gjesh materiale rreth instalimit të PHP, zgjidhjes së problemeve të ndryshme, si dhe shembuj me kod që mund t'i përdorësh për prezantimin. Renditi temat sipas titullit dhe shiko të gjithë titujt që fillojnë me PHP.

    Faqja pr-tech.net ka publikuar një guidë për fillestarët e PHP dhe MySQL në shqip. Shiko faqet php.net dhe phpbuilder.com për guida të tjera fillestarësh në anglisht.

    Mendo për njohuritë që do kenë dëgjuesit e prezantimit. Fillo me një teknologji që ata e njohin, p.sh. HTML; fol rreth problemeve të faqeve statike dhe prezanto pastaj nevojën për gjuhët e faqeve dinamike si PHP, ASP, JSP etj. Nëse do të futesh më thellë, mund të shpjegosh (me ndihmen e ndonje skeme) se si PHP ekzekutohet në server dhe nxjerr HTML e cila dërgohet tek shfletuesit (browser).

    Pastaj mund të vazhdosh me funksionet e PHP për të tërhequr informacion nga databazat, si e procesojne ata informacion, dhe si e perdorin HTML për prezantimin e tij në shfletues.

    Tregoju disa shembuj faqesh që përdorin PHP, që nga më të thjeshtat, e deri tek më të avancuarat si vbulletin, programi që mundëson Forumin Shqiptar.

    Së fundi, jepu disa referenca ku mund të mësojnë më shumë rreth PHP.
    Edi

  3. #3
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Shume faleminderit edspace !
    Keshillat dhe per me teper linqet qe me keni ofruar me ndihmojne vertet shume !

Tema të Ngjashme

  1. Prezantim me foto
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-08-2006, 14:53
  2. Po bej nje prezantim per her te dyte(2)
    Nga AdmiraL në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 03-10-2005, 22:13
  3. Shen Justini: Prezantim ne jetet e shenjtoreve
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 06:33
  4. Ja dhe nje Prezantim i ARBRIT
    Nga Arbri_uk në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 19-08-2003, 07:53
  5. Një Prezantim me vonesë ....
    Nga Sirena_E_Vogel në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 10-08-2003, 12:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •