Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 69
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    O 'albo' ai presidenti qe permend ti dhe qe per origjinen e tij bazohesh ne faktin se e dergoi djalin per studime ne kolegjin turk po te njejtin djale e ka arsimuar dhe ne Bullgari ne nje universitet amerikan , kurse vajza e tij ka studiuar ne shkollen e mesme 'Ismail Qemali' ne Tirane ne te njejten klase me mua dhe me pas studimet e larta ne France por kjo nuk e ben ate as me prejardhje franceze bullgare ose ku e di un se cfare . Dy djemte e dajes tim kane studiuar ne kolegjin turk ne Tirane per te vetmen arsye se niveli arsimor qe ai kolegj ofronte ishte teper i larte ne ate kohe , por nuk di te me kene permendur fakte te tilla si ato qe permend ti me siper . Keshtu qe te lutem mos fol me siguri per gjera qe nuk i di.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Postime
    20
    Nuk jemi vetem ne Shqiptaret popull i paster, siq po thuani disa prej jush, edhe populli Bask eshte shum i paster, nuk kan tradite te martohen me popujt tjer.Mirpo per mua kjo nuk eshte pasterti siq po shprehemi,se edhe martesa me tjeter kendin nuk te ben te papaster.Rasti eshte asi soji se Shqiperia eshte edhe etnikisht e paster sepse ka qene e vogel kur eshte shpall shtet, gjysma e Shqiptareve etnik kane mbetur jashte kufirit te Shqiperise. Shqiptaret jashe kufirit jane martuar me tjera kombe,ne Maqedoni martohen me Turq, ne Kosove ka martesa me Boshnjak dhe te Katoliket me Kroate.Me te vertet ja raste te rralla,mirpo ekzistojne.

  3. #53
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Meqenese po flisni per "homogjenine" e shqiperise, ja dhe nje artikull qe hedh pak drite mbi familjet shkodrane.
    PS .ndoshta ndonje shkodran mund te na thote me shume...... dmth ,sipas Hamdi Bushatit, ka shume Familje shkodrane me prejardhje te huej




    Familjet shkodrane me prejardhje te huej

    Prej librit "Shkodra dhe motet" te Hamdi Bushatit




    Ne kapitullin e VI “Familjet shkodrane me prejardhje te huej” ( faqe 283-312 ) te volumit te dyte studjuesi i njohtun shkodran Hamdi Bushati shkruen si ma poshte vijon:

    “ Siç dihet historikisht, kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren, shume familje kristjane e lane vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepite qe lane kristjant ua dhane myslimanve. Nga kjo kuptohet mire se ata mysliman, te cilve iu dorezuan shtepite e kristjanve te ikur nuk ishin te gjithe shqiptar te konvertuar ne islam, nder ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kan vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman te Shkodres. Krahas myslimanve erdhen edhe kristjan.
    Nga pikpamja etnografike dhe historike duhet ditur prejardhja e familjeve te shqiptarizuara si myslimane ashtu kristjane. Me gjithe gjurmimet tona mbi keto familje qe ekzistojne sot ne Shkoder, duhet te kene mbetur pa u permendur edhe te tjera, por shpresojme t’i zbulojme me vone. Njikohesisht kjo eshte nje çeshtje politiko-komplekse, qe meriton per t’u studjuar. Krahas interesit historik ky proces paraqet edhe vlere shoqerore, sepse evidenton psikologjine e shkodranit, bujarine e tolerancen e tij ndaj “jabanxhinjve”. Duhet dijtur se ne Shkoder ka edhe familje te shuara, sidomos ne periudhen e smundjeve epidemike, sikurse murtaja, kolera, etj. te shekujve 18, 19. Me rast edhe keto familje do te mundohemi t’i zbulojme deri ku mundemi.
    Per prejardhjen e familjeve qe jemi duke i pershkruar nuk kemi dokumente konkrete, perveç te dhenave tradicionale te vete pjestarve te atyre familjeve, te cilet kane degjuar nga pleqt e tyre.

    1) Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj:
    Familjet e ardhura nga keto vende perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder. Ne kete studim nuk permenden te gjitha familjet e ardhuna nga keto vende, por vetem ato familje qe jane ma te njohtunat si familja Raxhimi (imam nga Egjypti), familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit), familja Berdicaj (te ardhun nga Anadolli qyshe ne fillim te invazionit osman dhe te vendosun ne fshatin Berdice), familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit ne Anadoll te vendosun ne lagjen Dergut), Çukejt (artilier nga Turqia), Çakejt (personalitet zyrtar nga Çanak-Kalaja-Dardanele), Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit te dinastise islame), Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku), Dilaverit (ushtarak nga Turkia), Bilanet (pregatites ilaçesh nga krahina Bilan e Anadollit), Kalajajt (oficer jeniçersh te ardhun qe ne kohet e para te invazionit osman), Abdurrahmanet (oficer turk nga Egjipti), Rust (nepunes), familja Kalact, familja Shehi (shehler me origjine arabe), familja e Nelit te Molla Dautit (origjine egjiptjane), familja Dizdart (dizdar ne kalà i ardhun nga Izniku i Bruzes se Anadollit), fisi i Sheh Qazim Hoxhes (ushtarak nga qyteti i Kastamonit te Anadollit), familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azise se Vogal), familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli), familja Muhamet Shehu (hoxhe nga viset e Azise se Vogel), familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar te sanxhakut Ortugal), familja Hysejt (oficer nga Izmiri i Anadollit), familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirise), familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani), familja Behrej (ushtarake qe nga fillimi i pushtimit osman), familja Allajbegve (kolonel me origjine turke), familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar), familja Sala-Isuft (grek i bame musliman).- Zezaket e shqiptarizuar (te mbiquejtunit “ Harapet “) ne Shkoder, qe formojne nji numer te vogel, jane pergjithesisht me origjine nga Sudani egjiptian. Jane te sjellur si skllever nga tregtart, sidomos nga detaret ulqinake. Keto jane blere nder tregjet e Algjerise, te Tunizise te Sirise etj…. Keto permenden veçanerisht prane vezirve Bushatllij….Familjet katolike dhe orthodhokse nuk kan mbajtur kurr harape ose harapesha…. Keto kan sherbyer vetem nder familjet borgjeze e aristokrate myslimane… te cilat i kan trajtuar si bashkefamiljart e shtepise ku kane jetuar.

    2) Familjet te ardhura nga Armenia, Greqia, Austria, Italia:
    nga Armenia: te debuar prej turqve nga Mustafa Qemal Ataturkut, si familja Johanexhan (punonjes zorresh bagtishe), familja Hagopi (teknik dhe perpunues mendafshi), familja Muzali (mjek).
    nga Greqia: familja Kacarosi (nepunes depoje duhani), familja Ronkali (rrobaqepes), familja Idromeno (arkitekt e piktor).
    Te ardhun nga Austria, Vjena: familja Ingriz (kepucar dhe nji nga sindikalistat e pare ne Shkoder)
    nga Italia: familja Scanietti (artist), familja Zamputti (mjek), familja Tedeschini (mjek qe nga 1760), familja Benussi (farmacist).
    Edhe rreth ketyre familjeve jepen te dhena te vlefshme historike. Numuri i tyre nuk eshte i ndjeshem.

    3) Podgoriçajt te ardhur nga Mali i Zi: Emigrantet Podgoriçan u dynden drejt Shkodres ne 4 periudha: 1)Gjate sundimit te Bushatlinjve, 2) Mbas Kongresit te Berlinit, 3) Gjate Luftes se I Botrore, 4) Gjate Luftes se II Botrore”. Podgoriçajt jane sllav musliman nga Podgorica, Shpuza, Nikshiqi o ne pergjithesi nga Mali i Zi. Familjet podgoriçane ma te hershme, sidomos ato te dyndjes se pare, e ndjejne veten shqiptar dhe mjaft prej tyre kan bere shqiptarizimin e emrave duke hjekur mbrapashtesen sllave “iq“. Familja me e hershme dhe me e permendura ne kete studim asht familja Alivoda (Alivodoviq), prej nga rrjedh sot familja Podgorica, familja Bajri e cila dikur quhej Muxhiq, familja Mandia (=Mandiq), familja Osmani (=Osmanagiq), familja Haveri (=Haveriq), familja Uruçi (=Uruçeviq), familja Bebeziq, familja Sykaj (=Sykniq), Juka (=Jukniq), Llukaqi (=Llukaqeviq), Halluni (=Hallunoviq), familja Striniq. Familja Boshnjaku nga Bosnja etj.
    4) Te ardhur nga tokat shqiptare, Ulqini, Tuzi, Kraja: Ka pase emigracion shqiptarsh ne Shkoder edhe nga tokat shqiptare ne Mal te Zi si Ulqini, Tuzi, Kraja. Duhet te them se emigracioni i podgoriçajve, i ulqinakve, etj, i ka dhene shkas ndryshimit te disa zakoneve tradicionale shkodrane.”

    Ne fund te pjeses se dyte jepen kumtesat vlersuese te kesaj vepre nga:
    Prof.Dr.Jup Kastrati, Prof.Dr.Gazmend Shpuza te cilen e quen “Enciklopedi Albanologjike per Shkodren dhe shkodranet”, As.Prof.Dr.Artan Haxhi, As.Prof.Dr.Simon Pepa, Islam Dizdari, Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkoderes As.Prof.Dr.Mahir Hoti, Mentor Kopliku, shkrimtari i njohtun Fadil Kraja, Nikolla Spathari, Ahmet Osja, Artes Llazani si dhe Nexhmi Hamdi Bushati. Ka pase nji jehone jo te vogel ne shtypin shqiptare: ”Gazeta Shqiptare” me 11.10.1998, “Rilindja Demokratike” 20.10.1998, “Rimbkambja” me 20.10.1998, “Drita Islame” tetor 1998, “Albania” me 21.10.1998, “Drita e Dijes” me shtator dhe tetor 1998, “Perla” ne nr.4 1998, “Klan” ne nr. 84 1998.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korcar-L1 : 03-08-2007 më 11:18

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Guissepe
    Nuk jemi vetem ne Shqiptaret popull i paster, siq po thuani disa prej jush, edhe populli Bask eshte shum i paster, nuk kan tradite te martohen me popujt tjer.Mirpo per mua kjo nuk eshte pasterti siq po shprehemi,se edhe martesa me tjeter kendin nuk te ben te papaster.Rasti eshte asi soji se Shqiperia eshte edhe etnikisht e paster sepse ka qene e vogel kur eshte shpall shtet, gjysma e Shqiptareve etnik kane mbetur jashte kufirit te Shqiperise. Shqiptaret jashe kufirit jane martuar me tjera kombe,ne Maqedoni martohen me Turq, ne Kosove ka martesa me Boshnjak dhe te Katoliket me Kroate.Me te vertet ja raste te rralla,mirpo ekzistojne.
    Rreshtat e parë i ke filluar bukur shumë...

    Nje gjen i pastert mund te kete shprese jete vetem 2000 vite(ligj ky i shkenctarve, jo i imi) prandaje nje popull qe ka perzierje grupesh mund te kete aftesit qe te mbijetoje kurse ai popull i mbyllur ne vete kanoset dhe zhduket vetevetiu sepse grupet e gjakut kan nevoje per riparime te celulave.
    Te marrim shembull, Islanden qe ka vendin e parë nê botë me popullate andikape(me te meta trupore e mentale) keshtuqe njeriu ne kete globin tokesor qenka i predestinuar qe te levizi...per te mos shuhet shpejtë.

    Tek e fundit tek martesat me te huajt, kromozonet jane 34+34 e asnjehere te vetmit persone, pra kjo tregon ne menyre matematikore se asgje nuk humbet edhe pse nje shqiptar martohet me nje te huaj se ato kromozone te shendrruara ne gjene do kene nje jete te gjate ketu e 2000 vite !

    shendet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 03-08-2007 më 12:41

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2007
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga Guissepe
    Nuk jemi vetem ne Shqiptaret popull i paster, siq po thuani disa prej jush, edhe populli Bask eshte shum i paster, nuk kan tradite te martohen me popujt tjer.Mirpo per mua kjo nuk eshte pasterti siq po shprehemi,se edhe martesa me tjeter kendin nuk te ben te papaster.Rasti eshte asi soji se Shqiperia eshte edhe etnikisht e paster sepse ka qene e vogel kur eshte shpall shtet, gjysma e Shqiptareve etnik kane mbetur jashte kufirit te Shqiperise. Shqiptaret jashe kufirit jane martuar me tjera kombe,ne Maqedoni martohen me Turq, ne Kosove ka martesa me Boshnjak dhe te Katoliket me Kroate.Me te vertet ja raste te rralla,mirpo ekzistojne.
    Shqiptaret mund te quhen populli me i paster ne rajon duke u bazuar ne rrjedhen historike.
    Pikerisht pika me e forte e jone eshte shmangja e shartimit te popullsise vendase me popujte fqinje me te cilet ka me shume gjasa te shartohesh , pikerisht shqiptaret kesaj i jane shmangur historikish , nese kjo gje do te kishte ndoshur atehere ne do te ishim asimiluar.Mbijetesa e shqiptareve ka qene e lidhur drejt perdrjete me mosshartimin e tyre me popullsi jo shqiptare ,kjo ka garantuar ekzistencen dhe shtimin e popullsis ne treva shqiptare
    Per sa i perket termit papasterti ai nenkupton perzierjen jo vetem te dy geneve te ndryshme dhe daljen e nje te treti i cili klasifikohet ne nje kategori tjeter nga dy te paret , kjo ben te kemi nje race te trete, ky fenomen do te bente qe te humbnin traditat shqiptare , kultura etj, te cilat te jemi koshjent jane me te gjalla ne treva sesa brenda rep. se Shqiperise.Ato qe kane garantuar ekzistencen e shqiptareve ne treva e dhe ne kete shekull kane qene pikerish1.Mos shartimi me popullsi te tjera
    2.Shtimi natyror i popullsis
    3.Ruajtja e traditave , emrat etj
    Rastet sporadike te martesave te shqiptareve jashte kufijve me popullsi joshqipatare nuk mund te quhen shartime te popullsis
    Kur thua shartim popullsie kjo nenkupton shifra shume me te medhaja se sa rastet ne fjale
    Per sa i perket popullsis brenda rep.se shqiperise ata kane qene mjaft te izoluar per tu shartuar me popullsi te tjera .
    Izolimet e ndryshme dhe qendresa jone e vazhdueshme kane sjelle te pakten nje te mire , racene paster

  6. #56
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sa minoritarë, myslimanë, të krishterë?

    Eduard Zaloshnja

    Që prej rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri, pyetjet mbi përbërjen etnike dhe fetare të popullsisë kanë qenë jo rrallë në qendër të debatit publik shqiptar. Kjo, sepse statistikat e regjimit të kaluar nuk mund të ishin të besueshme për sa i përket etnisë së shtetasve shqiptarë, ndërkohë që mungonin fare për përkatësinë fetare. Dhe meqenëse që prej rrëzimit të diktaturës komuniste nuk është bërë regjistrim zyrtar i përkatësisë etnike dhe fetare të popullsisë së Republikës së Shqipërisë, me to është ...spekuluar jo pak deri më sot.Po t’i hedhesh një sy faqes së internetit që publikon periodikisht CIA amerikane për statistikat botërore (ajo faqe është një nga burimet më të besuara për statistikat e shteteve të ndryshme), bie në sy se raportohet që 70% e popullsisë së Republikës së Shqipërisë është myslimane, 30% e krishterë dhe 0% ateiste(!). Përveç të dhënave rreth përkatësisë fetare edhe ato rreth përkatësisë etnike, parë nga këndvështrimi kombëtarist shqiptar, duken se kanë nevojë për një pikëçuditëse. Sipas tyre, plot 3% e shtetasve që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë janë minoritarë grekë.

    Ku bazohen këto të dhëna? Të parat, ato në lidhje me përkatësinë fetare bazohen në statistikat e mbretërisë shqiptare të shekullit të kaluar. Ndërsa të dytat, ato në lidhje me përkatësinë etnike bazohen në burime që fillojnë nga regjistrimi i popullsisë në vitin 1989 (sipas të cilit, për shembull, Shqipëria kishte vetëm 1% shtetas të etnisë greke) e deri te disa organizata greke (sipas të cilave, 12% e shtetasve shqiptarë janë helenë).

    Eshtë në interesin e shtetit dhe shoqërisë shqiptare që pasaktësive të deritanishme rreth përkatësisë etnike dhe fetare të popullsisë t’i jepet fund. Por është shumë e rëndësishme që të bëhet kujdes në përzgjedhjen e metodës që do përdoret për ta realizuar këtë gjë.

    Vrojtimet demografike janë instrumentet statistikore që zakonisht përdoren për të vlerësuar përkatësinë fetare dhe etnike të popullsisë. Por problemi është se ato bazohen në deklarimet e të intervistuarve. Si të tilla, gjithnjë vuajnë nga ai që në statistikë quhet gabimi i vetëraportimit. Kur të intervistuarit nuk kanë ndonjë stimul për të gënjyer, ky gabim zakonisht ka një shpërndarje të rastit (jo domosdoshmërisht simetrike). Ndërsa në rastin tjetër, kur të intervistuarit janë të interesuar të gënjejnë gabimi i vetëraportimit e ka kahjen andej nga anon interesi i tyre.

    Për të minimizuar gabimin e llojit të parë, kompanitë e specializuara të vrojtimeve demografike mundohen t’i kalibrojnë pyetjet në mënyrë të tillë që t’ua bëjnë sa më të lehtë të intervistuarve të japin përgjigje të sakta. Ndërsa për të minimizuar gabimin e llojit të dytë, ua bëjnë të qartë të intervistuarve se të dhënat e mbledhura prej tyre do mbeten konfidenciale dhe nuk do kenë asnjë efekt (pozitiv apo negativ në jetën e përditshme). Kjo teknikë nuk mund të përdoret me sukses në rastin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, sepse i intervistuari mund të krijojnë idenë se të dhënat e grumbulluara drejtpërdrejt nga shteti mund të përdoren dikur në favor apo në dëm të tij.
    Për të ilustruar vështirësitë e përcaktimit të përkatësisë etnike të shtetasve shqiptarë nëpërmjet regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, po sjell shembullin e disa të njohurve të mi nga jugu i Shqipërisë. Kur i kam pyetur ata sesi do përgjigjeshin rreth etnisë që i përkasin në rast se do bëhej regjistrimi nga shteti, më kanë thënë se do deklaronin që janë grekë. Duke menduar se kjo gjë mund t’iu sjellë përfitime praktike, ata janë pra gati ta mohojnë identitetin shqiptar, edhe pse gjyshërit e tyre kanë pas luftuar kundër forcave pushtuese greke në fillim të shekullit të kaluar, pikërisht për ta mbrojtur atë. Por në qoftë se ata do pyeten nga punonjësit e një kompanie private, të cilët do ua bëjnë të qartë se përgjigja e tyre as që do ndikojë fare në jetën e përditshme, gjasat janë që të tregojnë të vërtetën, që janë denbabaden shqiptarë.

    Ndërsa në lidhje me përkatësinë fetare është e domosdoshme që të bëhet dallimi midis trashëgimisë fetare dhe praktikimit të fesë. Që të realizohet kjo, pyetja në pyetësor mund të ndërtohet në dy formate. Në formatin e parë, i cili është i drejtpërdrejtë renditen fetë kryesore dhe i kërkohet të intervistuarit të përcaktojë se cilës prej tyre i përket. Ndërsa në të dytin, i cili është me shkallëzim të tërthortë, pyetet në fillim i intervistuari se sa herë në muaj merr pjesë apo kryen rite fetare dhe më pas, pyetet për denominacionin fetar (mysliman suni apo bektashi, i krishtere katolik apo ortodoks, etj). Dhe në qoftë se përgjigjja rreth praktikimit të ndonjë besimi fetar është negative, i intervistuari mund të pyetet nëse beson në ekzistencën e Zotit. Kjo do vlente për të veçuar deistët nga ateistët dhe agnosticistët.

    Kam bindjen (për të mos thënë se jam gati të vë bast) që, në qoftë se përdoren të dy formatet e pyetjes rreth përkatësisë fetare, do rezultonte se më shumë se gjysma e shtetasve shqiptarë nuk janë praktikues të ndonjë feje, pavarësisht se baballarët e tyre mund të kenë emra si Muhamet, Ali, Kristo, apo Gjon. Ata mund të jenë realisht deistë, ateistë, apo agnosticistë, por jo myslimanë apo të krishterë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ndërsa në lidhje me etnicitetin kam bindjen se në Shqipëri ka më shumë se 1% minoritarë grekë (sa ç’pretendonin statistikat komuniste), por më pak se 3% (sa ç’vlerëson CIA amerikane).

    A vlen të harxhojë shteti shqiptar rreth 100 mijë euro për të pajtuar një kompani ndërkombëtare prestigjioze të bëjë një sondazh demografik në Shqipëri? Po të kihet parasysh se një shpenzim i tillë minimal do i jepte fund spekulimeve pa fund rreth përbërjes etnike e fetare të popullsisë së republikës sonë, mund të thuhet se asnjë qindarkë e tij nuk do ishte para e harxhuar kot!

    GAZETA PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #57
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    PO c'na hyn ne xhep e na duhet se sa myslimane e te krishtere jane ne vend e sa greke hyjne e dalin!!!!????? Ky eshte budallallek! Ketu vendi nuk ka shume e shume gjera per nje jete normale si njeri keta na derdellisin lloj lloj brockullash!
    Edhe sikur 120% te jene budiste as nuk me intereson fare.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Edvin mund te mos te te interesoje ty, po i intereson gjithe botes te dije nese Shqiperia eshte me shumice myslymane apo jo. Bile u intereson edhe ca shqiptareve pasi statistika e vetme e bere eshte ajo e vitit 1929 (as me para as me pas s'eshte bere nje kerkim i mirefillte demografik per fene ne Shqiperi).

  9. #59
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ctregon kjo , se jemi race shume e paster, hmmm ska raca tjera qe jane me te pastra ?
    Sui generis

  10. #60
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga qorrbiba
    Edvin mund te mos te te interesoje ty, po i intereson gjithe botes te dije nese Shqiperia eshte me shumice myslymane apo jo. Bile u intereson edhe ca shqiptareve pasi statistika e vetme e bere eshte ajo e vitit 1929 (as me para as me pas s'eshte bere nje kerkim i mirefillte demografik per fene ne Shqiperi).
    PO mire sikur te besh ankete shumica thone se jane myslimane por po tu thuash a beson ne Zot shumica te thone jo, e atehere ca eshte kjo?
    Bota kur vjen ne Shqiperi me pyet pse nuk ka drita, pse ka plehra, pse njerezit shpenzojne kaq shume para ne Bllok, pse femrat jane te (zh) veshura keshtu. Keto pyetje mu bene mua para dy diteve nga nje grup turistesh qe erdhen ne Tirane nga BE dhe asnje prej atyre nuk ishte i interesuar se cfare feje (s) jemi se edhe sikur tu thoja qe jemi shumica myslimane do te ishte e pakuptimte pasi pamjet tregojne ndryshe.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  2. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •