un shkova po pizz $1000 nuk pash ne menu. restaranti ishte shum i mir
ja ene nino. mo albanez nuk bohet

no glove no love
na mi se mkape hahahahah
ke nigju ti per credit card apo anej ka fshati jot paguni cash. i cop do e provojsha se sbo
no glove no love
kjo pizze eshte vetem per pe pasurit![]()
Shqiptari bën 'picën më të mirë në botë'
Historia e një emigranti shqiptar të martuar me një vajzë amerikane. Të dy punojnë 10 orë në ditë në 7 ditë të javës dhe gjejnë kohë për të rritur fëmijët
Nga Express më 17 mars 2011 në ora 21:49
Skeptikët mund thonë që një prej ushqimeve të servirura në meny, e quajtur "Pizza Best Ever" është një hiperbolë e pastër marketingu, duke pasur parasysh veçanërisht vendin në të cilin është ekspozuar në mur në një piceri në Montana-n veriperëndimore.
Por për t'i sfiduar këta skeptikë, picajolët e Bigfork, Engjell Vrapi dhe Kaleigh Brook, burrë dhe grua, pronarë të "Sun-Mountain Trattoria and Pizzeria", e nxorën picën e tyre të famshme në rrugët e Las Vegas-it duke hyrë në Konkursin Ndërkombëtar të Pizës.
Për katër ditë, çifti garoi mes shefash kuzhine italianë dhe picajolëve më të njohur në rang botëror, duke suportuar talljet e konkurrentëve të tjerë, të cilët, historinë kulinare të Montanë-s e konsiderojnë si të pagdhendur dhe jo të niveleve për të marrë pjesë në këtë konkurs të famshëm të picerisë.
"Njerëzit na pyesnin nëse kishim parë ndonjëherë pica në Montana," thotë Vrapi. "Ata po përpiqeshin që të na frikësonin. Ajo garë ishte shumë konkurruese"
Por çifti vazhdoi pavarësisht paragjykimit të të tjerëve. Ata përgatitën një picë, brumin e të cilës e kishin sjellë që nga Montana në Nevada dhe e përgatitën me hudhra, djathë gorgonzola, qepë të kuqe, speca të pjekur të kuq dhe speca djegës, duke përgatitur kështu "Pizza Best Ever" (Pica më e mirë e bërë ndonjëherë) e cila iu paraqit një paneli gjyqtarësh, të ardhur nga e gjithë bota.
Për habinë dhe kënaqësinë e tyre, çifti fitoi vendin e dytë në kategorinë jo tradicionale. Ndërsa në konkursin tradicional të gatimit ata fituan vendin e katërt, duke përgatitur një picë me salcë italiane dhe kërpudha.
"Ne nuk kishim një emër për picën, por klientët tanë vazhdonin të thonin që ajo ishte pica më e mirë që kishin ngrënë ndonjëherë," thotë Vrapi. "Kjo ishte arsyeja e fortë që na dha guximin që të merrnim pjesë në konkurs, por ishim shumë të nervozuar. Gati gati më ra pica në tokë përpara panelit të gjyqtarëve kur po e nxirrja nga furra".
Kur Brook dhe Vrapi blenë "Sun Mountain" vitin që shkoi, ata filluan proçesin e konvertimit, nga një dyqan i vogël ku përgatiteshin pica me racione, në një vend autentik me gatim të rafinuar.
Vrapi, 27 vjeç, është rritur në Roskovec, Shqipëri, dhe ka imigruar në Itali që kur ishte në klasën e tetë, në kërkim të një pune. Ai u pranua në një shkollë për djem në Romë, ku mësoi të fliste italisht dhe mësoi edhe profesione të tjera teknike, si atë të berberit, marangozit si dhe u aftësua në programim e kompjuteri.
Njëherazi mësoi se si të gatuante pica. Pas një viti në shkollë, ai filloi punë si kamarier në një restorant vegjetarian, dhe kaloi gjashtë vjet duke punuar në restorante të njohura në Romë, duke mësuar kështu shumë gjëra për ushqimin dhe verën italiane.
Në vitin 2004 Vrapi njohu dhe u dashurua me Brook, një vendase Montaneze, e cila udhëtonte dhe studionte në Romë. Ata u martuan dhe lindën një vajzë që e quajtën Fiona, gjatë kohës që jetonin në Itali.
Në 2006, çifti u shpërngul në Bigfork dhe Vrapi-t ju ofrua një punë në kuzhinë në një restorant, ku pasioni i tij për ushqimin u rrit dhe ai vendosi që të bëhej shef kuzhine. "Kam punuar gjashtë vjet si kamarier, pa e kuptuar që pasioni im i vërtetë ishte në kuzhinë", - thotë ai.
Ai u regjistrua në Institutin e Vermontit (New England Culinary) dhe arriti të merrte një diplomë dy vjeçare duke punuar kështu në restorante të ndryshme në Çikago ndërkohë që Brook studionte për t'u bërë njohëse e nivelit të dytë për verën. Kur vitin që shkoi, patën mundësinë për të blerë "Sun Mountain", çifti nuk u mendua dy herë. Përveç picës, menyja e gjerë përfshin ushqime tradicionale (makarona, ëmbëlsira, pasta) të cilat gatuhen të gjitha me dorë.
Paçka punës 10 orë në ditë, 7 ditë në javë, Vrapi dhe Brook akoma gjejnë kohë për familjen e tyre, të shtuar me djalin katër muajsh Hugo, dhe e kanë kthyer Bigfork si shtëpinë e tyre.
"Bigfork dhe banorët e tij na mbështesin shumë dhe ne ndihemi pjesë e komunitetit", thotë Brook. /shekulli/
/GazetaExpress.com/
Jeto Jeten me Zotin

x me una quattro stagioni e una birra ...grazie!!![]()
Complimenti !!
"Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."
Urime i gezohem suksesit te gjithe njrerezve por ne veqanti te njerezve te mije. Uroj qe koha tij vije dhe ky yll kuzhine te na kthehet ne vendlindje , dhe sukseset e tij tij ndaj me njerezit e vete.
Por kado qofte urime ....!
Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.
duket edhe njehere se amerika te jep ate qe meriton
Krijoni Kontakt