Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Sa universitete na duhen?

    Tani pėr tani, kemi 26 institute tė arsimit tė lartė.

    Kėtyre mund tu shtohet sė shpejti edhe Universiteti Myzeqeja(!) Kryeministri, nė njė nga mbledhjet e fundit tė qeverisė u shpreh, ndėr tė tjera, se “premtuam Universitetin Myzeqeja dhe, zoti ministėr i Arsimit, vitin qė vjen ky universitet do tė jetė realitet!”. Hollėsi tė mėtejshme, mbi kėtė nismė tė qeverisė, nuk di dhe nuk ėshtė asnjėherė mirė tė kritikosh diēka menjėherė, por kėtė herė, ama, do tė bėj njė pėrjashtim, sepse Universiteti Myzeqeja nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse vazhdimi i njė inflacioni akademik, qė u fillua nė ethet e fushatės zgjedhore tė 2005-s nga qeveria “Nano” dhe qė u vazhdua mė pas nga qeveria “Berisha”. Ėshtė njė nismė, e cila vazhdon tė nxjerrė nė tregun e punės gjithnjė e mė shumė njerėz tė diplomuar, por qė do tė kenė nė duar diploma tė njė cilėsie tė ulėt, diploma qė nesėr apo pasnesėr nuk do tu vlejnė pėr gjė. Sa universitete ka vendi ynė tani pėr tani? Hmmm, pyetje interesante! Gjithsej, universitete tė pėrgjithshme kemi nė Tiranė, nė Shkodėr, nė Elbasan, nė Korēė, nė Vlorė, nė Gjirokastėr e nė Durrės. Por, pėrveē kėtyre, kemi edhe Politeknikun dhe Bujqėsorin nė Tiranė, sė bashku me Akademinė e Arteve dhe atė tė Edukimit Fizik, po nė Tiranė. Gjithsej, kemi 11 institute publike tė arsimit tė lartė. Pėrveē kėtyre, kemi gjithashtu edhe 15 institute private tė mėsimit tė lartė, tė cilat janė hapur vitet e fundit. D.m.th., gjithsej, publikė e privatė kemi 26 institute tė arsimit tė lartė. E kėtyre 26-ve do tu shtojmė sė shpejti, apo sė largėti, edhe Universitetin Myzeqeja...

    Kėto universitete, njėsoj si ligjėrimi i pronėsisė mbi tokėn tė tė shpėrngulurve nga zona tė ndryshme tė vendit, nuk janė gjė tjetėr, veēse njė pėrpjekje e qeverive tona pėr tė fituar ca vota mė tepėr pėr zgjedhjet e ardhshme. Ėshtė qesharake qė, nė vend qė tė pėrqendrohen ato burime tė pakta tė shtetit nė disa shkolla kryesore e ti lihet vend privatit, pėr tė pėrmbushur nevojėn e tė tjerėve, shteti vazhdon tė hapė institute tė arsimit tė lartė, sikur po hap kurse pėr luftimin e analfabetizmit. Jemi nė vitin 2007, nuk mund tė ecim mė pėrpara me shkolla gjysmake!

    Nga Llukan Tako

    akullnaja thotė:

    Shkurt 2007, 5:52 pm

    Sa universitete i duhen Shqipėrisė? Duke parė centrifugėn qė drejton popullin tonė, duke bėrė edhe ca ekstrapolime mbi bazėn e numrit tė partive pėr kokė, them se i duhen dhe nja 30 000 copė, gjithmonė duke marrė parasysh se jo tė tėrė tė lindurit do ti frekuentojnė universitetet. Ėshtė qesharake qė, nė vend qė tė pėrqendrohen ato burime tė pakta tė shtetit nė disa shkolla kryesore e ti lihet vend privatit pėr tė pėrmbushur nevojėn e tė tjerėve, shteti vazhdon tė hapė institute tė arsimit tė lartė, sikur po hap kurse pėr luftimin e analfabetizmit.

    Lawman thotė:

    Shkurt 2007, 6:00 pm

    Nuk vjen e keqja nga numri i universiteteve, Llukan. E keqja vjen nga kualiteti i edukimit! Shumica e kėtyre bizneseve/universitete janė paēavure. E njėjta gjė, qė ėshtė edhe nė Amerikė. Ka nevojė pėr njė sistem akreditimi apo unifikimi standardesh qė, nė bazė tė situatės nė Shqipėri, them se do tė realizohet brenda mijėvjeēarit tė tretė. Deri atėherė, le ti ziejnė e ti pinė lėngun, universiteteve, profesorėve dhe diplomave, sė bashku, nė njė kazan. Ka ikur koha kur Partia vendoste pėr ēdo gjė, me direktiva nga lart. Numrin e vendos tregu! Sa kohė qė ka kėrkesė pėr tu futur nė universitete, e ka parė pėr tė paguar dhe do tė vazhdojnė tė mbijnė si kėrpudha.

    blete thotė:

    Shkurt 2007, 6:11 pm

    Mė i vlefshėm do tė ishte njė studim pėr tregun e punės pėr tė diplomuarit e kėtyre universiteteve dhe shkollave te larta.

    Fakti qė ka kaq shumė shkolla, tregon edhe interesin pėr shkollim, qė ėshtė gjė shumė e mirė. Mė tėrė ato drama qė ndodhėn nė shtator me pranimet nėpėr fakultete, shyqyr qė ka kaq shkolla private pėr tė pėrmbushur nevojat. Ndryshe, rinia e mėrzitur do ti drejtonte fuqitė e veta nė drejtime tė tjera.

    Idris thotė:

    Shkurt 2007, 6:43 pm

    Mungon edhe njė universitet, ai i “Mamurrasit”, pėr diploma tė marrjes sė pushtetit me “trima”. O, e shpėlaftė mortja! Pėr mendimin tim, edhe NJĖ ka qenė tepėr, pėr njė popull qė dijet i ka “tė trashėguara me tepricė”. Shiko sa dijetarė ka tė trashėguar nga fusha e letėrsisė sot, pėr tė menduar se ēfarė skarcitetesh do tė nxjerrin “furriqet e pulave” tė teorive universitare nesėr.

    Dhe, pėrsa i pėrket seriozitetit tė problemit, kujtoni vetėm se shumė popuj janė historikisht nė dekada prapa. Por, tė ngjashėm me ne sot, mezi arrinin tė mbanin me dinjitet vetėm njė tė tillė. Sepse, universitetet nuk mund tė jenė produkt i “glasave’ tė qeverisė apo tė Ministrisė sė Arsimit. Nė njė shtet, ku ēdo gjė me vlerė bastardohet nga dijetarė tė dalė nga shkolla e demokracisė, si teoria enveriane qė ”komunizmin e mėsuam nė praktikė”. Pėrfytyroni se ēfarė produktesh intelektuale do tė dalin pėr tė marrė fatet e Shqipėrisė nė dorė. Jo thjesht, tregu i punės, por edhe studime tė superorganizuara nuk do tė argumentonin dot se pėrse duhen kaq njerėz me arsim tė lartė.

    Ina thotė:

    Shkurt 2007, 6:55 pm

    Hahaha, kėta nuk po kontrollojnė dot pedagogėt, qė po ua vjedhin notat studentėve pėr 10 mijė lekė, do tė hapin universitet tė ri? Mė mirė ti investojnė ato lekė nė universitet qė kanė, nė infrastrukturėn, konviktet, sesa tė ndėrtojnė edhe njė problem tjetėr. Ehuuuuuuu, ēa nuk dėgjon nga Berisha!

    bonehead thotė:

    Shkurt 2007, 7:00 pm

    E vėrteta ėshtė se nuk ka ndonjė ligj qė ta kufizojė hapjen e universiteteve ose, mė mirė, institucionet e edukimit tė lartė. Problemi ėshtė se kėto universitete ose, tė paktėn ato qė janė pėr specializim nė njė fushė tė veēantė, janė tė gjitha tė vendosura nė kryeqytet. Pėrse duhet tė jetė Universiteti i Bujqėsisė nė Tiranė? Shpėrndaji universitetet nė rrethe, bashki ose komuna. Fundi i fundit, ku mund tė jenė mė afėr zonave, ku mund tė ushtrohet edukimi i pėrfituar nė klasa nė formėn e praktikės? Kjo po, qė vėrtet mund tė jetė njė shembull i parėndėsishėm, pasi problemi qėndron te vetė studentėt. Nė kėtė pikė mund tė jem edhe gabim, se nuk e di se si mund tė jenė marrėdhėniet midis studentėve dhe profesorėve, por kur studentėt shqiptarė largohen nga Shqipėria pėr tė studiuar jashtė, dhe pėrfundojnė tė marrin diploma nė Ekonomi, Biznes dhe, mė e keqja, nė Shkencat Politike atėherė... Jo se dua ti ul kėto fusha, por universitet “e pėrgjithshme” mbahen gjallė vetėm nga kėto. Dhe, nė qoftė se nuk vlerėsohen kėto bursa nga shoqėria, edhe ne nuk mund ti fajėsojmė studentet shqiptarė qė mėsojnė nė Shqipėri, as profesorėt qė japin mėsim, dhe as institucionet e edukimit tė lartė. Mė shumė institucione pėr Shqipėrinė, do tė thotė ASGJĖ.

    The_Burrel thotė:

    Shkurt 2007, 9:04 pm

    Nė tė gjithė Veriun e Shqipėrisė kemi vetėm njė universitet.

    Dibra, Mati, Mirdita, Lezha, Kruja, Kurbini, Tropoja etj. Banorėve tė kėtyre zonave u duhet tė shkojnė nė Tiranė, Shkodėr, Durrės etj., qė tė studiojnė. Pse mos tė ketė njė Universitet Mati, vendi ku kanė lindur shkrimtaret me tė vjetėr tė letėrsisė shqipe, vendi i kuvendeve historike dhe i heronjve, vendi i kastriotėve, i Mbretit Zog l, i Pjetėr Budit tė madh? Pse mos tė ketė Mirdita, tempulli i qėndresės antiturke, pse mos tė ketė Dibra bujare, Tropoja e trimave, Lezha e kulturės, Kruja e pathyeshme, Kurbini i burrave etj? Secili ta pyesė veten, pse?

    Enver Hoxha malėsoret i quajti fashistė, reaksionarė, nazistė, njerėz kriminelė, qė njohin vetėm armėt etj. Edhe sot, nė demokraci, Veriut nuk i jepet ajo qė i takon.

    kujtesa thotė:

    Shkurt 2007, 9:19 pm

    Sistemi i arsimit nė Shqipėri ėshtė pak lindor, pak perėndimor, pak i pastabilizuar, pak unik, pak i varfėr dhe, nė fund, mund tė themi se produkti i kėtij sistemi ėshtė nė nivele tė mjerueshme. Kur njė diplomė blihet ose konvertohet me ēdo gjė, kur shumė veta kanė diploma nė xhep, qė nuk njihen gjėkundi, edhe nė tregun vendės konkurrenca ėshtė e pandershme, sepse kriteret pėr pranime nė punė, qoftė nė administratėn publike, qoftė nė tregun privat nuk funksionojnė sipas parimit “punės duhet ti gjemė njeriun, dhe jo njeriut ti gjejmė punėn”. Nė Perėndim, kėndej ku jetojmė ne, edhe pėr njė punė ordinere, hidraulik, murator, bojaxhi duhet tė testohesh dhe tė jesh i suksesshėm, qė tė kesh njė punė. Kush jeton nė Perėndim, e di mirė kėtė punė. Pastaj, nuk diskutohen rangjet e punėve tė tjera, qė kanė tė bėjnė me drejtimin e sektorėve tė tjerė tė shtetit, komunės, lagjes etj. Por nė Shqipėri ēdo gjė ėshtė mbrapsht, ēdo gjė ėshtė vetėm slogan i tipit komunist, por me njė fytyrė demokratike. Vetėm dogma fjalėsh dhe, nė realitet, asgjė! Asnjė ndryshim esencial drejt pėrmirėsimit. Nė Shqipėri delli i politikės ėshtė aq i trashė sa zor tė zhduket. Kur njė diplomė blihet, dhe pastaj fillohet punė si deputet, atė shtet e ka marrė lumi. Universiteti i parė shqiptar i vitit 1957, megjithėse ishte i ideologjizuar, bėri njė hop pėrpara nė arsimin e popullit. Ishte njė bazė e mirė pėr njė zhvillim. Njė arsim qė nuk reformohet, ėshtė i vdekur. Tregu i lirė privat i kupton mė mirė reformat, zgjedh mė tė mirin, se i duhet ta zgjidhė shpejt problemin ”koha ėshtė flori”. Nė 17 vjet kemi humbur shumė kohė, shumė florinj, por ta hajė dreqi, nuk jemi kaq tė pasur!

    gazetaetiranes

  2. #2
    turp eshte kjo puna e universiteteve!ne vend qe te rregullojn kto qe kemi po hapim edhe te tjera.pale bejne edhe diferencime veri-jug.Tre universitete mire i ka shqiperia Tirane-Shkoder-Vlore(Durresi dhe Korca mund te ken njefare kuptimi gjithashtu),madje edhe kto po nuk qene cilesore jane te teperta.Shpresoj gjithashtu qe universitetet te krijojne nje fare lidhje mbare kombetare ku pse jo nje nenshtetas shqipetar te studioje ne prishtine apo ne tetove.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •